{"id":1444,"date":"2022-04-14T07:08:57","date_gmt":"2022-04-14T07:08:57","guid":{"rendered":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/?p=1444"},"modified":"2022-04-14T12:59:26","modified_gmt":"2022-04-14T12:59:26","slug":"anonim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/anonim\/","title":{"rendered":"Anonim"},"content":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n

R.B.: Faleminderit shum\u00eb. A po ia nisim pak para se me bombardu, do dit\u00eb p\u00ebrpara, qysh o kon situata?<\/p>\n

A: Disa dit\u00eb para bombardimeve, p\u00ebr shembull, para se me u marr vendimi ka ndodhur n\u00eb Mitrovic\u00eb kur \u00ebsht\u00eb gju ni granat\u00eb n\u00eb treg ku kan\u00eb vdek disa veta. Aty un\u00eb kom qen\u00eb duke punu ni shitore po ndoshta 15 minuta ma her\u00ebt kom kalu andej. Mandej prej shitores e kom d\u00ebgju vet\u00ebm britm\u00ebn e njer\u00ebzve edhe ikjet, q\u00eb kan\u00eb ik\u00eb krejt prej tregut. Kan\u00eb ardh\u00eb ka pjesa ka shitorja aty, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tmerrum. Masandej kan\u00eb ardh t\u00eb familjes me kqyr a jom un\u00eb n\u2019shitore. Vazhdimisht probleme t\u00eb tilla ka pas. Pastaj nat\u00ebn kur kan\u00eb fillu bombardimet, kam qen\u00eb duku punuar n\u00eb shitore. Pasdite von\u00eb ka qen\u00eb. N\u00eb shitore kam pas disa myshteri. Nj\u00eb prej tyre ka qen\u00eb ni person q\u00eb at\u00eb nat\u00eb pastaj fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb. Ni person i njohur, Agim Hajrizi. Ka qen\u00eb duke ble di\u00e7ka, ka shku. Ai osht largu prej atyhit. Un\u00eb pastaj e kom mbyll dyqanin, shitoren, kom shku n\u2019sht\u00ebpi. Pastaj kemi pritur \u00e7ka po ndodh\u00eb. Kemi d\u00ebgju vazhdimisht lajmet n\u2019satelit, CNN, Sky News, k\u00ebto lajmet… Jemi mundu me kuptu \u00e7ka po ndodh\u00eb k\u00ebtu. Nuk kemi guxu t\u00eb dalim prej atyhit, prej sht\u00ebpis\u00eb. Kemi ndejt gjith mbyllur se n\u2019qend\u00ebr t\u2019qytetit. Nuk jemi largu.<\/p>\n

R.B.: Kur e mor\u00ebt vendimin mu largu?<\/p>\n

A: Ma s\u2019pari kemi ndejt aty, n\u00eb sht\u00ebpi. Kan\u00eb fillu i kan\u00eb djeg\u00eb disa sht\u00ebpi n\u2019fillim, nat\u00ebn e par\u00eb, t\u2019dyt\u00eb. Pastaj i kemi pasur disa familje q\u00eb i kan\u00eb largu prej pjes\u00ebs s\u00eb Bajrit, kan\u00eb ardh\u00eb, ni nat\u00eb e kan\u00eb kalu aty n\u2019sht\u00ebpi tek un\u00eb. Nat\u00ebn e dyt\u00eb ajo ka qen\u00eb. Pastaj ka pas\u00eb krisma aty af\u00ebr. \u00cbsht\u00eb hudh ni bomb\u00eb n\u00eb oborr t\u2019ni kojshis\u00eb, n\u2019m\u00ebngjes pastaj e kemi gjet. Kemi pa q\u00eb ka pas plumba n\u00eb ni sht\u00ebpi tjet\u00ebr ma t\u2019lart\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb dy kat\u00ebshe. U shihshin q\u00eb osht sulmue, osht gjujt. Pastaj un\u00eb vet\u00eb me syt\u00eb e mi e kom pa n\u2019m\u00ebngjes ni tenk\u00eb skej rrug\u00ebs q\u00eb gjujke granat\u00ebn n\u2019an\u00ebn tjet\u00ebr t\u2019rrug\u00ebs, af\u00ebr, q\u00eb me u duk q\u00eb dyqanet po prishen prej bombardimeve. Ata vet\u00ebm e gjujshin prej k\u00ebsaj an\u00ebs t\u2019rrug\u00ebs n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Un\u00eb e shihsha q\u00eb po i gjun vet\u00ebm me inskenue q\u00eb thuja osht shkat\u00ebrru prej bombardimeve t\u00eb NATO-s, dmth edhe sht\u00ebpijat edhe lokalet e banor\u00ebve vendas. Pastaj kam shkue deri n\u2019qend\u00ebr t\u2019qytetit te motra me e shikue, por nuk kemi mujt, ka pas forca t\u00eb mdhaja. Jemi kthye, kemi shkuar edhe n\u00eb Bajr po prej atyhit na kan\u00eb largue, s\u2019na kan\u00eb lon, jemi kthy prap\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Prej atyhit jemi largue 500 metra ashtu di\u00e7ka larg, te disa fqinj\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb njohur. Kemi nejt ni nat\u00eb, dy. Prej aty kemi shku n\u00eb Tavnik. Aty, drejt me t\u2019than\u00eb, kemi nejt prej m\u00ebngjesit deri n\u00eb mbramje dikur. N\u00eb mesdit\u00eb, gjat\u00eb dit\u00ebs kom qen\u00eb shum\u00eb af\u00ebr, kan\u00eb gju policia me arm\u00eb n\u00eb disa civil\u00eb. Nuk e kom dit meniher\u00eb p\u00ebr k\u00ebnd ka qen\u00eb fjala vet\u00ebm shum\u00eb af\u00ebr jon nd\u00ebgju krismat. Pastaj, n\u00eb mbramje dikur jon largu popullata prej Tavnikut, shumica e banor\u00ebve t\u00eb Mitrovic\u00ebs kemi shku n\u00eb Zhabor. N\u00eb Zhabor jemi prit prej fshatit shum\u00eb mir\u00eb, thuja i gjith\u00eb qyteti kemi qen\u00eb n\u00eb Zhabor nja ni jav\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht. Pas ni jave, kan\u00eb ardh\u00eb policia ni dit\u00eb, na kan\u00eb largu prej atyhit.<\/p>\n

