Administrator – Museum of Refugees Kosovo https://museumofrefugees-ks.org Thu, 19 Aug 2021 09:47:36 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.3 Orgesa Arifaj https://museumofrefugees-ks.org/orgesa-arifaj/ Thu, 28 Jan 2021 10:14:27 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=1232

Rrefim nga Orgesa Arifi

 

OA:Periudha mas luftës në Prishtinë, në Arbëri, lagjen ku kom jetu, për mu ka qenë shumë e lezetshme, jomë kanë e vogël.

Brengat qa kam mujt me i pas kanë qenë të një 5vjeçares, pak para luftës qatë here.

Brengat mas andej kanë fillu prej ikjes prej shpisë, kështu që paralufta për mu o kanë, përkufizohet me një fjali, ose me një lojë e cila quhet msheftas, që e kena lujt bajagi shumë.

Kthimi për shpi normalisht o kanë shumë i mërzitshëm, po edhe shumë depresiv, për herë të parë më duket jam prezantu me mërzinë që dikur i kishe 3 prehën që flejshe përmi ta, e tash mo krejt venin mrapa e kisha për vete, po prapë nuk u nijsha e sigurt edhe nuk u nisha e lumtur për shkak se nuk e disha ku janë vllau edhe motrat.

Njonën prej storjeve interesante, ose ma si highlight e kisha quajt gjatë kthimit në Prishtinë ka qenë fakti që prind e mi gjithë kohën kanë lëvizë edhe kanë shëtitë në mënyrë që me i jep një përshtypje paramilitarëve qe na jena familje shumë e normalizume me faktin që ka luftë në Kosovë, edhe demek nuk na lenë përshtypje.

Domethonë ajo ka qenë njëfarë instikti kështu për me mbijetu, edhe thjesht për me u bo pothuajse ti je një nga ta.

Prindt e mi e kanë fol gjuhën serbe rrjedhshëm normalisht, për shkak të edukimit të tyre edhe kushteve atëherë që kanë qenë, mirëpo njërën prej ditëve unë me prind tu shku me e taku një kojshi…

Në fakt harrova me cekë edhe një sen, në Arbëri, në lagjen ku ne kemi jetu kemi qenë të rrethumë prej familjeve serbe ku unë, realisht shoqja e parë e ngushtë ka qenë serbe Zhana. Edhe ajo, edhe unë jemi marrë vesh diqysh, sepse Zhana ka ditë me folë shqip, edhe unë kom ditë pak serbisht e kështu me radhë.

Një prej ngjarjeve ma tronditëse që i kam përjetu kur jam kthy në Kosovë mas Bllacës o kanë, një ditë unë dalë me lujtë me Zhanën, edhe atëherë normalisht që fillun këto mendësia jeme me ndrru masi që e pashë sa po hjekin njerëzit edhe qysh po gjuhen bombat ashtu thu t’i na jena kafshë, edhe kontrrolla e paramilitarëve, dëbimi i gjithë neve.

Edhe një ditë prej ditësh, mami e vëren në gazetën Koha Ditore, ku në të si gjithmonë që i kanë pas këto kolumnet kryesore, njëra prej fotografive është e shkarravitur, gati gjithë kohën edhe unë si e vogël nuk kom ditë me e vërejt fytyrën e Bill Klintonit edhe Millosheviqit.

Nuk e di pse i kom ngatërru, nashta që të dytë pleq, floktë e bardha apo, prapë Bill Klintoni ma i hollë ka qenë po sidoqoftë nuk kom ditë me i dallu në disa momente, edhe njona prej pyetjeve që ja pata shtru Zhanës ka qenë cili është, edhe ajo ka bo me gisht te Bill Klintoni, demek ky është Millosheviqi edhe unë qashtu e shkaravis Bill Klintonin.

Edhe mami ni dit e merr Kohën me lexu edhe më thotë pse je tu e shkarravitë Bill Klintonin kshtu, unë spo t’kuptoj edhe mes tu e këqyr, veç pak qyky osht Bill Klintoni a? Edhe tash koha e hakmarrjes, unë shkoj me thirr Zhanën me dal me lujtë, edhe i tham e kam ni ide, pe lujmë ni lojë unë po e gjuj këtë drunin sa ma largë edhe kush e merr e para fiton, okej, fillojmë bohmi gati e marrim pozicionin edhe në momentin që po dojna me lëvizë me ngajtë unë si një fmi i tërbunë nëse muj me thanë, edhe fortë nervoz mas krejtë atyre ngjarjeve që i kisha pa e i kisha ndëgju ja qes kamën Zhanës, edhe Zhana bjen shumë keq edhe e vranë gunin i qet gjak, edhe unë filloj masndej me i bërtit qa e kshtu kur ti mu më rren pa nevojë, pse e ke bo?

Ajo nuk folë kurgjo, edhe normalisht kom ikë menjëherë te shpia edhe kom fillu me reflektu edhe e kom pa që kom gabu shumë, të nesërmen, sepse atëherë ish vonë, nuk është që mu ka leju me dalë në çfarëdo ore që kom dashtë.

Edhe kom nejtë veç përpara shpisë kërkun ma larg asni centimeter, edhe po shkoj të nesërmen me thirr Zhanën, edhe me i kërku falje. E maj menë e kom pas një këmishë të bardhë, jakën e cila mami gjithmonë ma ka vnu kur kom dalë prej shpisë edhe një fun, me katrorë kuq e zi sikur kto funat, uniformat e Sami Frashërit që i kena pas.

Edhe unë e thirri Zhana, Zhana për me dalë edhe me fol, edhe del halla e Zhanes, edhe ajo më thotë të lutem shko në shpi se nuk është Zhana ktu, edhe unë ja kthej e di që është edhe e di që kom gabu, po përnime po du me i kërku falje, të lutem thuj le të delë.

Edhe qishtu nja 3-4 herë insitoj, ajo shko të lutna shko, edhe një moment unë e qoj krytë naltë, edhe e shoh që dikush ma ka drejtu një allti edhe bajagi të madhe, edhe në atë moment e di që më janë shtangë kambtë, edhe kam fillu me u njersitë edhe veç e kom ulë krytë edhe kom vazhdu, nuk më kujtohet a kom fillu me u lutë mos me më gjujtë ose mos me ba naj dramë pa nevojë, mirëpo pshtova.

Kjo, prej asaj kohe ma nuk e kom pa as nuk kom ni për shoqen teme të ngushtë Zhanen, e cila po besoj që kam marrë një mësim të madh edhe jam tregu bajagi e frustrume prej çka kom pa e çka kom dëgju.

Rasti tjetër, ky rast është pak më serioz, kam qenë duke shku me e taku një kojshi, ai ka qenë me prejardhje boshnjake, ndërsa grunë taman të Bosnjës.

Gjatë ecjes tonë, unë kom qenë e dyta, domethënë babi ka qenë i pari, unë e dyta, mami e treta. Edhe në ndërkohë duke ecë, domethënë në lagjen Arbëria i dëgjojmë disa zhurma të kerreve ose xhipave qe nuk i kisha ni ma herët edhe ndalen ata me një pjesë, edhe babi më thotë krytë poshtë mos gabo me këqyr, edhe premtomë që s’i këqyrë, po normal një fëmijë kurioz, super e vetëdijshme çka po ndodhë nuk mundesh me bindë me një fjali të tillë, edhe e qoj krytë i këqyri ata ushtarët, ose paramilitarë ose nuk di çka me i thirr.

Kanë qenë me disa uniforma pakë më ndryshe se që i kisha pa për çdo ditë, disa uniforma të nuancave teget, kaltër, bardhë, hintë, të ngjyrosur bajagi çuditshëm, stila të flokëve shumë të çuditshëm, si me kanë naj spot i Britni Spirsit, shumë e kanë pas stilin e flokëve çuditshëm.

Edhe ata fillun menjëherë me bastis një shpi, po na pshtumë, edhe kemi hi mrena te shpia e kti kojshiut axhës Nexhë edhe, babi meniherë drejtë te ai edhe po i thotë hajde menihere në podrum se nuk është puna mirë.

Edhe më kujtohet ai u qu prej gjumit të mas ditës edhe po thotë jo bre Xhem mos u tut se une po i njoh tash kta, po e qel perden edhe kadale po mundohet me mbyllë edhe me ja futë sprint me ngajtë, shumë shumë shpejtë që me shku në podrum. Edhe më kujtohet e ka pas një duks të kuq, prej jashtit kish mujtë me u vërejtë bajagi.

Ata paramilitarë kanë qenë ndër forcat më të rrezikshme që kanë nejtë në Kosovë, ata kanë qenë një grupacion që fatëmirësishtë, për fatin tonë arsyeja e pshtimit ka qenë alkooli, se ata nuk e kanë pasë mendjen kerkun tjetër pos me e gjet një depo me alkool, edhe tash si e rritur e kuptoj se kan dashtë thjeshtë me e kalu kohën diqysh, edhe shumica prej tyre jan kanë alkooliqar, edhe ne si prioritet i kena lëvizë pak edhe normalishtë që për fat të mirë pshtumë.

Kështuqë, pas gati 20 vjete kur jam taku me një gazetar, mënyrën qysh ja kom përshkru kta paramilitarë, ai ka qenë gazetar anglez që i ka mbulu storjet e Kosovës gjatë luftës, edhe më ka tregu që sipas fakteve të mia, nëse e mbajë mend saktë, edhe pse unë mendoj që po, ata kanë qenë paramilitarët më të rrezikshëm ndonjëherë, edhe me të vërtetë më ka çuditë se ai thojke se është shumë befasi e madhe, që ju kanë kursye pa disa pluma.

Se secili ka qenë i armatosur, edhe secili ka qenë ma nervoz se tjetri, edhe për qatë arsye hala kanihere menoj qysh i kemi pshtu, domethanë qaq kanë qenë të koncentrum me thy shpia të tilla që kanë qenë të pasura në thojza me alkool, saqë ju kemi pshtu prej momentit edhe kemi pshtu.

Largimi prej shpisë ka qenë i pritun edhe prej anës tem, edhe pse kam qenë e vogël.

 

Ndjenja e asaj pritjes ka qenë e përkufizume prej teshave të veshuna edhe gjatë natës, në mënyrë që edhe nëse diçka ka ndodhë, veç me i mathë këpucët edhe me ikë, me vazhdu diku tjetër.

Më kujtohet kemi qenë të dy motrat e mia edhe vëllau me prind. Domethanë ishim 6 persona në veturë, një Jugo e kuqe, e kemi pas, edhe unë kisha nevojë me flejtë edhe zakonisht kom flejtë rrugës.

Por më kujtohet edhe sot e majë mend rrugës për Shkup, domethënë kemi planifiku me shku në Shkup, edhe rrugës anejë ka Kaçaniku kanë qenë disa pjesë ku muri i rrugëve ka qenë me gurëzi të mëdhenj, që e kujtoj edhe e shoh shpesh në filma, që bëhen për luftë, edhe pastaj 6 ditë edhe netë në Bllacë, ku për mu kanë qenë prapë interesant, nuk kam ndi shqetësim, mu ka dukë thjeshtë një aventurë e radhës, edhe e mirë, e nevojshme për shkak se krejt familja jemi ba bashkë edhe kemi shpenzu kohë, energji edhe krejtë brengat pa i nda me kërkon tjetër, veç me njëri-tjetrin.

Bllaca për mu u kanë një prej pervojave më të çuditshme, për arsye se aty kam pa kamiona ku kanë gjujtë ushqim prej për gjithë ata që kanë pritë me vetura, pastaj qumshitn më kujtohet në Tetrapak të vogël, buktë e mdhaja, pashteta çka do konservë që ka pas. Edhe kështu personalisht e kom vërejtë që më ka pëlqy shumë qajo!

 

Po du me nda me juve edhe një storje interesant, kur gjatë ditëve në Bllacë e shoh një shoqe të çerdhes, ose foshnjores edhe unë kisha shumë nevojë me shku deri në tualet, edhe kur e takova ajo më tha unë e di ni ven, hajde me mu edhe tash prej pjesës së Bllacës që është tepër poshtë kemi hypë bajagi naltë ku është tashë Dogana, ose jo dogana po Kufini i Kosovës e Maqedonisë. Edhe unë i kom kry puntë e mia, jam kthy kadal kadale mrena te kerri, kur çka me pa mamit tem ju kish ba ftyra e bardhë sikur qeky muri tash për momentin qe jem tu e kqyr.

Edhe pa pritë pa kujtu edhe më merr ma shtërngon dorën edhe prapë unë nuk e di pse, edhe ajo ja nis me më kallxu sa është e shqetësume, pak edhe me më bërtitë edhe prapë pa asnjë ide fillova me kuptu shqetësimin edhe brengen e saj që e ka pasë ato 10-15 minuta që nuk më ka pa. Se unë nuk i mora leje për shkak se unë po shkoj në tualet, jam e madhe mjaftueshëm që mos me u frigu edhe nuk më ndodhë kurgja.

Masnej netët u bojshin shumë të ftoftë në Bllacë, më kujtohet që babi krytë gjithmonë e ka pushu në vollonin e kerrit, edhe kanjëhere kerri nuk u dhezke edhe më kujtohen 2 momente kur ai i merr disa shrafa nuk e di çka bon edhe dhezet dikur kerri.

Për mu si 5 vjeçare, ose 6, 5 e gjysmë faktikisht ka qenë pak më mirë se unë kam flejtë në prehnit e 2 motrave edhe vllaut, kështu që pas disa ditëve mami edhe babi vendosin që vllau edhe dy motrat, pasi që ato ishin ma të mdhaja edhe normal që ka qenë shumë frikë e madhe me u kthy me vajza në Prishtinë.

Për shkak se kemi dëgju shumë e shumë raste të përdhunimeve të grave, e vajzave shumë të reja. Edhe përpos asaj, motra e dytë prapë i ka pasë floktë e shkurta po motra e dytë ka qenë shumë ma femrore edhe zanin e ka pas ma femror, bile bile e ka hala kështu që patjetër se janë angazhu që të tretë mos me vazhdu me u kthy, po me vazhdu në Maqedoni, pas largimit të motrave dhe vllaut për në Maqedoni, më konkretisht në Gostivar, e di që për Gostivar janë nisë, te motra e madhe, se ajo veç e kishë, ka qenë e martume edhe ka shku me familjen e burrit.

Ne u kthym në Prishtinë.

Lufta për mu ka pas shumë efekte, nashta prej faktit që kanihere e shoh prapë veten si e kam pak problem kur më bjen me nejt vetë, veç prej faktit që bajagi ka qenë traumatizuese kur motrat edhe vllau vendosën prindërit që ata me shku, masndej e di që e kom pas një efekt të menjëhershëm kur jemi kthy në Kosovë, nuk kom mujtë me urinu dikun 1 javë prej stresit të akumulum, nuk është që e kom ni veten të stresume po, më falni. Mirëpo normalisht nën dije ka reagu diqysh edhe më ka dalë në qasi mënyre.

Frikë, kur i kam ba 23 vjet jam prezantu taman me Panic Attacs, edhe mënyra se qysh manifestohet Panic Attack e kam vërejt që është prej zhurmave të cilat nuk i parashikoj, të marr një shembull një petardë pe shoh, që o ka don me kërcit, e parashikoj zhurmën që ka me bo, mirëpo nëse ajo më kërset mbrapa meje, është thjeshtë një lloj stresi i papërshkrueshëm që manifestohet mandej me marramendje, me durë të njersitura, pulsin e naltë, tensionin e ulur etj etj.

Edhe e kom vërejt që gjatë bombardimeve ku kam qenë prezentë në Prishtinë më kujtohet kur u bombardu Posta, edhe pse nana gjithë kohën më thojke jo janë petardë, nuk është tu ndodhë kurgjo unë as spo ni, veç po të duket, e disha edhe vet çka osht tu ndodhë se zhurma ka qenë tej mase e madhe, edhe prej Dragodanit gjithçka është pa.

Kështu që, efekte psiçike definitivisht kamë, për fat të mirë fizike nuk kam.

Edhe jam shumë e bindur që me kalimin e kohës shumë e shumë personave/individave kanë me ju paraqitë ato edhe kanë me na dalë në pah. Nashta edhe personalisht mu disa që me kalimin e kohës janë shtresu mirë në harresën temë, edhe për vet faktin që nuk me ka ra me shku te psikologu me fol për këtë temë, kështu që e vetëdijshme jam për këto dy-tri efekte, mirëpo senet tjera jo.

Pak është nashta edhe mënyra se si flasin në Serbi, kur p.sh një serbofolës flet shpejtë din me më jep shumë siklet.

Mu më pelqen gjuha serbe, më pëlqejnë, më pëlqen për shembull fakti me shku në Beograd, janë shumë njerëz të hapun, mendjendritur janë shumë po menoj të mirëpresin shumë mirë e krejt, mirëpo prapë kur e dëgjojë dikon tu folë shumë shpejtë edhe nëse 100% ma jep një ngrohtësi, prapë më jep siklet edhe qaj sen.

Po edhe tash tu e dëgju veten, po e vërej që nuk kam shumë efekte të mëdhaja, ma shumë ato më vinë gjatë festave edhe gjatë marsit sepse normalisht ato ditë janë përkujtimet e familjes së Jasharajve, ose kur flitet në parlament për ata që mungojnë qe 20 vite, etj, etj.

Kështuqë muj me thanë që mos kofsha nën lëkurën e tyre që nuk i kanë më të dashtunit e vet edhe hala nuk i kanë gjetë.

]]>
Zoran Ilic https://museumofrefugees-ks.org/zoran-ilic/ Thu, 21 Jan 2021 01:22:12 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=1218

Petar Ivić (intervistuesi)

Zoran Ilic (i intervistuar)

Akronimet: PI =Petar Ivić, ZI= Zoran Ilic

PI: A mundemi të fillojmë?!

ZI: Hajde.

PI: ja, pyetja e parë, a mundeni të prezantoheni ashtu shkurtimisht, kush jeni ju?

ZI: Un quhem Zoran Ilić, bashkëshortja ime Katarina, djali im Mihajlo i cili ka 5 vjet, tani i ka mbushur, Ilija një vit e shtatë muaj dhe foshnja Helena e cila dje ka mbushur nëntë muaj.

PI: Mirë. Çfarë mbani mend para luftës, si mundeni, mendoj, çfarë ju kujtohet dhe si e përjetuar atë, atë ndjenjë?

ZI: Po para luftës fëmijëri, si. Unë kam lindur në Grackë të vjetër, komuna e Lipjanit. Atje gjithçka ishte e mrekullueshme, fëmijëria, nëna dhe gjyshja. Babai më vdiq herët, në moshën 29 vjeç, nga leukemia, dhe pastaj jetuam me gjyshen dhe nënën.

PI: Do të thotë jetuat në Lipjan.

ZI: Po, në Grackë të vjetër.

PI: Për sa kohë jetuat atje?

ZI: Po kemi jetuar, kemi jetuar atje shumë kohë më parë.

PI: Do të thotë atje kishit shtëpi?

ZI: Po, gjyshja kishte shtëpi atje. Ajo ishte shtëpia e saj dhe më pas, për shkak të babait, ata janë dashur të shkojnë për nj kohë në Serbi sepse leukemia nuk është mjekuar aty dhe janë dashur të shkojnë në Kanada të shërohet, në Gjermani,sepse atëherë nuk ka ekzistuar mjekimi, dhe pastaj ka vdekur babai.

PI: Mirë. Më trego, a mundeni të përshkruani shkurtimisht periudhën para fillimit të luftës?

ZI: Po, unë isha i vogël, pra unë nuk isha aq shumë, aty ishte më shumë Katarina, a mundem të flas për të?

PI: Po, po.

ZI: Ajo ishte nga Prishtina, babai nga Prishtina.

PI: Katarina është e ëma juaj?

ZI: Jo, Katarina është bashkëshortja ime. Ajo është nga Kosova dhe janë zhvendosur në Serbi, edhe atje në Serbi janë endur nëpër Beograd, fëmijët kanë jetuar atje dhe pastaj janë kthyer këtu. Këtu ishin në kontejnerë, atje ishin katër vite. Dhe ja edhe tani sikurse këtu, katër vite prej që jemi në kontejnerë, dhe pastaj kam vajtur në Suedi për një jetë më të mirë, të kërkoj azil, isha…

PI: Kjo ishte kur, në çfarë periudhe?

ZI: Kjo ishte në vitin 2008.

PI: Më tregoni për periudhën 1998-1999, ju ishit?

ZI: Po kemi shkuar, kemi shkuar për Serbi.

PI: Ju ishit në Serbi a po?

ZI: Po, kemi shkuar për Serbi. Nuk kemi dashur të përjetojmë luftën, nuk kemi dashur të marrim pjesë në luftë dhe …

PI: Do të thotë, para luftës keni shkuar?

ZI: Po, para luftës, ka filluar lufta dhe…

PI: Mirë. Më tregoni, çfarë presione keni përjetuar atëherë që të lëshoni shtëpinë në të cilën keni jetuar?

ZI: Po, jemi dashur, më mirë ta lëshojmë sesa të na ndodh diçka sikurse ka ndodhur në Grackë të vjetër, e dini edhe vetë.

PI: Përshkruajeni.

ZI: Po ajo që kishte ndodhur në ara, që i vranë këto, po mendoj ne kishim ikur para se të ndodhte, ajo kishte ndodhur pak më vonë por e kemi parë dhe nuk kemi dashur, kemi shpëtuar kur kemi shkuar, dhe pastaj kam kërkuar një jetë më të mirë në Suedi, kam shkuar në vitin 2008. në Suedi, së pari në Gjermani pastaj në Suedi pastaj në Danimarkë dhe Norvegji, pastaj prapë në Suedi, 2 vite kam qenë në azil 6 vite kam qenë në të zezën, dhe në fund më kanë kthyer këtu në Kosovë, për të më premtuar gjithçka dhe Suedia që do të më ndihmojnë këtu, sikurse e shihni asgjë nuk më kanë ndihmuar. Un jam kthye vetëm dhe kam pasur drejtë në 3500 euro të cilat asnjëherë nuk i kam marrë. Pastaj kam qenë në Don Bosko në shkollë dhe i refuzuar në Prishtinë, atje ku është shkolla për, ku shkojnë shqiptarët dhe pastaj kam gjetur Zakollin, një basketbollist, një njeri i mrekullueshëm, shqiptar, i cili më ka ndihmuar që të kthehem përsëri në shkollë. Isha diku njëzet e ca ditë në shkollë dhe kam marrë një certifikatë, kam marrë diplomë por jo edhe para. Aty ishin romët, ishin shqiptarët ata kaluan të parët, unë i vetmi, ja serb pakicë dhe nuk kam kaluar por kam marrë së paku diplomë. Pas kësaj kam shkruar edhe katër plane të biznesit, kam shkruar këtu afër kontejnerit për frezë, aty nuk kam kaluar, pastaj në Llapllasellë kam shkruar edhe aty nuk kam marrë, janë gjithsej gjashtë plane të biznesit. Do të thotë këta gjashtë plane të biznesit. Kam ardhur këtu në kontejner dhe e kam njoftuar Katarinën. Ka lindur njëri fëmijë, ka lindur tjetri, ky është nga martesa e saj e parë…

PI: Më tregoni, shtëpia në të cilën jetoni më parë, par luftës, në Grackë të vjetër, çfarë ndodhi me të?

