Admin2 – Museum of Refugees Kosovo https://museumofrefugees-ks.org Fri, 24 Feb 2023 07:42:43 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.3 Anonim https://museumofrefugees-ks.org/anonime-1/ Tue, 31 Jan 2023 00:08:06 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=2363

Anonime 1: Në moment kom vendosë.
Intervistuesja: Me kon jeni kanë?
Anonime 1: Unë, unë isha me nuse edhe nipin edhe mbesen. Në atë kohë djali ishte në Austri, ka pasë ekspozitë dmth pa fillu lufta. A i shkoj sa ditë ka me thanë ma përpara. Ka shku atje, ka pasë ekspoziten. Edhe metë atje na këndej të vetun edhe kërsiti lufta. Ajo NATO në të vërtetë. E natën e parë me të thanë të drejtën u frigojsha shumë për fmi se e kisha nifar obligimi nifar… e kisha nusen edhe nipin me mbesen e unë sa kom pasë fuqi me rezistu diçka aty mundesh me marrë me mend. Edhe nejse çohet kunati jem atë natë që po don NATO-ja me sulmu, po thotë kunati jem i ka thanë, ai ka pasë fëmi të rritun e krejt, ai i madhi i martun, edhe i thotë a din çka ti me i marrë grun edhe fminë edhe me shku te gruja e axhës, te na. Unë isha vetun në shpi me kta. Edhe po i thotë veç me shku mos me lanë ata vetun se ajo kumeditë tutet. Kur e kom pa dritaren s’di si me pas pa s’di kon. Tha valla na çoj baba se vetun je, vetun jeni e mos të frigoheni a diçka e të jemi ma grumbull. Edhe ai i kish marrë dy fminë me veti, edhe na aty, u përzim pak e pak ma lehtë. Kur fillun sulmet na shpejt e në bodrum. Hymë në bodrum, shtrum dyshekë, fminë dojshim me i rahatu qysh s’i merrke gjumi, a din u frigojshin. Në momente menojsha që u mshelem na. Thojsha Zot runa me na ndodhë diçka s’din kërkush ku jemi. E qeshtu qe nja tri netë na ra aty me nejt. Mas të tretes ditë ata prej Dragodanit, kunatin e qesin prej shpisë e ata drejt e te na. Bujten ni natë te unë edhe tani kemi vendosë të nesërmen me dal. Dojshim me shku se nuk rrihet këtu a po e sheh qysh po na qesin tash munen me ardh edhe këtu me na qitë. Erdhën ata nejse, bujten atë natë, u bom gati. Këta u bon gati me shku, unë po thom s’du me shku, unë du me nejt. Kisha, i kisha, e kisha atelienë me piktura e kujtojsha që unë po i ruj ato, muj me i majtë e me i… po veç që të nesërmit kur fillun ata me dalë prej shpisë, hypën nëpër makina, krejt fmitë e kunatit edhe thash veç merrmani këtë nusen me fmi se për veti s’po kom dert. Ata u nisën, unë thash du me nejt. As si e kanë dhezë makinën kerrin përnihere ni rafall dikun kërsiti, po unë ju thash pritni, pritni, pritni po bërtas. Thanë çka u bo? Thash i rash pishmonit se tutna me nejt vetë. Mendojsha po rri unë hajt diten, ditën nuk kish frikë, po nata ku me shku unë natën, duhna me shku prej shpisë e në shpi nëpër shpija të huja me flejt se s’kisha guxu vet me nejt. Kështuqë qashtu u nisëm.
Intervistuesja: E hypët në kerr a po?
Anonime 1: Po menihere, as se di qysh e kom marrë ni torbë, veç kom marrë gjanat ma elementare edhe jom nisë, i kom mshelë dyrt edhe jom nisë drejt e në kerr. Edhe ton rrugën ka qenë rruga… na tri ditë kemi bo në rrugë se… E nata ishte e tmerrshme në rrugë, ishte se ishte kolona veç kur na vijshin ushtarët. Të rinjë ishin ata ushtarë me pushkë, po si duket as plumat si kanë pasë nëpër pushka. Ata vijshin se fillun këto gratë me hy nëpër shpija sidomos në Han të Elezit aty. Ata hinën gratë nëpër shpija, veç interesant ato shpija ishin shumë të pasuna edhe krejt çka kishin deri te pastat e dhomve, ato brushat, ato sapunat, krejt ishin të jashtit, se frigoriferat për plot me mishna me djathna me maza me gjithçka, gjithçka kishte. U shihshin që jonë të pasun, kanë pasë si duhet dikon jashtë, edhe krejt ata…
Intervistuesja: E a hijshin aty me u ushqy?
Anonime 1: Po, gratë aty a po don shporet me dru a po don shporet me rrymë, a saqa a çka s’kish ma, çka i duhet ni shpisë me pasë. Ishin valla kanë hi kanë shtru sofren, kanë gatu me pite, kanë zi me mishna, kanë bo gjellna se kishin kohë se ishim të bllokum na ishim nalë ma në rrugë nuk ecëshin makinat hiç.
Intervistuesja: E qysh mrritet me kalu kufinin.
Anonime 1: E tash të tregoj. Edhe tha… nejse, kalum qashtu kemi kalu. Dikush ish ma e zoja me shku me punu, ka shku ka përgatitë, ka pru, kemi hangër, kështuqë nuk kemi ecë. E qeta ushtarë më kanë bo shumë përshtypje në veçanti. Ku po doni me shku? Nuk e di, nuk e di, po se dijshim as vetë çka po ndodhë. Nejse u kry ajo punë, qashtu u takojshim folshim biseda me kon e njifshim aty rrugës. Edhe mrrijtem dikun deri pak para kufinit… jo valla pak, bajagi pak kështu, po veç ma afër ishim kufinit. Kur erdhëm aty, e djali i kunatit shkoj u afru te rampa bash aty te kufinit. Edhe e takom ni njeri, ai kishte qenë prej Ferizajit. Edhe i thotë kah jeni, i thotë qe valla pak ma poshtë i kom krejt familjen. E thotë ani çka po don me bo, i thotë se di, e ti. I thotë kerri jemi është te kufini, aty te rampa veç ma kom hup durimin nuk muj ma me duru po du me kalu në kamë. E në kamë mujshin me kalu. Tha po du me kalu në kamë, me fmi e me gru e po du me kalu. Mirë, ani, tha kerrin po du me e lanë, në qoftëse don po du me ta lanë kerrin. Ishte, jo kerrin po kombin. Po ta la kerrin thirri krejt ata që i ki ma të vjetër edhe fmitë ngarkojë qiti se tha veç sa se kanë lëshu me dal andej. E erdh djali i kunatit na përmbledhi, teshat bile i murrem çka patëm me veti, i qitëm ne makinë aty edhe u nisëm. E shkum aty pritëm shumë pak njo gjysë ore a ni orë s’po di sa, na dhanë lejen me kalu, dulem tash kah po shkojmë. Aty ishin dy drejtimie, njo ishte për Shqipërni njo ishte për Maqedoni. S’dijshim kah po na çojnë, neve na dhanë rrugën kah Maqedonia. Unë u gëzova me ta thanë të drejten ma shumë kisha qef në Maqedoni se isha ma afër shpisë. Edhe dulem na andej. Kur po…
Intervistuesja: Ku keni nejt ju në Maqedoni?
Anonime 1: Natën e parë në Shkup. Na gjeti ni punëtore e UNHCR-së. Ajo vijke shpesh te une u shoqnu dyqysh se ajo ishtë adhuruese e artit edhe vijke kish qef me nejt te na. Don me i bartë veprat e artit e don ashtu, ishte adhuruese e artit edhe kish qef me ardh vijke shpesh. E ajo në atë kohë ish punësu aty në kufi dikun me punu Maqedonia sigurisht. Edhe thotë thirremni mu kur të mrrini aty me më thirrë mu. Unë e thërras ata, ajo na kish gjetë ni banesë edhe na atë natë krejt me të kunatit, me fmitë e kunatit, me kunatin na krejt u bonëm kallaballëk aty që thojnë edhe shkum flejtëm atë natë aty. Ndërkohë unë e mora telefonin e kisha ni vajzë të kojshive në Tetovë edhe po i thom a bon bre dyqysh me ma siguru ni dhomë, ni banesë, se qeshtu qeshtu jemi. Teze tha qysh jo o ka të lyp tha Nehati, ni djalë, ni student i burrit tem. Ai ton kohën kish lyp edhe ka dalë në kufi tu pyt a ka dikush prej familjes të tyne që po du me i marrë se e kom rezervu vendin krejt për me ardhë. Mirëpo, kërkush. As që jom lajmru te ai e as ai s’po me lajmërohet s’po di… qe ajo vajza e kojshisë. Ajo tha qe qetash po e gjej unë ata edhe po i tregoj. Ajo i tregoj, unë edhe mirrna vesh me to, ma jep numrin, mirrna vesh,edhe nisa për Tetovë. Prej Shkupit në Tetovë. Shkum në Tetovë, kur shkum e kishin ni fmi të madhe, jo kumeditë sa e rregullune mrena se kërkush nuk banonte aty veç kishte të shtrune asi, po s’ka banu kërkush. Na hym aty, na nxuni, dy kat shpija, e madhe kishte hapësirë. Na aty nejtem.
Intervistuesja: Sa keni nejt aty?
Anonime 1: Aty dy muj e gjysë unë. Kunati ka nejt ma shumë. Veç na kanë kqyr krejt ata kojshitë masnej vijshin bijshin ndihma të ndryshme. Na vet përgatitshim se i kishim aty mundësitë me përgatitë po bijshin vaj, mill, gjithçka kishte. Dilshim në qytet u takojshim me njerëz që i njihshim e kishim nifar atmosfere që diçka mirë ndodhke aty. Nejse prej atyhit ni kojshi, prap ni kojshi tha nesër ka me shku me gru e me fmi, tha ka me shku në Ambasadë të Austrisë. Çka po don aty? Tha po du me shku se tha po du me u largu prej ktuhit se nuk po më rrihet ma këtu. Edhe po i thom ani qysh me shku, po a të vi unë, edhe na a të vijmë me ty. Po tha bon me ardhë tha edhe pse unë a din që sa kohë kom dhanë kërkesën me shku aty, u dasht me pritë shumë. Thash unë s’po pres hiç po po vi po të bashkangjitna ty edhe na pranofshin mirë, që s’na pranojnë edhe na po e qesim kërkesen edhe presim kur të na thirrin. Çohna, shkum me to, u veshëm u rregullum u ndreqem tham nashta lajmë përshtypje ma si ma të mirë. Kur shkum aty në Ambasadë si jemi hi atij ja dhanë veç ulësen. Tash na, ku po doni me shku, ku kujtojshim, ku na ra në mend veç e kisha djalin hala në Austri, ishte në Graz edhe na ma mirë se me shku te djali ku me shku. Po i thojmë na në Graz po dojmë me shku. A keni kon? Edhe s’me bijke në mend me i thanë atij që ai ishte vet mysafirë, ku me i thanë, adresen se dijshim pos numrin e telefonit, nejse e ka pasë ni shok, edhe më ra në mend për atë shokun e vet edhe ja jepi numrin e atij. As s’jom marrë vesh me to as kurgjo veç i kom thanë qe qeky numer ky edhe meniherë qaj punojësi që punonte aty a çka është me thirrje aty. Ai tha hiç mos ki dert tash unë e thërras këtë djalin. Kuku tash që s’jemi marrë vesh a na pranon a çka thotë. Thotë kjo familja, për familjen tonë, thotë edhe na po dojmë po lypin me ardhë te ju, a i pranoni. Cila familje, qekjo, pa diskutim thotë. Unë e kom edhe shok këtë djalin e tyne e sene thotë hiç s’ka diskutim veç le të urdhnojnë. A dinqe biletat na dhanë menihere në dorë? Biletat e aeroplanit na kanë dhanë në dorë. Tha për 15 ditë keni me udhëtu, qe ku i keni biletat e aeroplanit. Na mas 15 ditëve u përgatitëm e shkum. Kunatin e lam aty na u çum e shkum.
Intervistuesja: Ti me nusen edhe fmitë, a po?
Anonime 1: Po me nusen edhe me fmitë. Kur jemi shku ma së pari u nalëm me nifar në Austri u nalëm me nifar kazerme ushtarake. Ishte e lirë nuk kish ushtarë as kurgjo. Aty ishte ekipa mjekësore, ishte krejt e rregullume, e përgatitun për refugjatë. Na ishim si në karantinë aty. Ishte bile ni kafe aty dojshim me pi kafe. Prit thotë kjo se nuk është për ju po këtu, se nuk na pranojshin me shku me u ulë gjithkun derisa u kryn ato vizitat mjekësore krejt kështu prej A-së që thojnë deri në Zh neve vizitat mjekësore na bon. Me rengena me të gjitha senet me gjinekoloka me çka të dush aty, të gjitha senet, të gjitha që duhen me i pasë. Edhe shkum aty nejse i krym ato, atë natë kemi flejt aty. Bile ishte edhe një dhomë e madhe me sende me tesha. Prej teshave të brendshme e tutje çka don me marrë me vesh. Nejse, hinëm na diçka murrem diçka veshëm diçka lamë. Atë natë u mbledhën krejt… e aty krejt studentat shqiptarë ishin që i kishin marrë për përkthim se na ku me ditë na Gjermanisht, të gjithë nuk dijshim gjuhë të huj. Edhe ishin krejt përkthjeshin. Studentat na kanë kqyr me të gjithë ata të vendit që ishin shumë na kanë pritë mirë. Atë natë kemi flejt, të nesërmen ka ardhë autobusi ka shpërnda prej atyhit, krejt na kanë shpërnda. Neve na ra me shku te njo tri familje. Jonë kanë dikun 3 familje, dukun 5 familje, dikun 7-8 familje, sa të na ka zanë autobusi. Edhe neve na ra me shku në Graz… jo në Grazë po me shku në Aflenz. Aflenz ishte afër Grazit ni vend i vogël shumë i bukur që s’kishte aty vetëm një kishë, një vetsherbim, një barnatore, një park i bukur i hatashëm, po është një venc shumë i lezetshëm. Afenci ish e kish rrethinen e vet krejt me zabele kështu, po bukur. Edhe neve na ra qaty me shku, po ku tash. Kish aty ishin të angazhum me tash kush i ka angazhu Caritasi si duhet, Caritasi këto angazhime i bojke, i ka angazhu e i kanë pagu familje që dojnë me i majtë refugjatët se ajo ka qenë me pagesë ato shteti don me thanë po Caritasi. Edhe neve na çojnë me ni familje. Ata veç burrë e gru ishin po kishin pasuni mjaftë. Ishte bajagi hapsirë e madhe, kishin tokë, e aty ishin krejt shtëpizat. Jo shtëpiza valla shpija po si me thanë ma të vogla kështu edhe dy katëshe edhe ni katëshe edhe besa me saunë mrenda besa me a din bukur të rregullume. Ndonjona ma mirë ndonjona ma keq. Na ishim 5-6 familje na ra te qata me shku. Shkum aty ajo na priti e zoja e shpisë me atë zotin e shpisë, u vendosëm. Na u vendosëm në atë shpinë…
Intervistuesja: E a mrritët me komuniku me djalin për me ju…?