R.B.: Ju kan\u00eb d\u00ebbu a?<\/p>\n

A: Po na kan\u00eb d\u00ebbu prej sht\u00ebpijave. Aty mik\u00ebpritja e banor\u00ebve vendas ka qen\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, me ushqim, me k\u00ebto. \u00c7ka kan\u00eb pas p\u00ebr veti na kan\u00eb dhon. Nuk kemi pas probleme p\u00ebr ushqim. Na kan\u00eb prit mir\u00eb. Jemi kthyer prap\u00eb n\u00eb sht\u00ebpijat tona. Po kemi nejt disa dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpija kshtu. Pastaj jemi largu n\u00eb Tavnik, mas nja 2 dite se e kemi pas [sht\u00ebpin] ma n\u2019qend\u00ebr, ka qen\u00eb problem. Jemi largu n\u00eb Tavnik. Aty kemi nejt ni koh\u00eb ma t\u2019gjat\u00eb derisa \u00ebsht\u00eb bombardue, diku m\u00eb 15 prill mos gabofsha, osht bombardue Mitrovica prej NATO-s, kasarma… dmth pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb Mitrovic\u00ebs q\u00eb jon kon me r\u00ebnd\u00ebsi jan\u00eb sulmue. At\u00eb dit\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pastaj, kan\u00eb fillu mi largu njer\u00ebzit prej sht\u00ebpijave n\u00ebp\u00ebr qytet, i kan\u00eb p\u00ebrzan\u00eb. P\u00ebr shembull, n\u00eb rrug\u00ebn [NUK D\u00cbGJOHET QART\u00cb] i kan\u00eb mbledh ni num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb njer\u00ebzve edhe i kan\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb ri, persona q\u00eb edhe un\u00eb i kom njoft. Pastaj kemi shku shumica n\u00eb Zhabar. Mir\u00ebpo nuk na kan\u00eb lon me u ndal\u00eb hi\u00e7 n\u00eb Zhabar, na kan\u00eb p\u00ebrndjek\u00eb. Ka pas\u00eb edhe t\u00eb shtana me arm\u00eb. Na kan\u00eb largu. Prej Zhabarit kemi ra kah shkolla e Shipolit, jemi dal n\u00eb Shipol. Thuajse gjysma e popullat\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb dhom\u00eb, popullat\u00eb e madhe. Ka pas\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb polic\u00ebve, q\u00eb vazhdimisht kan\u00eb gjujt me arm\u00eb, na kan\u00eb largue. Pastaj n\u00eb Shipol kemi shkue rrug\u00ebs p\u00ebr Skenderaj, ka fillu me err\u00ebsue, pak bike edhe shi. Kur jemi afru te rruga e Skenderajit, te kthesa ku ndahet rruga p\u00ebr me shkue p\u00ebr Pej\u00eb, aty ka qen\u00eb ni ramp\u00eb e vendost prej policis\u00eb. Aty na kan\u00eb ndal\u00eb, na kan\u00eb thon \u201ckthehuni mbrapa\u201d. Kan\u00eb gjujt edhe n\u00eb aj\u00ebr. Na jemi kthy pak mbrapa, jemi ndal\u00eb n\u00eb ato fushat aty, nashta nja 500 metra jemi largu mbrapa. Edhe pse bike shi, kena nejt n\u00ebp\u00ebr shi. Ushqim kemi marr\u00eb shum\u00eb pak se s\u2019kemi mb\u00ebrri me marr me veti. Deri at\u00ebher\u00eb nuk kemi pas\u00eb problem me ushqim po kur kemi hi n\u2019kolon\u00eb kemi pas\u00eb vet\u00ebm disa keksa e llokuma. Me veti kom pas\u00eb ni axh\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb invalid, me ni kam\u00eb ka ec\u00eb, me shtaga. Edhe fmit\u00eb i ka pas\u00eb t\u2019vegj\u00ebl, sidomos djalin e ka pas\u00eb shum\u00eb t\u2019vog\u00ebl. Edhe qat ushqim q\u00eb e kemi pas\u00eb ua kemi dhon fmive. Pastaj t\u00eb nes\u00ebrmen n\u2019m\u00ebngjes na kan\u00eb leju me kalue andej po me shku rrug\u00ebs p\u00ebr Pej\u00eb, jo me hi kah Skenderaji. Aty ka qen\u00eb rruga ma e fshtir\u00eb se osht p\u00ebrpjet\u00ebze shum\u00eb. Bile dikush dojke me u kthye prej lodhjes se s\u2019mujshin me ec\u00eb, kish njer\u00ebz ma t\u2019moshum.<\/p>\n

R.B.: Edhe ju ka ra me ec\u00eb shum\u00eb. Ju prej Mitrovic\u00ebs ton koh\u00ebn keni ec\u00eb.<\/p>\n