ZI: Atë e ka situr gjyshja, gjyshja ime e shiti. Dhe më pas kemi jetuar në banesa, dhe unë jam kthyer këtu nëpër banesa dhe pastaj nuk kisha para më, nuk kisha të ardhura, dhe duhej të shkoja në kontejner dhe pastaj kemi ardhur këtu në kontejner, dhe prej që kemi ardhur këtu në kontejner ka filluar ferri. Çfarë ferri?! Na sulmojnë bubat të cilat këtu janë, të llojllojshme, i pickojnë njerëzit dhe kafshët, ju pinë gjakun, i kam edhe fotografitë si argument imam i kam të gjitha, edhe në televizion kam dalë, si më pickojnë fëmijën si mua, për mua dhe bashkëshorten nuk ka lidhje por Ilinë dhe Mihajlon dhe Helenën. Dhe pastaj kemi lëshuar atë kontejner, të cilin e kisha ndërtuar aty, madje më patën thyer di dritare ku, autoritetet nga komuna serbe e Prishtinës, pra atyre i bëj thirrje më shumë dhe është e vërtetë, ata na kanë ndihmuar më së paku. Pra ata kanë bërë këtu ndonjë seleksiono për tetë nga ata që marrin ushqim, dhe njëri ka ikur një vit për Serbi për shkak të burgut, dhe tani është kthyer, dhe prapë e kanë vendosur për ushqim, kurse tre fëmijët e mijë dhe tre të Lubës, gjashtë fëmijë, nuk kanë ushqim, ne nuk kemi këtu ushqim.

PI: Më trego a ekziston ndonjë iniciativë që problemi juaj të zgjidhet përgjithmonë?

ZI: E vetmja zgjidhje afatgjatë në të cilën besojmë është Srđan Popović, kjo është komunë e kosovës i cili, shpresojmë se do të na jep atë banesë. Na kanë ofruar në vitin 2016 shtëpi nëse kam ngastër, un nuk e kisha dhe nuk kanë mundur të ma ndërtojnë. Po të kisha pasur para do e kisha blerë ngastrën, natyrisht, që të më ndërtojnë shtëpinë. Shpresojmë se do të marrim këtë banesë këtu në Graçanicë, dhe nëse nuk e marrim do të thotë do shkoj para televizionit dhe publikisht do të largohem nga Kosova. Dhe dua të them se këtu në Graçanicë bëjnë shaka me neve sikur shqiptarët ashtu edhe serbët, serbët tanë. Cilët Serbë?! Dua të them për shefin, Dragan Velić, dhe apeloj që të gjithë të dëgjojnë dhe ta dinë. Dragan Velić është kryesori për kontejnerët tanë, dhe ai për katër vite ishte katër herë këtu, dy herë ka dezinfektuar kontejnerët dhe dy herë ka ardhur ja kanë ardhur paratë që të ndërtohet tualeti, i cili nuk është ndërtuar asnjëherë. Kam pasur këtu një aksident ku narkomanët më kanë goditur me çekan në kokë, bashkëshortja ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe isha në Graçanicë dhe në Prishtinë, isha në Labllasellë dhe ende nuk kam para që të shkoj në rezonancë magnetike të shoh mos kam ndonjë hematom në kokë, edhe pse me net të tëra nuk flejë nga ajo goditje, kaos. Aty na kanë thyer dritaret, ku komuna serbe e Prishtinës nuk ka dashur dy dritare, nuk kanë dashur Tetanus të më blejnë, ku për gjithçka më ka ndihmuar komuna Kosovare. Prapë, ndodhë që edhe ata të japin paketa, pra nëse ata nëntë marrin ushqim pse Dragan Velić i jep të gjithëve tridhjetë ushqim të cilët jetojnë këtu, sepse momentalisht ne trembëdhjetë jemi të rregullt që jetojmë këtu me fëmijë dhe të themi këta tetë, ato janë njëzet e një, të tjerët shkojnë në Serbi dhe punojnë, këtu thjeshtë banojnë. Dhe ne njëzet e një jemi të rregullt. Apeloj që këtu është vendi më i keq në Kosovë, Graçanica. Si është më i keq?! Është më johuman, i papastër, infeksionet, pra nuk mundem ta përshkruaj, këtu janë kontejnerët nga njëzet apo tridhjetë vite, të cilët janë përplot me fekale. Ja i patë se si janë banjat, besoj keni parë se nuk kemi një dush ku të pastrohemi. Pra rrymën e rregulloj vetëm, ujin vetëm, këtu e kam bërë një paradhomë që fëmijët, që mos të bijë bora deri në gjysmë të kontejnerit dhe uji ishte futur në kontejner, nuk kemi ku të jetojmë. Ne pesë persona jetojmë në 10 metra katrorë, po e shihni edhe ju vetë. Pra fëmijët lozin këtu në këtë gjysmë metri, ja Mihajlo e ka goditur tavolinën, është qepur me dy fije, e ka goditur tavolinën me kokë. Pra nuk ka fëmija ku të luaj, nuk guxoj ta lëshoj jashtë sepse ka minj dhe minj të mëdhenj, gjatë verës ka gjarpërinj, ka hardhuca. Lolitën, Spasić, para dy viteve e ka pickuar gjarpri, atë askush nuk e beson dhe të gjitha fotografitë ju kam dërguar si dëshmi, qëndroj pas secilës fotografi që e kam bërë, nuk ka televizion. Ka ndodhur edhe çatia e komunës ka rënë dhe ka shpuar kontejnerin, fëmija më është lënduar, po të mos kishte qenë kjo shufër dhe kjo mendoj se ky kontejner, ja i tëri është plasaritur, e tërë çatia nga ndërtesa, ka rënë tek ne. Për stresin tonë, për gjembjen tonë dhe britmat, ne kemi menduar se janë gjuajtur dy bomba, pra në shtëpi kanë rënë vetëm çatia kurse tek ne ka rënë në tërë kontejnerin, ky ishte kontejneri i Biljanës, ishim edhe në televizion edhe gjithçka, askush nuk pyet për stresin tonë, askush nuk është përgjigjur për asgjë, dhe ne jetojmë ende. Edhe për atë goditjen, kanë ikur, që më kanë goditur me çekan në kokë, është klasifikuar si tentim vrasje… Dua të them se këtu vijnë donacione, donacione të mëdha vijnë, por disa pasurohen. Të filloj prej nënës së Nëntë Jugovića e cila asnjëherë nuk na ka ndihmuar nga manastiri, ndodhë t’i japin njerëzve të cilët nuk hyjnë në manastir, dhe ne shkojmë tri herë i kemi pagëzuar fëmijët dhe gjitha por ata nuk na kushtojnë vëmendje. Tani Gujon javën e kaluar ka dërguar, neve as nuk na pyesin këtu. Arno Gujon është nga Franca, i cili ka dërguar një kolonë me kamionë për në manastir, unë i ftoj të sjellin diçka, paketa duhet të vijnë, fëmijët nuk marrin asgjë. Ne çfarë marrim është vetëm nga Srđan Popović kur sjell ndihmë të njëhershme pra na ndihmon në të vërtetë, vitin e kaluar e kam lutur për një derr, na solli, të gjithë morëm nga një pjatë për Krishtlindje. Këtu jetojnë edhe romët, edhe myslimanët, të gjithë jetojmë bashkë thjesht secili ka jetën e vetë, por është një padrejtësi nga Dragan Velić i cili merr pagë, mendoj se ai pasurohet në konto të gjithë neve dhe është në favor të tij që ne mos të marrim banesa dhe të bëhemi me shtëpi. Këtu kanë ardhur edhe UNHCR-i edhe KFOR-i, madje ishim edhe në Prishtinë, ku ishin 200 persona, ata na premtuan të gjitha. Un thjeshtë i kam thënë, na jepni ushqim sepse ne jetojmë nga ndihma sociale, neve an nevojitet pampers për dy fëmijë, atëherë kishim nevojë për tre, tani për dy. Pra, nuk mundemi të arrijmë që me ato të holla të blejmë, ne obligohemi në shitore dhe ndokush na jep e ndokush jo, dhe jetojmë nga muaji në muaj. Ne jetojmë këtu në kontejner vetëm që të mbijetojmë dhe të hamë, por apeloj tek të gjithë se është më mirë në burg të jetohet dhe se kushte janë më të mira sesa këtu, sepse këtu ka persona të vjetër, të sëmurë, ka prej atyre që mendërisht kanë ikur, pra këtu duhet, kemi dy shtëpi poshtë dhe lart, të cilët i kanë të gjitha dhe ne vetëm shikojmë, pra këtu janë djegur kontejnerët këtu gjithçka është bërë, këtu narkomanë janë dhe fëmijët duhet t’i largojë dhe mos t’i lëshoj jashtë të luajnë, ja do t’ju tregoj të gjithë kontejnerët të cilët i kemi pastruar mirë që nuk jemi infektuar, dhe dua të them dhe apeloj që Dragan Velić i cili mbanë tërë Kosovën dhe merr gjithçka, kurse neve nuk na sjell dhe fëmijëve tanë, Ljuba ka tre fëmijë dhe keni parë sa buba ka këtu edhe sot jeton ashtu, dua të them, problemi më i madh këtu është se ata përmes neve marrin gjithçka edhe nga serbia edhe nga bota…

PI: Po, dhe ajo ndihmë nuk ndihet këtu.

ZI: Po, tek ne nuk dihet këtu. Sa i përket komunës serbe, ne këtu, thjesht sikurse ne nuk ekzistojmë. Edhe ata, në rregull, duhet t’i ndihmohet secilit, por ata që kanë shtëpitë ata marrin lopë, marrin dhi. Tani një njeri ka marrë edhe shtëpi, ka marrë edhe ndihmë humanitare si refugjat nga Kosova kurse nuk ka lidhje me Graçanicë. Njerëzit kanë, serbët nga këtu, kanë në Serbi shtëpi dhe këtu fitojnë shtëpi. Pra, këtu më besoni, ja në Labllasellë rastet sociale kanë marrë si kjo, kurse të parkuar kanë vetura asnjë nën 10.000 euro,kurse të gjithë raste sociale. Ne jemi këtu raste sociale, duke filluar nga Turbo, Gorani nga unë, Tanja, nga Moma dhe Veki, nga Violeta dhe gjithë ne, ne jemi këtu më së keqi dhe jetojmë më së keqi në tërë Kosovën. Apeloj që të vijnë të gjithë të vërtetohen, të mos jetë se ne gënjejmë, të shihni si jetojmë dhe nga çfarë jetojmë dhe a na ndihmon dikush apo jo. Ja, në këtë valën e dytë të Koronës, në të parën kanë ardhur, kanë ndihmuar me disa maska dhe doreza, dhe kanë sjellë diçka. Tani askush asgjë, un nuk di çfarë është kjo. Ndoshta në këtë valë kanë marrë përsipër njerëzit me shtëpi, i ndihmojnë atyre, mirë edhe duhet t’i ndihmohet, por neve që jemi tepër keq, ja edhe nëna e nëntë Jugovića shkon përmes Svetlanës. Svetlana ushqen 2000 në ditë, çdo ditë ka Si M Si ndihmë për Kosovën, ndihmë për Kosovën. Kurse as një kilometër nga Graçanica ne nuk kemi kurrfarë ndihme. Pse ne nuk marrim ushqim, ata janë njerëz kurse fëmijët e mijë dhe të Lubës jo, ne nuk jemi njerëz, nuk e kuptoj. Dua të ma sqarojnë, pse ne nuk marrim. Nëse ata janë persona të zhvendosur brenda vendit, ne jemi të kthyer, ai nga Gjermania, tjetri nga Suedia, njëri nga Prishtina, ai nga Gjakova, pra ne jemi të gjithë të njëjtë. Unë kam kaluar botën, në migracion janë të gjithë të njëjtë, nuk e di cili është dallimi midis atyre dhe neve.

PI: Mirë. Thatë se, pra, gjatë luftës keni ikur në perëndim?

ZI: Jo, në serbi. Së pari në Serbi pastaj në perëndim.

PI: Së pari në Serbi. Më tregoni ku në Serbi?

ZI: Në Serbi kam ikur në Kragujevc, rrethi i Kragujevcit, pastaj e kam parë se nuk ka asgjë atje, dhe pastaj kam provuar botën që të arrij diçka, dhe atje kam qenë tetë vite dhe nuk kam fituar letrat dhe më kanë kthyer në Kosovë.

PI: Mirë. Sa i preket të gjithave mendoj se kjo është e tëra.

ZI: Dua të them se ne këtu …

PI: mendoni se duhet të shtoni diçka?

ZI: Po. Mendoj se neve këtu më së shumti, apeloj, dhe na nevojitet ushqimi, dhe pastaj na nevojitet higjiena dhe këtu të kujdeset dhe të kenë parasysh këta që marrin paga. Pra, komuna jonë e kosovës, pra që do të thotë Dragan Velić i cili është atje, Boban, ishte Tomica, tani edhe ndokush i ri në Komunë, të vijnë dhe të na vizitojnë të pyesin se ku është problemi, dhe jo vetëm disave t’i sillet ushqim dhe ne të shikojmë, prapë nuk e kuptoj. Ok, kush punon kush është në firmë ndoshta atij nuk duhet t’i sjellin, por ne nuk punojmë, ne jemi raste sociale, dhe shumë nga ne, pra unë, Violeta, Rambo, Mamo, dhe një e moshuar atje është.

]]>
Zarife Morina https://museumofrefugees-ks.org/zarife-morina/ Thu, 21 Jan 2021 01:15:36 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=1212

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Zarife Morina (e intervistuara)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ZM= Zarife Morina

 

BG: Qysh të kujtohet lufta, kshtu para se me ja nisë lufta, para se me ja filu gjithqka qysh jeni kanë qysh keni kalu, para lufte?

ZM: Para luftes, mas pari ishalla e ka zhdukë Allahu atë serbin, atë idiot.

Në ven tonë ka ardhë me na bo çmos, krejtë Kosova duhet me ditë se shka perjetoj 30 e kusur.

Pse tash me perdorë une tash prej dhimtes të madhe.

Ai nihere ja nisi në demostrat.

Atë here ja nisi me myt lopë at’her, ka 15-16 frymë, e bojke bageri sikur sotë e at’here qe së gjinen e i shtike në dhe. A se kuptojke Kosova Shqiptari qe çka oshtë tu ba Serbia hiq, të mdhajtë e Kosovës?

Na në shpi jemi kanë edhe e kemi ditë çka do të vje, se të kallxojke ai ty, se të sulmojke ai ty.

Ai ti hiqke prej punes ti hjeku polictë, ta hjeku ushtrijen çka kishe ti prej tina me u mbrojtë?

Pse su forcojshe, pse sdishe për popullin tanë me ja ba ni qare, ata dulen dikurë ushtarë ushtarë bravo ju koftë, e kanë dhanë jetën janë betu kanë dalë me pushkë.

A fitunë a s’fitunë sikur e kanë dhanë jeten kush ka ra, demek për tokë për popllin qe oshtë në Kosovë, për evlad e vet për prindtë për vllaznin për krejtë ngan njeri ni gjendje qysh t’nisesh. Si për familje nisu, po krejt Kosovën familje e ki kur jetojsh. Edhe ata hajt hajt. Kur erdh lufta ma qe dojke me ja nisë vrasjet, dojke me vra me të madhe qitke ujë nepër asfallta nuset prej kerrit kur i marrshin njerztë, lani durtë si ti e re s’ki kuptu.

Lani durtë kazanet, merre ni bure me ujë, tjeter nja tjeter me ilaqe une pe qes. Ni autobus u zhdryp në Krushe si janë nisë prej Prizrenit në Krushe të madhe o kanë kjo pozitë.

BG: i kanë la durtë?

ZM: edhe janë zhdryp me i la kishe me ata, me i shpërla me kta tash hypni, për dhunë pse a dashti me të rujtë ai ty, na spatëm kurgjo në durë. Qetash u për durë me i la. Atë herë s’ka pas për durë me i la. Vetëm shqiptarhanen me hupë, me munu me ja pru punën dej qatu.

BG: I ka zbritë qe ata me i la durtë?

ZM: Veç me i la durtë edhe hypni tash.

Ligj, për dhunë. Me të ndalë me ndalë autobusin me ndalë kohen, ke pasë ku me shku, i kanë zhdrypë krejt me gra e krejt. Krejt renë lani durt qitu lani durt qitu. Me zor e me hatër.

Edhe nusen e kanë zhdrypë. E kanë zhdrypë edhe nusen me duvak, i ka la nusja durtë edhe u hi në kerr prapë u shku te shpia e vet ku ka pasë. Qy çka pritem na kur erdhen deri qitu. Atëhere erdhi lufta. Tinez e ashiqare, Kur hini pernime a ta kalli pasunijen a ta vjedhi pasurien Serbi. Pse? N’ven tonë, na s’shkumë atje. Kqyr qfarë të drejtash kem, sjemi shku me sulmu serbin oj botë, o njerzt e Kosoves, o të shkollum. Serbia neve na ka sulmu në venë tonin veni jonë qe jemi le Shqiptarhane. Musliman të rahmetit të dovës të kuranit të Zotit jemi. Të Zotit jemi. Zoti na ka majt. Edhe na prejti hajde me ushtri, hini edhe mrena popullin se jo ushtarë. Edhe e mytke.

BG: Qysh ja nisi lufta ktu n’fshtat?

ZM: Te na në fshat tonin ja nisi lufta se ushtrija u kapen në 98 me forcë. Ushtria dulën në mejdan. Qysh oshtë lufta luftë. Me luftu me të veten çka kanë pasë. Po na tenka skemi pasë, topa skemi pasë. Armë topa s’kemi pasë. Çka kemi pasë, nje gulinov, ni automat. Tjetersen ske mujt me pasë ti, se se ke pas në vend tan ti armen. U dashtë me bajtë prej Shqipnie. Me krah neper qysh kanë ditë. Ushtria bravo ju koftë qysh kanë mujt qysh kanë ditë. Po janë dalë me zemer. Po edhe populli kemë gatu i kemë pritë. Me pas kanë mundsia i madh e i vogel ishum dalë. Edhe me fitu venin edhe me jetu në ven tonë edhe mos me na mytë. Pse na me u myt, për shka? S’jemi në Serbi. E te na nuk ka pasë luftë, se te na janë kanë forcat tu majtë. Ushtria tani shqipni e nato nato (qetu s degjohet çka thot).

Po u rujtë katuni, skemi ra në dorë të tyne jemi mirë jemi mirë. Burri u kanë invalid su kanë qe ja kemi marr kurr hyqymetit paret, me bujqësi jemi marrë. Me kon kanë qe ishim marrë me diçka na ishum shku te serbi e serbi te na. Na ta hjekum me popull na u ka dhimtë rinia jonë. Ushtari jonë qe ka nejtë naten po des a po bjen a po lufton a po fiton a. ai oshtë puna krejt qatu. Atë stene bum ra në Reqak. Pjesa e madhe e Reqakut 2 javë met 15. Tanë Kosova e din fortë mirë meselen tem po edhe të veten gjithkush. Neve fort kem dhimtë me të madhe. E pse ra Reqaki dul në dritë, pse erdh OSBE-ja. Se ai shihke. Ka pa ai po i ka fsheh vetë gjurmët. Jan mytë ska pasë kushë me ditë. Po erdh OSBE-ja 6 jav nejti a sa ka nejtë. 6 javë mas neve ka nejtë edhe i qiti në dritë se hala sish Kosova e çlirume. Po ra Amerika e kush janë kto shtetet na nimun. O m thanë djemt u ba Reqaki edhe shumë dhimt na erdhen. Tash thom aq shumë u burgosem dhe 1 dit zi majti Rugova. Njeri burrë, njeri i drejtë. Tha Muhameti djali i dytë tha nanë lshojshum telivizor, lshojshum naj kangë çka me ba mrena. Tanë janë kanë për luftë rinia, tanë e kanë dashtë me dhanë jetën për liri aty.

Po kta Veç e dhanë 4. Tha nanë tha sot tha Rugova me majtë zi për Reqakin tash. Sot e myten nesrit me majtë zi u kanë e shtune. Po nanë. Jom befasu 54. Po nanë ah moj nanë që ngatë. Kah oshtë? Ka Shtimja. Në Shtime gjithë ky kijamet erdh po vjen edhe Allahu na rujtë ka na. Thash po nanë a mos e lshoni as televizorin as radjonin. Jo jo djali jem jo. At dit tanve na zunë. Kaloi e Reqakit. I murren atje 1 muj ditë i majten. Në Prishtinë në kopellë. Kur u ba 15 ditë , qekjo xhuma i bojshin 1 javë kur u banë 15 ditë met 29 erdhë lufta te na. Kurgjo ska pas najë domethanje që ka diçka. Ka pas ni xhuma qe ne. Ni ditë u rrethu rrethë e rrethë katuni. Ska pasë mrena në katun kurjgo. Tash ju pruni ngushtë. Ushtrive ju pruni ngushtë. Atëher kishin pasë ardhë armë me marrë bajagi shumë. Mas lufte po edhe para lufte më kanë tregu qe qekjo tubë o da për Rugovë. Ajo tubë u kthy në ven të vetë. Janë kanë bajagi kanë lufu aty u mytë ni katolik. Edhe qeta 24 a 30 janë nda. Jan shku në Goden kanë pshtu ata dinë të plagunë. Po kur janë shku në Goden skanë mujtë me dalë, i kanë rrethu, edhe aty, ata e dinë qysh janë ardh deri qetu me ni fshat të Hasit atë natë. E tash hajde me ardhë prej pramje në Rugov të Hasit e prej Rugoves me shku në Krushë të Madhe e në Reqak u kanë shtabi jonë i shqiptarit i Uçk.

Kanë hyp me ni kombi, qe ku o ktu e kanë thirrë kombin sikur që kanë bajtë me i nimu shqiptarhanes, ushtrive kta kerre skanë pasë.

Tani u dashtë ato armë e ata njerzë të plagumë. Kerrit e kombit e, i kanë thanë hajde ti qesum me i qu …I rrethumë katuni dy ditë i rrethunë. Se tash çka ka pasë ata e dinë. Çfarë pritje çfarë rrethana u kanë tash nuk munum me kuptu se nuk e dimë. Në 5 sahati kanë hypë.