Anonime 1: Jo, hala s’po vijme na te djali. Kjo ma përpara. Tek ma vonë me djalin, djali në Graz, ma larg Grazi, kjo ishte ma prej kufinit mas afër. Nejse, kur kemi mrri na aty u vendosëm nëpër shpija. Kjo shpija jonë ishte shumë e mirë. Unë isha bashe knaqun bile ajo zoja e shpisë ishte… kishte ajo shpi edhe aneksin e ajo ishte në atë aneks na ishim… neve na lëshun shpinë. Ni kat ni familje tjetër edhe ni kat ishim na. Po aq shpi e bukur ishte aty kalojke qysh e kishim na shpinë, këtë bash atë pjesen tonë, mbi kry që thojnë te kryt, veç u ndijke shushurima e ujit kalojke si jaz ish. Edhe prej e krejt ishte në anën e kundërt ishte mali meniherë i lidhun me atë pjesë. Po më kujtohet ajo si çka… si si prrallë a din, shumë bukur ishte. Oborr të madh kish, në atë oborr lodra për fmi, ato elementet për me lujt fmitë, e kish ni mini-kopsht, shumë interesant. Ma tepër ma e madhe se qekjo pjesë s’ka qenë po kishte mblejjë gjithçka. Aty dilshim mbledhshin magdonozin, domate… ajo ishte knaqësi prej atyhit me marrë ti edhe po e përgatitë dreken. Na vetë e përgatitshim dreken, e kishim magazinen. Magazina e furnizune prej gjasë ma elementare deri te ato ma të mdhaja, deri te mishi. Edhe hijshim e merrshim shporten edhe hijshim çka të kishim nevojë. Çdo dy ditë shkojshim aty edhe u furnizojshim si me shku në ndonjë dyqan. Thojke mos merrni ma shumë pse me ju nejt mrena ju merrni sa të keni nevojë për dy ditë. E u frunizojshim me gjithçka, gjithçka kish. E merrshim në shpi e përgatitshim sa që ajo zoja e shpisë thojke u kënaqa kur po ju shoh juve tu vrapu tu përgatitë tu shku me marrë magdanozin me marrë domaten me marrë ata e këta, ish u bo aty ni atmosferë e hatashmë. Aty nejtëm njo tre muj. E te mjeku na çojshin rregullisht, për dhom për çka do diçka që kishim ndonjë brengë diçka te mjeku; për sy, për dhom, për gjithçka u caktojke veç na hypshin në kombi burrë e gru edhe na çojshin. Veç i tregojshim në mramje, ni ditë përpara për me e caktu edhe shkojshim. Ajo ka qenë ni po thom ni periudhë e hatashme.
Intervistuesja: E qysh u takut me djalë?
Anonime 1: Masanej prej atyhit neve fillun me na shpërngulë. Nashta po hi në detaje se…
Intervistuesja: Hiç mos ta nin.
Anonime 1: Po shumë bukur ka qenë, as s’po muj me ta përshku sa bukur ka qenë.
Intervistuesja: Edhe kur u takut me djalin?
Anonime 1: Edhe kur shkum në Graz, na çun në Graz. E qysh kemi mrri na qysh kemi shku në Graz. Na shkojmë… djalin na kishim kontakt vazhdimisht kështu me telefona me krejt se kishim na… Edhe bile qe harrova me të tregu. Kur bombardojshin na telefonat kishin lidhje edhe kjo është shumë asi… lidhja ishte, telefonin e zgjata unë deri në bodrum edhe veç djali më thirrke, mam thojke mos u frigoni ata u nisën. Ata e dijshin ma përpara e dijshin kur po nisen ato qysh i thojnë çka kanë gju…
Intervistuesja: Aeroplanat…
Anonime 1: Aeroplanat…. e thojke mos u tut se qetash u nisë aeroplani. Edhe u përgatitshim na psiqikisht edhe vev kur bojke…. don me thanë veç u shprazke. Veç ish shumë interesant ajo shumë na ka ndihmu, shumë na ka ndihmu djali me qato përgatitjet mos të befasohmi e çka po di unë, e qeshtu. Nejse, kur mrrinëm në Graz u vendosëm në ni shpi. E lypëm. Kanë shku përpara nusja ka shku me ni shoqe të vet ka shku në Graz, u taku me djalin e krejt, edhe jonë dalë kanë lyp banesë. E tash ma na nuk ishim refugjatë se nusja jeme u punësu, u punësu…..

Ata atë Boraramizin aty në atë… ajo dul shumë bukur edhe e pat trakën edhe qat trakë e tash, kur ishim na në Aflenz aty vijshin pedagogja, vijke kjo gjuhëtarja. Se kalova shpejt atje. Vijka pedagogja, vijka gjuhëtarja. Pedagogja me fëmi punojke në çfarë gjendje psiqike jonë. Kjo gjuhëtarja me ja mësu gjuhën jo vetëm fëmive po edhe këtyne të rinjëve kush dojke me mësu gjuhën Gjermane. Shumë, shumë me kujdesë. Djali më shkojke në shkollë ishte ne klasën e parë e shkojke në shkollë. E tash kjo…
Intervistuesja: E nusja juj u punësu atje a?
Anonime 1: Nusja jem u punësu a djalin e kisha atje me ekspozita. Atje e kanë pritë fantazi pak para luftes.
Intervistuesja: Edhe mandej vazhdut me ni banesë?
Anonime 1: Edhe vazhdum me ni banesë, u vendosëm në ni banesë dy dhomëshe, e hatashme, shumë e mirë…Kqyre tash kjo në Aflenz ish pedagogjka, qe gjuhëtarja, kjo, a kjo…

Më pëlqej, a bon muna me bisedu që ti me punu me fmitë e ktuhit, thotë edhe me të punësu me rrogë. Ajo u pranu me rrogë. Këtë projekt e ka financu Unioni Europian mos të dal… Unioni Eurpian e ka financu, projekti ka qenë psiko-social edhe ka punu me të gjitha me fëmi boshnjakë, kroat, shqiptarë, me të gjithë këta fmi ka punu. Don me thanë qekjo është me rëndësi kush e ka pranu këta, këtë nusen tem. Pranohet me rrogë ajo ma nuk ish refugjate prandaj na edhe mujtem me marrë banesë. U vendosëm aty. Ka qenë me status me letra, jo refugjatë.
Intervistuesja: Sa keni nejt mandej në Austri?
Anonime 1: 1 vjet e gjysë.
Intervistuesja: E pse vendosët me u kthy?
Anonime 1: S’kisha unë shumë… se ish djali profesor në fakultet, ai edhe është ende mas luftes menihere. Ai vijke në Prishtinë u duhke me majtë msim. E përshkak të atij ma tepër. Ata e unë për shkak të pikturave, unë e kisha atelenë s’mujsha me e lanë atelenë ashtu. Ranë qato na u kthym se e kishim fort… edhe aty e pranun shumë mirë atje mandej i jepshin mundësinë atelenë i dhanë, i dhanë mundësinë me hapë ekspozitë, ka mujt krejt nëpër Austri me hapë ekspozitë, shumë bukur e patë. Edhe na e patëm shpinë vendosëm… që thojshin ato çikat që sa vjet, studente ishin….
Intervistuesja: E a kishin dëmtu atelenë që e keni lanë në Kosovë?
Anonime 1: Jo hiç as prek shpinë jo.
Intervistuesja: Hiç a?
Anonime 1: Prek shpija jo hiç. Edhe pse kojshitë thojshin kemi pa përreth jonë sill e jonë sillë e jonë sillë po mrenda s’kemi pa kurgjo edhe kur jemi ardhë qysh e kemi lanë qashtu e kemi gjetë.
Intervistuesja: Falemnderit shumë!

]]>
Anonim https://museumofrefugees-ks.org/anonim-2-2/ Mon, 30 Jan 2023 23:23:08 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=2343

Anonim 2 ALB: Jo, na kena dalë dy ditë para bombardimit. Faktikisht, krejt rrugët jonë kanë të bllokume nëpër Prishtinë. Se lufta në pjesët tjera do të thotë në qytetet tjera ka fillu shumë ma herët se në Prishtinë se Prishtina si kryeqytet kanë qenë të fokusum krejt gazetarët e botës, krejt mediat edhe si strategji e kanë pasë serbt që sa ma pak me bo filma, skena, tortura se ingjizojshin nëpër Prishtinë, ose nëpër qytete si Peja, si Ferizaji, a din nëpër qendra të qyteteve. A po e din, bile bash përkundër jonë sill mirë a po e din që demek kqyre na të mirë jena, a po kupton. Përderisa si fillojke muzgu, terri me ra, kur ju hijshin katuneve i farojshin krejt, i hijshin me tenkë mrena, me… Edhe ajo ka qenë ushtri, mirëpo ushtria e ka psë të ndalune me luftunë Kosovë si ushtri me vepru ata me tesha të ushtrisë, po jonë dasht me u vesh me tesha të policisë, ushtria, edhe me thanë që na veç po e majmë… se ata jonë thirrë me ato që po e majna na qetësinë, renin prej grupacioneve terroriste shqiptare me emrin UÇK – na ata jena tu i lyp, se përndryshe këta shqiptart jonë popullatë e jona, na me ta s’kena problem a po e din. Po na po i lypim qato grupacione terroriste që po na sulmojnë neve, po dojna me i gjetë kush jonë. Në qata jonë thirrë.
Intervistuesja: Edhe ti ke fillu me punu si përkthyse për media?
Anonim 2 ALB: Veç pak. Jo, unë jom kanë veç 17 vjeçare. Hala pa u kry shkolla e mesme. Anglishtja jem me 17 vjet nuk u kanë për përkthyse e nivelit a din të naltë për përkthyse. Mirëpo, na si… edhe na si prej atyne që kemi jetu në qendër të Prishtinës na e nijshim krejt çdo luftim se ka pasë orë policore para se me fillu lufta, do të thotë ti në ora 4 s’ke guxu me dalë nëpër Prishtinë. Marketet jonë kanë krejt të zbrazta. U shihke që lufta është shumë afër. Faktikisht lufta u zhvillojke se na e nijshim nëpër katune, u nijke kur fillojke me gjujt, kur shkëndijtat kur dilshin, krejt u nijke, mirëpo në qytet vjen shumë vonë lufta anipse vjen era luftë e në ato ethet e luftës. Edhe, na si në qendër që jetojshim, Mimi patë dalë ma herët, ata u patën evaku shumë ma herët, i patë evaku ambasada punëtorët e vet edhe i patën çu në Ambasadë të Shkupit. Ja patën rentirat ni hotel të madh atje krejt stafit të vet atje edhe punojshin prej aty. Edhe normalisht që gazetarët shkojnë aty ku ndihen ma sigurtë edhe shkojshin aty ku jonë amerikanët. A po e din krejt gazetarët. Edhe na masi njo dy ditë para se zyrtarisht me fillu lufta, rrugët jonë kanë krejt të mbylluna a po e din, jonë kanë ato rrugët ku ti ke mujt me dalë prej Prishtinës veç si grup, a din grupe grupe të mdhaja, ku aty të kanë nalë policia, të ka plaçkitë do të thotë krejt nëse ti ke pasë unaza, pare, kerr të mirë, ti kanë marrë krejt, a po e din. Niherë u duht aty me i lanë mbrapa tenkës ose mbrapa atyne pizgaverave të mdhaj krejt çka ki edhe tani me ja mësy në kam. Ku të dush mësyja në kam ose me autobusa i qitshin, me trena i qitshin. Këta të rajonit tonë i kanë qit kah Ferizaji, në Gërlicë qysh u kanë rruga Elez Han e knej në Maqedoni. Maqedonia normalisht me qyk të zorit prej presionit të madh të ndërkombëtarëve e ka shfrytëzu rastin për me përfitu ndihma shumë të mdhaja prej Bashkimit Europian, prej Amerikës, prej krejt veneve të Kuintit. Na i pat bo do far kampe, ato kampe pa asni… ato kushtet as elementare do të thotë s’ke pas banjo, s’ke pasë ujë të mjaftushëm, s’ke pasë bukë, s’ke pasë bukë, ske pasë… mirëpo, fatmirësisht nuk u kanë koha shumë… nuk u kanë verë, nuk u kanë shumë nxehtë që për me shpërthy naj epidemi edhe nuk u kanë shumë shumë ftohtë që me u koqit prej të ftohtit. Do të thotë ajo koha e pranverës. Njerëzit normalisht krejt në stres jonë kanë. Na kur e kena kalu asni kerr nuk u kanë në rrugë, do të thotë Prishtinë – Elez Han jom kanë veç unë me prind e mi në kerr edhe normalisht si e kena… hala pa e kalu Prishtinën nana më ka thonë shtriju në kerr përmas. Unë u duht me u shtri edhe me ma qit ni jakne qeshtu të trashë shumë që unë mos me u dok se të nalshin edhe i merrshin çikat, a po e din, ose burrat. Edhe veç këta dy qashtu. Bile, e maj në mend nana e pat lëshu në radio Cecën. A po e din ton rrugës me knu Ceca se ku na nalshin policia si e nijshin Cecën tu knu, këta dy dijshin serbisht se na të qytetit e kena ditë serbishten krejt, a din e ke pasë si gjuhë të dytë se je duht qaty me ta me u çu për ditë.