A: Po, kemi ec\u00eb. Tani aty fshatrave t\u00eb Drenic\u00ebs nalt deri n\u00eb Runik kemi ec\u00eb. Pa mb\u00ebrri te \u2013 tash emrat e fshatrave disa nuk i di \u2013 po ni pjes\u00eb aty kemi taku disa me kamion\u00eb q\u00eb ikshin, me vetura. E kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb axh\u00ebn tim edhe familjen e tij t\u00eb ngusht\u00eb, fmit\u00eb edhe shoqen. Niher dojshin me e marr vet\u00ebm at\u00eb po na insistojshim me ju gjet ven, se s\u2019kishin ven edhe ata, kamionat plot \u00e7ka kan\u00eb pas\u00eb. Iu bon\u00ebn vend, tash un\u00eb kom mbet veq me familjen tem. Kemi ec\u00eb ashtu. Pastaj kemi taku ushtar\u00eb serb q\u00eb vishin andej, q\u00eb bonin roje, te Runiku na kan\u00eb dhon uj\u00eb. Kishin qit bure me uj\u00eb edhe na jepshin uj\u00eb. Niher u frik\u00ebsojshim mos o t\u00eb helmum a di\u00e7ka po masi ishim t\u00eb eqt e pinim ujin. Pastaj prej aty kemi vazhdu me ec\u00eb p\u00ebr Pej\u00eb. Kur jemi afru te Banja e Pej\u00ebs, kemi pas\u00eb provokime prej disa ushtar\u00ebve. I merrshin disa njer\u00ebz, i ndajshin prej rruge, i pla\u00e7kitshin. P\u00ebr ndonj\u00eb q\u00eb nuk i njihsha, nuk e di as fatin e tyne \u00e7ka ka ndodh\u00eb me ta pastaj. Prej aty kemi ec\u00eb, kemi shku n\u2019Pej\u00eb. Na ka zon nata diku n\u00eb dalje t\u2019Pej\u00ebs. Kur kan\u00eb fillu bombardimet na jemi vendos n\u00eb ni lokal q\u00eb ka qen\u00eb aty, jemi strehu se ka qen\u00eb koha e ftoft\u00eb, edhe pse ka qen\u00eb prilli, diku 20 prill. Ka qen\u00eb shum\u00eb ftoft\u00eb. Prej aty, n\u00eb m\u00ebngjes prap\u00eb e kemi vazhdu rrug\u00ebn. Kemi ec\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr De\u00e7an edhe Gjakov\u00eb. Aty kur kemi mrri te De\u00e7ani kemi pas\u00eb provokime t\u00eb ndryshme, se ka pas\u00eb serb\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb De\u00e7anit. Te kisha e De\u00e7anit anej ka pas\u00eb provokime. Mandej disi e kemi kap\u00ebrcye edhe at\u00eb po ka fillue me ra edhe bor\u00eb. Edhe pse ka qen\u00eb fundi i prillit ka fillu me ra edhe bor\u00eb. Pastaj kemi mb\u00ebrri te ni udh\u00ebkryq ku ndahet rruga p\u00ebr Junik edhe Gjakov\u00eb. Aty ni grup kan\u00eb shku p\u00ebr Gjakov\u00eb, ni grup na ka nda ushtria, ka thon ju k\u00ebndej shkoni. Na kan\u00eb detyru, dmth na kan\u00eb caktu edhe rrug\u00ebn kah me ec\u00eb. Pastaj kur kemi mb\u00ebrri te Juniku, kemi fillu me e d\u00ebgju ma shum\u00eb artilerin\u00eb dmth se u luftojke vazhdimisht. L\u00ebvizje t\u00eb ushtar\u00ebve kishte vazhdimisht, ushtria serbe na p\u00ebrcolli, e kalum pak Junikun. E kalum ni lum, aty ishin disa sht\u00ebpi t\u00eb prishne. Edhe pse u shihke q\u00eb jon t\u00eb reja, pa meremetu, prej bombardimeve t\u00eb ndryshme ishin t\u00eb shkat\u00ebrrume. Rreth dy tri shpijave na ndal\u00ebn aty. Nuk na lenin me l\u00ebviz\u00eb, na mbajt\u00ebn aty. Bike shi edhe bor\u00eb. Ishte ftoft\u00eb. Ishim t\u2019lagun. Rrishim jasht\u00eb. Ka qen\u00eb shum\u00eb ftoft\u00eb, acar, shum\u00eb fshtir\u00eb ka qen\u00eb. Na kan\u00eb mbajt deri n\u00eb mbramje aty. Kemi pas\u00eb frik\u00eb se mos po dojn me na vra a di\u00e7ka. Se kemi qen\u00eb t\u00eb rrethum krejt, n\u00ebn kontrollin e ushtris\u00eb serbe ose paramilitar\u00ebve, nuk muj me dit\u00eb \u00e7ka kan\u00eb qen\u00eb ata. Na kan\u00eb marr\u00eb prej atyhit, na kan\u00eb kthy n\u00eb Junik. Osht ni fabrik\u00eb e tekstilit n\u00eb Junik, JuText i kan\u00eb than\u00eb. Aty na ka mbajt ushtria. Pasi Kosharja ka qen\u00eb af\u00ebr edhe jon hi aty, qat koh\u00eb ka qen\u00eb ajo lufta e ashp\u00ebr e Koshares, edhe na e kemi kuptu q\u00eb po na mbajn\u00eb peng aty q\u00eb mos me i sulmu ata. K\u00ebto po e di se ma von\u00eb e kom pa n\u2019fotografi q\u00eb i kan\u00eb qit\u00eb mas luft\u00eb ni njifar ekspozite ushtrin\u00eb, U\u00c7K-n\u00eb bash n\u00eb at\u00eb fabrik\u00eb tu e ngrit flamurin. Kan\u00eb qen\u00eb 4-5 dit\u00eb masi jemi largu na prej atyhit, prej asaj fabrike. Dmth e ka marr\u00eb U\u00c7K-ja at\u00eb vend.<\/p>\n