E xhuma, 15 ushtarë.

BG: ktu në Rugovë?

ZM: në Rugovë atë natë kanë bujtë.

E di që në 5 sahati e premte, të premten osht pazari këtu në Rugovë.

Ata Veç në 4 sahati e kishin pasë rrethu venin. Pazarin edhe asfallin, ish pasë rrethu Rugova.

Se tash qysh kanë ni çka di qysh e kanë pas kta. Edhe qyky far kojshie ja kanë lypë kombin.

Tani kta ju kanë dalë në pritë. Ik tha se ramë në pritë. Kombit, i zoti i shpisë me ni tjetër kerr. Ky u kthy, kur u kthy e pruni në shpi kombin me gjithë 15 ushtarë. Na në pragë. Të kallxoj tash, na në prag të shpisë, e 5 e 40 kur jan kthy borë, ra nja dy gishta borë. Zaher kysmet e egjel e gjaku i tyne me perfundos luftën. Ra ni fluskë borë. Ata për guma. Kta dyrtë qelë. Sa hi pa kthy kerri, shoferi me 15 ushtarë, kta 2 kompanjolla të serbëve Veç mrrinen. Ja kanë nisë prej dere me gjujt për 20 minuta. Nusen nuk e komë pasë me fmi ktu te të vetë. Unë jom kanë, çika 14 vjet, Burri, plaken e kemi pas 90 vjet.

BG: Burri me 3 djemt.

ZM: Po burri me 3 djemtë

BG: Sa vjet i kanë pasë djemtë?

ZM: djemtë…

Burri i ka pasë 57, djali i madhë 23- Selmani 23; Muhameti edhe 22 dit i mushke 20, me 22 shkurt 20 vjet ai i bojke; Nisreti 17 vjet e dy mujë.Të ri…

Ata tjert me luftu po, Veç ai me ju nimu qe u kanë qe u dufke me ju qu me kamjona çka kishum na po ata me ju nimu. A të thashë na me zemër krejtë jemi kanë të luftes, me pshtu jeten, me rrnu si mirë. Se qe u pa çka po bahet e Selmani prej sobes të vet erdh me plaf tha nanë kersiti lufta. Thash po nanë kersiti, fup edhe ra në sungjer me plaf e mlova si erdh me pigjame.

E Rrusta e dy djemtë në odë, sikur i bojshum, e kom prishë atë shpi. Në odë, tash ata derën në sakak a dish? Në aborr tonë pa marrë parasysh, kur e kanë qelë deren me dalë milici e ka nalë te dera. Tjera dyrë janë kanë, tjera xhama. Edhe burri ka thanë jo me baben, na ishum të rrethumë. Qyysh? Jaa tha ishum rrethu…

Edhe i ka çitë dy djemtë prej dritare në ballkan edhe janë ardhë në atë dhomën ku jam kanë une me plaken e me çiken. Edhe Selmani që erdh. Edhe ata djali i dytë osht hi në dyshek të gjyshes. Ajo komt e ftofta e ka shti gjyshja me ja nxe me grusht. Bjer me nanen edhe nuk kem kurgja po po tubohum e, edhe djali taj tup tup dytë, ai ish si ma anej, ata nuk dita me mlu, erdh burri, si burrë po dal. Edhe erdh. Thash ha Rrustë? Tha Zarife në të pshtofshum sot s’vdesim kurrë. Pse? Tha jemi të rrethumë! Une dej hina ktu Veç dej tumë kerrset. Hajli koftë! Hajli koftë! për çka mor, tha diçka oshtë. Nuk dishum çka oshtë na, na s’kuptojshum se e papritshme, e papritshme u. E tha ai tani i erdh keq e murr plafin e mloi djalin e vogel se une u hutova. Edhe tret i mloj aj, une veshun çika e veshme se erdh djali.

Edhe ni gjysë ore gati që edhe ma teper, jo ni gjysë ore jo. Ni gjysë ore Veç u mush serbë.

BG: Oborri a?

ZM: Oborri e krejtë katuni.

Gjysa e katunit te knej. Erdh forca e Gjakovës, e Rahovecit, e Prizrenit luftë me ba. Ata u myten, po tash u furcunë ata. Edhe thash qa po vin kto gjana kto tenka, tani erdh qatje edhe krytë qenena se kallxunë ata që erdhëm na ushtri luftë e bonem, hajde hajli koftë. U qumë na, apet u ungjum, kur u ba ora 7 hinen mrena e thynë derën e rrzunë stufen, pamproat qe ju kemi thanë. Edhe u qumë në kam, për djemtë e ri.Na serbisht s’kemi ba tash, na në kohen tem ni orë e kemi msu. Idiotat jan kanë hala serbt dikun dikun neper fshatra Rahovec e dikun

E dishna “Ustani” “Zagji” qe thonë qeto dy fjalë, demek tha Ustani une ma para, dulen kta me plafa me pigjame, Rrusta i veshun, hajde sagji me dor idioti… 5 te dera, krejt oborrin e rrethunë plotë, se kishe mos ka UÇK. U qova kur tha Izagji une ma para, edhe a ze besë që qetu automati deri vonë kur e kom prek thojsha për atë dit diqysh si dhimtë si siklet se më ra si, tani mu dokë ajo vrejtje më preki. Të ngrehin automatat, na mo deken, qitu e kem deken.

BG: me automat të preku ktu a?

ZM: po po se une po du me dalë e taj ma më ngrehen. Une tap me dalë më thanë shko ku je, shko tha ungju ku ke. Une edhe ku mu ungjë për dritare, qysh mu ungjë kah dritarja u pshteta, hajdi tha ju, mirë mushki, hajde tha ju Rrustes. Rrusta i pari, durtë përpjetë, Selmani, qysh janë Muhameti, Nusreti, Nusretit i shkunë deri qitu pigjamet, nuk guxojshin me qelë ftyren. Thojsha çka me ju thanë? Me biskatt, u dorzumë, Në ven tonin janë dorzu. Edhe dulen, na mshelen deren. U ngjiten naltë në sobë të nuses me kqyrë me marrë diçka, kish pasë nusja do dukat atu ktu do unaza, prekin shumë vshtirë, gjak i njomë, gjak i vertetë, edhe qato si kishin pas marrë, krejt i kenë hjekë. Si sot m bjen men ai kufer kur shkum me kqyrë me çiken, qishtu e kishin lanë, ska pas dukat të mmadh atu e kanë lanë, i murren mashqijt.

Po i vrajti Zoti, po nuk mujten me majtë kta vetë, edhe shkuen plotë 200 milic ktu në këtë oborr. E kanë bo oborrin tani i kanë qelë dyrtë 2 kompanjollet, aborri vet gjith diten, na mrena s’ guxum. Prej 7ve dej në 4 ora masdite. Veni o kanë i…

Në pengjere me kqyrë u tutshum, hecshin, i nijsha automatat, ata masakër po, po i jipshin ka ni automat tani qysh e kanë vrejtjen.

Se u pa lufta përpara qe i mytshin e bo gjithçka. Kur i thejsha çikes eh moj çikë, i myten, ajo më mashtrojke ma bre nanë mos njell keq. Po qe moj nanë, qysh po i ngjehi, perime i ngjeha 4 herë po secili që e ipke shpirtin, ethet në qiell në tokë, me qata 3 plafa çika më ka mlu të djemve, ma qitke plafin, qitma neës, moj çikë moj nanë, kemi dalë perjasht, se siklet, uf nanë, ku me dalë? Të rrethut, hajt hajt se po rri, po rri, kur u ba ora 10 erdhen edhe një herë, “a ki ma” më thanë, kukuu thash, kuku maa, “A ki ma?”, skam ma, nuk kam maaa. Durtë përpjetë, edhe i paskna shterngu dhamtë, çika tha thojsha tash Veç kur të na mysin, nanë tha se u qarte. A ki ma serbisht- Nemosh, serbisht kishe qe spo, ata krejt qisajde të rrethit tonë, po 4 herë i kanë nalë automatat, janë shku, as s’ka ardhë kush. As nanen sma kanë sha idiotat. Bollë, 4 mashkuj mi grinen. Po çka kanë bo vena vena edhe diçka te une s’kanë ba. Pse?

Masi që jemi kanë të paster, se boj as veten as so kanë në shpi teme, se skomë pasë, ska pasë, a kur e kanë qu, kur u ba 3 sahati i kishin pas ngarku milict, erdhen kamjonat dikur të privatve. Nja me ceradë të verdhë nja me si me të bardhë, a din që janë të bojë hinit kta kamionat a po mujsh me kuptu? Kamionat qe bajnë gja e gjana, merre se e paster oshtë. Ee e shtinen kamjonin me ceradë të verdhë mrena me i ngarku xhenazet, qa dishum na qa kanë mytë, kta kanë pasë dhen e lopë, i kanë mytë, i kanë mytë loptë. I marrin djemtë i rrehin i bijnë, une thejsha sma kajke apeta qysh 4 mashqi mi vranë, kur u banë 4 ja nisen me u bajtë krejtë, e kanë kry e janë bajtë i kanë marrë ato adetet e veta. Haj Zot, nanë tha po shkojnë, thash po nanë po shkojnë, e vjen baba me djemë, na po gzohum e po shkojnë, po lirohet veni, ata i kanë rrehë po po pshtojnë. Kush o me shpirtë pshton edhe shkunë. A ze besë, ni besë të Zotit për muslimanin që jem shqiptarë të Zotit përmi tokë krejt populli po njerztë e Zotit janë të vertetë e janë të besunë e Zoti e kush ka besë këtë ven edhe jeton qet vend

Atë here u ndal kamioni te dera jonë. Allahu e ka koqitë, a zë besë, nanë tha u prish kamioni

2 kompanjolla permas u bajten. Kamioni me xhenaze permas, sikur nuset qysh rrin kerri i nusev permas, zhdrypen serbët po i sillen kamionit rreth, dyrt qelë, a zen besë që Zoti Xheleshanuhu i ka nalë, e ka koqitë kamionin, se dulen prej dere 4 djemë, një gjysë ore sillu e sillu na kqyr prej pengjere. Tash qysh e marrin u prish, s’mujna me dalë, s’mun me ardhë Rrusta, s’munen djemtë me ardhë e na smujna, qëe Allahu e la rahmetin qe shkun perjetë prej këti veni.

U nis, shkoi, ja thash shkun, e nreqen oj nanë shkunë, tani kuptimin e merrsha, qe jemi shqiptarë të Zotit që e kryn hoxha dojna me shku te Zoti. Tokat tona ka me na mlu qaj dhe, kemi para Zotit Xheleshanuhu me dalë.

E, nejta, çika tha nanë, thash moj të qohna ti msheli dyrtë se kur të vjen Rrusta thotë gru ata u hjeken serbët pse nuk erdhe me i mshelë dyrtë, na qysh e kemi pas zanat shqiptari që u kanë adet, mue truni jem çka komë vepru disa vjet. U qova dola çika dul para oborrit, plaka në dyshek 90 vjet, ajo Veç tha ku i qunë djemtë tjeter sen s’tha, tha edhe në grusht, nuk dina nuk di, edhe dola me ingjen kur dola te dera i ka ra zi krejtë. Jan ardh kta të katunit e OSBE-ja u mush plotë, janë ardhë Osbet tu mi mytë djemtë po nuk i lejunë, se na at’her u gzum qe edhe në koftë diçka djemtë i pshton Osbeja, po kur u ardhë ktu ka thanë nuk u ktu ngjarja hajt katun mrena, se tu i mytë qatëhere djemtë, se ata i kishin pshtu, po edhe nuk kish pej atyne se janë tutë.

Edhe mas anena thash dyrt si mshela, se zi i kish ra rrugës, pa të keqen e djalit e të robve që jemi edhe të shpisë, thash kuuu… çka paska pas, se une dhen thojsha në luft kokan mytë, e pashë me OSBE qe ja myten vllavin ni kojshijes e ai tu fol me ta, a në ora 11 kishin pas lajmru që Rrusta me djem u mytë, e pe thirri atë far kojshie në emër sa po muj. ai spo guxon me u pergjegjë me më pa në ftyrë. Pe din çkaa ka, çka u ba u rrny ni sofër mashqi u pre, s’foli, edhe nja tjeter erdh thash kqyr bre po shkojsh qitu a, tha po bre, edhe ai e kish ditë. Thash thuj Rrustes hajde moj, hajde në shpi. Po po. Thash edhe djemve, po po tha ju thomë, krytë ungjtë edhe hini, e nejta edhe pakë, psse more thash une nuk shkoj, më thotë Rrusta pse moj gru nuk erdhe me më lypë edhe djemt me i lypë që i ke qu, Veç kur më ka bo menja qpuq, ajo dera ngatë, kur kom dalë në derë e pashë kombin, gjaku dej në zog të kames para kombit.

Janë mledhë OSBE edhe krejtë katuni ishin hi për 20 minuta, u mejra nana, thash i paskan mytë. Po flladi (lehtsimi) i Allahut i fortë, kur hina aty pom thojnë gratë e shpisë, çikat e axhës dada Zarife thanë ku i ki djemtë? Thash aaah të vraft Zoti, mu murrë zemra perniher, thash qetu djemt mi kanë marrë, me gisht. Kcej ajo shoqja i kish pas pa ajo, po tha dada Zarife bacen Rrustë e Selmonin i kanë mytë te kombi. Aaaah, tha edhe i kanë thanë krejtë jeni ushtri, edhe kqyri ushtrijen se i kini majtë e ju keni dhanë me hanger, me neve demek po doni me luftu, qe çka ju ka bo ushtria, qe qe qa ju ka bo ushtria, krejt jeni ushtri.

Edhe djalit mas pari ja paskan hi thikë në qafë më tha ajo, paska ba uuf nanë, djali edhe u ni, qato shpiat anej e kanë ni. Veç më kanë kallxu mas 5 vjete për piskamë që u ni see here 7 sahati. Tani Rrusten qatu e kanë pre, të kallxoj tash qysh e kanë pre. Po ata dy tjertë, dashti me kallxu, ata pak ma vonë edhe ma tjeterkun i kanë qu, dy të ritë, tha nuk dimë për ata, i tha ajo njana kunatë grujo grujo çka po folish, tha ti nuk ke pa kurgja tha çka dishë? Ajo tani u zbrasë sum kallxoj ma. Ata ma tjeterkund, tanë i kanë thy në bri e në mushkni, po ata dy tani i kanë thy me krahë e me trupë e me qyshë ka ditë serbi!

Qekjo oshtë masaker çika jeme, Reqakun e kanë pushkatu e i kanë masakru, Rugova e Hasit oshtë masaker e gjallë. Me shpirt kanë lujt sikur pulat qe ja hjekë krytë, Që shpurdhin, qe s’rahatohet deri ti del shpirti, kta qishtu i kanë mytë, edhe kumë pa prej shehrit, komë pasë me shku në gjyq të Hages sum kanë qu. Se unë qeto biseda çka kom pa çka i komë dëgju i komë kallxu, as si shtojë as si mangojë, se e kumë dhanë ni familje, e kum dhanë për qetë tokë, 9 ditë janë kanë në Prishtinë atje që i murren i qunë, kur u banë 9 ditë erdhen thanë hajde me i marrë gjenazet, kush me guxu me i marrë gjenazet, edhe OSBE-ja nuk erdhën, edhe ma tani dulë Veç e pane çka të thushë. Kur shkum në Prishtinë ni kojshi Selim Beqa tha une du me dhanë shpirtë, ti 4 tha une për ta. Jaa thash ti po, po une me ty. Jo tha po gjall të kofsha. Thash une i ngjoh djemtë se me pigjame i komë qu, thash mos une du mi marr djemtë e mi, a munesh tha, thash muj. Kta kanë dhanë jetë, thash me izë të Zotit muj. Me ditë ku i kam, jam shku me ta. Kur jemi shku në Gjakovë thash OSBE-së 4 xhenaze une s’muj i çoj në shpi, me e shashtrisë familjen, plaka ish ktu, ish ba kiamet. Mas NATO-s janë ra familje çika jeme po nata të ka mytë atëher. Edhe na kemë kujtu qe shkojmë mas natos. Kjo masaker deri u ardh qajo nato, shkoj Millosheviqi, me qetë masaker ka shku Millosheviqi. Sa u kanë Klintoni atë herë, e qeto suretat e djemve të mi, OSBE e Klintoni i kanë pasë tavolinë. Kur jemë dalë në Prishtinë ai i OSBE Fisheri ju ka kallxu burrave, a dultë a dul ajo familja ka thanë po, ka thanë ra qajo familje, Millosheviqi nënshkrujti. Se kumeditë kur ish anej, po nënshkrujti me ra nata, na perzuni me na qitë. Me pshtu qysh pshtumë, se edhe në Serbi na kish gri, po ka dashtë Zoti, u tutë se e kapi Amerika me të madhe tani e na qojë në Shqipni qeta që kem, metem, katunin e dogjë.

BG: A keni shku në Shqipni tani a?

ZM: po, kemi shku n’Shqipni. Po kur shkumë na me i marrë në Prishtinë thashë në Xhami, në Xhami e kanë nreqë katuni venin, atë natë ma xhenaze, 4 të mitë në sabah në 7 i kanë mytë, edhe të ketë të zotin e kësaj shpisë e kanë mytë. Edhe tre të ni mahalles qatje edhe 1 qitu ngat, 9 atë ditë i kanë pre të Rugovës, po të mitë 4 edhe ni familje, ata nepër shpia ka 1 ka 1, 5 ata edhe 4 të mitë 9, e kur komë shkru zaher 24, 15 ushtar, 24 atë dit janë masakru e janë mytë janë pushkatu, luftë e përte luftës, Rugova e Hasit, “Kombi kuq”, kur shkumë mi marrë hinum te kada. Idiotat, drazhat me mjekerr dej këtu, e djalin e vogël 17 vjet e denojke Zoti edhe hyqymeti erdh Amerika, po ti po thush ushtar, po qyky ku ke ushtar, edhe invalidi nuk mun me i kapë ato armët, e këta dy dashti me i nalë mos mi dhanë dokumentet nuk i kish pasë nreqë edhe nuk po mujna me i gjetë, une u tuta se edhe aty u tuta e vini merrni tjeterditë thash kurrë sot ata dy spo muna e këta 7 merrni, Rrusten, Selmanin, Selmanin, Muhametin po,

e Rrusten e Nysretin jo. A të thashë se i denojke veni i denojke bota, unë u mashtrova thashë ani të pshtojna shtirë aty sit i folshe ai të pushkatojke qaty të like. Hinem tani në kapellë, atje naltë tha po të kujna janë këta kështu, jo thash smuna 5-6 vet sikur të familjes me i marrë me kerre, tha nana burrin e 3 djemtë, aty idioti e lujti krytë njani, tha shumë koka. Edhe tha ka 1 cigare a e pin duhanin, haj Zot jo jo jo ai kojshia tha jo jo kërkush se pimë duhanin edhe nervoz ky, e qiten i prunën kur i prunëm në Gjakovë eh kah erdhën OSBE ja erdhën me neve ka jemi shku jemi shku të pasigurtë. Ka erdhum me xhenaze OSBE i nreqen letrat tha ja ni marrshum kojshia, ni marrshum tanë tha po, si marrim tanë tha vimë neser jo krejtë jo hiq.

Presum, u ba 8 aksham se masdite shkumë.

Ata nreq se qa kish dokumenta të gatshme, po e dishin qe po i hanë grepi tani, po e merr vesh bota 100%, i nreqen letrat mi dhanë letrat kur shkumë atje mi nxjerrë hajt tha se po i bojna tani shkumë në kapellë aty, kur shkumë i kishin nalë në najllona të zi. Menja jeme që veeshen, ah loçkat e nanës i rujë teshat çka ju kanë ba teshave. Kur e heki që e heki ai kojshia Rrusten e shploi, ati ju nalë fryma, mu mu nalë fryma mu më erdh atyhen me biskat që mos me pasë kush në tokë Veç me flutur, sikur në televizor që po bojnë qeta humorat qeshtu, qashtu më erdh me ba. Teze u mshelë goja, mu ka nalë fryma edhe ai tap anej unë anej, u ungjum si bubgji qishtu, ai me automat Drazha me mjekerr qa po folum. Teze tha ruju, mau. Djali i axhes qe të pruni çika e Isufit. Jemi kanë me ta me Selimin, teze tha mau, s’mujsha me qitë fjalën me qitë fjalën kumeditë çka u bake. Po tash smunë e perqojsha mrena tash smujsha as me qitë as me qu mrena. Trupi, 20 minuta, edhe ai edhe une atina ma heret i kish ardhë. Teze tha a je mirë? Thash po, u forcova, Emri i Allahut edhe u forcova, Selim, tha ha, thash çplo edhe niher, jo bre teze i pamë, thash jo jo jo Veç du me ditë a janë të mitë. Për qata jam ardhë s’jom ardhë ktu, ai qaq ke, pe qploi, tha a oshtë baca Rrustë thash po, çka me pa…

A o Selmani aha, a o Muhameti thash po, qe Nisreti thash po.

Thash qoja dorene Rrustes, ata se kishin pas prekë hiq. Ata se kishin pas prekë hiq, se deshmia e Allahut, çka do Allahu, Allahu e runë, xheleshanuhu. Knej krejtë i kemë pa të kallxoj atë dorë deshmi e ka lanë me ja pa bota çka kanë bo, e qaj gjakë i njomtë me fitu këtë Kosovë, qata më ka ardhë zor që s’kanë ardhë këtu ata bile niher në mujtë me ardhë me thanë oj shpi qysh jetoni, hyqymeti e komë punen shteti, qe a jeni tu e përballu këtë kiamet, kiametin kërkush s’mun me përballu e me kallxu. Po thom këtfar katastrofe, jo hiç kurrë. Veç për veti, edhe e qoj doren, qe be tha dora e baces Rrustë, e thash lshoje, 10 dit të butë oj loçka jem të butë, se deshmorë, dëshmorë kanë dhanë gjakë dej në gu, kur erdha te Nusreti, qoja dorën e Nusretit, e ka pasë ni shejë Allahu e ka pasë falë, e ju rritë thojke nanë une skamë nevojë se edhe në dorë të majtë edhe u rritë se Zoti ma ka dhanë sahatin, po djali jem une thojsha, thash qoja dorën me ja pa Veç për qet bisedë qe e kena ba. Kur ja qojë thash ah loçka e nanës. Edhe e lshoj, e ngarkunë, erdhum, kur erdhum në Gjakovë na rrethunë serbët natën, luftë, luftë. Tash hajde me i qu në spital me i rrejtë botën që nuk janë kanë në Prishtinë po janë kanë në Kapellë, në Gjakovë. Janë shkarku, qitu janë ngarku qatje janë shkarku, kur janë ngarku qatje janë ngarku në Gjakovë, a u banë 4 herë, 2 herë të ngarkum 2 herë të shkarkumë, edhe secili në Gjakovë une çka atje të koftë, me ja qitë dorën me mu kapë kamera që prej Gjakovës i ka marrë. Edhe në Gjakovë dulen do gra të spitalit me kqyrë çfarë tmerri, në dritare që i kanë, a qatu lujten serbët. Se plot serb të rrethun si qafkat. Aa, plaku serb se 4 herë durtë i qita, ka pasë najnjo qe u ka befasu, gjyna ni familje 4 vetë në venë të vetë. Kur i kemi punu këto a jan shkarku 5, kur jan shku n’vorr a jan ngarku 6

6 her ngarko shkarko, e Veç forca e Allahut më ka majtë, pse forca e Allahut më ka majtë?