Intervistuesja: Edhe ti je kanë e mlume ne kerr…
Anonim 2 ALB: Unë jom kanë e mlune në kerr…
Intervistuesja: Qashtu ke nejt ton rrugën?
Anonim 2 ALB: Ton rrugën. Kur jena mrri në kufi na ka pritë Mimi me Amerikanë, me kerre të Ambasadës edhe e kena kalu, e kena kalu kufinin me jo problem. Na jena kanë shumë me fat. U kanë a din… u kanë ai momenti kur na e kena shfrytëzu krejt rastësisht u kanë a po e din pak para se me shpërthy kështu tamon luftë 100%, a din. Edhe njerëzit jonë kanë shumë të u marrë me, jonë kanë në qat minutë, në qat kohë, fati jonë jonë kanë shumë tu u marrë a po e din me ato përgatitjet e fundit sa që a din nuk jonë marrë fort me neve, veç je duht me u kanë shumë dikushi. Ku të kanë pa ty me kerr në atë kohë të ’99-tën na e kan pasë ni gol 2sh si me thanë qetash ni golf 8sh, a din ma i miri. Edhe kur të kanë pa ty me kerr a din rrugës kryesore tu shku ata kanë menu që ti veç je naj shka a po e din se shqiptar me kanë s’ki shansë se nuk guxon, nuk guxon. Edhe për neve kanë menu që jena shki a po kupton. Mu s’më kanë pa hiç po mi kanë pa veç prind përpara edhe kanë menu këta tont a po e din edhe kena dal qashtu. I kom pa unë paramilitarët, i kom pa për shembull se s’mujsha me nejt ton rrugës pak pa e qit kryt se mu nxijke fryma. E i shihsha tu minu ato tunellat, a po e din tunelli, i shihsha atje nalt tu i vnu minat që në rast.. a din ato pikat strategjike të ushtrisë që shemen grut, mshelet tuneli edhe ti ma s’mun del. As sun hin as sun del. Edhe tu i çelë normalisht, tu çelë rova anash rrugës. Ata të përgatitë me krejt. Ata të përgatitë se normalisht e kanë ditë shumë ma herët operacionin e vet.
Intervistuesja: Edhe të armatosun.
Anonim 2 ALB: Jo të armatosun krejt ushtria e Serbisë krejt armatimi ma superior në atë kohë jonë kanë se luftën e fundit ata krejt çka kanë pasë çka asi e kanë rujt për neve se ata e kanë ditë që herdo kur qajo ditë ka me ardh. Na e kena kalu kufinin, kur kena mrri pak te kufini kena pasë pak problem se jonë çuditë krejt që qysh shqiptarë e po vini kështu po kapërceni, a din. Se veç kerri jonë u kanë, as mac as qen. Jo mac e qen, as zog, as sorr, as insekt nuk ka livrit. A po e din era barut, njerëz ftyra të lodhun, ftyra të lodhne, ushtarë shumë të ri të vesht në polic, shumë të ri. Do shumë nacionalista, do shumë a din asi fmi që si kanë vet edhe i kanë vesh edhe i kanë pru me luftu edhe a din ashtu si të humbun, a po e din nëpër kufi se dijke kush poziten e vet se veç të ardhun, veç çka i kanë pru. Edhe na kalum dyqysh. Kena pasë shumë fat se… edhe mrrijtëm aty në megjuzonë, dolëm.
Intervistuesja: Keni shku në Shkup…
Anonim 2 ALB: Edhe kena shku në Shkup edhe… Po, ma së pari kena shku në hotel të Mimi që është nifar Aleksandër Palace aty në fillim të Shkupit ku e pat marrë ambasada. Jena shku nihere të Mimi aty, tani prej aty kena shku, se unë hallën e kom në periferi të Shkupit. Kena shku te halla. Kur kena shku aty, aty jonë kanë edhe hallat e tjera edhe plot. Ajo tash edhe familjen e vet edhe familjes të burrit të vet, krejt aty. Tash ti llogarite si mini kamp edhe aty u kanë sa që ti e nijshe veten keq që shkove a po kupton. Sa do që kontribojshe për shembull aty te halla po na krejt çka punojshim na qaty u duhke me ble buken, millin, djathin, krejt. Tash ato hallat e tjera i kanë pasë fmitë shumë të vogël, tash s’mujshe me hangër për veti po gjithçka u duhke me nda me ta. Tamon si në luftë. Kështuqë kena nejt njo 2 javë ditë edhe mas 2 javë dite Mimi po më thotë tha kqyre tha qetash hajde tha ose vjen dil te rruga kryesore tha vjen me të marrë ni shok i joni tha shko tha nimoju me përkthy. Edhe unë thash unë nuk di anglisht për me përkthy a din në qat nivel, se unë
Intervistuesja: superior…
Anonim 2 ALB: Unë se kuptojsha që me kanë gazetare duhet me u kanë a po e din me ditë anglishten, cilëndo gjuhë, vet fjala gazetarë duhesh me ditë anglishten. Hajt tha ti aq sa din se tha ke me shku me punu me njerëz të cilët veç kanë ardh se ki far najfar përkthimi që… edhe pse ajo fjala e parë na kanë gri e na kanë pre e s’dijsha qysh me ja përkthy a po e din. Po, ai krejt kah folke unë krejt dyqysh e përjetojsha si me kanë vet. Edhe normalisht qaty fillova si përkthyse me punu, jonë kanë krejt kampet e Maqedonisë. Njerëz shumë të përvujtun, njerëz me shumë të hjekun, njerëz me beba, me pleq, me karroca, me karroca të invalidave, gra që kanë lindë në kamp, pleq që kanë vdekë në megjuzonë edhe nuk i ka pranu maqedoni mrena. Do të thotë edhe sot e kësaj ditë i kanë varrëzat në megjuzonë, a din aty në mes dy kufijve, i kanë varros qaty njerëzit se s’kanë pas ma qysh me i marrë me veti. Knej maqedont nuk i kanë pranu, knej me u kthy në Kosovë s’ke pas qysh me u kthy. Edhe qaty do të thotë a din u kanë shumë periudhë e keqe. Edhe, po na… tani unë fillova me punu në OSBE në Ohër. Unë bashkë me burrin e motrës, ai ka punu këtu edhe qatëherë edhe ai ja pat nisë pak para luftes me punu në OSBE e erdh qaj mission qysh është ajo, Organization for Security and Cooperation OSC edhe ja pat nisë me punu si përkthys, e punojshim bashkë, po OSBE-ja e pat marrë se bugjetin ma të vogël normalisht se sa Ambasada e Amerikës, e pat marrë ni, i pat marrë jo njo se edhe shumë staf, jo si Ambasada e Amerikës ka pasë shumë pak staf, po këta kanë pasë shumë staf edhe me qato pare të bugjetit sa ja ka leju i patën marrë tri hotele në Ohër edhe patëm shku atje me punu në Ohër qatje. Unë e Diki, Mimi punojke në Shkup. Bile udhëtojshim me kerr na u kthejshim. A din shkojshim, u kthejshim. Unë aty në recepsion pata punu, ja pata nisë si në recepsion me punu edhe kaniherë u duhke me nejt me ndërrime recepsioni se shumë njerëz, shumë a din kohë luftë, shumë njerëz tu pa, veç keq tu u ni edhe tu pa veç keq. Kur më bijke për shembull ndërrimin e natës me nejt ishim bashkë me Dikin aty non-stop edhe normalisht që gjatë ditës tani dilshim në terren me punu edhe qeshtu.
Intervistuesja: E kur jeni kthy mandej në Kosovë?
Anonim 2 ALB: Unë me Mimin të para jena kthy, me thanë… faktikisht krejt njerëzit dojshim secili dojshim me u kthy ma përpara, a po e din ajo ndjenja kur, ajo ndenja kur u kanë me 12 qershor. Ajo ndenja ma e mira në botë se kush po kthehet i pari. S’na nxijke kufini. Qashtu. Dath, deshë. Unë me UNHCR jom kthy, dathë, deshë, në shpi të djegun, të padjegun, me anëtarë të familjes, me anëtarë të familjes, se tash gjatë qatyne mujve shumë shtete kanë marrë, se nuk i nxijke as kampi, edhe tash për me ja nimu Maqedonisë se maqedont, qeveria e Maqedonisë thojke shumë njerëz, nuk e përballoj. Vërshun krejt, u bo Maqedonia krejt shqiptarë. Çdo qytet, çdo skutë, sa që ma edhe nuk na dojshin. Kurqysh ata s’na kanë dasht prej ditës të parë po fillunen tash me marrë jo Amerika do njerëz, jo Holanda do njerëz, jo a din… shembull ni aeroplan shkojke ne javt në Holandë, ni aeroplan në javt shkojke në Paris… tani prej aty i shpërndajshin… ni aeroplan…. Po ata tjera kushte. Ato qendrat për emigrant tjera banesa, kushte jo kësi kampe me najllona të UNHCR-së të improvizune kampet, jo kësi kampe në baraka, po najllona, shatora, a din shatora. Do të thotë u kanë ni sipërfaqe e madhe e tokës me dhe e cila u kanë a din prej dimrit kur del krejt lloq që tu kapke lloqi edhe s’mujshe me ecë prej lloqit. Edhe do të thotë në kamp ti kë hi në çadër, a po din çadra jo kështu. Edhe për shembull njerëzit u shtyjshin, u rrehshin cili me shku emrin aty me familje të vet kudo thojke çom, veç mos më le qetu, kudo çom. Edhe tani shkojshin qetu nëpër botë gjithkah në perëndim, në Europë. Edhe në Amerikë kanë shku edhe Amerika ka marrë, Kanada ka marrë edhe goxha shumë bile kanë shku. Se thojshin s’kena ku me u kthy. Po ka pasë plot asi që thojshin jo, unë veç ka me u kthy edhe pikë. Jo, jo ti shumë mirë, na kur jena…. edhe pse na se kena ditë ku po kthehem po na nuk kishim kanë se nëpër qytete ma pak kanë bo dëm, sidomos nëpër qendra të qyteteve se ka pasë shumë gazetarë. Shembull Mimi, Ambasada u kanë mision vëzhgusë në Kosovë, nuk u kanë ambasadë, po a din ata jonë kanë veç mision vëzhgusë mirëpo nuk kanë guxu me jau çelë, i kanë pasë do kerre, do hamera, Hanefia ju thojshin të mdhaj, gjysmë kerr gjysmë xhip, krejt i hekurt, a din ushtarak, i patën ly ngjyra të portokallta të dhezt që me u pa prej gjithkahit që jonë amerikanë. Mision vëzhgusë vijshin kishe gjatë ditës. Ata faktikisht natën flejshin në Shkup në qat hotelin po gjatë ditës vijshin në luftë. Në krejt trevat e Kosovës jonë shku, do të thotë ti je kanë në luftë non-stop kallxojke Mimi tash qysh hijshin malit, e çelshin ni shator atje në mes të malit se gjatë ditës popullata ka mujt me zbritë a din krejt jonë mshefë qashtu a din në qato bashkësitë, qato tubat, si ka ra muzgu kanë ikë nëpër male ata që kanë pasë male për shembull. Dukagjini s’ka pasë mal, po menoj ata që jonë kanë ma në rrafshinë ata qaty kanë nejt edhe kanë luftu, Drenica e a po e din kanë luftu kështu 200 metra krejt e kanë pasë frontin mes shqiptarëve UÇK-ja edhe këta ushtria e Serbisë, krejt a din 200 metra kanë pasë. Mirëpo kanë pasë asi që kanë pasë edhe najfar mali të vogël, natën kanë ikë në mal, e ditën tani jonë lëshu te shpija jo me bo najsen me hangër, jo a po din se krejt me fmi të vogël. Po ka ndodhë edhe që…
Intervistuesja: E a e man në mend 12 qershorin kur ke hi, çka ke pa nëpër Kosovë, qysh u dokë?
Anonim 2 ALB: E zbrazt krejt, e zbraztë krejt, semaforat punojshin. Ni ven shumë i zbraztë, ni ven ku nuk livritke kurgjo, ni ven ku vijke era barut, ni ven ku e lash ndryshe a… e lash keq në fakt shumë po hala ma keq e gjeta. Veç më vijke interesant kur i shihsha semaforat, anarki krejt u kanë se kur u kthyn njerëzit shumë ma fillun njerëzit edhe e hupën vetën, do të thotë fillunen me i hi marketave me i vjedh a din se të untë. Marketat i ke pasë të zbrazte mirëpo a po e din gjithçka bojshin, kërkush nuk u nalke në semafor, kerret ishin në anën e kundërt, u bonën dyqysh krejt… a din të egër. Po, jonë kanë tani KFOR-i, ata normalisht që kanë hi të part se na mas KFOR-it jemi hi edhe ata e kanë majt, kanë patrollu non-stop edhe jonë mundu me majt nifar reni a po e din të sigurisë e kom fjalën.
Intervistuesja: Shpi a ke gjetë?