R.B.: E a jeni largu vet prej atij vendi?<\/p>\n

A: Po, n\u2019m\u00ebngjes kur u \u00e7um, erdh\u00ebn me kamiona. Na k\u00ebrkun ni shum\u00eb t\u2019parave me i dhon kush don me hyp n\u2019kamiona me u largu prej atyhit. Na nuk dishim, thojshim po jepim pare edhe po na \u00e7ojn\u00eb me na pushkatu. Nuk dishim \u00e7ka ndodh\u00eb po jepshim pare apet. Ata na mur\u00ebn me kamiona. Na kan\u00eb d\u00ebrgu deri te hymja e Pej\u00ebs diku, ni fshat para se me hy n\u2019Pej\u00eb. Ajo kishte qen\u00eb q\u00ebllimisht, ma von\u00eb e kom kuptu, edhe pse pak u dike q\u00eb neve thjesht\u00eb po na l\u00ebvizin var\u00ebsisht prej caqeve t\u00eb NATO-s ku e dishin q\u00eb kan\u00eb me bombardu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me e mbrojt ata ushtrin\u00eb e vet prej NATO-s duke pas\u00eb civil\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm af\u00ebr tyne. Kur jemi afru te ni fshat, ka qen\u00eb ni fshat me nd\u00ebrtesa t\u2019larta n\u00eb hymje t\u2019Pej\u00ebs, edhe e shohim ni qeshme me uj\u00eb af\u00ebr rrug\u00ebs edhe afrohem aty me pi uj\u00eb. Po na nuk kishim di\u00e7ka naj shishe me veti. Po pim aty t\u2019gjith\u00eb. Dul ni banore e sht\u00ebpis\u00eb aty, e pa q\u00eb po kemi nevoj\u00eb p\u00ebr uj\u00eb. Ajo kishte qen\u00eb boshnjake. Tha a po pritni pak po ju bi disa shishe mushni me uj\u00eb, merrni me veti. Edhe na met\u00ebm tu prit aty. Kolona ka qen\u00eb e madhe. Ishin mledh edhe ai grupi tjet\u00ebr q\u00eb e kishin largu p\u00ebr Gjakov\u00eb kur e kishin bo damjen na p\u00ebr Junik, edhe ata ishin kthy me neve se i takojshim se kish familjar\u00eb q\u00eb ishin nda. Prap\u00eb u takojshin v\u00ebllaznia mes veti. Njo p\u00ebr Junik, njo p\u00ebr Gjakov\u00eb ishin shku. Tash u kthejshin aty. Aty tu pi uj\u00eb, tu prit me na sjell\u00eb shishet, ka fillu bombardimi i NATO-s edhe e kemi pa kur aty af\u00ebr ni oborr tjet\u00ebr ka qen\u00eb ni kamion. O kon kamioni i goditun prej NATO-s, prej avion\u00ebve. I kemi d\u00ebgju edhe avion\u00ebt po na vazhdum me ec\u00eb. Tu ec\u00eb matan\u00eb kishte qen\u00eb ni kasarne e ushtris\u00eb. Ma von\u00eb edhe at\u00eb e sulmojke edhe e shihshim q\u00eb prej shpijave q\u00eb ishin dy-tri kat\u00ebshe, veq kur i shihshim veturat e ndryshme ushtarake, kamion\u00eb t\u2019ndrysh\u00ebm q\u00eb dilshin prej atyhit edhe hishin n\u2019kolon\u00eb me neve. Ata masandej nga njo u djegke sa mo nuk mujshin me nis, veq kur e shihshim q\u00eb po merr flak\u00eb. Qat her\u00eb e dishim q\u00eb ka pas… se shum\u00eb mir\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kamuflume ato. i kishin shti mes oborre t\u00eb shpijave t\u2019larta. Kemi mrri deri te stadiumi i qytetit t\u2019Pej\u00ebs. Aty na kan\u00eb ndal\u00eb do ushtar\u00eb. Kan\u00eb thon mos shkoni ma tutje. Derisa vazhdimisht tu ardh\u00eb turma, tu u bo na ma tep\u00ebr e ma tep\u00ebr se na kishin ndalu edhe mendojshin ndoshta me na vendos n\u00eb stadium t\u2019gjith\u00ebve. Po mas ni kohe erdh policia ushtarake serbe, ajo i pengoi si me thon n\u00eb at\u00eb veprim, kumedit \u00e7far\u00eb q\u00ebllimesh kan\u00eb pas\u00eb. Na largun prej atyhit, na than\u00eb shkoni n\u2019stacion t\u2019autobusave. I keni disa autobus\u00eb q\u00eb ju \u00e7ojn\u00eb p\u00ebr Mitrovic\u00eb, ju kthejn\u00eb. Kur mb\u00ebrrit\u00ebm te stacioni, ata than\u00eb \u201cs\u2019ka, \u00e7far\u00eb, krejt rren osht, s\u2019ka autobus as kurgjo\u201d. Aty e kemi pa ni furr\u00eb q\u00eb kishte pas\u00eb buk\u00eb, ngjitun me stacion, po buk\u00eb t\u2019vjet\u00ebr, jo buk\u00eb t\u2019sotit, taze. Kemi qen\u00eb krejt n\u00eb grumbull si familje, krejt kojshit\u00eb e mahall\u00ebs edhe njoni merrke p\u00ebr t\u2019gjith\u00eb. I mur ni kojshi edhe na i shp\u00ebrndajti disa buk\u00eb q\u00eb i kish marr\u00eb. E ajo buka ka qen\u00eb shum\u00eb e mykt\u00eb, e vjet\u00ebr, nashta 10 dit\u00ebshe, ku me dit\u00eb sa, qysh iu ka mbet\u00eb. Qashtu e kemi hong\u00ebr secili ka pak buk\u00eb. Masandej prej atyhit kemi ec\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr Mitrovic\u00eb, prej Peje jemi largu, n\u2019kam\u00eb krejt, edhe kemi mrri deri te Banja e Pej\u00ebs. Te Banja e Pej\u00ebs ka qen\u00eb ni fabrik\u00eb private e drurit, e mobileris\u00eb. Aty kishin nal\u00eb edhe tjer\u00eb para neve. Neve ve\u00e7 na kan\u00eb shti n\u00eb oborr t\u2019saj, menzi te hymja aty tu na shty. Na kan\u00eb bo vend se shum\u00eb ka pas\u00eb njer\u00ebz. Mbrenda ish ni nd\u00ebrtes\u00eb 2 kat\u00ebse, apo 3 kat\u00ebse dhe kish edhe depo. Krejt njer\u00ebz t\u00eb vendosun edhe n\u2019depoja, n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb edhe krejt kan\u00eb nejt aty. Na kan\u00eb mbajt nja ni jav\u00eb ashtu.<\/p>\n