Djalin Zoti na e la me kanë në ven tonë, pleqni a jeta, prita percjellja. Me ekistu edhe niher ky ven. Nusja ka nejtë, çikat tu rritë, 3 çika të miat, Ato babë e vllazni, ato ai ymyd mos jan në burg, njana ka than babë qoju bre plafa se narthin nashta i rrehin. Ajo e Landovices qoju bab 1000euro jepjau serbve mos ti munojnë. Se na thojshin këtu gjallë. Edhe e rrejshin çiken qe janë në burg. Niher çika dej dulë xhenzaja nja 3-4 ditë se kanë ditë qe janë mytë. I kanë nalë në burg janë, televizorat i kanë nalë nepër shpia, ata të vetë, ato ngajshin sikur të çartne me kqyr televizora, po tanë i shymshin trrak struja, u nal struja bi u nal struja, prej Kuksit e merrshum strujen, në Prishtin ska pasë. Na prej Kuksit i mershum lajmet, çika jeme 6 her u ngarkunë e u shkarkunë. Për qet ven e dhanë, e kur shkova unë qe shkova, 2 jav ditë kom shku te ai veni i djemve, gjaku sa dushë, ah nesrit kur jomë shku, i qumë xhenazet atje shkumë te kojshia, kur jom ardhë me kunatin e kum marrë kundren e Rrustës, e komë gjetë kpucën, nuk dita me i gjetë kpucet se u pina, jom shku te kombi, thash qe e Rrustes kundra, e kom marrë. Cigare t’ushtrive, briska të kuqë, a din që i binë prej shteteve, shkrepsat, kundrat e ushtrive. Se kpucat e mia i kanë hjek, kundra e kpuca çka kanë gjet fmia pakë a shumë, krejt janë bajtë të ktuhit, të shpune të prishne, kur kom kqyr kombin, kqyre çika jeme krejt qata ushtarë nanë më kanë pasë, për qatë ditve tanve ja u kamë prek copat e flokve, copat e eshtrave, po edhe djalit tem sigurisht, e burrit tem e, trutë sikur peni i kishum, si u dalë truni trrap prej kres atje te koftë u ra në kombi, prek, gjaku dej në fyt. Trut e njerit, copa ashti me flokë, rahmet shpirti ju pastë, ju kom prek kundrat, ju kom pa cigaret, ju kom pa shkrepsat.

O Zot nimona. Neper gjak, deri u hjek ai dhe 6 mujë a 1 vit, edhe kur u ba 2 jav dit, mraz o kanë u shkri qajo fluskë bore, kur o shkri me gjak ka dalë ka dera jem atë her ska pasë kanalla, kur u shkri qe e kapi vada. Se vjehrra nuk e dike se nersy saj skomë folë, kur jom dalë te dera me gjithë çika, gjaku i deshmorve, djemve të mi ka ecë rrugve, sun e ka la kerkush, a shkuma deri e kanë hek at dhe, ai gjak kur ka ra shi ka shkumu neper qeta vena. Se shpirti i Zotit, shpirt me zor serbi, për ven e kanë dhanë, e për çka e kanë dhanë, erdh lufta, me fitu me gjak na koka kanë. Para lufte me dit qe me met diqka ma mir

Mu rrit ky djal ku me dit ku mu rritë, o o djali nanes, nuk jam msu une nane e kosoves, tana nanat. Nuk jan edhe nuset e reja sikur e jemja,s shumë nuse ka pas po edhe jetmet, shumë jetime ka pas, po edhe motrat, shumë motra ka pas, po motra nashta ka pas najo me 2, të miat me 4

3 ni sofer, ni sofer, po emri i Allahut kom perballu për kta t’gjallt, Ata n’xhenet Zoti i past qu, e gjaku i tyne kurr mos huptë, e katuni shumë m kanë bajtë 20 vjet shumë m kanë kqyrë, une skom qit

20 vjet puntor prej dere, menxi e kemi rritë djalin, edhe i kem dhan shpresa djalit, Mu knaq djali, mos me ditë çka u kanë. Mos me i mrri kto gjana, siguristh edhe çika edhe tanë, na i perjetum të mdhojtë, kjo nuse e re, une nanë, motrat moter, nipat kush e ka mrri t’mdhojt ata e dinë, të vogjlit, po perjetohen si sot çikat i din historinë, e une jam e burgosne.jo, jo ksaj dhimte. Spo dham me ma dhan boten m kanë shku djemt, mu krejt boten me ma dhan pa i pas djemt sm vyn

Qka pot vyn bota, na do ti lam krejt gjanat, na edhe qeta çka e kemi qet idaren do ta lam kur tem vjen koha se mushen dit edhe shkojsh po, jo me vleft, po une po tutna po edhe nuk po tutna po Veç pom vjen Veç prej Zotit gjynah qe kanë me pas hak ket gjak t’djemve t’mi. Ta dinë se skan ditë kush kuj, për ushtar janë myt, për ushtar e kemi dhanë jeten, për Kosovë e kemi dhanë jeten, për populli me rrnu ma mirë 6 jav dit kom dhan dokumet për qet popull, me hanger sot me lug t’dukatit. Kishit hanger nan me lug t’duaktit, ata e dinë 1ka kanë ba, se o kanë veni se bota u derdhë në Kosovë, bota u derdhë në Kosovë o çika jeme, krejt kishin gjalu për 3-4 vjet me fabrika me krejt qiky fmi tash nuk kish met shkollë me ba e me met rrugve kish shku n’ven të vet kish jetu, ata e dinë, Le të bojnë çka të dojnë.

Veq qeti gjakut tem, kush o n’hak qe se ka zmadhu, kush o n’hak qe e ka hanger sna ka dalë hakit le ta din fort mirë qe kanë me pas siklet t’madh, Veç prej Allahut. Veç prej Allahut, Çika jeme ti falemineres qetu temas edhe nuk muj me dhanë ma deklarata. Se une 100% tash gjyksin e kam ngusht, po, m’tha çika e Isufit, a ke djali a çika, çika o në Prishtinë, tezja Zarife tha dojna me i çitë në muze, dojna me i majt sikur qe po dalin tha para 3000 vjetve deshmi për secilin po para luftes t’dyt sa osht 50-60 vjet, se edhe kjo tha sit hupne jan se po dihet Kosova ku na shkun t’mdojt atje e tha po dojna me dit qe kah e ku e kush o myt e çka ka pas. Thash për qata jap tezja, thash për tjera gjana me i mush gjepat e vet mani.

BG: Jaa nuk e kemi.

ZM: se une kom dhan shum, e nashta gjepat i kanë mush çika jeme.

BG: Definitivisht qajo ka ndodhë.

ZM: Qashtu ka ndodhë edhe kom ni edhe e di.

BG: Edhe hala osht tu ndodhë.

ZM: Hala.

ZM: Po qashtu çika jem.

BG: E në Shqipni a keni dalë?

ZM: Po kemi dalë. Në Shqipni dulem, nuk na ngucen vetë, dikan e kanë ngucë dikan jo, po na shkumë ni asi 4, sju kemë dashtë, ass letrat e rrugës sna i kanë lypë, ja, po une kom shku se tani ika prej tutes, nusen me 3 fmi une Veç me plaken jam dalë e me kunatin, a kta të 4 në Prizren 6 jav mas kanë ardh n’Shqipni me neve, une sdisha kurgja thojsha edhe kta u bo beteri, edhe djali met anej, kur shkojsha me hanger buk se n’Bulqiz jom kanë une, sdi me ta kallxu at venin e Bulqizes, atje kom fol e kom dhan deshmijen, osht ni program, e kanë gjet populli, e kom ngu nja dy herë tash sdi. E, shkum atje, kur shkojshum me hanger bukë e murren vesh kjo nanë 2000 vetë atu, a të kanë ardhë fmia jo. E lujshin krytë, Veç me plaken isha shku une, me kunatin me 4, edhe ky djemt i meten i murr, 6 na meten 6 shkum na familjet me kunatin erdhem u tubumë mirë atje pshtumë, erdhem ktu, tani filloi Allahu na ruajte merzia ma shumë, himja dalja erdh djali qitu Veç sdi çfar zemre poo Zoti pot majka, shumë jemi kanë krjetë shpia.

Veq une si nan komë pasë obligime të mdhaja, tan me i pajtu tanë me i rrethu 2 fmi jetima me i rritë tanë, jemi mundu kta qe mos me kanë t’burgosun, se t’ri jan let rriten kta kurgjo hajt nan Zoti selamet knaqi, knaqi luni, sebep qe shkoi për ta inshaallah nuk bohet ma kta me perjetu na t’mdhojt kemi teper, deri t’him n’dhe drrasat dhevi qe t’na mloj na kem seklet e dhimt.

Vetem pa t’keqen e gjallve mos u prevofsha, vetem çka obligohet si truni, bi edhe qohna pa flejtë bi. Me hi menja qysh e tek une qohna edhe gjum ska, po Zoti ma ka dhan se ju kum lut djali emri i Allahut çikat nipa mesa krejt familjen, e sebep tyne Zoti se kur isha kanë ni gjendje Zoti qe më ka rujtë edhe kta ma s’kishin ekzistu, ai i gjalli, edhe qeni në zingjir rrin, Veç ishin kanë me të meta, po tani une ju kam dhanë forcë kta më kanë dhanë forcë. E kemi majt njani shoqin, elhamdulilah. Në emër të Allahut faleminderit!

BG: Faleminderit shumë edhe ty!

]]>
Vetim Krasniqi https://museumofrefugees-ks.org/vetim-krasniqi/ Thu, 21 Jan 2021 01:10:35 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=1206

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Vetim Krasniqi (I intervistuar)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VK= Vetim Krasniqi

 

BG: A po më tregon qsyh ka qenë situata para luftës, qysh e manë mend?

VK: Në atë kohë, jam kanë 17 vjeqar edhe jam kanë në gjimnaz. Neper shkolla jemi kanë neper shpija, edhe mu më ka ra 2 vjet me kanë në gjimnazin nepër shpia.

Kena pasë telashe edhe kur kena shku në shkollë, se jo na kanë nalë rrugëve ushtarët, policia na kanë maltretu, disa edhe i kanë torturu po qitash u dsht na me shku në shkolla me qato kushtet tona. Çantë s’kena guxu me marrë, veq ka 1 fletore kur kena mujt me i mshefë ato dikun. Edhe mas një kohe situata veq tu shku u ba edhe ma keq, ma ja nisi mu mshelë krejt, na na kanë ngjitë nifar bobmë dore në gjimanz, në oborrin e gjimnazit edhe aty shkolla ka vendos me e anulu procesin, edhe jena kanë të mbyllur krejt.

E, unë kam jetu ma herët në lagjen … , aty jena qenë familje e madhe jena, jena kanë dikun 10 shpia, prej 10 shpiave 8 shpia janë ni familje, domethanë kur po thom ni familje oshtë kusheritë.

Edhe na kena pas ni oborr shumë të madh, dikun 70-80 metra edhe 10 metra gjanë ose 15, nuk e di saktë edhe janë kanë një derë e madhe e mbyllur.

Kur situata u ba tejet shqetësuese, kur u mbyllëm ma krejtë, na e mbyllëm atë derën, edhe nuk ka pasë çasje aty, edhe na zakonisht rrishim gjatë në oborrin e jashtëm tonë kohen, edhe aty ka pas lëvizje të ushtare edhe të policise. Po çka ka punu në atë kohë ka punu posta, posta, posta o kanë atëherë me shpernda penzionet, çka po di faturat e ujit e të rrymes.

Edhe në atë kohë mu më vjenë posta në shpi, edhe ma sjellë një letër mu edhe një kusherinit tem se na jena në një moshë. Letra është për me shku në rekrutim në ushtri, se në kohën e Jugosllavisë, me 18 vjeçar shkonë në ushtri, po me 17 vjeçar shkonë Rekrut.

Edhe rekrutimi mbahet në Nish, domethanë rekrutim është kur shkon ti kontrollohesh, gjendjen mendore nëse ke ndonjë diçka tjetër, edhe aty vendoset nëse je apo nuk je për ushtri.

Edhe, në fakt para kësaj, se po du me e kallxu arsyen pse kena ikë.

Se na nuk e kena mene për me ikë, me shku në Shqipni as edhe nuk e kam pasë në menë ata hiq.

Po kur u keqsu situata, kur në atë lagje 2-3 her u gjujtë bombë dore, ajo pak na ka traumatizu, po edhe kjo letra kur na erdh për ushtri ke që vendosa që une duhna me ik se edhe postjeri pak më ka friku, se ai kish komuniku me polict edhe ushtarët që janë aty jashtë, ata i kanë thënë çka është kjo, ky postrjeti i ka thënë se une jam tu shpërnda fatura të rrymes, nuk i ka tregu për çka.

Se me i pas tregu që e kam për ushtri, ata kanë pasë aryse me ardhë mrena e me na marrë, qysh i kanë marrë njerzt për me hapë rova, nëse ju kujtohet.

Edhe mu edhe ati kusherinit tem na erdh kjo leter, si erdh kjo letër, aj postjeri na kallxoj që i ka rrejt policinë edhe ushtrinë, i ka thënë që jam tu shpernda veq fatura e jo letra për ushtri, edhe qajo o kanë ni arsye qe unë kam thanë që une edhe kusherini jem duhet me ikë, për mos me na marrë policia edhe ushtria serbe.

Edhe të nesermit kena vendos me ikë, na jena kanë 17 vjeçar, jena kanë fmi, i kena kërcnu familjen ju kena thanë na po ikim, ndaqit me ardhë hajdeni.

Edhe vendosem të nesermin, domethanë Unë, Kusheriu jem, vëllau Haki edhe familja jeme e ngushtë, ndërsa tjerët kanë nejtë aty.

Qajo letër ma shumë mu më ka bo me ikë, më ka shti me ikë.

Edhe, kur jemi shku në stacion të autobusave, në stacion të autobusave ka pas shumë njerëz, shumë autobusa, në mënyrë të organizume jena shku rrugës për Vërmicë, po çka më kujtohet aty osht qe ka pas shum punkta, punkta të policisë dhe ushtrisë, edhe autobusat nuk kanë mujtë me shku deri në kufi, por osht dsht me u nal shumë nastha 5 km- 10 km ma mrapa, ku aty njerëzit kanë më vazhdu në kamë.

Edhe na tu vazhdu në kamë, çdo punktë janë nalë janë keqrajtu, janë malltretu, kanë marrë pare..

Në autobusin tonë, ne i kemi tejkalu 2 punkte, se janë kanë 5 punkte, na arritëm me i kalu 2, ose 3 punkte me autobus, s’ka pasë nevojë me ecë.

Po pastaj edhe neve na ra pakë me lëvizë, nëse nuk gabojë shoferi i autobusit ka qenë serb, edhe ni person aty që o kanë në autobusin tonë janë njoftë. Edhe kjo ka bërë që mos me u malltretu në qato punktet e mëhershme, po ke vazhdu deri afër kufiinit.

Aty psh krejt atë autobus janë kanë plot, dikun 50-60 persona, kena pas dalë edhe jena pas dalë tu shku për kufi kamë.

Domethanë neve autobusit tonë nuk na ra shumë shumë me ecë, nashta 1 kilometër.

Edhe aty në kufi, në fakt une si i ri edhe aj kusherini jem jena kanë të parët tu ecë, ndërsa grupi i dytë janë kanë ma mrapa, edhe na tu afru në kufi e pamë kufinin asnjë njeri i gjallë, asnjë ushtarë as hiq, o kanë si me kanë (spo degjohet)

Edhe na mendum që të ikim sa s’kanë dalë, po kah me ik?

Me hi në kufi, apo me pritë grupin mbrapa që po vien, familja jeme edhe e kusherinit janë kanë mrapa.

Edhe aty o kanë ni moment i keq, kur ke kqyrë anën e djathtë, naltë në male o kan, ke pa ushtarë me snajper, ndërsa në anën e djathtë poshtë ke pa njerz që i kanë marrë ata me hap gropa-rova.

Edhe ky kusherini jem e pa atë vllaun e vet atje, se vllaun e vet e kanë marrë ma heret në rrugë e kanë zënë e kanë marrë edhe u kanë aj tu punu tu qelë gropa.

BG: E gropat për çka janë qel?

VK: Na ju thoshim Rova, Rovat janë gropa të, janë për me vendosë mina, ose për me bo barikada për luftë, domethanë tanë njerzit i kanë marrë vetëm për sherbime me i kry ushtrisë, edhe ata janë kanë si rob aty, a din.

Qaj o kanë moment i keq kur e pa ai, o kanë pak larg, 1km-2, po e pa ata.

Nuk o kanë ai vet, ka pasë plotë.

Po për fat të mirë ato mas një kohe i lshunë, e aty ai e ndeu veten keq, ai momentet janë kanë të përzime, a me ikë na?a mos me ikë.

Knej grupi o kanë mbrapa, knej asnjë njeri i gjallë nuk është në kufi.

Qatë moment ne vendosëm em ecë ma shoejt, e kena pas 2 torba kshtu në krah edhe një .

Qat moment sit jena afru na në kufi, qat moment kanë dalë 2 polic serb, po ata diqysh nuk na kqyrën hiq, veq thanë veq vazhdoni.

Vazhdum, edhe o kanë nifar rampe, kjo pak funny met kallxu, une e ula kokën për me kalu rampën, çanta jem më kapet në rampë, edhe unë menoj që ai polici më ka kap.

Qajo o kanë frika më e madhe, pastaj ne e kaluam atë rampën, edhe tash metëm në atë zonën e askujt, që thonë zona as e Kosovës as e Serbisë.

E aty ka pas shumë gropa edhe barikada po pa ushtar, po për fat të mirë na nuk kena vazhdu me ecë, na jena nalë aty, kena pritë grupim.

Ata policië që dolën prej objekit të kufirit, ata i nalën komplet.

I nalën edhe aty ata kanë lypë pare ose pasaportat ja u kanë marrë, leternjoftimet ja u kanë marrë se aty ke mujt me pas humë tabela të kerreve, pasaporta, tesha…

Pse po tham për fat të mirë që na jena ndalë e nuk kena vazhdu? Se qajo pjesë o kanë e minume na nuk kena ditë. Nuk e kena ditë, edhe kur e lshunë grupin komplet në atë grup o kanë, kanë pasë disa njerëz që kanë qenë ushtarë në kohën e Jugosllavisë edhe ata na kallxojshin mos ecni knej, duhni me ecë knejë, mos ecni këto janë mina. Deri në kufi si hinëm, në kufirin e Shqiprisë.

Tani prej atyhit na dolëm në Kukës, edhe në Kuks, familja e gjysës tem janë të Shqipnisë, janë kanë në fakt, eee, gjyshja jeme edhe pse ka lindë në Prizren është me prejardhje prej Kuksit. Ajo me familjen e saj që dmth tezen e babit, kanë pasë banesë edhe kena nejtë në Kukës 2-3 javë. Tash aty 2-3 javë kena punu, kena marrë ndihma, janë kanë organizatat Arabe shpërndajshin ndihma, se Kuksi e ka pasë edhe një kamp, kamp çadra-shatora, aty shpërndajshin ndihmat. Edhe unë me këtë kusherinin tem edhe një tjetër nuk më kujtohet emri, jena kanë shpërndarës.

Krejt kamioni na mirrshin, na shkojshim në kamp edhe e manim renin, ju jepshim ndihma njerzve dy-tri javë kom punu qatu, deri sa erdhë puna me shku në Tiranë.

BG: E qysh ka qenë eksperienca jote me shpërnda, çfarë atmosfere ka mbizotru?

VK: Aty diqysh u kanë, unë jam kanë në banesë në Kuks, dmth për fat të mirë jam kanë në banesë, unë edhe disa familjarë të mi. Ata në çadra janë kanë në kushte me të vështira.

Edhe kur kena shku na me shpërnda ndhima, aty e kom ni vetën shumë keq se ka pasë për gjithë kand, për krejt se shumë ka pasë ndihma prej organizatave. Tash mu më kujtohet qe kanë qenë arab, një organizatë, po nuk më kujtohet ku qysh saktë, ka pasë edhe organizata tjera, ka pasë shumë gazetarë.

Kuksi o kanë hallakamë, gjithçka ka pasë aty, ka pasë shumë të hujë, edhe kur erdh puna te ndihmat me shpernda një një ajo o kanë shumë keq me pa atë vrullin e njerzve për me marrë.

Ni ni ni ama mu, ama mu. U dahtë me bo nifar reni, s’mujshim me majtë renin të vike keq se diqyshë e ndijshe veten keq kur i shihshe ata njerëzit e tanë, të popullit tanë qysh po ngajnë mas një teglle me ajvar ose diçka, ose u dashtë me majt renin, deri sa e ka sjellë, deri sa e kena shti në sistem atë kolonë atë renin o kanë pak hallakamë.

O kanë gjendje e keqe, po mas andej, kadal-kadal me kalimin e ditëve u bë gjithçka në rregull, se u ba  nifarë rregulle, u ba njefarë orari e dishin tëë gjithë kur në sa vjenë ndihma, ka pasë për të gjithë.

Ka pasë shumë, tepër ka pasë ndihma, sidomos ushqimore, veshëmbathje, pasandej policia e Kuksit na ka ndihmu me ato hekrat/barikadat me bo nifar kolone edhe masndej gjithçka ka hy në renë edhe këtë punë e kom ba unë çdo ditë, prej mengjesit deri në mbramje, dy deri në tre javë sa më kujtohet, masndej prej asaj kohe kemi shku në Tiranë.

Se në Tiranë i kam disa kusheri, ku edhe ata më kanë siguruar atje banesë, me qera normal edhe atje kena metë deri në fund të luftës, tjetra o kanë interesantë se në atë kohë Tirana nuk pranojke refugjatë, ose kushdo që shkojke në Tiranë, e merrshin e qojshin në Stadion, Stadioni “ “ ka qenë, në Pasnik.