Anonim 2 ALB: Po i kom gjetë kojshitë e mi. Ma së pari kom shku në banesë tem, tani kom shku në shpi te gjyshja jote. Edhe kur kom shku në shpi tem dera u kanë çelë normalisht, banesa u kanë thatë, e thyne… jo nuk u kanë e thyne, e kishin thy derën veç sa kanë hi se tani e kishin ndreq e kishin qit aty nifar drrase se aty kish hi tjetër kush me banu. Faktikisht derisa jonë zhvillu luftimet…
Intervistuesja: Aty ka banu dikush…
Anonim 2 ALB: Serbia tu çu njerëz me popullu venin e tyne, a din venin tonë me ta a po kupton kishe ajo krejt asi politike e lodht. Edhë në banesë tonë ishin kon njo dy serbe tu jetu aty, i kishin marrë me tesha të veta me a din faktikisht tu përvetësu rpona të shqiptarëve që këto jonë kanë tonat se na tash kena ikë, a po e din, edhe ma kurrë s’kena me u kthy në Kosovë. Qekjo edhe u kanë krejt stili që u bo ajo luftë që na me u shpërngulë edhe ma mos me u kthy edhe ata mrena natës i kanë popullu edhe i kanë pru njerzt nëpër shpija tona, hazër krejt, të gatshme.
Intervistuesja: E a refuzun ato me dalë?
Anonim 2 ALB: Jo, si jonë hi KFOR-i kanë ikë bre si pacovat krejt. Edhe unë po i shoh njo dy kojshike të mija, po ja boj thash ku jeni ju, s’guxojshin me më fol, thanën qe ju qetash erdhët e na qetash po duhmi me dalë. Thash po ani de dilni qysh kena dalë na dilni edhe ju shkoni pak provojeni, thash ju ktheheni në vend të jujin e na jeni dalë jasht krejt, thash kërkush s’na ka dasht edhe përjetoni qysh është. Se ata jonë kanë të Prishtinës faktikisht ata kojshitë e mi jonë kanë prej kur kom lindë unë aty jo ksi të ardhuna që kanë ardhë gjatë bombardimeve. Qysh kanë guxu me i pru nuk e di a. Qysh kane guxu me ardhë ma së pari serbt e Serbisë. Kumeditë prej gjithkait i kanë pru me ardhë në Kosovë me i nxan banesat, shpijat a po e din qysh kanë guxu me ardhë me thanë qysh more po a shkunen në luftë, atje luftë, atje po bombardohet, atje po luftohet e ti mu po më thu shko edhe bone qat shpijen tonde. Po cili njeri shkon për ni shpi a për ni banesë rrezikon, e rrezikon jetën e vet
Dikush tjetër: I kane detyru edhe ata me ardhë
Anonim 2 ALB: Jo, jo se s’munet kërkush me zor me të çu.

]]>
Anonim https://museumofrefugees-ks.org/anonim-14/ Mon, 30 Jan 2023 23:19:56 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=2328

Anonime: Datat s’po i maj në mend…
Intervistuesja: Jo nuk ka gajle, veç don me thanë para se me bombardu NATO u kanë tentimi i parë me ikë.
Anonime: Tentimi i parë para se me bombardu që nuk kemi ikë. Jemi nisë prej asaj që thotë bombardimi fillon edhe herën e dytë po hajt more se nuk bombardojnë. A e bombardon ato krismat jonë kanë të tmerrshme. E kom pasë djalin e vogël. E nuk e di sa i ka pasë, 1 vjet e diçka, 1 vjet e dy-tre muj, shumë u pata frigu, shumë, shumë, shumë. Fillun bombardimet, u mbyllëm në shpi, mandej nëpërmes njerëzve jo po bohemi bashkë, kolonë, a din qysh u bojshin, po nisemi kolonë. I kisha edhe disa familjarë të mi me veti, e kisha edhe vëllaun e vogël, vëllaun e madh e kom pasë jashtë, prindërit qysh do t’i la. Po shkum, u afrum deri në banesë se nuk mujsha me kontaktu, telefonat i këputen, edhe shkum, nuk erdhën prind e mi, babën e kom pasë pak smutë, jo tha unë sa des nëpër rrugë atje me më gjetë diçka po rri këtu me rëndësi është hekma djalin prej këtuhit. Unë e mora vllaun e vogël, i madhi u kanë jashtë edhe u nisëm.
Intervistuesja: Sa kerre jeni kanë, sa veta përafërsisht që keni dalë bashkë?
Anonime: Po tash në secilin kerr mrena jemi kanë kah 4-5 veta në kerr. Veç familja jonë, plus edhe tjerët i kanë pasë qashtu me farefis e me kojshi krejt bashkë edhe ata jonë kanë kah 4-5 veta në kerr. Edhe u nisëm. S’di qysh jemi dalë, s’di qysh jemi nisë me 100 strese me 100 tuta, pa tesha nashta krejt diçka pak se na thanë ma shpejt se i kemi pasë serbt kojshi, rreth e rreth jemi kanë me serbt kojshi me shpija edhe dyqysh e kishim frigën prej tyne mos po na e lajmërojnë e po na hijnë natën e diçka edhe shumë shpejt dulëm. Sa po muj me kujtu e di që kemi dalë, jemi nisë, kur kemi mrri te rrethi te shkolla e mjekësisë aty na kanë nalë paramilitarët.
Intervistuesja: Okay, kjo është hera e parë a?
Anonime: Kjo është hera e parë. Paramilitarët ata jonë kanë kah dy metra të gatë. Para meje, para neve e nalën kunatin edhe na ishim tash mas tij, mas neve ishin tjerët. Vjehrri ish, ata e nalën në tjetër drejtim qysh është, tash ai rrethi qysh është për me shku, e kalon rrethin e knej nisesh për autostradë mandej te shkolla e mjekësisë, ata e nalën bash aty te shkolla e mjekësisë – ka qenë bunkeri i madh, bunker a tenk a çka i thotë njeri atij. Ata e çun anej, neve knej. E nalën kunatin edhe u nalëm edhe na. Na nalën krejt në kolonë edhe na po presim tash çka do të bohet. Kur e… ai dul prej kerri, sigurisht i ka thanë dil edhe i ka lyp pare. Edhe na s’po dijmë, i kish pasë thanë se tash na veç po kqyrim prej kerrit na s’po nijmë çka po flitet po po supozojmë mandej edhe na ka tregu. Edhe e pamë që dul prej kerrit edhe vjehrra jem ka qenë aty në kerr edhe dul prej kerrit e çeli po më doket i tha hape gepekun, ky e hapi edhe (flet serbisht) don me thanë krejt çka ki pare gjuj në gepek që mandej këta me i marrë. Edhe ai a ka qit a s’ka qit sigurisht çka ka pasë ka qitë, masi që i ka qit paret tash a ka qit pare a ka bo bisedë me to nuk e di ai filloj me i mshu, filloj me i mshu me shipkë, filloj me i mshu me boksa, filloj ma e tash na ishim në kerr edhe a din qysh tash veç pritshim kur të na hijnë neve, na veç e kqyrshim çka po ndodhë. Dojke me dalë shoku jem bashkëshorti edhe unë i thash mos dil mos dil se ka me të ardh reni edhe ti qetash, mos dil se mos po e keqëson punën ma shumë se ti del, don me mbrojtë ata po ai munet në qat moment me gjujt kështu bile rri se qetash të vjen reni edhe ty. Unë isha përpara, fmitë i kisha mbrapa edhe vëllaun e kisha mbrapa. Fmitë kajshin, bërtitshin, u tutshin.
Intervistuesja: Edhe ata e kanë pa krejt…
Anonime: Po, po, po veç kanë qenë të vogël për shembull djali s’man men kurgjo se 1 vjet e dy-tre muj a çika krejt i man në men se ka qenë 4 vjet e diçka. Edhe mandej, vjehrra jem nuk e ka pa ngjarjen çka po ndodhë mbrapa se ajo u kanë e ulun në kerr edhe ajo nuk u kthy me kqyr, ajo po kujton që ka dalë djali vet me bisedu me ata po nuk po e sheh ajo çka po ndodhë. Ni moment ajo u kthy edhe kur e ka pa ajo mandej mundohet kishe po e mbroj djalin, këta si sot e maj në men kur ja kapin kryt ja pshtetin për kerri edhe kjo e shkreta ka pasë ka pasë pare në gjoks e krejt çka ka pasë ju ka dhanë, demek merrni veç lëshojeni djalin. Edhe ata kur e kanë nxjerrë kjo paret ata kur i kanë pa edhe qato pare në qat moment i kanë thanë këtij hajde këtu e ja kanë kap kryt vjehrres tem e me zor e kanë shti mrena në kerr po e kanë liru mandej edhe kunati hini në kerr. Tash erdh reni ten a. Tash po kur erdh te na po i thote bashkëshortit tem tha (flet serbisht) dmth ti çka po pret hajde dil. Dul ai, unë u dridhsha, edhe mu ma dha ni shumë të hollave para se me mrri aty, tha merri qeto pare se nuk dihet, mujnë me na nda edhe s’shihem ma. Mos mi jep thash paret se unë ku të shkon ti une mas teje, po tha nuk dihet bon vaki na ndajnë ti me fmi tjetër kun e unë tjetër kun. I thash jo unë thash nuk i pranoj, merri thojke maj, mi ka pasë shti me ni kuti qeshtu, maj thojke se nuk dihet qysh vjen puna. Edhe mi la paret ky dul prej kerrit, si ka dalë prej kerri me atë kondakun a mitrolez a çka i thotë njeri atij, me mitraloz ja nisi me ja mshu në kry bum e bum e e shtrini për toke. Fati që ky që thojke në atë moment njeri s’po e nijke edhe me të pre nuk e nijshe edhe dhimten as kurgjo zaherë prej frikës. Kur e gjujtën ky meniherë u çu në kam, ai prap i mshoj në kry, ja qiti kryt gjak ja shkyjti kokën krejt. Dul ai. Po mendoj ja mshoj ky prap u çu në kam, a folke me ta tash nuk e di a çka e njani prej tyne hini te unë në kerr. Don me thanë unë isha ulun në ulësen teme e ky ish… ky tash polici si sot e maj në men ftyrën e tij i ka pasë do sy të kaltërt, ni kapuq në sy edhe i hini me automat aty ulësen e bashkëshortit tem, u ulë edhe ma drejtoj tyten qetu. Ti tha (flet serbisht) çka po pret tha ti kuqka nihere, demek (flet serbisht) jep krejt çka ki. Unë nashta është për me kesh veç prej stresit dora e djatht edhe koma e majt mkcejke qeshtu edhe unë nuk mujsha me shti dorën në xhep për me i marrë paret me ja dhonë. Edhe vëllau po më thotë jepja tash po ja jap, unë as nuk e kthejsha kryt anej, thash po ja jap po s’po muj se aq shumë po më dridhet dora s’po muj me e shti dorën në xhep. Qeshtu më bojke dora e kama. Kurrë nuk e harroj ata. Edhe dikur i nxerra edhe po ja jap edhe hiç s’po e kthej kryt (flet serbisht) don me thanë unë po të thom paret unë po i thom s’kom ma. Kur i kom thanë s’kom ma ai qaty e ka kuptu që paret jonë se unë ja dhash qashtu me ni si e barnave, edhe kur i thash s’kom ai qatëherë e kuptoj që paret ishin mrena se ai e ka kuptu që une po boj hajgare po ja jap veç ni kuti kumeditë çka ka menu ai idiot. Kur i kom thanë (flet serbisht) ai vëllau përmas tha veç e pritsha momentin mos po të bon diçka, po të prek a diçka unë qaty kom pasë me reagu, a të reagojke ai, ai na kish pushkatu qaty te tonve. Edhe unë po i thom, ai hiç s’po bon zo, ai veç po kqyr edhe thash shuj-shuj nihere mos reago, i murr edhe dul. I murr çka pat edhe dul. Mandej po i thotë bashkëshortit tem (flet serbisht) hin tha në kerr bre ta bofsha kështu ashtu se fmija po të kajnë. Hini në kerr, qashtu njejtë ndodhi edhe me kerret mbrapa po jo me kerret mbrapa veç pare ju ka marrë. Vjehrrin atje në anën tjetër edhe ai e kish pasë hangër disa shkelma edhe mandej na lëshun. Jo, hini në kerr edhe na po presim tash. S’di kurgjo veç kur ka fillu me shipken e hekrit me i thy xhamat e kerrit. Don me thanë qysh jemi kanë na në kerr ai me shipkë i mshojke xhamave bum bum deri sa i thej krejt xhamat e kerri edhe unë veç bërtitsha e i thojsha vëllau mloju, maju fmive sytë thojsha se ni spirrë me i hi për jetë qorrohen, thojsha veç…maj i thojsha fmitë edhe mos… ruji sytë. Edhe ai po po po jom tu i majtë. Çika kajke shumë edhe djali po çika nashta ma e madhe u traumatizu shumë aq shumë u traumatize që kur jemi kthy në Kosovë menxi e kemi shti në Kosovë se e ka menu ton kohën që prap kena me kalu nëpër qata. Edhe mandej naj thejnë krejt xhamat e kerreve, ish ftohtë, edhe tha hajde demek bajuni edhe u nisëm qashtu. Krej xhamat