R.B.: A ju kan\u00eb maltretu?<\/p>\n

A: Po maltretim kena pas\u00eb. N\u00eb m\u00ebngjes, t\u00eb nes\u00ebrmen jon ardh\u00eb se aty kan\u00eb nejt vet\u00ebm disa roje q\u00eb me u kujdes, po kur jon ardh\u00eb edhe ushtar\u00ebt tjer\u00eb, ni komandant i tyne na tha me u shty ma mrena, edhe pse s\u2019kish ven. E njoni prej atyne ushtar\u00ebve gjujti me arm\u00eb nalt po e goditi ni vajz\u00eb. Ni vajz\u00eb e re ka qen\u00eb e goditun. E largun at\u00eb vajz\u00ebn, e mur\u00ebn e mjekun vet na dmth ka pas\u00eb infermiere q\u00eb i kan\u00eb pas\u00eb mjetet e disa qashtu e kan\u00eb mjekue, ka shp\u00ebtu. Po ata nuk dishin \u00e7ka po ndodh\u00eb. Masandej nis\u00ebn me na maltretu edhe nis\u00ebn me fut ni rend q\u00eb kinse ne si refugjat\u00eb kemi pas\u00eb arm\u00eb edhe e kemi plagos at\u00eb vajz\u00ebn. Thojshin ju keni arm\u00eb, na lypshin arm\u00eb. \u201cN\u00ebse se qitni arm\u00ebn, kena me ju bo grup-grup, keni me ju vra qashtu derisa te qitni arm\u00ebn\u201d. Dmth ka pas\u00eb ni maltretim psiqik ni dit\u00eb t\u00eb plot\u00eb qashtu deri n\u00eb mbramje. N\u00eb mbramje dikur kur e pan\u00eb q\u00eb ajo vajza ka shp\u00ebtu \u2013 ata ve\u00e7 u frik\u00ebsojshin q\u00eb po vdes ajo vajza e me na lon fajin neve. Kur e pan\u00eb q\u00eb shp\u00ebtoi ajo vajza, nuk ka vdek se e ka grrith\u00eb n\u00eb ftyr\u00eb, ka pas\u00eb l\u00ebndim po nuk ka pas\u00eb rrezik p\u00ebr jet\u00eb. Ka shp\u00ebtu p\u00ebr pak se pak\u00ebz ma keq me e rrok, s\u2019kish pshtu gjall\u00eb hiq. Masandej, aty kishim ku me pi uj\u00eb po p\u00ebr ushqim dilshim aty n\u00eb fshat. Shpijat kan\u00eb qen\u00eb krejt t\u00eb braktisuna. Gjojshim naj patate, qato i zishim. Gjojshim kallamoq, qato i zishim ka pak i hajshim. Ka pas\u00eb njer\u00ebz me fmi t\u2019vegj\u00ebl, fmi t\u00eb posalindun q\u00eb sa o dal\u00eb prej shtatzanie meniher\u00eb prej spitalit ka qen\u00eb n\u00eb kolon\u00eb, dmth fmi disa dit\u00ebsh, ni jav\u00eb, dy, q\u00eb o kon problem me i ushqy. Mill gjojshim ngapak n\u00eb naj sht\u00ebpi. S\u2019mujshe as me gatu se s\u2019kishe as… qashtu diqysh e bojshin grat\u00eb, u gjindshin diqysh, pa kryp\u00eb pa kurgjo. E bojshin veq me mill buk\u00ebn, veq me u ushqy me di\u00e7ka. Mas disa dit\u00ebve ka ardh ni ekip i televizionit di\u00e7ka t\u00eb UN-it, e di q\u00eb ka fotografu dikush. Edhe qaty kan\u00eb dhon pak buk\u00eb, sa me thon q\u00eb po na jepin pak buk\u00eb. Po ato veq i kan\u00eb gjujt buk\u00ebt kush ka mujt me marr, se ka qen\u00eb popullat\u00eb shum\u00eb e madhe aty. Muj me thon gati gjysma e qytetit t\u2019Mitrovic\u00ebs ka qen\u00eb aty. Prej atyhit vendos\u00ebn me na kthy n\u2019Mitrovic\u00eb, nja ni jav\u00eb ashtu ka kalu. Jon ardh\u00eb me disa autobus\u00eb na kan\u00eb marr\u00eb. Na kan\u00eb kthy deri te Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Shipolit, n\u00eb Shipol. Aty un\u00eb kom qen\u00eb me grupin e par\u00eb q\u00eb ka ardh\u00eb. Ka pas\u00eb ushtar\u00eb t\u2019maskum, nuk i kom njoft vet\u00ebm nj\u00eb tjet\u00ebr e af\u00ebrm e njihke njonin si kojshi t\u2019vetin, tha e njoh k\u00ebta. Na kemi kalue, e kish pas edhe ni qen ai me veti aty po kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kamuflum. Na kemi ec\u00eb, nuk kemi pas\u00eb problem grupi jon\u00eb. Po masandej q\u00eb kemi d\u00ebgju grupet tjera krejt i kan\u00eb ndal\u00eb. Ai grupi i par\u00eb sigurisht kemi shp\u00ebtu pa iu dhon at\u00eb urdh\u00ebrin \u201c\u00e7ka me bo me ta?\u201d Ata na kan\u00eb lshu. Po e kan\u00eb pa q\u00eb po vin\u00eb edhe tjer\u00eb mas neve. Kur kan\u00eb pyt n\u00eb shtab tyne a ku po di, kan\u00eb dhon urdh\u00ebrin q\u00eb krejt meshkujt me i marr edhe i kan\u00eb qu n\u00eb burg t\u00eb Serkonic\u00ebs. Krejt i kan\u00eb vendos n\u2019burg t\u2019Serkonic\u00ebs edhe atje kan\u00eb pas\u00eb maltretime. Un\u00eb kom qen\u00eb n\u00eb at\u00eb grupin e par\u00eb, n\u00eb autobusin e par\u00eb q\u00eb kemi ardhun. Kemi pas pak maltretim po nuk na kan\u00eb ndal\u00eb ma shum\u00eb. Kemi ardh\u00eb deri n\u00eb sht\u00ebpi. Edhe puna e par\u00eb q\u00eb e kemi bo jemi pastru dmth n\u00eb shpi kur kemi ardh\u00eb. Masandej kemi d\u00ebgju disa krisma. Pas atyne krismave e kemi kuptu q\u00eb n\u00eb fqinj\u00ebsi, nj\u00eb fqinje ka qen\u00eb at\u00ebher\u00eb 17-18 vje\u00e7e, dritarja prej pjes\u00ebs veriore shihet edhe osht pa silueta e saj tu ec. Ajo ka qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u2019katin\u00eb e dyt\u00eb edhe osht vrejt n\u2019dritare edhe osht gjujt me snajper prej banesave t\u00eb pjes\u00ebs veriore, Tre Rrokaqiejt. Prej asaj pjese kan\u00eb gjujt edhe e kan\u00eb vra. Babai i saj dilke, shkojke te ushtria