Edhe tash na nuk kishim as ndonjë dokument ose ndonjë diçka me ju kallxu që une kam banesë, qe unë kam me shku në banesë me qera. Nuk ki të drejtë, është dashtë me shku patjetër në stadion.

Edhe na o dashtë me shku në të zezën në Tiranë, se ndryshë s’ke mujtë, s’ke mujtë me hy në Tiranë si refugjat prej Kosove.

Masasndej në kuadëer të një organizate nëse s’gaboj “Unicef”, me ndihmën e atyre kena hi në Tiranë, domethanë veç une edhe familja jeme e ngushtë, ndërsa kushërnjtë e mi kanë mbetë në Kuks.

Ata nuk kanë dashtë me ardhë në Tiranë, po edhe nuk kanë pasë ku.

E na e kena pasë një banesë të vogël, që na kanë do kusheri të gjyshes na e kanë siguru, një banesë të vogël.

Edhe, kjo ka qenë deri në Tiranë, pasi në Tiranë kështu me ndihmën e kushërijve që i kemi jashtë ata na kanë ndihmu me të holla për qera, për ushqim edhe për gjana tjera.

Edhe kaloi një kohë, kaloi ndoshta një mujë në Tiranë kqyrshum punë, me punu diçka me bo diçka.

Kena menu edhe ushtrinë, po në ushtri në atë kohë ka pasë shumë kërkesa, edhe mosha o kanë shumë me randsi.

Nuk kanë marrë nën 18 vjet, të pakten qysh kam ndi unë po mendoj.

BG: Ushtrinë po mendon?

VK: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk kanë marrë nën 18 vjeçarë, ose je regjistru kanë thënë se ju lajmrojmë prapë, edhe nëse je kanë një fmi në familje nuk e kanë marrë.

Domethanë qashtu o kanë nifar rregulli, sipas një ushtari që e kam taku une në Kuks.

Se në Kuks ata e kanë pasë një zyre a çka me thanë, aty i bojshin edhe regjistrimet.

Mu qetë arsye ma patë dhanë, një fëmijë je, edhe ka shumë kërkesa hajdeni prapë javën tjetër, mbasë 10 ditë. Masandej na ra me shku edhe në Tiranë edhe u kry.

Edhe në Tiranë, kanë qenë të mirë, aty kemi taku mjaft Kosovarë, stres tan kohën çka po ndodhë.

Sepse unë krejt familjen, po mendoh familjen e gjerë, sepse familjen e ngushtë e kom pasë babin e mamin me vete, po gjyshin, gjyshen janë kanë ktu, tanë kohën tu komuniku me ta.

Osht dashtë me shku në Postë me fol me telefon, lidhejt bojshin nuk bojshin.

Osht dashtë tanë ditën me nejt në televizor, se më duket në televizor janë kanë informatat i mirrsha se X familja ka mbrrië shëndoshë e mirë, ti o dashtë tanë ditën me lexu ato titrat poshtë.

A dinë familja kjo, familja kjo ka mrri mirë, se edhe një detaj kom harru me të kallxu, se kur kemi mrri në Kuks na kanë marrë të dhanat, emnat, mbiemnat, po mendoj pasaporta skem pas se i ka marrë policia, po kshtu kush je edhe qajo e dhanë o transmetu në Televizion edhe poshtë që X familja ka mrri në Shqipëri.

Qishtu domethanë o kanë një mënyrë e informimit prej njerzve, familjarë që nuk kanë mujtë me komuniku me telefon.

Se na zakonisht s’kena pas telefon, zakonisht në Postë, po në postë lidhjet nuk kanë ba.

Masandej kena thirrë në perendim kusherië, perendimi masandej ka komuniku me Kosovë, kështu o kanë krejt ajo edhe kjo ka qenë krejtë.

Në Tiranë kena nejtë nese s’gaboj 2 muaj ose 3 muaj, nuk më kujtohet saktë, me data nuk jam fortë mirë.

Në shkollë kena shku, në shkollë të mesme, kur u hapë shkolla Sami Frashëri vetëm për refugjatë.

Edhe aty i ndajtën klasat në bazë të moshës që e ke, edhe ty kena majtë nja 2-3 javë.

BG: Qysh ka qenë Atmosfera në shkollë, masi keni qenë krejt refugjat?

VK: Neve qe jena kanë neper shpia na vike qudi shkolla, se na jena kanë neper shpia e kjo shkolla pak ma interesant na u doke, po aty jena kanë krejtë bashkë. Domethanë, jena kanë bashkë, nuk ka pasë të Shqipnisë, vetëm për Kosovarë ka senë, edhe profesorat kanë qenë të Shqipnsë.

Po nuk ka pasë planprogram, nuk ka pasë libër të saktë, po ideja o kanë se ata kanë mendu qe ka me zgjatë shumë, edhe të pakten t’i kemë informatat bazike si nxanës.

Nuk kena pasë ditarë, nuk ka pasë nifar, nifar regjistrimi u bojke me dorë, po mas ata na thanë që ka me u rregullu krejt kjo, po atëherë u ndal lufta.

Masandej e kam një përvojë që kam dashtë me ikë jashtë në perendim, ka pasë dy mënyra me shku për golonje, qysh kanë shku shumë në atë kohë, në të zezë për Itali, po u kanë edhe një mënyrë tjetër, me anije, po u kanë shumë shtrejtë.

Dmth o kanë dallimi shumë i madhë, dallimi 5fish se me golonje, po me golonje o kanë ma rrezik, se me kalu detin unë si fmi, një fmi që jam në shpi, familja jem kanë qenë kundër, po u pajtunë ata me shku me anije normal me asi.

Edhe ajo në të zezë, po ajo nuk është me gollonje, është me anije.

Janë kanë një grup i njerzve që kanë bo ksi organizime, edhe u pajtunë ata që une me shku, mirëpo kur erdh koha për me për me ardhë radha jeme unë me shku qatë moment po nënshkruhet kapitullimi i qeverisë së millosheviqit. Se u kanë tu bombardu, 74 ditë u bombardu Jugosllavia, edhe atje e nënshkrunë kapitullimin, kur të nënshkruhet kapitullimi edhe ja nisin me u largu forcat Serbe prej Kosoves, hini NATO këtu, edhe prej asaj ditë, mas 2 dite ose 3 ne jemi hi në Koosvë.

BG: Qysh o kanë eksperienca e kthimit?

VK: Po, mu njëherë diqsyh më ka ardhë qudë se sa pata rastin me shku në Itali s’mun shkova për shkak se u nënshkru, masndej vendosëm na me ardhë.

Na patëm udhëtu rrugës së vjetër, rruga e vjetër o kanë tmerr, dikun 8-9 orë është për 100km, nepër male. Nuk e di, po ajo osht naltë.

Edhe arsyeja pse s’kom dashtë me ardhë o kanë qajo udhë, kom thanë a ka najqysh me aeroplan të vijë se une pak edhe më pengon ruga, kerri autobusi e kta.

Po u banëm një kombi, një kombi  janë kanë 8 persona, aty o kanë 1 familje e Prizrenit, domethanë u banëm të Prizrenit kush është edhe kur kena ardhë këtu në kuf, kena pa ushtarë Gjerman, policë edhe njerëz me unifroma plotë, edhe me ardhë o kanë një gëzim i madh i papërshkruashëm. Edhe një detaj kur babi i pat qel dritaret edhe bërtitke prej gzimit, ajo o kanë ma shumë një Eufori, se pe di me i pa edhe familjarët, pe di që janë shëndosh e mirë, qaq sa kemi mujtë me marrë info, edhe u kanë një gëzim i mirë, u kanë një … ashtu tu mendu që ma u kry gjithçka, gjithçka në rregull, u liru, u çliru.

Unë mendoj që qajo pjesa ‘99 edhe dy vjetët e ardhshme janë kanë perfect, janë kanë perfect se na gjenerata jonë, edhe para neve që janë e kanë përjetu edhe sistemin e kalumë.

E kena perjetu tanë kohën qysh osht me kanë në represion, torturë edhe Liri.

Liri.

Liri po liri e dekun, s’ka pas as shtet as polici as kurgja hiq.

O kanë diçka e papërshkruashme edhe diçka, nuk e di duhet me perjetu ata, nuk e di qysh duhet me spjegu kshtu, duhet me perjetu, është një përjetim i mirë, është një  gëzim i madhë, edhe qekjo o kanë krejtë.

Kur kena ardhë këtu në fakt, kena marrë mas andej disa lajme të kqia, p.sh qe e kanë vra e kanë këta, e kanë marrë këta, ky ka humbë nuk është ka gjinet.

BG: Personalisht çfarë efekte mendon se ka pasë lufta në ju?

VK: Po, unë jam kanë 16-17 vjeçar, kjo mosha ku je pak edhe out, edhe nuk dinë ku-çka.

Përzihet frika, përzihen vullnetet. Unë vet kom pasë personalisht jena keqtrajtu prej policisë, kur jena shku në shkollë për shembull. Jena keqtrajtu edhe prej njerëzve, civilëve qe nuk janë kanë të nacionalitetit shqiptar.

Se ajo periudhë o kanë kur ti je ni shumë i vogël, edhe tanë kohën e ke pasë njëfarë frikë, se gjithmonë o kanë qaj sistem, represion, luftë, tanat.

Edhe prej qasaj tute, qasaj jetese po kalon në një jetesë krejt të lirë, ajo për mu o kanë shumë diçka e çuditshme edhe gëzim i madh edhe po une personalisht nuk kisha thanë që janë kanë kohëra të mira për mu.

Nuk janë kanë, sidomos për të ri, për krejtë.

Ajo kohë, unë nuk e di qysh kanë jetu njerztë qashtu, tanë kohën në presione, tanë kohen nonstop tonë kohen, nuk e di qysh kanë jetu.

Okej, vitet e ‘80 pak pat lidhje, po mas viteve ‘92 e ‘93 domethanë nuk e di, njerëzt janë të durueshëm shumë.

Spe di, kjo është përvoja jeme që e kam pasë, ka edhe shumë shumë shumë sene, ka edhe sene qe nuk më kujtohen, shumë sene nuk më kujtohen, më kujtohet kur na kena dalë nepër kulme të shtëpisë për me i pa bombardimet e NATO-s, se unë ku kom banu kom banu afër një kazerme, kur u bombardu u dridhke shpia.

Na kena dalë me kqyrë, qaq kena ditë, qaq kena asi.

Ka pasë ksi momente të mira, momente të kqia, po krejtë jena kanë bashkë.

Jena kanë krejtë familja bashkë, të mbyllur.

Vetëm pleqtë kanë mujtë me dal me u furnizu me miell, me bukë edhe kjo ka qenë.

Kjo është ajo, spo di qysh me thanë ajo periudha e luftës qekjo ka qenë, pak a shumë si pandemia qysh na mbylli, qishtu o kanë krejtë veq që o kanë rreziku që ki pritë tanë kohën me ardhë dikush me të hi në shpi. Edhe normal s’ke guxu me flejt, ke flejtë po jo qe thojnë me pixhama, se o kanë çdo ditë ka pasë diçka.

Çdo ditë ke ni diçka, jo ke ni bomba të NATO-s, jo ke dëgju krisma afër, bombë dore në oborr te ti, kup kerri yt ka prishë krejt.

Tanë kohën në presion, tanë kohen qutë, me orare, dikush flenë, dikush rrinë qutë.

Edhe ka pas momente kur prej, se në Prizren janë shpijat shumë afër njëra tjetrës, ka pasë raste kur prej një lagje tjetër nepërmjet kulmeve kanë kcy njerëzt kanë ardhë në shpi te une, për me dalë anej me ikë se ushtria i kanë njekë të ritë atje.

Gjithë ka pasë diçka qishtu.

Veq nijshe lajme që i kanë marrë ato, i kanë marrë ato.

Informata ske mujtë me marrë si sot, o kanë veq një TVSH ja nëse s’gaboj edhe o kanë ni Radio nuk e di qysh e ka pasë emrin, atje i merrshe informatat, edhe kjo ka qenë, për mu qishtu o kanë koha e luftës

BG: Faleminderit shumë!

]]>
Sanije Nexhepi https://museumofrefugees-ks.org/sanije-nexhepi/ Thu, 21 Jan 2021 01:05:13 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=1199

Medinë Dauti (intervistuesja)

Sanije Nexhepi (e intervistuara)

Akronimet:MD: Medinë Dauti, SN= Sanije Nexhipi

 

MD: Pyetja e parë është qysh e kujton periudhën para luftës, para se me fillu lufta, para se me u largu?

SN: Po, para luftës 1 javë para se me ra NATO kanë ardhë na kanë lajmru neve serbtë, kanë thanë ikni prej katunit se na nuk kena siguri, nuk mujna me ju siguru, se i kena pas na në katun serbt, edhe s’kena siguri edhe patjetër duhet me ikë katuni. Na mrena javes kanë ardhë rasti pi llofces, te koka e Trillovs janë mytë dy vet, te kokajt janë mytë dy vetë, do kanë ardhë të plagostë në Bilinice me u sheru, tana në krye të javes kena ikë me traktora krejt.

Jena nisë neper mal, Rohovicë, Preshevë edhe kena shku në zonën neutrale.

Në zonën neutrale aty kena nejt tri ditë. Jena kanë gati 2000 veta a 3000 po.

Llojant edhe Presheva çka kanë mujtë me na pru buk me hanger, na kanë pru ushqime t freskta krejtë, me speca me pogaqa me kolica kanë bajtë na e kanë pru ushqimin me hangër.

Vishin në mbramje, na i kanë pru najllanat disa shatora vishin hajdeni se po nisen autobusat, po lshohet kufiri. Tamonë dojshum me dal, na kthejshin kthenu se spo lanë ata Makedont. Nuk na lejshin me hi. 3 ditë e 3 netë na kemi nejtë në zonë neutrale. Ka pasë gra, ka pasë fëmi, ka pasë të sëmurë, ka pasë gra shtatëzane, edhe mas tri nete në ora 12 të natës kanë ardhë autobusat e na kanë marrë.

Edhe nafaka familja komplet s’jena shpernda hiq, jena hyp me ni autobus jena kanë na 11 vetë, anëtarë të familjes teme, jena hypë me ata në autobus na kanë qu në shkollë të Vojanit.

Aty edhe kanë hi Makedont na kanë marrë në pyetje, qaq sa na jena kanë qaq të huptë, vllavi jem i madhi as fmive nuk ja u dike datëlindjet, i ka pas 4 fmi vllavi jem i madhi. Edhe e marrshin në pyetjë qysh i kanë fmia datëlindjet, ai qaq u hup ma edhe nuk ja u dike as datëlindjet.

Na kanë majt aty me thanë nja 4 orë, deri në 5 të mengjesit në shkollë të Vojanit. Në shkollë të Vojanit ka ardhë ni djalë i ri na ka vjedhë, tinza makedonëve. Krejtë ka nja ka nja na ka qitë edhe na ka hyp në kerr na ka qu në shpi të vet. Edhe kur jena shku na në atë shpijen, aj shpijen e re veq sa e kish maru na e ka qel deren, na e ka pru ni kantë ujë edhe durt.

Kur jena hi, ni kusheri i joni aty, rasisht e kena zatet me gjithë grujen, baba jem bash djalë t mixhes.

MD: Aha

SN: Ai me gru, me re me dy nipa edhe kena nejt na aty 3 ditë na kanë majt në Vojan, edhe na kanë pru me hanger na kanë marrë në mengjes krejt ato shpiat me renë na kanë qu me u pastru, na kanë pru tesha, na i kanëë marrë teshat na i kan la. Mas 3 dite hajde po shkojmi po na qojnë në Hotel. Hotla komunë të Kumanoves thirret, ka ardhë na ka marrë aj i zoti i shpijes Fati Zendeli o kanë, aj ka ardh na ka marrë me gjith këta ku kena nejt 3 kerre i kena mushë edhe na kanë qu në Hotel, 3 muj ditë na kena nejtë në Hotel.

Edhe ma, sdi sen ma shumë skom pa tjetersen.

Aty kena nejtë na kanë kqyr shumë mirë, jena ni si në shpi tonë, na i kanë lshu shpijen e re e kanë pas vetë kena nejtë antarët e familjes, vetë kena përgatit. Çka kanë mujtë me na pru me hanger, na kanë pru tesha, tani mo erdh edhe sociali na i dhashin dysheka, tesha çka kanë mujtë me pru aty o kanë veni te shkolla, me shku na me i marrë. Edhe na kanë pru veq shumë mirë aty kena kapercy 3 muaj ditë, as sjena kanë qe .. as sjena kanë .. për në atë anë ma shumë nuk di.

MD: Okej, qysh ka qenë përvoja e largimit prej shpisë?

SN: Shumë e ranë, shumë e randë se me dal kena lanen 3 frymë gja, kena lanë gati 40 pula, ato janë kanë me shpirt. Kena lanë krejtë pa ushqim pa kurgja o kanë shumë e randë, edhe na kanë përcejllë edhe sebët, dmth janë kanë serbet mas neve , per mos me na prek paramilitartë na kanë mbrojten. Veq ranë se na nuk e kena ditë as ku po na qojnë, se na nuk e dishim ku jemë tu shku, a jemë tu shku në mal, na murëm ushqimin, murëm dysheka me vete, 200 killa millë, gjalp, pasul krejtë tengjeret enë i morëm me vete na si po shkojmë në mal, po rrimë 3-4 ditë edhe kthehemi, veq kur na kanë qu në Preshevë kur e kena kapercy udhën për me shku në zonën neutrale paramilitart na kanë dal aty në rrugë, edhe aty kanë marrë çka kanë pasë gjinja kuleta ja u kanë lypë leternjoftimat, kuletat, vëllau jem qa ka pas pare me gjithë kuletë, me leternjoftim, traktorat na i kanë marrë na i kanë nalë aty me traktora me ushqim me krejtë kanë metë në zonën neutrale.

Edhe tjeter qekaq.

MD: Okej, ë a të kujtohet qysh o kanë kur jeni kthy në shpi?

SN: Po, kur jena kthy në shpi rrafsh 3 muj dit, mas 3 mujve kur jena kthy, kanë hi serbt kishin demtu, kishin praptu, diçka skanë pasë me marr, a dinë me vlerë nuk ka pas, veq ske pas qka me gjet, shkretë o kanë shpia, ka pas të thyme, ni kerr e kena pas qatë kerrin e kishin pas marre. Gjajen mas ni kohe i kena gjet, na kanë ardhën ku kanë nejtë nuk e di, shkretë. Viran viran ske pas ku me hi prej shkretit, se shpi pa gjin, derat e qelta krejtë krahum-krah, viran  kanë praptu viran o kanë shpia.

MD: Çfarë efekti menon që ka pas lufta në përgjithësi te populli ose te ju personalisht?

SN: Për këtë pyetje s’di çka të tham.
MD: Qysh po menon që ka ndiku kshtu, a o kanë e ranë a e keni kalu ma lehtë, a menon që hala ka ndikim qajo periudhë?

SN: Pasojat a?

MD: Po pasojat.

SN: Pasojat për momentin te une kur um kujtohet rasti se kena nejtë në atë zonën neutrale, unë qata e di ma të randësishmen qata e di për vetveten.

Se natë, terr burg, mal 3000 vetë me kanë aty, qentë kufinit lehshin aty mezi skomë marrë trauma qaty kamë pshtu.

Qaty e komë ni veten mas keqti, jena kanë 11 vetë të familjes, 11 antar kena flejtë në ni najllon, shator hesapi e kur i nijsha qentë tu leh une qatu mezi skomëmarr trauma komë pshtu se mu doke qe po vinë po na presin, se diten kur i pamë na paramilitarët rrugës tani ma qatu pak unë jomë friku ama komë pshtu, trauma skomë marrë, skomë pa diçka shumë të ranë qe per me pas trauma.

E komë pa ni rast qe ka ardh prej Kokajt, ni djalë i ri i ka pasën 18 vjetë me gjakë, te do kojshi tontë, qata e komë pa çka a e dinë si, kanë thanë erdh erdh erdh prej kukajt, e kishin plagos. Qata e komë pa, edhe qatë momentin e komë ni tepër rëndë si më ka ardh keq kur e komë pa në qatë moment djal i ri, po aj ka dashtë Zoti u sheru, edhe jetonë në Amerikë aj djali.

MD: Faleminderit.

SN: InshaAllah të krynë punë qeta.

]]>
Sakibe Morina https://museumofrefugees-ks.org/sakibe-morina/ Thu, 21 Jan 2021 00:59:45 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=1193

Bjeshka Guri (intervistuesja)

 

Sekibe Morina Landovice(e intervistuara)

 

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SM: Sekibe Morina

 

BG: A po na tregon kush je?

SM: Sekibe Morina, Landovicë.

BG: A munesh me na tregu për periudhën para se me ia fillu lufta, qysh e keni ndje tensionin?

SM: Tutë kemi pas, kemi pas drojë, e kemi pas ushtrijën mbi katun tonë, ngat i kemi pas, na çdo gjujtje e kemi ni, na ka rënë thuja përmbi kry. Prej ktuhit kanë gjujt në Drenovc, kanë gjujt gjithkah, ushtria o kanë e stacionume këtu në Lantovicë.

BG: Ku keni nejt ju?

SM: Në shtëpi, kerkun asni dit sjem ik. veç kur kemi ik qatë ditë dhe jemi metë.

BG: Me sa përsona keni nejt në shpi, qysh o kanë, a të kujtohet pak a shumë?

SM: Po, Vjehrra Vjehrri 4, 6, Vjehrri me Vjehrren edhe kunata janë kanë edhe kunati 4, gruaja e axhës o kanë me 4 fëmijë dhe axha,6 10 edhe une jam ka me dy fëmijët se burrin e kam pas në Zvicërr gjat luftës.

BG: edhe qysh t’kujtohet ajo periudhë?

SM: jemi kanë në shpi, normal tu nreqë punë, na me krisma ma u msumë tu gjujtë e tu asi prej shpisë nuk kemi ikë si tjerat fshtatra qe kanë ikë e janë kthy kanë ikë e janë kthy, na qitu jemi kanë.

BG: Edhe qysh e keni marrë vendimin, pse jeni detyru më lanë shpinë?

SM: Jemi detyru sefte i kanë mbytë 4 ushtarë serb brenda katunit i ka mytë i Landovicës.

BG: Do të thotë ushtarë serb janë vra në Landovicë?

SM: Serb janë vra n’Landovic, midis katunit se kanë zhdryp poshtë se ata janë kanë afër edhe janë zhdrypë me marrë ujë, i ka mytë i Landovices. 4 ushtarë.