e thym, fryjke, kur kemi mrri në Llapnasellë aty ka qenë ushtria e rregullt, s’kanë qenë paramilitarë po ushtria e rregullt serbe edhe kur na kanë pa thanë ku jeni nisë kështu, serbisht folke, na i thamë po s’dijshim çka me i thanë, po shkojmë dikun po jemi nisë dikun e s’dijmë ku. Jo tha kthehuni mbrapa kështu nuk guxoni me udhëtu. Ku me u kthy edhe na kthyn. Kur u kthym u shpërndamë se tash na thojshin s’guxojmë me flejt ma në shpi edhe u shpërndamë. Unë shkova flejta te do familjarë të mitë të largët, kunati tjetër kun, vjehrritë tjetërkun qeshtu tu u shpërnda me e bo ni natë gjumë e mandej të nesërmen me kqyr çka me bo. Flejtëm aty ni natë për faqe të zezë, të nesërmen u çum. Qaty ku kesh unë te qajo familje erdh te dera ni akrabajë i tyne edhe ju tha që me e lëshu shpinë, urgjent me u nisë se kanë sonte me na hi nëpër shpija. Unë qaty ku kesh tash u nisëm me qata, tash unë s’kisha informata ma për njanin tjetrin s’kishim informata, a për prind e mi s’kom pasë informata se don me thanë kur kom shku unë që jemi nisë që na kanë maltretu e kom marrë vëllaun me veti edhe mandej s’di qysh e ka kuptu mami jem që na kanë maltretu …a jo se na kur jemi kthy e kom kthy vëllaun në shpi. Kur na kanë kthy ushtria e rregullt unë e kom kthy vëllaun në shpi edhe thash veç e kemi lanë aty te parkingu, ai kur ka shku në shpi ka tregu çka ka ndodhë edhe na mandej unë s’kom ditë ma për prind e mi mandej mami jem qeshtu tu marrë vesh, tu u munu me marrë vesh për neve, s’kishim kontakte. Qysh e ka kuptu mandej nuk e di… jo e ka ditë prej vëllaut, mandej u çu u ardh atje në shpi, në shpinë tonë, shpija e zbrazët nuk u kanë kërkush aty. Tash ajo ton kohën tu na lyp tu kqyr ku kemi mujt na me shku. Në ndërkohë, të nesërmen a të masnesërmen mi qesin edhe prind e mi prej banesës edhe ata s’kom ditë ku kanë shku, kishin pas flejt ni natë te axha, mandej… në ndërkohë mami jem ka dal me më lyp mu derisa mami jem ka ardh në shpi me më lyp mu kanë ardh i kanë hjek babin edhe vëllaun prej banesës. Tash mami jem kur u kthy se ka gjetë as babin e as vëllaun edhe s’po din tash ajo as ku e ka burrin, as djalin, as çikën. Hallakamë u kanë. E mandej në herën e dytë… jemi nisë qysh jemi nisë nuk e di qysh s’kemi pasë kerre ma, nuk kemi pasë kerre. Kerret i lamë në garazha të thyme me çka me u nisë. Mandej u bom me do kojshi, ata kenë burrë e gru, çikë e djalë, 4 vetë, kerri shumë i vogël nuk e maj në mend çfarë kerri u kanë, plus edhe unë me burrë e me dy fmi – 8 vetë në kerr kutec. Jemi nisë për Maqedoni. Kunati edhe ai qashtu tu u nisë s’di me kon, ai m’doket me vjehrritë e mi se kerrin e vjehrrit nuk ja kanë thy xhamat, veç kerrin tonë edhe të kunatit. Edhe kunati me vjehrrin don me thanë në familje ata kanë hi në kerr, kunati me kunatën me dy fmi edhe vjehrritë e mi, e na kemi hi në kerr me ni kojshi të afërt aty që e kemi pasë ni rrugë ma poshtë edhe jemi nisë për Tetovë më doket, jo jemi nisë për Maqedoni, hera e dytë paska qenë kjo… jo herën e dytë kur jemi nisë jemi nisë veç unë jom nisë me qata akrabatë ku kemi flejt atë natë po jemi kthy. Kufinin te Tetova aty kemi pritë shumë gati ton natën kemi metë nëpër kerre, s’kemi mujt me kalu kufinin e jemi kthy në Prishtinë. Kjo ka qenë mandej hera e tretë kur jemi nisë edhe vjehrri, vjehrritë, kunati, kjo u kanë hera e tretë don me thanë kur jemi nisë dy kerre – kerri i tyne edhe kerri, na s’kemi pasë kerr po me te kojshive. E mandej kemi prit në Elez Han, kemi mrri deri në Elez Han, vjehrrës tem ju bo e 6-ta ditë pa dializë, ajo filloj me u keqësu edhe kolona ke shumë e madhe, kolona kur mrritëm na aty aty njerëzt me kah ni javë e dy javë që ishin kanë tu pritë, krejt kishin pasë hi nëpër shpija në Elez Han tu përgatitë ushqim kush ka qenë me fmi të vogël kanë hi se kolona s’ka ecë hiç mdoket e patën nalë, e kanë blloku mos me kalu kërkush. Edhe pritëm sa pritëm, mandej shkoj kunati në kamë u nisë ka ecë s’di sa kilometra deri te kufini, në kam ka ecë me fol me kolonelin a me dikon aty që duhet patjetër me kalu të paktën vjehrritë e mi se ju ka keqësu gjendja e duhet me shku me hi në dializë në Shkup. Edhe ai s’di sa kilometra i ka bo në kam derisa ka mrri te kufini. Don me thanë prej Elez Hani ndoshta edhe pa mrri te Elez Hani u kanë kolona, i ka ra s’di sa kilometra me ecë edhe na ishim tu prit në ren kur mandej u kthy kunati me ni kolonel të tyne me kerrin e tyne edhe tha hini tash hini nëpër kerre ju vetëm kerrin e vjeherrit, vetëm ata dy e kalun kufinin. Shkun me kerr deri te kufini e mandej e kalun kufinin në kam vetëm vjehrritë, e na metëm në kolonë. Po nuk metëm në atë kolonën e madhe se për shkak të vjehrrive na u afrun me kerr pak ma afër kufinit po dashti… këta e kalun kufinin në kam qaty u përshendetëm në dorë të Zotit se nuk u dijke ma a kemi me u pa, a kemi me kalu na kufinin a kemi me u kthy na mbrapa. Po dashti Zoti si e kanë kalua ta kufinin në kam ata mandej e kanë marrë aty ni taksi a nuk e di qysh kanë shku deri në Shkup se ajo veç u keqësu edhe na mandej a e kalum kufinin… e në qat moment s’ka pasë shumë nashta disa orë jonë kanë në pytje kur erdh urdhni me i lëshu, ama me e lëshu kolonën jo krejt qeshtu kah 10 kerre kah 10 kerre e ne mesin e 10 kerreve të para kem na edhe kalum kufinin edhe mandej u vendosëm në Veleshtë. E vjehrritë ishin në Shkup hala nuk e dijshin çka ka ndodhë tek ka ndodhë mandej edhe bashkeshorti edhe kunati u nisën për Shkup me kqyr çka u bo me ta edhe qekjo u kanë. Na u vendosëm në Veleshtë te disa të njofshëm të vjehrrit tem, aty kemi nejt…
Intervistuesja: Sa keni nejt?
Anonime: Tash nëse kemi dal na në fillim të prillit na kemi prill, maj, qershor – dy muj e gjysë. 2 muj e gjysë se kur u çliru Prishtina me 18 a me 12, qat ditë që u çliru Prishtina ja qat ditë ja të nesërmen s’e maj në mend sigurt, ose qat ditë ose të nesërmen bashkëshorti meniherë u kthy për Kosovë. Na metëm atje krejt, ai tha unë po shkoj po kqyri çfarë gjendje është shpija e sene, a kemi ku me u kthy, ta kqyri me ndreq terrenin po fati shpija qaty se ka ngucë kërkush, i kemi pasë dhanë çelsin kojshive, ka pasë shumë ushqim, ju patëm thanë çka keni nevojë mundeni me shku me u furnizu me marrë… ja e kemi gjetë shpine qysh e kemi lanë. S’ka pasë kugjo që ka mungu edhe me pas mungu kush e kish dert që po mungon, me rëndsi kishim ku me shti kryt. Mandej edhe na jemi kthy mas s’di sa, tash s’po di edhe na shpejt jemi kthy, nashti mas 2-3 dite. E kur marrë me u kthy unë e kom pasë shumë telashe me çikë se ajo e kish atë frikën e thojke s’du unë me u kthy, s’du se na nalin edhe deri vonë, deri vonë, radari nëse na ka nalë i komunikacionit ose polici ajo nihere ka kajt. Jemi mundu me i thanë nuk jonë ma ata u kry ma nuk ka ma kurgjo “Jo, jo, polici, polici” don me thanë edhe në komunikacion kur na kanë nalë për shpejtësi ose për naj gabim ajo ka kajt don me thanë me muj me muj s’ka mujt me ardhë në veti. Unë atëherë s’kom ditë me trajtu te naj psikolog a diçka, s’kemi ditë se ka qenë e traumatizune shumë. A djali jo se ai 1 vjet e dy-tre muj e ai e ka harru ngjarjen, a kjo u kanë shumë keq, çika.
Intervistuesja: Faleminderit shumë!

]]>
Afjete Bashota https://museumofrefugees-ks.org/afjete-bashota/ Mon, 30 Jan 2023 23:16:16 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=2304

Intervistuesja: Po ia fillojmë pak para bombardimeve ndoshta. Me çka keni mund me dal prej shtëpisë? Ku je kanë? Me kënd je kanë? Sa vjeçe?
Afjete Bashota: Para bombardimeve në shtëpi kemi qenë. U përgatitëm, ushqim morëm me pas në shtëpi më tepër njashtu. Edhe kur filluan bombardimet prapë në shtëpi se nuk pranojshin djemtë as Nuriu me e lëshu shtëpinë. Pas dy-tri dite vendosën me u largu prej shtëpisë, me shku unë e Nuriu te mot… te Drita, te motra e dytë. Djemtë me shku te Besa, thashë me gra edhe Vesa ishte tri vjeç e gjysmë. Pas… dy ditë ndejtëm na atje. Drita shtëpinë përballë spitalit. Edhe kur po qohemi në mëngjes, të martën në mëngjes herët. Të dielën shkuam, të martën në mëngjes po e shohim prej Velanisë tu… kolonë e njerëzve tu ikë që i kanë largu prej shtëpive. Në mesin e tyre Skënder Berisha me të shoqen. Ai kolegë me Nuriun në fakultet e shoqja mjeke. Edhe po i them Nuriut: kuku shih thashë Skënderin me Dritën thashë, valixhen në dorë po shk… po i qojnë te nalt ka Veterniku. I marr djemtë në telefon po i them, thashë mamë na po vijmë me ju. Po a? Po vijmë po ju marrim. Na kerrin Fiat Uno, shtatë vetë në atë automobil, merre me mënd. Nejse u nisëm. Ata kenë nisë një ditë përpara, i kanë ndalë tek Sllovenia Sporti përballë, i kanë qit jashtë, i kanë kontrollu edhe me automata ngati në gjoks Shkëlzenit e Gencit. Këta kerrin e kanë pas me regjistrim të Beogradit, pse punojshin me Jahudi. Kanë qenë dy vëllezër ata, që i kemi pas miq të shtëpisë me ta në një firmë. Më në fund, i kishin pas lëshu. Kështu që, edhe ata kanë vendos me u nisë, erdhën na morën neve. Ia lamë çelësat e shtëpisë Dritës, thashë qoja Besës edhe vazhduam rrugën. Deri te Kaçaniku kaluam ato tunelet që janë krejt në rregull. Shkuam si është mbarë e më mirë.
Intervistuesja: A kishte ushtri rrugës?
Afjete Bashota: Qysh s’kishte. Kur mbërrimë atje…
Intervistuesja: A nuk ju kanë ndalë?
Afjete Bashota: … na zunë… jo. Kur mbërrimë në mbrëmje, na zu mbrëmja se u ndalë kolona dhe s’ecte më, atëherë mbetëm brenda në kerr ashtu. Thoshin ushtarët po afrohen. Këta ushtarët serb kuptohet kësi paramilitarë gjithfarësh. Për fat, një shok i djemve në mëngjes e shohin Shkëlzenin e Gencin i thonë këqyre, na kerrin po shkojmë deri poshtë me kerr, duam me lënë kerrin te Fabrika e Çimentos. Ejani edhe ju qetash e bjereni kerrin aty se na duam me dal në këmbë s’duam me marr automobilin me vete. Ai farmacist… kësi stomatolog janë. Nejse, s’po më kujtohet as emri. Edhe djemtë hypin shpejt e shpejt në kerr. I grahën… s’ishim larg shumë prej kësaj Fabrikës së Çimentos. Mbërritëm aty, kur mbërrimë po thonë Shkëlzeni e Genci: mam e babë thanë na kemi vendos me dal në këmbë. Nuriu, dil edhe ti. I thashë kah të lë ty vetëm, larg asaj. Na të dy këtu, si të jetë e shkrume. Këta ishalla shpëtojnë dalin. Për ne si… të shohim si do ta përballojmë këtë… këtë situatë. U ulë Genci në mur të fabrikës fillojë me qajt. Se nuk ditshim, po ndahemi ndoshta përjetë se ky s’dinte ku po na sjellë jeta. Nejse, ata dolën. Na shtatë ditë në kufi. Po ish interesant…
Intervistuesja: Ju mbetët në kerr?