q\u00eb ishte aty n\u00eb qend\u00ebr t\u2019qytetit q\u00eb me e lajm\u00ebru vrasjen, me marr\u00eb masa po kurgjo. Koh\u00eb lufte ka qen\u00eb. Pastaj nuk kemi guxu me kalu nat\u00ebn aty. Jemi shku te disa fqinj\u00eb tjer\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u2019rrug\u00ebs q\u00eb thjesht\u00eb me ik\u00eb ma leht\u00eb n\u00eb Tavnik. Nat\u00ebn kemi fjet atje te fqinj\u00ebt, dit\u00ebn meniher\u00eb kemi ardh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, veq i kemi marr\u00eb disa gjana ushqimore. Ashtu e kemi kalue nji koh\u00eb derisa ka ardh ushtria edhe njiher\u00eb me paramilitar\u00eb edhe prap\u00eb ka hy n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpija. I ka largu prej sht\u00ebpijave, i ka marr\u00eb edhe i ka d\u00ebrgu n\u00eb stacion t\u2019autobus\u00ebve. Atje iu ka dhan\u00eb t\u2019gjith\u00ebve kartona t\u2019gjelb\u00ebr. Ka pas\u00eb provokime deri von\u00eb, gjujtje me arm\u00eb jon nd\u00ebgju, frik\u00eb… Un\u00eb jom fsheh n\u00eb tjet\u00ebr sht\u00ebpi. Jom largu prej asaj sht\u00ebpis\u00eb, kur kan\u00eb hy s\u00ebm kan\u00eb vrejt\u00eb prej oborreve dhe s\u2019jom dal. Me m\u2019pas gjet\u00eb ndoshta kish ndodh ma e keqja pse jom mshef a di\u00e7ka. Po nuk jom shku me shku n\u2019stacion t\u00eb autobusit. I kom ik\u00eb. Disa tjer\u00eb, moshatar\u00eb t\u2019mi q\u00eb i kom d\u00ebgju, tregime t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb i kom taku mandej t\u00eb nes\u00ebrmen, disa jon fsheh te ni fqinj n\u00eb kulm t\u00eb shpis\u00eb jon hyp. Atje shumica kan\u00eb shku. Motra jem ka qen\u00eb deri n\u00eb stacion t\u00eb autobusave. Kur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb stacion t\u00eb autobusit ka pas\u00eb gjujtje me arm\u00eb. Ni grup i U\u00c7K-s\u00eb ka gju, ka k\u00ebrku mi liru civil\u00ebt, mos mi lan\u00eb aty. N\u00eb mbramje i kan\u00eb lshue, ka ardh\u00eb tash edhe motra aty. Po na nuk e kemi dit\u00eb, ka qen\u00eb tmerr derisa e kemi kuptu \u00e7ka ka ndodh\u00eb. Po kur o ardh mandej, ni karton t\u2019gjelb\u00ebr ia kishin dhon asaj. Edhe motra tjet\u00ebr e ka marr\u00eb po ajo o ardh me grupin tjet\u00ebr ma her\u00ebt. Ato kan\u00eb pas\u00eb kartona t\u2019gjelb\u00ebr. Na disa t\u2019ri q\u00eb ishim mshef ishim pa kartona t\u2019gjelb\u00ebr edhe thojshin kujna nuk ia gjojn tash at\u00eb karton i pushkatojn\u00eb a di\u00e7ka ndodh me ta. Dmth i konsiderojn\u00eb si ilegal. Tani rrishim na disa djem t\u2019ri q\u00eb ishim n\u2019at\u00eb pjes\u00eb u fshehshim, nuk dilshim hiq me na pa dikush, as me kalue me shku prej fqinjit n\u2019shpi. Nuk ka qen\u00eb larg 100 metra po nuk guxojshim me marr\u00eb at\u00eb rrug\u00eb prej frik\u00ebs se mos po na hetojn\u00eb. Se shumica e mashkujve tjer\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb burg n\u00eb Serkonic\u00eb. Aty ma shum\u00eb kan\u00eb qen\u00eb veq gra e pleq. Ashtu e kemi shty deri n\u2019fund t\u00eb mujit maj. Pastaj ni kush\u00ebri i imi ka shku deri n\u2019Ulqin, e ka gjet ni lidhje me disa t\u00eb njohun tina q\u00eb [kan\u00eb thon\u00eb] po t\u2019\u00e7ojm\u00eb p\u00ebr Ulqin me autobus. Ka rreziku, ka shku me familje t\u00eb vet n\u00eb Ulqin. T\u00eb nes\u00ebrmen ka lajm\u00ebru q\u00eb ka shkue, po ka probleme pak po shumica jon shku, kan\u00eb mrri. E kemi pa ma mir\u00eb t\u2019rrezikojm\u00eb njiher\u00eb, \u00e7ka t\u00eb ndodh le t\u00eb ndodh\u00eb edhe t\u2019dalim edhe na. Ka shku motra n\u2019stacion me ni kush\u00ebri tjet\u00ebr, i kan\u00eb ble biletat q\u00eb kan\u00eb kushtue shtrejt p\u00ebr secilin. \u00c7do bilet\u00eb ka qen\u00eb diku 100-150 Marka n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ni shum\u00eb e madhe osht pagu, mos gabofsha 150 Marka p\u00ebr person ka kushtue. Masnej veq na ka \u00e7u porosi me shku edhe na. Un\u00eb me motr\u00ebn tjet\u00ebr jemi shku pastaj, i kemi marr\u00eb disa tesha me veti. Bile e kemi marr\u00eb at\u00eb kolic\u00ebn e dor\u00ebs, n\u2019kolic\u00eb t\u2019dor\u00ebs i kemi ngarku, n\u00ebp\u00ebr Tavnik kena ec\u00eb ashtu. Kena rreziku se deri at\u00eb dit\u00eb un\u00eb s\u2019jom dal\u00eb hi\u00e7. Edhe n\u2019stacion ka qen\u00eb rrezik se t\u2019nalshin, ta lypshin kartonin e gjelb\u00ebr, un\u00eb se kisha. Pastaj autobusat u nisshin me numra. Psh autobusi nr 14. Ai i joni s\u2019kish qen\u00eb hi\u00e7, menzi na murr\u00ebn diqysh ni autobus q\u00eb ka qen\u00eb plot, na vendos\u00ebn. Na mur\u00ebn ata t\u00eb autobusit, vet\u00eb popullata \u201chajt hypni k\u00ebtu\u201d se ai autobusi q\u00eb i kishim na biletat s\u2019kish… kishin dhon bileta ma shum\u00eb. Ishin mush autobusat. Patem me met\u00eb krejt po diqysh hyp\u00ebm.<\/p>\n