Qaty tani ka hi nepër shpia Ismet Gashi osht i vramë, veç na ka qelë kapigjikin ka thanë ikni qetash se e patem, edhe na qysh jemi kanë veç ni çantë rrishim të përgatit për fminë une i kisha dy fmi, nejse do tesha me i marr gruja e axhes o kanë e kemi dal prej kapigjikit.

Prej kapigjikit veç ni perpjetze jemi shku jo shumë largë që shpia ku shihet nëse don me pa.

Qetu spo shihka.

Jo kur të dalë në aborr ta tregoj, mas qasaj shpijes fill qatje shpia e kallne osht nuk e kanë nreqë atu.

Ndaqit edhe te vendi ju qoj, edhe veç e kemi kalu rrugen se na tjeterkun jemi kanë me shpia para luftës jo këtu, edhe kemi dalë, ai na ka thanë hini qatu në shpi të tem edhe ska kurgjo veç ikni prej shpive.

 

Edhe na qatu jemi grumbullu tash nuk e di sa veta, dikush ka ikë prej knejë dikush knejë ka Petrova dikush kah kto katunet dikush knej dikush qysh kemi ik.

Na në qatë shpijen edhe jemi ulë krejtë në qatë shpijen, ata janë kanë tenka u kanë qitu permi xhami, edhe na qishin nifar si pasqyre si nuk e di çka na qitshin edhe na kqyrshin.

Edhe kur kanë nisë sefte mas pari çika mi ka pas rrafsh dy vjet.

Met 20-tin, në cilin muj jem, në janar
Në janar ajo o kanë me 20 mars, me 20 mars mi ka bo dy vjet, me të 26 e kanë vra .

Edhe çika me pelena o kanë perpara se pampers nuk kemi pasë.

Edhe tha mam tha, se o kanë e zgjute tha hjekma pelenen se jom ba berbat, thash mami ta hjeki, vjehrra po thotë hec more çfar krise ti edhe pelenen po dushë me ja hjek. Ani moj thashë pale ka të shkon a do me mu çelë çika varr a du me pastru, e pastrova e vesha çiken, mam tha po du bukë, do bukë të nxetë the qysh e pjekum te shpia e shtini gruja e axhes thash ha mam buk, apet vjehrra ti koke tranu.

More pale ku të shkojna, çika mos të më untohet, gjynah .edhe bukë i dhashë.

edhe tu nejtë kanë nisë me granatu në qatë shpi ku jemi kanë, sefte kunaten 15 vjet e gjys e kanë mytë, Njomzen. Në krjetë qata gjin jem kanë qishtu qysh janë gishtat e shpesht, e kur nisen me gjujt moren për dritare anej në atë krahin qe kush me pshtu shpirt, kështuqe gjinja janë kanë e midis qatyne gjinnve, krejtë qata gjin veç ata e preki, atje te koftë në kry edhe ra ajo qishtu

Edhe vjehrra tha kuku qiken, vjehrri i tha tha dojm me shku krjetë, çika e pat, në prag të deres e zunë , e kemë ngrehë, e kemë kthy mrapa qysh duhet, ni pelen ja kem qit në ftyrë edhe kemi kcy mrapa prej dritare.

Vjehrres po i tham ti merre çiken, se qysh e lat veten osht ma e lehtë unë e marrë djalin edhe dalim.

Kur kemi kcy prej dritares kemi dalë, qaty janë 12 të vdekur edhe 12-13 a sdi sa të plagosur edhe ma nuk di për kanë se une qaty jam plagosë për veti, çikën e kanë mytë, vjehrren e kanë mytë, kunatën ma e pashë, çikën e vjehrren si kom pa se s’komë ditë per veti.

Ma skum dit kush um ka marrë e di veç her pas heres bjer qu do vija, skom marrë kurfar dhimte vesh, veç ni njeri i katunit kur më ka pa si në mal veç ka bo qishtu qe e ka kapë krytë edhe ka ngajtë më ka kapë më ka shti në mal

Dej në aksham, në ora 10 e gjysë kemi dalë prje shpijes, deri në ora 6 skom ditë as per vjehrrin as per kunatin as per grua t’axhes as per fmi as per kërkan.

Une e plagosun e shtritë, vija e ujit o kanë une permi vi të ujit na kanë shtri t’plagosnit.

Qajo nana e qati djalit qe i ka mytë 4 ushtar nuk po e din për djal të vet qe oshtë i vramë.

Edhe po i hjek ato të krejes qysh i lidhin edhe po mi lidhë mue varrët edhe po më nimon e po thotë qyqja nana çka t’paskan bo, edhe po më nimon po i hjekë ato shamiat po mi lidh varrët.

Edhe une hiç kurgja spo di per kërkan kurgja.

Her i mshelsha sytë her i qelsha, kurgja.

Edhe ai tjetri ni djal i katunit qaty qysh kemë shtrit ra granata e kputi lisin e atina edhe niher në qafë, ke i plagosun e i ra edhe niher edhe ma sdisha me u tutë.

Edhe dikure voonë ka ardh vjehrri diqysh nepër mal.

I thash bac ku i kam fëmijët?

Tha “ qe qatje më nalt janë”, apet po rri ni kohë, nuk i pashë fmitë, i thashë
Bac ku i kam fmitë?

Ai apet “ qe qatje më nalt janë”, thash bac ku i kam fmitë?, nëse i kanë mbyt kallxom ta dij mos um jepë shpresa!

Tha qe bre Kib qatje ma nalt osht Fisniku, edhe djalin e kishin plagosë.

BG: Edhe djali i plagost?

SM: Po i plagost o kanë .

Kur shkum vonë më nelt, djali ishte i shtrit, kamen e plagost i thashë, kuku mam edhe ty të kanë plagos a?

Qizmen qysh ja kanë hjekë.

Masi e pashë djalin thash Bac çikën ku e kam?

Tha qatje ma naltë, thash bac kallxom ku o çika ku o nana?

Tha çikën edhe nanën i lash në kodër.

Thash ani okej okej, e lash e lash nuk është asgjë.

Kemi nejtë në mal qatu, masi u terru, pa kurrfar ndihme prej ores 11:00 kur na kanë plagos, kurrëfar ndihme skemi pas hiq.

Kur u terru, jemi shku nepër fusha ose nepër male dhe kemi shku në Petrovë, mua më kanë bajtë me lese, me qebe.

Burrin nuk e kamë pasë, kunatin dhe dikush prej katunarve më kanë bajtë, kunati djalin e ka bajtë në krahë, dhe mua më kanë bajtë disa nga t’katunit me qebe.

I thonin kunatit a ec ec ec. A ka dek a osht gjallë?

Kërkush nuk ka besu se jom kanë gjall, kunati ju thojke se o gjallë.

Unë nuk e kom dit kurr se ku osht Petrova.

I thojshin kunatit a o gjall, ai ju thojke po po gjallë është.

Unë me vete thojsha, budallt çka po thojnë, une po di kta po thojn a osht gjallë a jo.

Se ja nisi bike shi, dhe ma qiten ni sen mi kry që mos me m’ra direkt shiu në ftyrë, apet vetshin a jam gjallë a jom dekë, kunati iu kallxojke po po gjallë.

Kur kemi shku në Petrovë ni doktor, nuk ja di emrin e tij, na kanë shti në ni shpi mrena pakë a shumë ndihmë na ka dhanë sado pak varrët me i ndalë.

E na kanë dhanë bukë, dhe ni doktorr na ka nimu.

Kur u zdritike na kanë thanë me lanë katunin se me ju nxanë marojmë edhe na.

Kemi dalë prej atuhit, mu kerkush nuk dojke me më shti në shpi, se thojshin une e plagosne thush ti unë isha ushtarë apo kumedit çka isha. Femer..

U tutshin, gjithkush u tutke për veti

Kemi hi te ni teze e burrit.

Na ka shti mrena.

Kem nejtë atu rreth nja3-4 ditë më doket kena nejtë.

Qika e e sajë më ka ushqy mu, se mu mu osht koqitë goja dhe nuk mujsha me ta livritë as qishtu gojën. Nuk e di pse mu kish koqit goja ashtu, zaher hupa shum gjakë.

Ajo ma qelke gojen me zor edhe m’jepke me hanger. Edhe do tesha rroba gruaj e axhës i kishin pshtu do të djemve të vetë se të miat krjetë të preme të qallamitme .

Nuk kom mujtë me livrit as për me i kry nevojat e mia, gruaja e axhës më ka nimu qysh ka mujtë.

Skom pas kamë, kamtë më ishin ba troshë.

Na ka majtë ni javë ajo, smujë me i than hajr baftë, na ka dhanë me hanger me pi edhe ajo u tutke bojke panikë veç me dal na prej shpijes.

Kemi dal nga atu, por nuk kishim ka me ia majtë, kerkush nuk më pranonte mu.

S mujsha me lëvizë, djali i plagost, edhe unë gjithashtu.

Ni gru me dy djemë të vegjel, pa burrë na ka shti mrena. Shpinë e kish pasë të madhe, emrin Medina e ka pasë ajo, ka dek ajo tash.

Allahu në xhenet e qoftë, se na ka siguru mrena edhe na ka mbajtë e ajo nuk ka pas për vete, po na ka strehu.

Kemi nejtë atu rreth 5 javë.

Pasi ka bombardu NATO 5 javë kemi nejtë atu.

Skishum ushqim boll, nuk guxojke kekkush me dalë me ble, pakë supë, pakë bukë, pakë suxhuk e ka ble vjehrri, djali ngajke me marrë me hanger po më tha mos me i dhan me hanger mish se puna e varrve me ju shnosh, unë ja hjeksha prej dores veç let shnoshej. Baci thojkr leje se gjynah, unë nuk ja lejsha veç qe thojsha let shnoshet mos t’han suxhuk as kurgjo.

Ja kom hjek senet prej dores djalit veç le të pshton.

Une shkojsha per nevoja te mia, ecja zhag si fmia qysh ecin kur shkojsha në banjo më kapke gruja e axhes a kunati, se burrin nuk e kom pasë. E falenderoj si vlla, më ka ulë në shole, ai ka dalë për jashta une qysh kom mujtë tani. Më ka marrë apet më ka qitë jashtë, ose gruja e axhes.

BG: E Plagt qysh i ke trajtu?

SM: Gjatë kohës sa kemi nejtë te kjo gruja Medina, ni veterinar i lopëve e ka pasë shpinë ngatë, veç ni shpi e kemi pas nermjet, edhe ai përmes vjehrrit tim e ka marrë vesh se jemi atu.

Ai ka marrë vesh që jemi atu dhe ai ka o kanë tu e majtë ni doktorr, kirurg Sherif Krasniqi të Prizrenit. ai ka ikë e ka ardhë msheftaz me nejtë te ky.

BG: Në cilin katun ?

SM: Në Prizren tani.

Ky veterinari ka ardhë për çdo ditë na i ka kontrollu varrët, na ipke injeksione, na i pastrojke varrët, na i lidhte, ni javë. Mas ni jave ai doktorrin tu e mbajt në shtëpi po nuk ka kallxojke neve, po i thot kunatit merre djalin edhe nusen biri te une se punë per mu qysh e kom pru ni mjek në shpi, tha po mos të mirret vesh le ti kontrollon

Spo kallxon qe pe manë aty, se çdokush u tutë.

Kemi shku te aj.

Nana baba, dikush rrike te dera e oborrit, dikush rrike te dera e shpijes, tu rujt mos po vjen dikush pe nxen mjekun a neve a, mos po kallxo najkush, a mos po ninë najkuhs ase po na strehonin.

Na ka qu Veterinari në dhomën e tij të fjetjes të veten, më ka marr mi ka kontrollu krjet varrt ai mjeku Sherif Krasniqi.

Krejt i shtike do si gjilpana nëpër vena, ku di une, pa pi pa kurgjo, e kapke mishin e kalbtë qashtu qe hiç pa se as ai ska pasë atu kurgjo.

Edhe kurgjo une hiq, qashtu qe dru.

E kryjti me mu tani djalin.

Kur e murr djalin, djali britke se i vogël. U dashke me ia mshelë edhe gojën mos me ni najkush

Edhe biskatke.

Kunati u saritav se e majke djalin qishtu, smuj e shihke djalin ashtu.

Une po i tham a din qaq une e fortë qu thashë e maj vetë, durt i kamë t’shnosha se spo munesh ti.

Tha jo jo.

E kqyri edhe djalin

Prap kunati para dursh mu e djalin pi asaj shpijes na ka pru qaty ku jena kanë tu nejtë.

Edhe qaj veterinari na ka nimu me ushqime me tesha na ka pru në qatë shpijën.

Na ka nimu me ushqime me tesha me na ka pru.

Ka ba vakija e bike bukën e nxetë, shpesh.

Qatu kemi nejt 5 javë. Tani ma ai doktorri sna ka kqyrë, veç qeky veterinari dej kur kemi shku në Shqipni.

Vijke qysh i thojke aj, vijke na i pastrojke na kqyrke.

Tani atë ditë u la ma krjet Prizreni 5 javë 6 s met ma kerkush, hajt dhe na po dalum.

Veq metem na.

Kur bisha me fljetë naten e qitsha djalin kah dritarja, djalin anena une knej, tani ren bishim me kunat e me gru të axhes e me vjeherr me ni dhomë.

Thojsha kuku, nashtë qe hin na mysin, po pe shoh tu ma myt djalin nuk muj e shohë.

Thojsha kuku po gjujnë prej dritares e ma kap djalin, pe qes djalin knejë e une dal kah dritarja

Vetë kom dalë kah dritarja djalin e kom qitë knej;

Hajde me shku për Shqipni, dej qatë dit 5 javë 6 skom hec hiq.

Qato ditë u la krjetë, smet kush hajde me shku per Shqipni.

Thash o Zot ndihmom mu se kta i kanë kamë e durë, po mu ndihmom të qohna e të ecim.

Qatu tu thanë e more Zot nimom qatu e di jom qu në kamë,

Bac thash une u nisa, se vjehrrit i kom thanë bac

Se ky apet sdojke me kembngulje, kunati e krejt

Thash u nisa, qa të bohet per krejtë edhe per neve veç na kemi mbet.

Tani per krahsh më kanë kapë kunati, e djalin e deri në stacjon kemi hecë.

Kur shkova në stacion mu koqit goja mu koqiten dhamt mu pinen durt mu pinen kamt krejt.

Hypem në autobus, kemi shku deri në Zhur.

Në Zhur i kishin qit do asi nëpër rrugë, do asi betona qysh ju thon atyne e kanë nxanë rrugen edhe autobusi ma nuk shkojke.

Nja i katunit t’landovices i dalen në prizren o kanë me gru e me djalë e me familje të vet në kerr, kur kemi shku atje e ka zhdrypë djalin e vet të ri prej kerrit tha ti je i shnoshë, i ri

Çka të bohet me krjetë bohet edhe me ty, kjo oshtë e smutë e smuj ec.

Tha ti ecë me kolonë, tha kjo ka me hypë në kerr.

Une me djal kom hypë në kerr me qata t’landovices i dalun n’Prizren.

Me gru të atina kemë ardhë.

Kur kemi ardhë n’Granicë t’Shqipnijes tash u nal çdokush me i pritë familjart e vetë qysh po i malltretojnë, rruges ka pas milic po nuk na kanë malltretu.

Nalshin po ka 1 cigare ka 1 diçka, po kshtu me na nguc sna kanë ngucë.

As kta në kam skanë thanë qe i kanë ngucë.

Kur kemi shku në Granic tani jemi nal atu kemi pritë, djali kajke mam ku o xhaxhi ku o baba u tutke.

Qe qitash me mamin po vinë qe qitash po vinë.

Kur erdhen ata u bashkum tani gjithkush me familje të vet.

Edhe prap tani nuk dojke kerkush me u nis i pari prej Granice, apet une thashë.

Une dal e para hajde, kom hec, vjehrri.

Vjehrri une o kan, kunati djalin e ka pas n’krahë, veç leternjoftimet na i kanë marrë.

Kur e kom kthy krytë e kom pa qe edhe kunatin me djalin e lshuen, dulem në atë anë,

A din e pashë qe dulem në atë anë.

Jan ardhë do njerëz se më shihshin mu thojsha o largonu se smuj me folë, se mu koqit goja, krejt a dinë pa gjak pa kurgjo hiq.

Na kanë marrë tani kishe do të KFOR anej qe janë kanë nëpër shatora, na kanë kqyrë pakë a shumë mejkt.

Qishtu sa kanë mujtë, kemi nejt tani aty në shator 1 javë mdoket.

Pa u la pa u shperla në tokë ka 1 sungjer qishtu,

Skom ditë as per të mitë as veç rruges kur jom nisë prej ktuhit qashtu thoja eh moj nana jeme a po e dish çka të ka gjetë, a pe dish ku jam.

Kemi shku në shatora nuk kemë ditë as për të mitë ku janë as per kërkan hiç skom ditë ku janë kush janë a u myt najkush a ka pshtu najkush as kurgja.

Jam kanë

Vjehrri ka dalë, dilshin me kqyr kush po vjen a po e sheh najkan të njofshem e çka po bohet

Unë me djalin qatu në derë të shatorit, spo muj me ecë qashtu

Djali qashtu kamen, ai ecke qashtu ka ni trohë zhag, edhe une ecsha po smujsha.

Edhe n’der t’shatorit dyt po rrimë, veç kur ka thanë djali maam thash he, tha kuku maam daja Behxhet po vjen. Vllavi jem. ai kish pas dal e e kish pas zatet bacen, baca kish than qitu shko.

Kur e kom pa vllavin, thash kuku a je gjallë a?

Po edhe djali, qatu vllavi më kqyri nejti pakë.

Qatu murr veshe dhe vllavi kush jemi kush nuk jemi.

Kush kemi pshtu e kush nuk kemi pshtu.

Vllavi prej atyhit me ksi Tom i thojshin perpara, kerr me kolicë, kamion, të katunit Landovic edhe ata janë kanë të dalun në Prizren.

Na kanë marrë me kerr të vetin na kanë qu deri në Elbasan.

Familjarët e tij kanë pas fëmi të vegjel, krejt i ka hypë permas dhe tha nusja dhe djali janë të plagost, kta dy hypin përpara, edhe grunë e vet e ka hypë përpara, plakë o kanë ajo, unë me djalin dhe vjehrri.

Kemi ba nashta 16 a 17 orë rrugë për në Elbasan, se rrugët janë kanë të prishta atëher.

Kur kemi mrri në Elbasan nuk kamë mujtë me zbritë nga kamioni, krejt jam koqitë.

Komë zbritë, një tezak i burrit i cili kishte shku ma heret se na ish kanë në ni shpi private.

Na ka shti mrena qatë natë, sa mu pastru, taj jo kom ven jo skom venë.

Tani kemi shku në kamp Arab, na kanë prit krejt dhoma-dhoma të ndara, aty kemë fjetur me do gra të katunit.

Aty ushqimin e kemi pasë hazder, ushqimin e kemë pas të mirë.

Rrobat duhej me i la, po unë nuk mujsha me i la, ni gru e katunit më ndihmojke, tani e morra veten pakë edhe fillova me i la kapak.

Arabët atu na dhanë qebe, edhe trenerka me i veshë dhe mjeku na ka kqyrë.

Kemi nejtë atu nuk di sakt nashta 5 javë 6, nuk di nashta vjehrri ma shumë man menë.

Tani jemi kthy me autobus n’shpi.

Natën e parë kemi nejtë te një bijë e katunit, në Prizren, me ta kemë nejt në kamp arab jemi la atu, jemi vesh, jemi kthy.

Kur jemi kthy shtpia ka qenë krejt e shkatërrume, shpia e axhës o kanë me dy plloqa, edhe ajo e kallme po ska pas kurgjo përveç kashtë, kashta u kall e shtëpia ka metë.

Kam ardhë në atë gjendje, me atë trup me varra e kom fshi ni dhomë edhe e kam rregullu me disa sungjera, i kemi mshelë dritaret me qebe edhe deren me qebe e me fjetë qaty.

Qaty kemë flejtë unë, vjehrri, kunati dhe djali. Bajagi kemi flejtë qatu, tani dikur vjehrri filloi me ly shpinë qysh kish mundësi.

Pa kulm kemi nejtë 2 vjet, ni najllon e kemi qitë që mos me depërtu shiu.

Për mrena e lyjti qysh mujti vjehrri.

Kur kemi ardhë prej luftës, të KFOR-it vishin me na marr në shtëpi doktorët, në Prizren janë kanë.

Mu mi kanë ba fotografitë, nuk guxun me më ba operacion se u tutshin qe po mbes në kolicë.

Të lutnem thojshin koke shumë e re veç nuk të japim siguri.

Masi qe u tutshin, nuk pranova me më ba operacion, ma mirë me nejtë kshtu se në kolicë.

Djalin e kanë ba operacion, e fotografun e bonen thanë ky bonë.

Kfori vishin me na marrë me veturë në shpi.

Operacioni i djalit ka zgatë dikun ni orë, ni orë e gjysë.

E kanë ba operacion, ia kanë hjekë spirat e granatave çka i ka met aty brenda.

Qaty jam kanë vet e kanë marrë djalin e kanë shti, ja kanë vesh ato qysh i veshin me hi në operacion.

Une veç e kqyrsha hiç sma nijke. Kur dul sdike djali kurgja. Fisniik, Fisniik më thojshin preke kshtu deri kur u kfjell. Dikur u kfjell.

BG: Plagt e tua sa kanë ba deri janë sheru?

SM: Plagt e mia kanë bo pi marsit deri në shtator s’mu ka mshelë qikjo, deri sa u mshelë vetë kadal kadal.

Me ba me u ul në ta ajo kriske bojke ksssss

Me nejtë drejtë kurgja, ni trohë me ba me u ulë ato krisshin.

Deri në shtator qekjo varra ma e madhja nuk mu ka mshelë.

Tani dajlin e kanë operu, thanë ky nuk ka me pasë problem kurrë sa të ka jetë.

Aj nuk pati. Në shtator me 16 shtator i ka bo 20 vjet qe e kanë mytë. Kry 1 vjete, 1 vit e diçka luftë. Në mars i ka bo ni vit qe ka krisë, me 16 shtator e kanë mytë. Në klasë të parë, e ka kry klasen e parë sa filloi viti shkollor i klases të dytë.

E kanë nxanë me traktor e kanë mytë, edhe per ata skam ditë kurgja.

O kanë tani burri u kthy masi erdhem pej luftes u kthy ai fill ma smunë nejke i shkoj nana, motra, çika, une e plagosne, djali i plagost. U kanë nt zezen edhe u kthy. Atje ku janë kanë tu punu burrat, u kanë burri o kanë kunati krejtë janë kanë, vjehrri krejtë janë kanë me ta. E kanë zanë me traktor. Edhe une s’kom ditë kurgja.