Afjete Bashota: Na mbetëm në kerr. Pas disa dite, po e shoh unë shoqen e Musa Limanit. Në këmbë ish nis, Mybezen e ka emrin. Po e qeli ata dritaren thashë, ku po shkon? Tha po dal në kufi. A mundesh thashë me ecë, me ndenjtë në këmbë? Se edhe ajo… jo i dhembin këmbët asi. Thashë… tha unë Musan e kam lënë tha në Prishtinë, se ai ka qenë në Rambuje. Djemtë tha i kam në Tetovë. Isha tha me një automobil të një shokut të Musas po aq tha të rëndë si gruaja, si burri, ai asi… s’munda me i duru, u qova tha, me asi… Hynë thashë këtu me ne, në qoftë se u shkru me dal na, del edhe ti. Që jo, kthehemi të tretë bashkë edhe s’kemi çka bëjmë. Edhe ajo hypi në kerr te na aty mbrapa. Më çfarë urime por, ashtu shoqja jam a e din. Edhe ti Rita…
Intervistuesja: A kishit ushqim tezja…
Afjete Bashota: Ushqim binin herë pas here. Ndonjë qumësht, ndonjë bukë njashtu. Por, përndryshe këto gratë çka ishin sidomos të katundit, krejt ato shtëpi përballë që ishin në Elez Han, shkojshin edhe gatuajshin e përgatitshin krejt çka kanë pas nëpër friza, nëpër asi i kanë marrë. Krejt në rregull ajo por, merr edhe tesha të trupit e ato… ajo ka qenë shu… e pa tolerueshme. Qe kështu tashti, një ditë me Bezanin… Mybesenin, kjo po më thotë hajde po shkojmë edhe na atje po përgatisim diçka. Hajde pranova, kur shkova ato tu u përla, jo unë jam ardhë më herët, jo ti, jo asi. A din çka thashë? A po e lëmë krejt? Hajde të kthehem mbrapa. Më mirë të vdesë urie se sa të shtyna këtu me gjithfarë grash. U kthyem. Por, afër me ne viza-vijë ishte njëri me Fiqë. Ai e kishte gruan edhe dy fëmijë. Ai Rita, si duket ka qenë që ka punu në kësi… në këto organet e sigurimit se ishte shumë i informum. Edhe mes, herë pas here hynte në automobil te na bisedonte me Nuriun. Ai e dinte si e kanë vrarë Rexhai Surroin, shumë, shumë asi… profesor, sa të mundesh mos dil jashtë me u ekspozu se je shumë… këtu është shumë rrezik në çfarë gjendje jemi. E shoqja i shkonte të përgatiste, na binte edhe neve. Një copë bukë me diçka ose asi… njashtu. Po jetojke njeriu gjithqysh. Me të vërtetë gjithqysh po jetonte. Pas shtatë dite, morën e i kthyen krejt mbrapa.
Intervistuesja: Kerret?
Afjete Bashota: Kerret, çka ishin në atë platonë e kësaj Fabrikës së Çimentos, se jo në Bllacë. Por, këta në plato çka ishin me automobila, me mijëra automobila i kthyen mbrapa. Na për fat e kishim regjistrimin e Beogradit. Nuriu bukur ka qenë i gjindshëm shumë. Shkoj e bisedoj me një milic… polic aty në doganë, edhe po i thotë tha: unë jam nis tha zyrtarisht. Tha më ka zënë kjo turmë e njerëzve në rrugë. Prandaj, tha nuk pranoj tha me u kthy mbrapa se s’kam ku shkoj. Ata edhe nime për fat, ai polic edhe qëlloj, na dha neve urdhër me kalu. Katër kerre krejt. A ky që rrinte afër nesh, ky me Fiqë, kur erdhën me kthy edhe ata, jo tha nuk i kam çelësat. Mi ka marrë djali tha, ka dal tha s’kam qysh me vozit. Shumë i gjindshëm, atë jeta e kishte mësu njashtu. Pas një jave, na katër ditë… katër vetura, një natë gjithë natën para doganës aty. Ka qenë Hysen Badivuku me të shoqen, me Pranverën, Violeta Pufja, Hajro Ulçinaku me të shoqen, na edhe s’di kush tjetër, edhe një grua Rita, malësore, shqiptare. Ajo dul edhe po i thotë policëve: me bë me më kthy mbrapa tha unë e vrasë vetveten këtu. Tha unë fëmijët i kam jashtë, i kam në Maqedoni. Prandaj, tha s’pranoj me u kthy mbrapa. Pas katër ditëve u hapën rampat, na e lëshuan rrugën, dolëm na në atë pjesën neutrale. Kur dolëm aty, djemtë sa kanë mund, gjenin lidhje. Të ri me telefona, se na telefona s’kishim. Bëni mami e babi çmos se s’kemi qysh të dalim na. Na jemi ku me ditë sa mbrapa, s’kemi kah, veç me fluturu se s’kemi kah të shkojmë. Kur dolëm në atë zonën neutrale, çka me pa aty në Bllacë aty tmerri. Një shokë i Salihut… o Zot ishte asi… kishin hyp tash prej Bllacës rresht aty për me i qu deri në kufi. Ai u afru, Esat Meka po më thotë: Afjetë, Salihu ku është? Thashë Salihun e kam lënë në Prishtinë. Mos… për vëllaun. Ai, tha çka më tregove. Nejse, pas pak kohe, dhëndëri i shtëpisë që shkonim na, ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë, Sefedin Aruni. Edhe djemtë e kanë lajmëru ata. E ai erdh tash me një oficer. Edhe na mori, barëm kur mbërrimë në kufi po i thotë Nuriut: profesor, ma jepni mua vollanin… timonin se jeni i lodhur, e unë do ta vozisë. Kështu që, kur mbërrimë në kufi pa problem na lëshuan. E ai barëm voziti deri në Gostivar. Kur mbërrimë në Gostivar, shtëpinë këta në qendër të Gostivarit, përballë…
Intervistuesja: E ju e kishit gjet shtëpinë paraprakisht? Se refugjatë të tjerë i kanë qu nëpër Xhamia fillimisht.
Afjete Bashota: Jo, jo na e kishim paraprakisht, se ky… studentë të Nuriut të dy vëllezërit edhe na kishte ofru shtëpinë. Kishim edhe djemtë… djemtë shkuan para nesh. Edhe ata janë shku, janë vendos aty barëm kur tregonin thoshin kur kemi mbërri, qysh na ka prit zonja Mejrem, nëna e këtij studentit, të këtyre dy studentëve. Tha, kur jemi qu në mëngjes tha në atë… hymë njëherë u lamë, u pastruam e u bonëm… shtëpia me disa dhoma. Djemtë dhomat e veta të veçanta, na poshtë salloni i madh me kuzhinë. Zoja Mejrem e kishte kjo dhomën e vet, në rregull çdo gjë shumë në nivel njashtu. E ajo dul baram… se ka qenë si rrugicë kështu e në mes të rrugës me na prit. Unë ia fillova me qajtë. Aq diqysh u preka se s’ka. Ajo, hajde mirëserdhët e sa u gëzuam që erdhët e djemtë janë bërë merak shumë e që sa kohë janë në kufi e asi… nejse, aty kemi ndenjtë tre muaj ditë. Prej, prill ka qenë kur jemi nis se në mars më filluan bombardimet, prill, maj, qershor. Na të parët mandej jemi kthyer. Aty kemi qenë si në shtëpinë tonë. Kishim të holla me vete, dilnim u furnizonim. Përballë kishim këtë pazarin. Shpesh herë ajo prej frizit i nxirrte vetë mishin, perimet çka kishte, qe merri më thojke, mos dil me blerë, qe ku i kam unë, ashtu. Na kanë thirr kojshitë, këto farefisi nëpër çaja nëpër për… ashtu, jo vajzat e veta, jo… Nuriun, studentët e vetë, Rita, kur e morën vesh që është në Gostivar beso, vinin me paqeta ushqim me na pru. Profesor çka keni bë ju për ne, na besoj që s’mundemi kurrë me ua kthy. Se mos të kishte qenë ai Universiteti i Prishtinës, ne sot e kësaj dite kishim mbet pa shkollë, pa fakultete. A na kanë thirr nëpër shtëpitë e veta. Në darka, a u mundonin çdo gjë. Nuriu një shok të shkollës prej norm… prej gjimnazit këtu në Prishtinë, zotëri Ilmiu. Krejt Gostivari e quanin mësuesi Ilmi. Ai ishte shumë i kujdesshëm, ai një shok të vetin stomatolog. Një Selman Tusha, një burrë zotëri, Rita diçka pa masë. Ai për çdo ditë ka ardhë me marr Nuriun me dal me të bashkë. E ngucsha unë i thosha zotëri Ilmi çka e pasni zakon ju këtu veç me burra, burra po dilnit e gratë s’po i merrni me vete. Ani, ani zonjë se edhe ju. Sa herë ka ardhë Rita, kurrë s’ka ndodhë me ardhë duar thatë. Se Vesa dilte në atë shesh aty në lagje asi… me fëmijë tu luajt. Ai kishte me iu sjellë a një paqetë bonbone, a shkopinj, a smoki a çka su kujtonte. Kur një ditë po vjen edhe dola unë, po e shoh zilja po vjen. Qe tha zonja Afietë këto 100 euro për Vesën. Mo Vesën shumë e donin, tepër. Mi ka dhënë tha Selmani për këtë stomatologun, shokun. Thashë po s’ka nevojë zotëri Ilmi se kemi na të holla. Edhe na… juve s’ju kemi pru këto të holla veç Vesës. Me mezi ia mora. Kur i mora po i them Shkëlzenit edhe Gentianit, a din çka? Kapni këto pare dilni bleni vajzës çka ka nevojë se filloj me u përmirësu koha, isha me tesha më të trasha më asi… edhe dolën i blenë krejt çka pat nevojë me ato të holla. Kështu që, vërtet kemi qenë aty diçka… plus ky djali prej Amerikës na i qoj me postë një pako. Nuriut tesha komplet, mua njashtu, nuseve, fëmijëve, për Vesën krejt. Edhe hala ia kam ruajt barëm ato tesha. Kam fal tesha boll të Nuriut, ato i kam ruajt se aq janë të mira ato tesha, diçka jashtë mase.
Intervistuesja: A e mban mend se qysh e morët vendimin për me u kthy kur përfundoj lufta?
Afjete Bashota: Vendimin, në moment i tha… në moment. Kur e pamë që filluan edhe… se filluan rafalët e pushkëve rreth lagjeve, shkuam e hymë që po thua ti në podrum. Na një rrugicë që e kemi të naftës aty atë kaldajën e naftës, aty shkuam e u fshehëm të gjithë prej frikës se po na hynë brenda në shtëpi.
Intervistuesja: Aha, jo unë mendova prej Gostivarit për me u kthy në Kosovë?
Afjete Bashota: Prej Gostivarit unë e Nuriu u kthyem më herët. Menjëherë pasi e bën këtë të Kumanovës që u bën me nëntë… Marrëveshjen e Kumanovës me 9 qershor. Na vendosëm me u kthy me autobus. Atyre ua lëmë automobilin. Ata mandej, pas nja dy jave gati, një javë a dy s’po di vallain, nja dhjetë po se po. Ata u kthyen mandej me gratë dhe Merita ka qenë shtatzëne në Arianin. Barëm i thosha zonjës Mejreme, kuku moj zonja Mejreme po na zënë këtu e me lindë, ka me lindë nusja. Ajo filloi… në shtator lindi. Tani thojke, çka ka? Këtu ia bëjmë krejt atë babinën edhe thërrasim… po, po thosha ashtu. Aty, ata dasmat nga 1.000 vetë i bënin ti Rita. Diçka jo normale si me thënë, njashtu. U kthyem unë e Nuriu. Për fat shtëpinë e gjetëm mirë siç e kemi lënë. Besa me nënën e Meritës kanë ardhë çdo të dytën apo të tretën ditë në shtëpi edhe kanë marrë ushqim çka kanë pas nevojë. Se u thoshim, gjatë kohës sa kemi qenë Gostivar, djali i Besës, Mustafaja, ka pas një zyrë kah Dardania andej, kah Bill Klintoni s’po di qysh po i bjen Ulpiana asi… Shkonte ai vazhdimisht aty dhe na informonte me telefon. Edhe shumë kush, kush ka pas nevojë ka shku ndonjëherë, se dul telefoni prej zyrës së tij. Edhe me internet, me internet, internet se këta ua dhanë djemve një kësi… dreq, kompjuter. Edhe merrnim lajme nëpërmjet Mustafasë. Për çdo gjë.
Intervistuesja: Edhe kishe komunikim edhe me motrat e me vëllaun që i ke lënë këtu?
Afjete Bashota: Po, po. Vëllau në banesë, krejt i rrethuar me parlamen… paramilitarë e me… barëm një… se tash të tregoj kush… nejse, erdh tha e lutëm Salihun me na dhënë vajzën… në Gostivar e takova unë atë, tha nuk na dha. Tha jo këtu qysh është me ne, le të rrijë me ne vajza. E kjo qysh… tash s’po më kujtohet. Dikush e afërt që është me Salihun, që kanë punu bashkë e ashtu. Kështu që, ata janë kanë shumë të rrezikuar. 40 ditë s’kishte pas dal prej shtëpisë Salihu. Ish shtangu krejt ashtu. A Besa më e fortë, më asi… Drita u forcu se ajo shumë më frikacake. Shko këqyrja vajzës shtëpinë njërës që është, tjetrës jo te Besa ka ndenjtë.
Intervistuesja: Ju s’keni pas ndonjë dëm? As në shtëpi, as…?
Afjete Bashota: Jo, jo për fat jo. Jo për fat jo. A ishin kanë mundu me asi. Se u shifshin këmbët që i kanë mshu. Por, Nuriu i pat vu do shtylla të kësaj të drurit që kështu e në derë. Edhe në skaj në dy anët edhe në atë derën e vogël poshtë që e kemi kah oborri edhe këndej. E u shifshin që i kanë mshu me shkelm. Kanë dashtë me e çel e s’kanë mund ashtu. A për ndryshe roletat për fat i patëm rregullu krejt mbyllë. Njashtu kemi pas fat, edhe pak kanë prishë shtëpi te na në lagjen tonë, shumë pak dy, tri shtëpi janë djegë se të tjerat kanë qenë krejt ashtu si i kemi lënë. Tu ju thënë… të bisedu ne mes vete, për me i nda për vete këta cilën shtëpi më të mirën me e marrë me asi…
Intervistuesja: Aha, i paskan ruajt?
Afjete Bashota: Po, po. Poshtë ka qenë ajo e Oranave e Behlulëve edhe e këtij Amir Aganit kanë qenë më të dëmtume. Jo krejt të djegne veç bukur të shkatërruara, të prishne. A këndej te na në lagjen tonë nalt jo, jo, jo.
Intervistuesja: Faleminderit shumë!
Afjete Bashota: Gjithashtu. Përjetimet…

]]>
Shqipe Kumanova https://museumofrefugees-ks.org/shqipe-kumanova/ Mon, 30 Jan 2023 23:06:15 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=2295

Intervistuesja: Po ja nisim pak me fol prej Nanës Terezë. Ke punu në Nanën Terezë
Shqipe Kumanova: 3 vite nashta…
Intervistuesja: 3 vite. Qysh ka funksionu Nana Terezë? Pse u hapë?