R.B.: Gjat\u00eb rrug\u00ebs a ju kan\u00eb nal\u00eb?<\/p>\n

A: Gjat\u00eb rrug\u00ebs, kur mb\u00ebrrit\u00ebm te kufini p\u00ebr me dal\u00eb prej Serbis\u00eb p\u00ebr Mal t\u00eb Zi aty na ndal\u00ebn. Ni kafe ka qen\u00eb aty. I merrshin grup i shtishin mren, secilin e intervistojshin, ve\u00e7 i thirrshin ata dikon n\u2019telefon, \u00e7ka po di, merrshin sh\u00ebnime \u00e7ka vishin edhe pytshin kush jemi. Normal secilin n\u00eb intervist\u00eb e kan\u00eb maltretu psiqikisht, provokime ka pas\u00eb. Po n\u2019fund na l\u00ebshun. Kemi kalu prej atyhit. Kur hin\u00ebm n\u00eb Mal t\u00eb Zi, dul\u00ebn policia kufitare e Malit t\u00eb Zi, than\u00eb \u201cs\u2019guxon kush me ju nguc knej, tash jeni t\u2019sigurt\u00eb, jeni t\u00eb mbrojtun\u201d. Mir\u00ebpo kur hin\u00ebm n\u00eb Podgoric\u00eb, prap\u00eb na ndal\u00ebn polic\u00eb t\u00eb mbrojtjes. Na nal\u00ebn n\u00eb nj\u00eb punkt t\u00eb tyne. I mor\u00ebn nja dy veta prej neve, thjesht\u00eb na k\u00ebrkun paret tona, na mur\u00ebn paret, disa t\u00eb holla. Po di\u00e7ka na kthyn si kusur. Nuk e pat\u00ebm aq keq na po ma shum\u00eb jon tmerru ata n\u00eb autobus gjys ore sa e kemi pas at\u00eb maltretim \u00e7ka po ndodh\u00eb me neve, mos po na rrehin a po na bojn di\u00e7ka. Ajo frika te k\u00ebta n\u00eb autobus ka qen\u00eb shum\u00eb ma e madhe se p\u00ebr vet neve aty. Masandej kemi mrri n\u00eb Ulqin. Atje kemi mrri nat\u00ebn von\u00eb. Jemi vendos n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi kosovare t\u00eb Mitrovic\u00ebs. Kemi fjet, e kemi kalu nat\u00ebn. N\u00eb m\u00ebngjes kemi dal\u00eb i kemi pa aty te plazhi i madh ka qen\u00eb kampi ku kan\u00eb qen\u00eb shatorat. Aty i kemi pa t\u00eb af\u00ebrmit. I kemi vizitu aty po pastaj kemi vendos edhe n\u2019qytet me shku. E kemi gjet ni banes\u00eb n\u2019qytet. Kemi pagu di\u00e7ka qira. Kemi ndejt aty.<\/p>\n

R.B.: A ka pas\u00eb ndihma t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb?<\/p>\n

A: Ka pas\u00eb ndihma po nuk kan\u00eb qen\u00eb kushedi \u00e7ka, jon p\u00ebrdor a di\u00e7ka… Aty kemi nejt deri mas p\u00ebrfundimit dmth. Disa dit\u00eb masi osht hy NATO n\u00eb Kosov\u00eb, na kemi marr\u00eb vesh q\u00eb na u kan\u00eb djeg\u00eb sht\u00ebpit\u00eb edhe kemi prit edhe disa dit\u00eb, nuk jemi nis meniher\u00eb me ardh t\u00eb nes\u00ebrmen. Ni i njohur i jemi p\u00ebr shembull, osht nis meniher\u00eb edhe ka shku n\u00eb pjes\u00ebn veriore e ka pas\u00eb sht\u00ebpin\u00eb edhe ka humbur pa gjurm\u00eb. Edhe mas hyrjes s\u00eb NATO-s.<\/p>\n

R.B.: Edhe \u00e7ka?<\/p>\n

A: Ka humb. Mo se kan\u00eb gjet. E kan\u00eb vra shkijet. O shku n\u00eb pjes\u00ebn veriore meniher\u00eb, nuk e ka dit edhe e kan\u00eb nxon diku serb\u00ebt edhe mo nuk dihet p\u00ebr t\u00eb kurgjo. Dmth edhe masi ka hi NATO-ja. Na me familje kemi shku nashta kat\u00ebr-pes\u00eb dit\u00eb ma von\u00eb kemi ardhun. Masandej sht\u00ebpin\u00eb e kemi pas t\u00eb kallt. Jemi shku te disa t\u00eb af\u00ebrm jemi vendos ni koh\u00eb derisa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtue. Masandej k\u00ebtu ka nis me u bo situata ma e mir\u00eb, bile at\u00eb frik\u00ebn e kemi zhduk. K\u00ebtu me frik\u00eb n\u2019fillim ka qen\u00eb p\u00ebr shembull q\u00eb e kena pas ni shpres\u00eb q\u00eb po hin NATO-ja, qajo na ka majt\u00eb. Sidomos ato dit\u00eb e para, u gzojshim q\u00eb po hin NATO-ja po edhe kishim frik\u00eb se \u00e7ka po ndodh, qysh kalojn\u00eb deri t\u2019p\u00ebrfundon kjo. Nuk e dishim sa zgjat, a zgjat ni jav\u00eb a ni vjet. Bile ni tregim, ni fmi i vog\u00ebl e vesin, plot refugjat\u00eb qysh ishim tu nejt n\u00eb Tavnik ni sht\u00ebpi, e vesin sa ka me zgjat lufta. Ai thot\u00eb \u201ctri dit\u00eb, jo tri jav\u00eb, tre muj\u201d. Edhe n\u2019fund dul ajo 3 mujshi i tij p\u00ebraf\u00ebrsisht si i sakt\u00eb.<\/p>\n