Jom kanë në shpi. E kom pas qetë Festinen qe e komë, tre muj e gjysë mi ka pasë. Çika po kanë, une si punt në katun po munohna me i kry punët ma shpejtë. Tu i la entë. Jemi kanë në atë oborrin anej s’kemi pasë as zid as kurgja hiq.

Edhe krejt burrat e katunit kishin ni, na kqyrshin neve rreth e rreth knena.

Une me grujen e axhes veç në shpi. Edhe i thojsha grujes të axhes, moj çka po na kqyrin kta burra. Krejt neve po na kqyrin edhe po ikin, e dishin qe spo dimë kurgjo. Gruja e axhës veç dike po mu nuk më kallxojke. Oj tezja Feri thojsha çka kanë more qe po na kqyrin, krejt mos kanë burrat najsen. Jo bre kush po të thotë qe po na kqyrin, kerkush spo na kqyrë.

Moj thojsha une po i shoh krejt rreth em rreth po na kqyrin edhe po ikin.

O kanë nja i kojshive ni javë rrafsh para djalit ka vdekë ni plak me ni qasi kombi t’verdh tu nga i kanë kallxu dhe po shkon në atë venin.

Thash baca Kurtish me kerr desh e qajti kerrin, shkoj thash diçka kanë. Jo bre kurgja skanë. Une tu i la ent jam kanë perjasht n’oborr. Ka ardhë kunati jem qeky qe më ka kqyrë. Ftyra ju kish bo sari. Thash Sejdi qa kini bre çka ju ka bo ftyra sari . Tha kurgja more kush po të thotë qe kemi? Thash vAllah diçka ki se ftyren brogj e ki. Tha jo bre Fisnikin e kemi zanë pakë me traktor. Une kuku a ja keni zanë komen a? Kishe gjithë e zen taksirati në komë.

Tha komen sja kemi zonë po edhe me myt çka po dush me thanë.

Edhe ai kish hup. Une veç qishtu . Jo kurgja po qe se kom dit. Edhe ka ardhë nja i kojshive tha a po dush me pa në spital. Une po, qysh jam kanë e njerst që veç 5 minuta kom ditë. Jo qe ka dekë. Qysh jam kanë e njerstme me hiç as skom shku me u ndrru as hiq. veç po po du me shku me pa. Edhe tu dal te kapigjiki me hyp në kerr të ati kojshijes me shku me pa më ka ardhë xhenazja

Në qatë moment, tu e qitë kamen une me shku te djali, Djali më ka ardhë xhenazja. Para dursh vjehrri e kish kapë edhe hini. Edhe veç kom ba kuuku.

Burri ma ka ba Sakipe e paat. Kuku per mu. Më ka kap burri per qafe. As nuk më ka ra muni as kurgja. Kum hi mrena. E kemi varrosë qatë dit menireni.

BG: Ngushllime!

SM: Faleminderit!

Tash e kom djalin, çika e madhe ma ka emnin e çikes, djali e ka t’djalit, edhe ni djalë e kom 15 vjeçar.

BG: me jet të gjatë!

SM: Faleminderit!

BG: çfar efekte menon qe të ka lanë, çfarë pasoja të ka lanë lufta?

Edhe menderisht edhe fizikisht.

SM: Kurgjo sum doket mu, tash me ni çka me ni keq, qaq e fortë qe jam thu ti kurgjo ska kjo. Dru jam. Krejt i perballoj në qato momente, po mas anej tani ndikojn. Edhe gzimin tash spo ma don. Edhe mu gzu tashti qashtu po mes. Nuk po ma duron as kta as ata. A në qeto momente qetash me pa njerin tu e pre, kurgja, e kqyri edhe munohna me i ndihmu. Edhe qaq e fortë jam as smë bjen mundi as kurgja. Tani mas anej po ndikon.

SM: Çka mujta me majt men të tregova, çka s’mujta…

BG: Faleminderit shumë!

SM: Ska gjo.

]]>
Sadbere Aliti https://museumofrefugees-ks.org/sadbere-aliti/ Thu, 21 Jan 2021 00:55:43 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=1187

Medinë Dauti (intervistuesja)

Sadbere Altini (e intervistuara)

Akronimet: MD= Medinë Dauti, SA= Sadbere Altini

 

SA: Niher në të ‘99-ten, tani ktu luftë ska pasë jo ska pasë, e vetmja shpi e jona o kanë në komunën e Ranillukut, edhe sa herë kanë kalu ato kerret, tenkat, krejtë shpia u dridhke, nja 1000-2000 tenka krejt renë. Ja nisshim i njehshim, sa thojsha o Zot krejtë shqiptarët paskan me i myten. As natën as kurrë në jetë gjumë skena ba, kurrë, kurrë kurrë. Tani, tani ja nisen krejt me i qiten prej shpijave, prej shpijave kur e hjeken Petrovcin pata dal posht me kqyr edhe më thanë ik mrena ik se shqiptark je, edhe të mysin edhe ty.

Edhe serbt ja u bojshin me dur prej asaj ane hajde kishe qe po shkojmë po ikim, qet fminë e kisha të vogël, nejse i hjeken krejt prej shpijave une kom nejt hala aty edhe bombardimet kur janë kanen, kur ja nisen aty me gjujt ngat neve, ngat neve na dulem në livadh edhe ja nisshem me ikë her me ni anë, her me ni anë krejt qysh i bike ato.

Une jam kanen, dy djemt, burri edhe vjehrri edhe qeni kur na pake tu ik neve, kah shkojshim na qeni vike me neve, deri u nalen ama jena trishtu.

Tani, qekaq, prej serbve s’komë pasë qat’her problem, tani masanej kanë ardhun, ja ku osht UÇK-ja, ja dilni jashtë, ashtu kshtu tani ja nisa me iken. Komë shku tani në Tërnovc, në Tërnavc une mir kam kapercy. Mirë, po pleqt qe se kom dit ku i kam, kur kom ni qe i kam hazen në Ternavc jam gxu, a e dinë që kom kujtu qe krejt i kanë myten?

SA: Pernime a?

SA: Po, tani ni kohë të gjatë për familjen hiq se kam ditë, e kam ditë që jam në Pograqë.

Edhe kur erdha këtu në Gilan, te shpia kur po e shoh kërkush në shpi, kërkush në shpi edhe po e veti Agën Musë, thash o aga Musë ku janë  kta? Tha nuk e di më duket janë në Pograqë. Hiq, insan i gjallë këtu. E kishin pas myten përprara ni kojshi këtu edhe kishin ikë, tani une shkova në Tërnavc, kur shkova në Tërnavc se kam dit që është familja jonë në Tërnavc, shkojsha u kthejsha, kur u bajke diçka ma keq u kthejsha. U ktheva ma te shpia kur erdhë ni serbë edhe më tha sonte duhet me vnu nga ni shami të bardhë, me ditë që ësthë shtëpia e sërbve, une e luta at shkavin a bon, me vnu edhe une shaminë.

Ai më tha jo se kjo është provokim.

Unë i thojsha po bohna qe është shpia e sërbve veq me pshtue, aj jo jo provokim.

Thash Goran a vi te ti me bujten? Me thmi.

Tha jo, tani ni serb atu qe o kanë ka thanë pak nëse keni ni problem muni me ardhë te na, pak si e ndieni asi, tani prej asaj dite kena shku në Tërnavc kena nejten.

Une kam mendu tani që familja jem është e vdekun krejt, janë zhdukë se ma kërkun nuk i komë gjetë. Pata shku te ni kusherinë e burrit, tu nejten aty, unë shumë shumë e merzitshme ma as su merrke vesh për dikan as hiq. Kur um tha oj Sadber, u kanen nana jote edhe baba yt dje në drekë te une. Kuush? Kur t’ja kom nis bre me kajt, tani më ka marrë më ka qu ku janë kanë familjarët e mi, i kamë gjetë  kom nejt aty, kom nejt edhe te do kusheri të burrit, aty teper mirë na kanë pritë ama edhe aty bombardimet përmi kry na vishin, na vishin ato edhe diten ka pas me gjujtë edhe gjithçka bojshin.

Tani nihere i paten mledhë krejtë me i que ne Ternavc, hajde krejt me dalen nuk e di qysh i thojnë ati vendi, krjet me i pushktu. Krejt po nuk e di dha Zoti edhe kerkan nuk e kanë mbytë atë ditë krejt i kanë mledh, krejt me ni livadh krejt të madh i kanë qu aty edhe apet krejtë na kthynë nepër shpia. Domethanë qe pshtumë aty.

((((( thote diçka, nuk kuptohet))))

SA: Qysh ka qenë qekjo pervoja e largimit prej shpisë?

SA: Kurgjo ma keq nuk ka se me u largu prej shpijes, me u largu me shku në shpi të hujë, me fmi me asi, edhe atëherë nuk kishin as ata me hangër, parameno marojshin fide, i zijshin fidet edhe i qitshin në tepsi, fidet-supën, e shtishin në tepsi, në furroë edhe  qashtu e hajshum drekën. Thmia nuk e di nuk e di as vetë.

Katastrofë. Nime mirë neve na kanë pritën, ama spo di mu  krejt vjehrra jem ma ka asi, vjehrra jem edhe Suzana thanë shpirtin qaty na e kanë hanger, ja jepem në Ternovc, na kthynë në shpi, apet erdhën ku e di, tani kta kur dulën, patën dalë Naseri, Bejta, Skenderi patën dalën te pumpa me marrë naftë, ajo tu biskatën mi kini marrë fminë e serbit, aty policia o kanë tu i myt a nuk e di çka tu i ba, a e di se une pata pas probleme qatëherë në shpi spo di tjetër çka me kallxu për ktu. A  për Tërnavc tepër mirë na kanë pritë kur shkojshim, a për.

SA: Okej, qysh e kujton po menoj kthimin në shtëpi, çka të kujtohet, qysh je ni?

S.I- Po kur jam kthy në shpi, o kanen prill a nuk e di, pranvera. Krejtë gjelbërim, ato luleshpatullat, i thoshin lulëshpatulla kokan qel, krejt kishin pas qel përskejt.

O Zot, kur kom hi bre në oborr bre mu ka dokë xhenet bre xhenet, tani mas 2-3 ditve kur jena kthy në shpi kanë punu do serb te fabrika, te fabirkka nuk e di çfarë fabrike o kanë atje në crep edhe tu u kthy në 11 të natës prej punës na kanë gjujtë me automat, krejtq shpijen e kena edhe sot krejtë bira. Krejt, kanë dashten me na tutë a bonvaki edhe me na mutë dikan, edhe dy her Naserin janë kanë tu e mbytë te dera, kur ka shkue po ma ata si kem pa as me thanë qysh as tek as hiq. Me qata u patën kanën rojtar të nitexit pom doket, edhe tu u kthy në shpi kanë gjujt me automat, qysh jena kanë tu nejt, veq kur ka bo shpia, u dridhë prej automatit, krejtë rafall.

Edhe mirë o kanë një ndjenjë tepër e mirë me u kthy në shpi, me ja fillu punes prej fillimit, hanez krejt viran krejt qysh me thanë si shkretë.

B.G. Aha.

SA: Dilshum në oborr, tu kqyrë si ujku e dhia, shqiptarët kujtojshin se jena serbë, serbët kujtojshin qe jena shqipëtarë. A po e din se jena kanë as anej as knej, veq malltretime boll.

Boll kena pasë malltretime, nime edhe prej asnjanes anë nuk jena kanë të përkrahtë, as nga shqipatrët as nga serbët, se veq na jena kanë aty në crep.

Po apet, mirë mirë. Tani na ka ruajtë edhe UÇK-ja ka ardhen, kur na gjujten me automata UÇK-ja ka ardhën na ka rujtë nja 3-4 ditë te shpia, kah kena shku na ata sikur asi.

Tani ma vonë apet ka pasë probleme shumë, aty kanë mytën 2-3 njerëz rusët i kanë mytën.

Tani visha në Gilan, kur visha te prindët kur visha, bujsha se s’guxojsha me u kthy se ajo Ranillug gjithëmonë kanë gjujtën, kanë asi, u deshtën me bujtën aty. Tani dikurna kur kam ardhë në shpi apet probleme ka pasë edhe prej Rusve kena pasë probleme, vishin te duvari, a fishllojshin a najsen s’guxojke njeri as me dalen jashtë. Se ata paten ba edhe Kasëp qaty KFORi i serbve.

Kena pas probleme, tani kur kanë ardhën Italianët a najsen, u kanen ma mirë.

Ama ni kohë të gjatë edhe rustë na kanë rujtën, te shpia prej ktyne.

Na e kanë rretheku shpinë edhe na kanë rujtë prej serbve. Domethanë asi, dy-tri herë vjehrrin tem kanë dashtë me pushkatu, e kanë marrë ni kamion me ja ndreqen, aj kamioni nuk ka pas kurgja hiq. Nam ka dalë vjehrra jeme e ka pshtu, ka folë serbisht prej zorit, edhe ka kujtu tani që oshtë serbe edhe e ka pshtue.

SA: Okej, çfarë efekti menon që ka pasë lufta, te ju familjarisht ose edhe te ti kshtu personalisht?

SA: Efekt shumë të keq, kurrë s’muj me paramendu këtë luftë. Kur kanë shkue ata, kur u kry lufta këtu, kur hini NATO, patëm dalen ata krejt tu shkue, tenkat, kerret, krejt mallrat e tona, krejt shpiat e tona i kanë çprazë, te prindtë e mijë. Krejt me arusha të fmive me lojna, krejt i kanë lidhë neper tenka tu lujten nepër dorë, komë pa shumë kojshi të mi që i kom pas serb në Gilan, edhe me emra i di. Kur i kom pa ato i kamë mshefun se komë thanë tashë që kanë hupë këta e kru të më shohin mu thonë kjo shqiptarkë edhe më mysin qaty për qaty.

S’kom guxu me i dalen para syve ati Sërqan e ka pas emrin, aj kojshia jonë kanë shku edhe te, kanë shku tu vjedhën domethënë në çdo shpi ku kanë asi kanë vjedhën, me maqina të lamjes, me shporeta të rrymës me krejt gjithçka plot e përplot i kanë pasë kamjonat, me syt e mi i kam pa, çka kanë vjedhë a çka kanë ba, krejt asi.

E tani mas luftës, kur    komë ardhë te prindtë e mi, te prindtë e mi kur kam ardhë skanë pasë ku me hi se gjithçka kanë ba në shpi, a kanë ba nevoja të mdhaja, nevoja të vogla, gjithçka, gjithçka në jetë menzi, çdo dyrë të regallit, o kanë SPS ka shkrujtë. SPS a e ke pa naltë, krejtë qishtu ma shumë s’po di.

SA: Okej,

]]>
Sabernete Nuraj https://museumofrefugees-ks.org/sabernete-nuraj/ Thu, 21 Jan 2021 00:51:02 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=1181

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Sabernete Nuraj (e intervistuara)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SN= Sabernete Nuraj

BG:A mundesh me më tregu diçka për veten?

SN:Po, unë jam Sabernete Nuraj- Çuni. Gjatë luftës jam kanë me nanën, babën kom pas motrën e vogël, vllavin edhe gjyshen aty në shpi e kom pas, edhe djemtë e axhës, edhe çiken e axhës aty e kom pas, se axha dilke se o kanë UÇK.

Dhe vishin serbët, kontrollojshin, kështu nuk na ngucshin po ishte frikë ajo se na ishim fëmijën, kishim atë frikën tonë se po na ndodhë diçka.

Dhe kishim shumë frikë, po falë Zotit nuk kena pas neper shpia diçka të rrezikshme nuk na kanë bo kurgja, mas ni kohe kish bombardime, gjujshin, arrestojshin gjin nëpër katun, dikur mas ni kohe u murr vendimi për me e lëshu fshatin Racaj. Dhe morëm rrugën për Shqipni.

BG:E para luftës a të kujtohet pak a shumë cilat kanë qenë përshtypjet e tua para se me ia fillu lufta, qysh e keni ndje?

SN:Para luftës jam kanë 8 vjeçare, dhe baba kish që ish dal me luftu, se ia nisi aty ktu, jo shumë po vene vene po lypshin, i kërkojshin serbt me i marr meshkujt nëpër katun.

Isha fmi, nana u munojke ne atë mënyrën e vet me na qetsu, mos me pas frikë prej tyne, po u ba qishtu, u ba në krejt venin u hapë lufta ma shumë edhe tani mas ni kohe u ba për me lshu venin tonë, shpijat dhe me marr rrugën për Shqipni.

Në Bishtazhin kish shumë serbë, edhe nëpër kerre edhe që gjujshin, bombardojshin.

BG:E me çka keni kalu kufinin, me çka jeni nis?

SN:nuk e kem kalu kufinin në fshatin Bishtazhin me të fshatit aty, na kanë marrë në traktor, se na nuk kena pas traktor tonin, na kanë marrë kta të fshatit, e në Bishtazhin na kanë bombardu, dhe nuk komë ditë kurgjo në atë moment, vetëm terr, terr kom pa.

Dhe kur më ka dalë vetëdija komë pa katastrofë, s’e shifsha as nanën ku e kisha, as vllavin as motrën as kërkon, ishin tu djegë gjinja, ishin bo se i kish bombardu granata i kish coptu gjinen.

E vetmja isha unë me vetëdije aty, dojsha me pa nanën ku e kam.

Kur e komë pa, ish shumë gëzim i madh, po ish shumë në gjendje të keqe, e komë pa vllaun se s’ka jetë shumë o kanë i dëmtum, e komë marrë motrën teme të vogël, jomë mundu me qetsu se kajke, o kanë 11 mujshë, atëherë kanë ardhë ndihma e shpejtë prej Gjakovës, na kanë marrë kena nejt në Spital deri u çliru Kosova, Gjakova.

E ai moment kur o marrë vendimi me hi NATO, për mu ka qenë një gëzim që smuj as me e thanë me fjalë se çfarë gëzimi ka qenë, nanën e komë pas shumë të smutë, 3 ditë ka nejtë në koma, 24 vetë jena kanë aty që kanë dekë, 15 kanë pshtu të lendunë shumë, unë jam kanë pak ma e fortë se tjerët, ama tjertë janë kanë shumë të lendumë.

Hhala qe 21 vite janë me plagë që i vujnë ato, plagë që ja ka lanë bombardimet.

BG:Edhe a u kujdes dikush për ata persona mas luftës?

SN:Mas luftës ta them se jo, as nuk u kujdes dikush me ardhë me kërku, me thanë bile çka u ba me juve, ose me marrë najfar informacioni, tonë ata që janë dekë aty, ka pasë fëmijë, gra, burra, ka pas vetëm sociali që ka ndihmu, edhe o kanë ni ndihmë që nuk i kanë marrë qato që u duftë, se nana nuk ka mujtë as me ecë, ma krejt shpinën e plagosme e ka pas, edhe e ka hala, gropë e ka krejt.

Ka edhe shumë të tjerë të fshatit që kena qenë në një traktor, një gru aty është pa njërin sy, nuk sheh hiq, me investime të veta, me shku në Itali për me u kujdes për to, për veten.

E kam motrën, edhe ajo ka granatë në kry, as për ata nuk u kujdes kërkush, unë kam ca copa të vogla nëpër trup po nuk i kam shumë, nuk i kamë të rrezikshme.

A nanën e kamë pas shumë keq, veç spitali qa u kujdes 5 muaj ditë për neve, që kena pas me kanë të familjes, na kanë ndihmuar shumë. Mas asaj kohe qe jena dalë prej spitalit kërkush.

BG:Edhe çka ka ndodhë masi qe është mjeku nana në spital, a keni qëndru në Kosovë?

SN:po, po në Kosovë, masi që jena dalë që u çliru Kosova, ka ardhë daja na ka marrë, kena nejt te daja ni kohë derisa na e kanë maru shpinë ndihmat, na kanë pru shpinë nikatshe sa me jetu.

BG:E pse shpija ka qenë e djegur?

SN:Po, shpia ka qenë krejt e djegur, na kanë bo ni shtëpi dydhomëshe, sa me jetu, edhe atëherë baba o kanë i pikëllum shumë, u khty prej gurbetit ktu, edhe ashtu jena mundu me e shty dita ditës, po nana shumë plagë në trupë, u dufkë shumë me pas të holla me u kujdes për ta, me i ndihmu se shumë u kanë keq.

BG:E prej spitalit a keni qëndru deri sa u çliru Kosova në spital?

SN:Po, po, 5 muaj e gjysmë kena qëndru në spital.

BG:Edhe qysh keni kalu aty?

SN:Kena kalu, qysh me të thanë mirë, nuk kena pas probleme prej serbëve, veç disa ditë para se me ardhë na ktu me marrë vendimin me hi në Gjakovë, e kanë pas marrë serbët një vendim që thoshin se ka me u ba masakra ma e madhja, as në Srebrenicë nuk o kanë çka ka me kanë në qatë kohë, e ato ditë kisha shumë frikë, u tutsha thojsha qysh muna me i pa motrën ose djalin e axhës ose nanën thojsha, kumeditë çka po na bojnë.

Kisha frikë, po lutjet tona u ba që hyni NATO dhe u çliru, ama atë ditë kurrë nuk e harroj, gëzim më të madh kurrë nuk e kam pas, as kurrë nuk kam me pas.

Për të gjithë o kanë aj gëzim, nuk o kanë vetëm për mu po për krejt aty, për mjekët, kish edhe të lendum shumë. Kish gjin që edhe nuk kishin kamë, ka me shku, nuk kishin shpia, ishin shumë keq.

Po kështu nuk na kanë torturu serbët, nuk na thoshin kurgja vetëm ato nja një javë para se me hy NATO ishin ato fjalë që i dëgjuam prej serbëve edhe kishim shumë frikë.

BG:E qysh ka rrjedhë ma tutje, a të kujtohet momenti kur jeni kthy në shpi?

SN:Po më kujtohet, masi jena shku prej spitalit te dajtë, kena nejtë te daja ni kohë të gatë, atje jena ardhë deri sa na kanë maru shpijen.

Kena nejtë edhe te axha na kanë ndihmu, se e ka pas shpinë e pa kallme.

Kena nejtë një kohë të shkurtë aty dhe, po çdo sen ish qe vetëm nana për me u sheru, se kur e shihshe qashty të pa lëvizshme për neve ish shumë keq.

Atëherë na e marunë shpinë, hinëm në shpi. Atëherë na jena mundu qishtu në kushte tona, ama ndihmë prej dikujt jo.

BG:edhe qysh mendon që ka pas efekt lufta në ty personalisht, a të kujtohet shpesh?

SN:Më kujtohet, më kujtohet shumë shpesh edhe mas luftës, masi u rrita pakë, edhe e kuptova se shumë e mërzitshme, me shumë mërzi kurgja nuk mujshe me ba.