Shqipe Kumanova: U hapë Nana pra për shkak të mbylljes së institucioneve tona mjekësore, shumicës së institucioneve, u largun prej punës msimdhanësit, mjekët ma të mirë pra u largun edhe u detyrum si popull me marrë masa diçka, me hapë ndonjë gjë, është hapë një e vogël a din për fëmi e tan ni dhomë u hapë. Mandej, u hapë mundësia këta… objekti ma i madh Shaban a se di Shaban i thojshin, Shaban s’di kushi, e na dha krejt shpinë. Na poshtë podrumi me fëmi, i kishim fmitë prej 1 moshës, prej të posalindurve foshnje, deri në monësh 7-8 vjeçare ni dhomë, tjetri pediatër deri në 15 vjeçarë, nalt pulmologu, internisiti, kishim edhe… Mandej kadal kadal kadal me vite u hap edhe kirurgjia, u hap edhe gjinekologjia. Punojshin vullnetarë gjinekolog. Lindje, numër i madh i lindjeve u kry në Nanë Tereza edhe jo pse këtu nashta ma shumë i frigojshim na me ardhë këtu se a din këtu e pranojshin shqiptarin a po kupton po na i frigojshim me shku me lindë se çka të bohet ty, a din çka munet me të bo shkau gjatë lindjes. Edhe kirurgji e sene jo që nuk na kanë pranu po frika e popullit qysh me u shtri ne spital te shkau. Edhe u detyrum u hap Nana Terezë. Pra, për 3 vite aty kom punu në … të përgjithshme. Pra kom punu edhe me fmi edhe të rritun. Ajo i bijke meniherë mas diplomimit tem, a din si me thanë shumë praksa e mirëseardhun për neve se të posadiplomun se s’kishim ku me kry praksën, e praksa është e domosdoshme, eksperienca, ajo kurgjo nuk ka çmimi që se kemi marrë asni cent për 3 vjet hiç kurrë asni cent nuk është pagu në Nana Tereze, sa do me thanë që e kemi marrë eksperiencën a din kemi fitu eksperiencë në Nanën Terezë, e kushtet mandej fillun edhe me u përmirësu, pra barnat u shtojshin, të gjitha ato çka u nevojitshin. Të huj na bijshin me shlepera. Mandej, jo vetëm asi ushqim popullit, u shpërndajke edhe ushqim, mielli e të gjitha këto të mirat qumsht e vaj e vijshin prej jasht edhe familjet ne nevojë u furnizojshin me qesi sende edhe qeshtu.
Intervistuesja: E a po vazhdojmë pak te Jasharajt kur fillon përkeqësimi i situatës, luftë ma tamon.
Shqipe Kumanova: A jo përnime vështirë shumë kur e ndëgjum që kjo po thom ajo dita ka qenë katastrofë kur e ndëgjum Jasharajt që krejt u flijun 50 anëtarë të familjes, u sakrifikun, ajo ka qenë shumë dyqysh si deprimuse, sikur me na hup shpresën, të pa shpresë na boni ajo situatë. Pra, edhe qeshtu s’po di tjetër çka me të thanë.
Intervistuesja: E qysh e man në mend fillimin e bombardimeve?
Shqipe Kumanova: Fillimi i bombardimeve ka qenë shumë i ranë. Të gjithë ishim me veshë në radio, në televizor çka po bohet, a po i mshon a s’po i mshon. Edhe na kujtohet ajo nata e parë e bombardimeve, detonimet u ndëgjojshin, ishim të frikësum pra. Thjeshtë të pa shpresë. Kjo po i mshon po çka do të na bon neve serbi këtu, ai po bombardon serbin po u frigojshim ai po hin tash nëpër shpija po dhunon e po… Edhe çka zgjati ajo bombardimi mas 24 na sikur fundi i Marsit, 24 mars ka ndodhë, sikur fundi i marsit. Me 6 prill unë kom dalë prej Bllacës.
Intervistuesja: A prej Bllacës…
Shqipe Kumanova: Pra 31 marsi i ka 31 mars pra, ose 1 prill se njo 6 ditë kemi nejt me ton edhe njo katër ditë më nanën, si 31 marsi nashta ka qenë.
Intervistuesja: E qysh e morët vendimin me ikë?
Shqipe Kumanova: E vendimin vetëm kur pamë fluksin e kerreve se na nuk… me hi polici vallai s’na ka hi Rita, jo polici jo… po i pamë a din darsma a din vhuuu, vhuu, vhuu, hajde çu shpejt e shpejt tap tap tap…
Intervistuesja: çka murret me veti?
Shqipe Kumanova: Qato çka ti kallxova senet ma të domosdoshme.
Intervistuesja: Renditi çka jonë senet e domosdoshme.
Shqipe Kumanova: Të tregova, pra, unë isha e hutume a këto i kanë bo krejt nana me nusen, nana me Dianën, krejt qeto gjanat. Se kom ditë unë. Pra, plafat, pampersat, qeto palomat e lagëta, benkicat, ndërresat e fmive, pelenat, pampersat thash a po, diçka gjana ushqimore çka ka pa nusja që vlen me i marrë e munet. Edhe ndërresat tona, do trenerka çka mujti i shtini me ni torbë të madhe edhe qashtu…
Intervistuesja: Ju jeni nisë dy kerre…
Shqipe Kumanova: Dy kerre, po, dy kerre jemi nisë.
Intervistuesja: Qysh jeni kanë të vendost nëpër kerre, a ishit ngushtë?
Shqipe Kumanova: Po ishim ngushtë, po, po, ishim….
Intervistuesja: Se shumë anëtarë…
Shqipe Kumanova: Shumë anëtarë, sigurisht që kemi qenë ngushtë. Po shkurt a din që thojnë sa ma ngusht është ma gjon. Na veç me ikë se kishim dertin.
Intervistuesja: Mandej keni nejt në Han të Elezit…
Shqipe Kumanova: Në Han të Elezit, kjo po i bjen pra 6 ditë. 5 netë e 6 ditë, me 6 prill, qashtu diçka, dmth jo…
Intervistuesja: E përmende që natën e parë ka pasë shumë paramilitarë…
Shqipe Kumanova: Dita e parë kur mrrijtëm, dita, natë jo, po dita më kujtohet kur na u vendosëm në kolonë tu prit pra afër 2-3 kilometra afër Elez Hanit, Bllacës, venit kufitar. Pra, u vendosëm, kolona 5-6 kilometërshë, 10 kilometërshe, nuk e di, po na e kishim nja 1 kilometër 2 afër kufinin. E aty sa u vendosëm aty defilojshin veturat me paramilitarë të armatosun, të maskun, të maskun edhe nuk lejshin me dalë prej veturës. Pra, i detyrojshin me hi edhe me dhunë u mbyllke dera. Ka ndodhë njeri me lëndu ekstremitete dorën, kamën, se ta mshelke derën me dhumë – ecë, hyn, mshele derë. E ajo ka qenë paramilitarët veç qaty. Mandej, fillun edhe aeroplanët që….
***
Intervistuesja: Jau mshelshin dyrt me dhunë…
Shqipe Kumanova: Me dhunë…
Intervistuesja: Mandej ditëve tjera?
Shqipe Kumanova: Ditëve tjera jo. Nashta edhe s’po më kujtohet nuk e di po nuk e kom pasë atë frikën se fillun aeroplanat edhe na ndëgjojshim kishim tranzistora e radio në vetura që Amerika edhe aleatët tanë po na mbrojnë, po dojnë me na ndihmu në këtë katastrofën humanitare. Edhe dyqysh ma të relaksum kemi qenë, ishim ma të relaksum kur nijshim që mos u frigoni se na kena mbrapa.
Intervistuesja: Edhe në fillim e kanë kalu kufinin veç baba me vëlla…
Shqipe Kumanova: Baba, vllau, nusja edhe dy fmitë. Vllau e kish vërtetimin që ish i punësun në OSBE edhe me të e kalun kufinin. Unë e nana edhe dy fmitë na metëm në kerr edhe…
Intervistuesja: Pse metët ju në kerr pse nuk kalut bashkë?
Shqipe Kumanova: Nuk kalum na se veturën… unë thojsha jo, e lejshin njerëzit kerrin e lejshin edhe i kalojnë, unë nuk ma merrke menja me lanë kerrinse çka bojmë atje pa kerr, a çka bojmë ta kemi kerrin. Edhe metëm na edhe njo 4 netë.
Intervistuesja: A ka qenë ftohtë?
Shqipe Kumanova: Jo kumeditë sa, pra a din Prilli pra jo kumeditë sa edhe e dhezke nana veturën u ngrohke 20 minuta gjysë ore. Plafa kishim me veti falë nusës që i murr disa plafa prej shpisë, njo dy plafa i murr. Edhe jo, jo që s’më kujtohet që kemi nirtht na, sigurisht ata që kanë qenë poshtë që po ju thom në Bllacë e poshtë që me tren kanë… jonë transportu me tren ata kanë pasë të ftohtë, kanë pasë krejt këto vujtjet, e na ma kemi qenë të… qeto vujtje si kemi përjetu pra, vetura, nxehtë me krahasu me ata shumë na ma mirë i kemi pasë kushtet.
Intervistuesja: Mandej keni shku në Gostivar për 2 javë…
Shqipe Kumanova: Për dy javë. Rreth 2 javë kemi qëndru në Gostivar.
Intervistuesja: Qysh ka qenë shpija?
Shqipe Kumanova: Shpija… shpi si e lanun, e ka lanë pronari ka punu dikun jashtë si mërgimtar. Mirëpo, shumë mirë na e la e shfrytëzum 2 javë ditë. I kishim kushtet elementare, ish kuzhina, ish dhoma me u shtri me pushu, ish ni banjo, ish qashtu çfare ka qenë. Neve na kreu punë. Edhe mandej motrën e kishim në Tiranë, ajo e pat siguru vendbanimin pra apartmanin edhe na shkum pra na çoj vllau deri në kufi. Në kufi dul motra me na prit me taksi edhe prej veturës në veturë prap edhe në Tiranë edhe…
Intervistuesja: Në Tiranë keni nejt 2 muj….
Shqipe Kumanova: 2 muj pra. Komplet muji i prillit pra 2 muj të plota. Fiks 2 muj të plota.
Intervistuesja: E qysh u kanë përditshmëria juj në Tiranë se më kallxove që u hapën sallat për mësim.
Shqipe Kumanova: Po u hapën sallat për mësim, na e mundësun mësimin. Shkojshim në orarin e caktum e majshim mësimin. Ata që jonë ata si mësimdhanës, u paraqitëm na në fakultetin e Tiranës, në Universitetin e Tiranës. Ata na e bon orarin edhe në këtë ushtrimorë, në këtë klasë, në këtë amfiteatër ti je me këta nxanës. U paraqitën edhe nxanës, jo numër i madh kumeditë sa po i mjaftushëm sa për me viju dmth me viju procesin mësimor, arsimor.
Intervistuesja: Mandej, jeni kthy në Kosovë.
Shqipe Kumanova: Po.
Intervistuesja: Qysh e man në mend Prishtinën për herë të parë?
Shqipe Kumanova: Ajo ka qenë… ajo nashta ka qenë edhe momenti ma i rondi kur kemi ardhë e kemi pa banesa e çelun, banesa… kanë hy pra paramilitarët te unë edhe kanë flejt, kanë jetu. Ndotje, mos pyt. Po kryesorja jo e djegun. Mandej kadal kadale fillum me pastru e me qit çdo gja në vend të vetin edhe u kry…
Intervistuesja: E shpija?
Shqipe Kumanova: E shpija në Tasligje po ju thash edhe në fillim e gjetum të djegun katin e tretë. Falë Zotit që flaka ka stagnu edhe është shu vet, është shu vet, kërkush nuk ka ndiku. Nuk ka ndërhy. Është shu vet edhe mandej edhe aty fillum meremetimin, pastrimin edhe… mirëpo momente të randa me pa shpinë në atë gjendje ka qenë vërtet shumë rënd, shumë. Po kur ta llogaritsh me jetë nuk ka ka mungu kërkush, pra jo as nuk diskutohet. Sikur të na mungojke vetëm nji anëtar i familjes ajo krejt mu djeg shpija nuk kish… u diçka që mrena ni muje u bo fino e re.
Intervistuesja: Falemnderit shumë.

]]>
Valmira Rashiti https://museumofrefugees-ks.org/valmira-rashiti/ Mon, 30 Jan 2023 23:02:36 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=2278

Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e ki të kohës të luftës. Ndoshta ku je kanë, me kon je kanë, naj vendim ose çkado që man në men se je kanë shumë e re.
Valmira Rashiti: A vyn me u prezantu? Jo?
Intervistuesja: Okay, s’ka problem. Po, munesh me e state.