R.B.: A e man n\u2019mend qytetin e Mitrovic\u00ebs, a o kon i djegun? Po menoj, je i Jugut, apo? A o kon n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i djegun qyteti?<\/p>\n

A: Po, pjesa ku kom jetu un\u00eb o kon shumica e djegne. Shumica e shpive kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb djegta.<\/p>\n

R.B.: E ana veriore?<\/p>\n

A: Atje ma pak, vet\u00ebm n\u00eb mahall\u00ebn e boshnjak\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb do shpija se jo. Se andej ka ma shum\u00eb banesa e nuk kan\u00eb djeg. Mandej jon rujt prej banor\u00ebve t\u2019vet se na kan\u00eb lon fajin neve, shqiptar\u00ebve, q\u00eb po i bojm kto krimet. Atje ka pas raste q\u00eb i kan\u00eb mbajt msheftas n\u2019banes\u00eb prej an\u00ebs t\u2019jugut najnjo, dmth mos me pa banor\u00ebt vendas q\u00eb po e man. Si t\u00eb burgosun kan\u00eb nejt ni dhom\u00eb, s\u2019kan\u00eb guxu me dal\u00eb as n\u00eb oborr t\u00eb shpis\u00eb q\u00eb mos me e hetu. Deri u kry lufta. Ni i af\u00ebrm i jemi q\u00eb ka nejt, deri osht kry lufta ka nejt vet. Pastaj kur kemi qen\u00eb n\u00eb Zhabor, kur na kan\u00eb largu t\u2019par\u00ebn her\u00eb, ni i af\u00ebrm i jemi osht vendos n\u2019kotec t\u2019pulave. Aty ka mbet dy-tre dit\u00eb edhe ata e kan\u00eb bo bash qat sht\u00ebpi si vend ku jon nal\u00eb, kan\u00eb nejt. Edhe ai ka mbet aty i mshefun, tu mos e dit\u00eb ata. Derisa mas 2-3 dite e kan\u00eb gjet. Po ai aty e ka shfryt\u00ebzu rastin, ka marr\u00eb ushqim edhe o kthy apet, s\u2019ka guxu mu largu. Veq o hi n\u2019kuzhin\u00eb, ka marr\u00eb ushqim, o kthy apet. Masanej, mas dy-tri dite e kan\u00eb nxon, e kan\u00eb qu n\u00eb Shtabin e Policis\u00eb, SUP i kan\u00eb thon at\u00ebher\u00eb serbisht. Atje e kan\u00eb d\u00ebrgue. Mas do dite, ka pas\u00eb maltretime edhe e kan\u00eb lshu megjithat\u00eb. Ka mbrri diqysh, ka ardh. Disa dit\u00eb para se me dal na n\u2019kolon\u00eb. Po ka qen\u00eb shum\u00eb i lodht, shum\u00eb shum\u00eb i lodht ka qen\u00eb. Pastaj ni moshatar i jemi, disa prej tyre i kan\u00eb nxon n\u00eb pjes\u00ebn veriore edhe i kan\u00eb lshu pastaj nat\u00ebn me q\u00ebllim. Kan\u00eb pshtu diqysh po njoni prej tyre, tash a ka qen\u00eb i plagosun nuk e kom kuptu po mas ni dite, dy, p\u00ebr shkak t\u00eb maltretimit q\u00eb e ka pas ka nd\u00ebrru jet\u00eb. N\u00eb pjes\u00ebn e Boshnjak Mahall\u00ebs, djem t\u2019ri q\u00eb i kan\u00eb nxon, deri von\u00eb s\u2019osht dit\u00eb mandej osht kuptu q\u00eb i kan\u00eb vra, q\u00eb i njoh un\u00eb personalisht i kom njoft njonin prej tyre q\u00eb e kan\u00eb nxon, q\u00eb ka ushtru karate p\u00ebrpara, e kan\u00eb njoft shum\u00eb mir\u00eb si person edhe kur e kan\u00eb nxon e kan\u00eb dit\u00eb kush osht edhe e kan\u00eb vra, nuk e kan\u00eb lon.<\/p>\n

R.B.: E shkaku q\u00eb shpija o kon e djegt kur jeni kthy, ku keni nejt ma s\u2019pari?<\/p>\n

A: Ma s\u2019pari kemi nejt te do t\u00eb af\u00ebrm aty. Ka pas\u00eb disa q\u00eb jon largu ma her\u00ebt e s\u2019jon kthye, shpija ka qen\u00eb e padjegun, jem kthy atje disa koh\u00eb derisa e kemi rregullu sht\u00ebpin\u00eb. Po sht\u00ebpin\u00eb e kom rregullu vet\u00eb, dmth pa ndihma se s\u2019na vike reni kurr\u00eb edhe kurr\u00eb nashta se kisha maru p\u00ebr q\u00eb m\u2019kish ardh reni se ka pas nevoja shum\u00eb t\u2019mdhaja e nuk kan\u00eb mrri me ju nimue, krejt pak.<\/p>\n

R.B.: A e ke riparu?<\/p>\n

A: Jo, e kom maru t\u2019re krejt se ktu te na kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb qytet sht\u00ebpijat t\u00eb lidhuna mes veti, jon kon t\u00eb djegne deri n\u2019fund, s\u2019ke pas \u00e7ka riparon. Aty veq oxhaku i ka mbet shpis\u00eb, osht interesant veq oxhaqet e shpijave kan\u00eb mbet. Tjerat krejt muret jon kon t\u00eb rrzume, nuk ke pas aty \u00e7ka.<\/p>\n

R.B.: Faleminderit shum\u00eb.<\/p>\n

A: S\u2019ka p\u00ebrse.<\/p>\n

 <\/p>\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text] [\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text] R.B.: Faleminderit shum\u00eb. A po ia nisim pak para se me bombardu, do dit\u00eb p\u00ebrpara, qysh o kon situata? A: Disa dit\u00eb para bombardimeve, p\u00ebr shembull, para se me u marr vendimi ka ndodhur n\u00eb Mitrovic\u00eb kur \u00ebsht\u00eb gju ni granat\u00eb n\u00eb treg ku kan\u00eb vdek disa veta. Aty un\u00eb kom qen\u00eb duke […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1003,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1444"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1444"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1444\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1448,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1444\/revisions\/1448"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1444"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1444"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1444"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}