Kur shkojshim aty ku na kanë bombardu, në Bishtazhin ka pas lanë një far lloj traume, kur shkojshim aty vetëm sytë kur i mshelsha, më dilke çdo send sikur në ditën e parë.

Edhe qaq shumë u ngushtojsha sa edhe zemra dojke me më plasë, se shumë u mërzitsha.

Se jam kanë 9 muj, 9 vjeçe më falni, komë pa shumë- shumë keq kom pa. Nuk e di, kaniherë menoj thamë qysh jam kaq mirë se me i pa dikush themë asi pamje aq të frikshme, mundesh me marrë një traumë të madhe, ama unë e kom pas traumën dhe më vike, më vike sa kohë kur i mbyllsha sytë e paramenojsha shumë u mërzitsha, po tash secilën herë jam mundu edhe vetit me ja largu se tash u ba ajo punë, nuk mundesh kurgjo me arritë.

Po unë jom mundu, edhe me luftu kështu bile pak masi kërkush nuk ka ardhë me na ndihmu, bile gjakun e tyne që e kanë dhanë për këtë vend mos me ja u hupë.

BG:A je konsultu, ose a jeni konsultu me dikand tjetër, ma naj mjek ose me naj psikolog kështu, ndonjë ndihmë psikologjike?

SN:Kamë qenë, kamë qenë po më kanë ndihmu pakë me fjalë, po ka ra edhe mjeku qe më ka ndihmu qe mos me marrë më shumë mërzi sa që muj vet me ia largu vetes, po krejt është se tanë ata njerëz që kanë vdekë, edhe mos me u kujdesë shteti ose mos me thanë, bile me lyp nifar arsyetimi, jo arsyetim, nifar historie me tregu diçka, ose me folë mu interesu, mu interesu.

Kanë vdekë burra, gra, fmi aty edhe nuk ka pas, qajo po më munon mu masë shumti se nuk ka pas interesim prej kërkujt, prej shtetit jo.

Vet e kom kuptu se nuk kamë çka me ba, duhet njeri me u pajtu, po nuk duhet bile gjakun e tyre me lanë me hupë.

BG:Para se me përfundu, a ki diçka me shtu?

SN:Jo, faleminderit shumë prej juve që jeni interesu edhe inshaAllah Allahu ja u kthen me të mira, boll një diçka keni ba për mos me hupë edhe me mbetë kjo histori.

Ju faleminderit shumë, shumë prej juve.

]]>
Redzo Kojic https://museumofrefugees-ks.org/redzo-kojic/ Thu, 21 Jan 2021 00:45:30 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=1177

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Redzo Kojic (i intervistuar)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RK= Redzo Kojic

BG:A po prezantohesh fillimisht?

RK: Po, unë jam Redzo Kojlic, jam nga Peja.

BG:Cilat kanë qenë kujtimet e para të luftës?

RK: Sinqerisht, kujtimet e para kanë qenë, në momentin që jemi larguar prej shpisë, nëse nuk gaboj ka qenë muaji korrik apo gusht, nuk e di saktë.

Kemi parë që Kapeshnica ka qenë e kallur, di që halla na ka vendos krejt fëmijët në kerr edhe kemi lëviz. Ka qenë dita e parë e Kurban Bajramit edhe kemi lëvizë, kemi ecë në drejtim të Malit të Zi, edhe kur kemi arrit në një pikë naltë mbi Pejë, domethanë në Kullë, e kamë pa Pejën krejt me zjarr edhe me shumë luftë. Ma vonë kujtimet tjera që lidhen me kohën e luftës ka qenë edhe kthimi kur jemi kthyer.

BG:Ku keni shku gjatë luftës?

RK: Kemi qenë në Plavë, njëherë jemi vendosë, pasi që kemi lëvizë prej Pejës jemi vendosë në Rozhajë, te një kusheri e jonë, pasandej kemi lëvizë për Plavë, ka qenë një situatë shumë e vështirë për neve për shkak se babën e kena lanë të smutë në Pejë, dhe për fat të mirë ai ka pshtu ma vonë, edhe po që një situatë e jashtëzakonshme për neve, ma vonë më kujtohen edhe kujtimet që i kam për kthimin në Kosovë dhe ardhjen e NATO-së.

BG:Sa keni qëndru në Plavë, a të kujtohet atmosfera ose diçka.?

RK: Nëse nuk gaboj kemi qëndruar afërsisht 3 muaj në Plavë, për shkak se në Pejë vonë lufta ka fillu, ka qenë ma shumë nëpër fshatra nëpër Lloçë, Rugovë, fshatra të ndryshme të Lugut të Baranit edhe knej ka Vitomirica edhe, ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme për neve për shkak se kemi lanë pasuri, kemi lanë gjithçka që kemi pas edhe kemi lëvizë veç për të shpëtuar jetën.

Njëkohësisht babai jem ka mbet aty, dhe për fat të mirë ka pshtu.

Ma vonë vetëm kujtimet e pasluftës më kujtohen që kur jemi kthyer vet, masi jemi kthyer dhe ardhjen e trupave të NATO-së, që thashë ma herët.

BG:Qysh jeni kthy prej Plavës?

RK: Jemi kthyer me momentin që kemi marrë vesh që janë duke u tërhjekur serbët, edhe kur jemi kthyer, jemi kthyer me një kusheri të nënës teme.

Ashtu kemi qenë në një, më kujtohet shumë mirë ka qenë një Mercedes i gjatë, edhe jemi vendos dikah 10 veta mrena ka qenë domethanë i gjanë edhe kur jemi kthyer e di që kemi gjet gjithçka e shkatërruar e kallme, me tim , ka qenë e jashtëzakonshme, por ma vonë jemi vendosur në shtëpi, për fat të mirë ajo lagja jonë ka pshtu mirë nuk kemi pas shumë dame materiale, për dallim prej lagjeve tjera.

 

Edhe, tani kemi dëgjuar edhe storjet babi që na ka treguar, për domethënë ato aktivitetet luftarake që kanë ndodhur në atë pjesën e Pejës, dhe krejt ato keqtrajtimet që kanë ndodhë, që kanë ndodhë dmth ndaj tyre.

 

Masandej më kujtohet vetëm vendosja e trupave të NATO-s, dmth më kujtohen halikopterat të cilat vishin dhe poshtë i bënin tenkat dhe kerret, automjetet e tyre mbajtur domethënë edhe shumë interesante ka qenë ajo, edhe pak masandej kemi pasur gjithashtu ende grupe militare qe janë endur edhe të cilët nuk janë tërhjekur, masandej ka ndodhë një kohë e shkurtë dikah 3-4 muaj derisa u bo një stabilizim i plotë, kem pas bastisje të rregullta në shpi që kanë ardhur, kanë kërkuar armë, kanë kërkuar pare.

Tash nuk kemi pasur diçka veçanërisht ne familjarisht kemi shkuar me 100 e diçka marka për Plavë, edhe jemi kthyer gjithashtu edhe të varfër, edhe të hekun edhe shumë gjëra tjera.

Por, megjithatë kemi pshtuar mirë, jemi dalë mirë prej luftës, nuk kemi pas viktima ajo është ma e randësishmja, ajo osht e gjitha storja që mu më kujtohet personalisht.

BG:A mundesh me i vërejt efektet e luftës në ty personalisht?

RK: Tash, unë kam qenë shumë i ri gjatë kohës së luftës.

Efektet padyshim që ekzistojnë, dhe nëse ne personalisht nuk i provojmë, rrethanat në të cilat jetojmë ato i krijojnë brenda neve. Tash efektet janë ato që janë, domethënë tash si shumica e popullit kemi një vetëdijshmëri ma të lartë, për shkak të viktimave që kanë ndodhur gjatë luftës edhe humbjeve që kemi pasur kshtu domethanë personale apo dikush ma lartë.

Por. megjithatë konsideroj që drejtësia e ka jepë një përgjigje deri tash, për krejt qeto dame që i kemi pasur ne si vend, krejtë kto, po shpresoj që do jap edhe në të ardhmen edhe më shumë.

BG:A ki diçka tjetër me shtu?

RK: Jo, qajo është e gjitha.

BG:Faleminderit shumë.

]]>
Noli Sahatciu https://museumofrefugees-ks.org/noli-sahatciu/ Thu, 21 Jan 2021 00:40:59 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=1169

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Noli Sahatciu (e intervistuara)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, NS= Noli Sahatciu

 

BG: A  po na tregon diçka për veten?

NS: Unë jamë Noli, i kam 31 vjet. Punoj kryesisht në marketing, po qetash kamë fillu me u marrë kapak edhe me film, me regji, edhe aktrim aty kty.

BG: A të kujtohet qysh ja ka nisë lufta ashtu memorjet e para të fillimit të asaj periudhe?

NS: Me të kallxu të drejten unë kam qenë 10 vjeçar ku ka fillu, edhe nuk është që e mbajë mend shumë sepse në përgjithësi më kanë kursy ose më kanë mbrojtë prindtë bajagi shumë.

Kështuqë nuk është që e mbajë mend si një periudhë shumë të trishtueshme, si përshembull kur kemi shku në kufi që manej muj me hi edhe ma detajisht. Kemi pritë ashtu tonë ditën me nanën edhe hallat, po kanë qenë edhe çikat edhe djemtë e hallës edhe ashtu për neve ka qenë deri dikun fun, nashta kemi lujtë, kemi bo sene bashkë, ka pasë edhe fmi të tjerë.

Po, mandej d.m.th kur e kemi folë edhe me prindë ashtu tegojnë që, për shembull nana e ka ditë ma heret i kanë tregu kur kanë me ndodhë bombardimet, për shkak se ka punu për World Vision që o kanë një organizatë që i ndihmon rfugjatëve, edhe asaj i kanë tregu 2 herë gabueshëm, domethanë 2 herë i kanë tregu edhe jemi nisë për në Shqipëri, unë nana edhe motra. Jemi nisë nuk kanë ndodhë bombardimet, jemi kthy, mandej jemi nisë edhe niherë nuk ka ndodhë jemi kthy, edhe heren e tretë ashtu prapë e kanë thirrë edhe ashtu a e keni përnime a jo a e din, edhe qajo o kanë përnime e vertetë sepse të nesermen kanë ndodhë bombardimet.

Mandej jemi nisë me nanën edhe hallat, babi edhe burrat e hallave kanë ndejtë, edhe gjyshi e gjyshja. Edhe ashtu në autobus që kemi shku deri te kufini o kanë ashtu i stërmbushun edhe ndoshta.

BG: Qysh ka qenë momenti i ndamjes të familjes, a e ke pasë një ide për çka jeni tu dalë?

NS: Jo, ashtu përnime sa ma pak ose hiq informata s’na kanë jep, për me na mbrojtë. Kështuqe edhe qato herë që kemi shku në Shqipni diqysh o kanë aa po shkojmë me vizitu gjyshin, se ai ka qenë në Tiranë atje prej të ‘80 ave.

Edhe kurgjo, shumë e kanë mbajtë në Karantinë qatë frikën edhe stresin se çka po ndodhë.

Kështuqë po, ndoshta, për mu faktikisht çka ka qenë shumë e randë ka qenë që jom deshtë nonstop me i ndrru shkollat, a din ashtu si me than kur kemi dalë prej Kosovës mas pari kemi shku në Dibër nja 2 ditë, mandje kemi shku në Tiranë te gjyshi, edhe komë shku në shkollë aty nja 2-3 muaj, edhe s’ka qenë shumë lehtë se ashtu se komë ditë gjuhën bash qysh e folin aty. Plus fëmitë dinë me kanë pakë ngucakeqa edhe ashtu s’më kanë pranu shumë lehtë, kryesishtë shkaku i gjuhës.

Po okej. Mandej kemi shku në Kanadë, se babi ka punu për Ambasadën Kanadeze në Tiranë, nja 2-3 mujë, edhe kemi shku në Kanadë edhe atje prap është dashtë me kriju shoqëri të re, kamë qenë i vogël ashtu, se kam ditë anglishten shumë shumë mirë.

Edhe atje kemi nejtë 1vit e gjysë, mandej jemi kthy prapë, jamë kthy në shkollë fillore këtu, kamë nejtë 1 vit mandej prapë kemi shku në Kanadë edhe atje prej fillimit o kanë shkolla e mesme, është njëfar periudhe edhe teenager ashtu u bajke tranzicionale.

Edhe unë si  njeri kamë qenë pakë ma i mbyllur, s’është që komë mujtë me kriju shoqëri shumë shumë shpejtë, a dinë ashtu më ka vyjtë kohë, e sa i bojsha disa shokë mu deshke prapë, se mandej prapë jemi kthy në Kosovë, e në shkollë të mesme mandej në Mehmet Akif, plus çika e tezes ka qenë një klasë ma naltë, domethanë patë hi në klasën e 10-të menjeherë, edhe unë mandej dojsha me qenë me ta, edhe kom kalu një klasë, po mandej i bike që krejtë qata shokët e shkollës fillore që i kamë pasë që kanë shku në Mehmet Akif kanë qenë ni klasë ma e ulët, kështu që s’jom kanë në klasë me ta. Kështuqe kurqyshë nuk më bike me kanë me ni shoqni, e qajo për mu o kanë pak ashtu lodhëse, a dinë se në një moment i kamë thanë nanës në Mehmet Akif kur kamë qenë Pse smë keni lanë në Kanadë, s’po du me kanë, s’pe njoh kërkon, plus ishin ni vit ma të mdhojë ata krejtë, se në qatë periudhë lunë rol.

Btë a din ashtu është interesant nastha storja kur kemi qenë në kufi, nana që punu për World Vision ashtu, kemi qenë në një listë na edhe hallat qe me mujtë me kalu ashtu kufinin, po krejtë ditën s’na kanë lanë, na kanë qitë problem. Edhe nana o kanë qatu në zonë neutrale, e na ishim knej, kolona e kerreve, hallat, plotë njerz.

BG: A të kujtohet çfarë atmosfere ka mbizotëru në kufi?

NS: Po menoj, pakë a shumë s’o kanë e mirë a din e ke vrejtë që diçka është njëfar stresi, njëfar ngejcje, energji spo di qysh me thanë ashtu, njerztë në panik po prapë neve ashtu na e bojshin mos me thanë rrafsh, po na mbrojshin, na e krijojshin nifar mbështjellësi që its OK, na veq jemi tu shku me ndrru vendin, po pse spe di saktë, ose se komë ditë në atë kohë.

Edhe shkaku që isha me dy djemtë e hallës që shumë i di, unë isha safe, edhe nuk është që na ka ndodhë najsend, ishin ata forcat speciale të Serbisë që ishin të maskum mos gabofsha, domethanë pamja e qatyne pakë ish që diçka nuk është në rregull, po në përgjithësi ashtu edhe hallat, se nana rrike aty, se këta të World Vision i thojshin mos dil këndej prej Zonës Neutrale se munet me u kthy.

Kështuqë ajo rrike atje, na ishim knej, mandej ka fundi i ditës këta forcat speiclae na thanë qiky autobusi i fundit për Prishtinë, edhe me forcë i kanë qitë krejtë qa janë kanë përtej kufinit ka Kosova. Përveç mu edhe motrës, se nana i ka pasë pasaportat tona. Edhe mandej kemi metë na vetë ashtu për një kohë, edhe nana kur na ka pa mas një kohe ka dalë prej zones neutrale ka ardhë me neve edhe ashtu pak a shumë ka hjekë dorë që okej du me kthy tash, edhe tu e kalu kufinin i ka bo telefoni edhe njana prej kolegeve të veta ja bon ashtu po ju lajnë me kalu, kthehuni qetash mos e kaloni kufinin. Edhe nana ashtu në qatë eufori ju thot edhe hallave ej kthehuni, edhe krejtë njerztë që janë aty nisen me u kthy edhe kjo jo jo jo veç…

Ata krejt aaa a po e din.

Edhe nejse, në fund del që faktikisht kishmi mujtë me kalu krjet në mengjes kufirin, po një oficer që o kanë aty për inati e ka pasë listën, po e ka shti në fund në fiokë edhe ka thanë jo se di, s’di për ta. E në fund u ndrru, kur e ka thirrë ajo koleg’ja u ndrru oficeri, edhe tjetri ka hi këta të World Vision tanë ditën e kanë lutë, edhe ky e ka gjetë edhe ka thanë po more kaloni.

Edhe mandej nesër kemi shku në Dibër, nja dy ditë kemi nejt atje. Për neve nashta qajo ka qenë shqetësuese, po babi, gjyshi, gjyshja, halla e madhe edhe burri edhe fmitë e sajë kanë qenë në Kosovë në Prishtinë, edhe kanë nejtë në podrum të shpisë, gjatë qasaj kohës më të rrezikshme, edhe o kanë tmerr për ta pernime se janë kanë ashtu krejt dritaret e mshelne, veq me qira, tu mos guxu me folë, ashtu radios tu ia lëshu veq pakë zanin ose diçka.

A din, i kanë pas bo gati disa çanta, se gjyshi ka ditë edhe me kepë, aty i kanë shti pasaportat, do sene elementare pak pare diçka edhe o kanë plani nëse hin policia, nonstop tu pritë me ju hi në shpi, e nëse hin policia kanë pasë planin qysh me dalë prej dritareve, mas pari fëmitë, ata le të pshtojnë mandej kta a mujnë a jo s’ka lidhje, po fatmirësisht nuk kanë ndodhë që kanë hi, kanë marrë vesh dikurë që ësthë pak më safe (sigurtë) për me udhëtu edhe mandej kanë dalë ata, edhe i kanë marrë krejt kojshitë kush nuk kanë pasë kerre, janë kanë ka 8-9 veta në kerr, edhe kanë shku qashtu për kufi, mandej atje i kanë shti me i lanë kerret. Edhe aty fati që burri i halles o kanë doktor, e ka gjetë një pacient të vet që o kanë në doganë aty, edhe shkaku i qasaj i kanë lanë me kalu.

Po tregon nana që kur kanë ardhë në Dibër babi me gjyshin e me krjet kta, o kanë ashtu Skelet, tepër ka hupë peshë se nja ni muaj ka nejtë qashtu.

Edhe a din mandej tan ditën qashtu, sdi a ka qefë babi me kallxu po veq ka kajtë, nja 2-3 dit kurqysh s’mujke me ardhë në vete. Se o kanë krejt ajo analina që e ka majtë, edhe mandej në Dibër jan kanë të sigurtë, edhe mandej veq ja ka lshu krejt edhe veq a dinë.

E nejse, po se di nashta përnime nuk është qaq dramatike storja jeme, ma shumë është prej çka kanë ndi prindtë edhe ndoshta qajo qysh ka mujtë me u transmetu te na. E di që nuk janë kanë në disponimin ma të mirë në qatë kohë, në Shqipëri as në Kanadë në fillim.

BG: Në kanadë ku keni nejtë?

NS: Në Vankuver kemi nejtë, në fillim na kanë marrë familja e një kolegu tjetër të nanës që ka punu për Vorld Vision, edhe na kanë strehu na kanë marrë në shpi të vetë, edhe ashtu njerëz ma të mirë s’di a njoh.

Na kanë lanë me jetu aty 6-7 muajë derisa kemi mujtë me marrë një banesë tonën, përshkak se mandej e kemi marrë edhe këtë Vellfare, a din që shteti i ndihmon refugjatëve edhe njerzve që skanë.

Po menodj, hala kemi kontakt me ta. Tash prindtë janë në Kanadë në fakt, edhe ashtu janë tepër shokë të ngushtë të tyne.

BG: A të kujtohet a keni pa refugjatë prej Kosovës në Kanadë tjerë, a keni pasë lidhje me ta?

NS: Po, kur kemi shku mandej në qatë banesën e parë që kemi dalë, aty janë kanë nja 4 banesa reth edhe një oborr mrena, po aty ka pasë shumë shqiptarë, edhe jamë shoqru une me ta edhe o kanë shumë.

E mandej prej njanit të tyne qështu kamë ni që njani e ka pasë storjen teper tragjike, ashtu qe krejt familja ju ka kallë në luftë, edhe ky ashtu ka provu me pshtu motren e vetë, ska mujtë, e kanë gjujtë me plum mandej ka ikë.

Diqysh qaj o kanë ballafaqimi im i parë, Ëooë çfarë perjetimi paska pasë ashtu që se prap ndoshta në qatë kohë shumë pakë komë ditë për luftën, thjeshtë o kanë OK, jemi tashë në Kanadë, s’disha çka oshtë tu ndodhë, thjeshtë, a din nashta që pak prindtë, nuk i marrin seriozisht fmitë, se i trajtojnë si fmi. Kështuqë nuk ju jepin informata ma shumë se qe duhet, s’dojnë me i tutë ose me i traumatizu.

Po ja në përgjithësi ma shumë komë kuptu me kohë se pernime çka o kanë puna, ndoshta edhe sa me fat kamë qenë, edhe familja jeme edhe unë.

BG: A keni marrë lajme prej Kosovës, a të kujtohet në atë moshë, për çlirimin?

NS: Po, sa e mbaj mendë qatu në Diber kur kemi qenë e kqyrshim telivizorin nënstop si Religiously ish qajo koha e lajmeve edhe po kur e patëm marrë vesh që u çliru ka qenë shumë ni gëzim, po unë nuk e di a kamë qenë aty apo edhe këtë e kam informatë prej babit qajo euforia e çlirimit.

Spo di spo di çka tjetër me ju tregu pakë a shumë.

BG: Kur jeni kthy në Kosovë, a ka zgjatë shumë qajo periudhë që keni nejtë në Kanadë?

NS: Domethanë 1 vit e gjysë kemi nejtë në Kanadë, mandej jemi khty.

BG: A të kujtohet pak a shumë çfarë kujtime ke prej asaj kohe të kthimit?

NS: Spo di, diqysh o kanë pakë a shumë normale jam kthy në shkollë, jom kanë më shoktë dhe shoqet që i kam pasë, edhe në përgjithësi.

BG: A o permend lufta, edhe çka ka ndodhë?

NS: Jo, jo shumë pakë, interesant, pernime o kanë nashta si një send që nuk kanë dasthë me e pranu që ka ndodhë.

O kanë diqysh veq njëfar muri i qatyne informatave negative që ashtu nonstop na i kanë majtë para syve mu edhe motres. Kështuqë se di, pernime ashtu po të them që qaj shoku që o kanë në Kanadë o kanë informata e parë reale qe okej, qe çka është lufta se se kam ditë nashta si koncept.

Po okej, kanë djegë njerz, e ka pa motrën tu ju djegë para syve, sdisha ashtu me procesu.

Po e vrejsha që edhe ai ka qenë shumë jostabil, jam përla me ta. Se normalisht që ka qenë i traumatizumë.

BG: Nëse s’ki diçka tjetër me shtu.

NS: Spo di, jo.

BG: Faleminderit!\

NS: Edhe ty.

]]>