Valmira Rashiti: Okay. Atëherë unë jam Valmira. Gjatë luftës në Kosovë me familje na nuk është që kemi udhëtu dikun jashtë Kosovës, kemi qëndru në Kosovë. Në atë kohë unë jom kanë dy vjeçe, mirëpo kur kemi fillu mandej me u zhvendosë nëpër katune – dy katunet ku kemi nejt, gradualisht jom bo tri vjeçe. Edhe është shumë interesant se kujtimet që i kam prej qasaj periudhe janë shumë të gjalla. Aq të gjalla sa që kur t’i krahasojsh me këto të shkollës të mesme ose këto që janë ma të freskëta, ato dalim ma të freskëta se këto që jonë ma rishtazi, nëse po ka kuptim çka po thom. Po e kom përshtypjen që i mbaj mend disa kujtime, disa momente, për arsye se jonë kanë shumë emocionale për mu edhe familjen tem. Na kemi qenë tu banu në Gllogovc të komunës të Lipjanit kur kanë fillu luftimet edhe e mbaj mend që kemi refuzu me dalë dikun jasht Kosovës, përkunder që kemi pasë mundësi. Mirëpo ka ekzistu ajo shpresa që s’kanë me zgjatë shumë luftimet edhe që kthehemi mandej krejt nëpër shpija tona. Anëtarët e familjes, nuk më kujtohet kush saktë, me gjasë axhallarët e mi edhe babi, janë mbledhë edhe kanë diskutu që na me u zhvendosë në vende malore që me pasë mundësi me ju shmangë çfarëdo intervenimi ose çfarëdo kontakti që mujmë me pasë me ushtarë në vendet që jonë kanë ma rrafsh me thanë. Për këtë arsye e maj në mend që jemi zhvendosë në fshatin Vërbicë, ka qenë në atë kohë tash është Zhegovc edhe i bjen me kanë në komunë të Gjilanit. Jemi kanë dikun pesë – gjashtë familje që kemi jetu, nuk e maj mend për sa muj saktë ose për sa ditë saktë, po kemi jetu me ni odë të madhe ku kemi nejt për ditë, kemi hangër krejt bashkë edhe kemi nejt ashtu në ethe të ndonjë sulmi që ka mujt me pasu.
Intervistuesja: Qysh u kanë pjesa e ushqimit në qat kohë?
Valmira Rashiti: Është interesant çka më kujtohet prej qasaj kohë është që kemi hangër shumë pogaçe edhe krelane, nashta që krejt çka kemi pasë në dispozicion u kanë milli edhe gratë e shpisë jonë mundu me improvizu kështu çkado që kanë pasë mundësi mrena qasaj çka kemi pasë në dispozicion, veç me mill do me thanë. Jemi kanë shumë fmi kallabllak edhe më kujtohet që përkundër që s’maj në men që kom metë diçka najhere unto se keq me ushqim, e maj në mend që gjithë e kom pasë nifar ankthi që s’ka me më dal ushqimi se u ulshim krejt fmitë si me nifar sofre edhe u duhke me pritë do me thanë si radhën kur pot ë vjen buka, çkado që ka pasë edhe dyqysh si me… e kisha përshtypjen që duhet me u knaqë me pak edhe që s’duhet me pasë shumë kërkesa që atëherë noshta i kom konsideru të mdhaja me lyp noshta edhe ni pjesë pogaçe ose edhe ni pjesë krelanë ose çka po di. Përkundër që krejt hangshim si me ni pjatë, me ni tepsi, po prap dyqysh në kry t’u caktojke që aq të takon se jena kallabllak edhe kushtet jonë qysh jonë edhe nashta nuk ki të drejtë me lyp ma shumë. Qekjo më kujtohet prej ushqimit që e kom pasë ni ankth qeshtu që duhet me u shty me fmi tjerë edhe me u ngut me hangër ma shpejtë se nashta s’ka me të dalë. Po në anen tjetër më kujtohet edhe stërgjyshja, që u kanë shumë plakë, që e njejta në atë kohë ka pasë mbrri me pasë ni mendje sit ë fmisë. Ajo ka lyp ushqim në momentet ma të kqija, kur na kemi dalë në mal, kur u kanë ora 2 e natës, kur është kanë krejt terr edhe jemi tut se kemi pasë të nime që ka ushtarë afër edhe u dasht me majtë qetësi ashtu absolute. Më kujtohet stërgjyshja në 2 të natës tu bërtitë që po don bukë edhe më kujtohen bërtimat që ja bojshin se ajo ma nuk kuptojke në atë kohë se ajo shumë e vjetër, ama prapë gjyshi jem edhe anëtarët e tjerë të familjeve tjera, burra sidomos, e kanë tregu goxha nifar mllefi ndaj saj, edhe më kujtohet që shumë m’u dhimke po nuk e kuptojsha saktë pse po i bërtasin që është ka don bukë. Nuk e kuptojsha se m’u doke shumë sen normal. E me qeta me asocion, do me thanë pogaçja edhe stërgjyshja e familjes janë kështu ndër kryesoret që i mbaj mend përsa i përket ushqimit në qat kohë të luftës.
Intervistuesja: A munesh pak me ma përshkru malin edhe setingun e malit, po edhe me kon je kanë, qysh keni ecë, a je kanë e aftë me ecë sa herë që të kanë thanë që duhet me ecë?
Valmira Rashiti: Jo, jom kanë shumë e kadalshme. E di që secili i madh u duhke me u angazhu me u kujdesë për dikon ma të vogël. Mu më kujtohet, e di që jemi kane 5-6 familje, po mu më kujtohet vec familja e ngushtë. Disa prej axhallarëeve të mi me fmi, mami më kujtohet me motrën e vogël që në atë kohë u kanë 5-6 mujshe. Mami është dasht me u ngjitë maleve me motrën, unë jom kanë me gjyshen tem, ajo është kujdesë për mu jemi ngjitë me tëo bashkë maleve edhe gjyshi e ka pasë vllaun. Do me thanë secili i madh e ka pasë ni të vogël. Më kujtohen skena shumë kaotike t’u u ngjitë malit me gjyshen. Gjyshja ka qenë goxha mbipeshë edhe më kujtohet frymëmarrja e saj shumë e vështirësume tu u ngjithë, mënyra qysh më ka tërhjekë kështu zvarrë derisa kena mbrri naltë, herat kur jemi rrëzu të dyjat bashkë, ni herë ajo tani unë se pasha e saj e bojke të vështirë me më majtë edhe mu t’u u tërhjekë nëpër male ama ja bojshim dyqysh edhe mbrrishim. Se di as qysh vendosëshim me u stacionu me ni vend po me gjasë na u doke naj vend pak ma i izolum. Mu veç… Kujtimet e mia për mal ma shumë janë natën edhe në terrr se natën u tutshim shumë që po ka sulme edhe që po na vijnë në odë ku rrijshim. U duhke do me thanë në dy të natës, nëse veç ni zhurmë e vogël është dëgju jashtë, me u mobilizu krejt familjet, me prioritize çka po marrim naltë në mal, edhe me u nisë malit. Më kujtohet veç kështu si siluetat e pemëve që ma jepshim kështu nifar tute edhe më kujtohet që lypsha kështu kontakt fizik me pasë me mamin ose babin se terri ma jepke nifar pasigurie. Normal se e vogël 3 vjeçe, po gjithqysh më vyjke kontakt fizik me pasë se përndryshe mali goxha nifar ankthi ma ka dhanë.
Intervistuesja: A e man në mend të ftohtit në mal?
Valmira Rashiti: Të ftohtit jo aq, jo aq, veç tuten. Tuten edhe nifar tendence me kanë sa ma qetë që është e mundshme se mu doke që e kom edhe unë për detyrë dyqysh me ngu edhe me… që çfarëdo lëvizje çfarëdo tingulli që të nij mandej me ju kallxu ma të mdhajve që i kom pasë afër. E marrësha kështu përsipër. Po qysh më tregojnë edhe të shpisë, kështu jom kanë komplet “in denial”, në mohim të çka është tu ndodhë. Mes sekuencave që më kujtohen tu u ngjitë malit përpjetë, më kujtohet edhe vetja tu knu kangën e Leonora Jakupti “A vritet pafajësia” edhe me lule në dorë edhe tu mbledhë lule edhe tu ja bo babi “bab a është bre qekjo rren çka jonë tu thonë, qekjo lufta krejt rren po më doket, a po?” edhe babi tu ma bo “po po veç rren është se po i tutin fëmitë e vogël mos me u halitë, po ti s’ki nevojë me u tut se kjo s’është për ty, rren është, a din mos u bon marak”. Edhe okay e merrsha qata të babit për të qenë edhe vazhdojsha me nuk lule edhe me i ngjitë malit thu ti s’është tu ndodhë kurgjo ama kështu e di që nuk e pranojsha komplet, e nijsha apet nifar ankthi. Po pak si tu i bo pytje ma shumë babit u munojsha si me e qetësu qat ankth, që është si nifar pasigurie po hajt noshta babi dyqysh nëse po thotë babi a din rren duhet me kanë se babi s’më rren. E më qetësojke pak qekjo përkundër që e nijsha hala qat pasigurinë në veti.
Intervistuesja: E përmende pak ma herët grun e axhës, a po? Nusë? Çka t’ka lanë përshtypje që me të metë në memorie?
Valmira Rashiti: Prej saj… është interesant kështu edhe kur e kqyri krejt kujtimet që i kom të luftës, më doket e përmenda edhe niherë, jonë kujtimet shumë emocionale, poget aq e vogël jom kanë po më ka bo përshtypje mënyra qysh njerëzit rreth meje jonë kanë tu e përjetu luftën, ndamjen edhe situatat. Mu më bon përshtypje shumë që kom kujtim të ftyrës të sajna tu e mohu me u nda prej burrit të vet. Në atë kohë prej katunit ku jemi kanë tu jetu u lypke prej asaj me u nda prej burrit me të cilin veçse u martu, që ka qenë axha jem, edhe me shku në mal pa to se ai u dasht me shku si ushtar me shërby. Ajo refuzojke edhe nifar mllefi në ftyrë, nifar pikëllimi të përzimë, nifar ankthi, më kujtohet shumë që nuk dojke me ardhë me neve. Edhe nuk ka pasë ardhë mandej, e di që ka pasë nejt me to. Qekjo më kujtohet prej saj, qajo pakënaqësia që e ka pasë që s’dojke me kurqysh me u nda me burrin e vet.
Intervistuesja: A e man në mend kur je kthy në shpi apet masi ka përfundu lufta?
Valmira Rashiti: Po. Do me thanë ndër kujtimet poashtu ma të gjallat është qekjo pjesa kur ka përfundu lufta edhe na jemi kthy në Gllogovc, në katunin ku kemi jetu ma herët. Më kujtohet nifar ndjenje shumë e çuditshme kur jemi kthy në oborr edhe e kemi pa barin ashtu komplet të rritun. Përndryshe gjyshi është kujdesë gjithë edhe kurrë nuk e kemi pa barin në atë gjendje. Po bari ka qenë shumë i rritun, lopa që e kemi pasë u kanë e lidhun edhe më kujtohet që lopa u kanë shumë e dobët kështu në gjendje fizike edhe veç kom ni ashtu shumë dhemshuni se menojsha që s’ka pasë kush me e udhqy gjatë ton qasaj kohe që nuk jemi kanë na. Ma jepke shumë nifar ndjenje të keqe, nifar melankolie. E di që jemi angazhu krejt me kqyr nëpër oborr me pa çka ka ndryshu, çka vazhdon me kanë njejtë, po kurgjo nuk u kanë njejtë, ka pasë shumë gropa nëpër oborr me gjasë serbët kanë tentu me u gjetë senet që na i patëm mshefë. Ka pasë dokumente, ka psë kompjuter, gjana qeshtu që babi ka tentu me i groposë të cilat fatmirësisht nuk ishin pasë gjetë përkundër që ka pasë shumë gropa. Edhe më kujtohet që veç jemi ulë krejt bashkë me ni sofër edhe kena hangër bukë për herë të parë kështu pak ma të çlirun, në dritë të dillit. Se dyqysh më kujtohet gjithë tu hangër nëpër luftë bukë mrena, tu u tut, tu u ngutë, edhe qaty kena hangër bukë jashtë edhe u kanë shumë interesant se të njejtën kohë kishe panikë tu i kqyr helikopterat tu pritë najfar sulmi tjetër edhe pse qat ditë u kanë kështu ma qetë, u kanë pa luftime, ka pasë hala helikopterë, edhe vllau e patë marrë ashtu praktikë në momentin që i pake gjatë luftës u shtrijke në tokë që me u bon jo me tokën edhe me nifar mënyre mos me u vërejt. Edhe më kujtohet kur jemi kthy në katun, qaty tu hangër bukë, ka pasë kalu ni helikopter edhe vllau qysh u kanë tu hangër bukë veç është çu edhe u shtri në tokë edhe prapë e ka pasë qat tendencën me u tutë edhe me kqyr me u bon jo me tokën që mos me vërejt helikopterat se tu supozu që jonë të serbëve e që në fakt jo, jonë kanë të NATO-s. Qekjo më kujtohet shume kthjelltë, qëkjo pjesa qat ditë kur jemi kthy. U kanë shumë hutuse për mu. Nuk e kom ditë saktë a me u ni sigurtë, a është hala qaj rreziku që po na kanoset, a me hangër pa u ngutë, tash a kemi nejt ma qetu a kemi shku prapë në mal, shumë pasiguri u kanë për mu. Po në të njejtën kohë u kanë koha shumë e mirë edhe jemi kanë në shpi shumë ndjenjë e përzime e qasaj kohë.
Intervistuesja: Shpia a ka qenë e dëmtune?
Valmira Rashiti: Ka pasë xhama të thynë, mrena kur kemi hi u kanë shumë papastërt, e di që gratë e shpisë meniherë kanë ndërmarrë aksion ashtu me i fshi, me gju çkado që kanë gjetë që u kanë e dëmtune, tavolinat jonë kanë të kthyme krejt përmbysë, njejtë edhe mobilet, u kanë shumë kaotike. Qashtu si oborri dyqysh u kanë edhe mrena shpija, kurgjo s’ka pasë në vend të vetin, krejt jonë kanë kaotike. Muret jonë kanë qashtu të dëmtune. Me qaq sa më kujtohet, qat ditë, ditën e parë do me thanë, krejt u kanë aksion për me pastru shpinë, aksion për me kositë barin, aksion për me u spastru dyqysh prej qasaj që kish metë prej serbëve, prej ushtarëve serbë. Na u doke që gjithkun kishin tentu me lanë sheja. Edhe aq më doket edhe gjyshi sidomos u munojke me i hjek qato sheja që kanë tentu me i lanë sikur me e vulosë që u kry ma, s’ka me pasë luftime, s’ka me pasë ma parehati, edhe duhemi me ja nisë me u stabilizu me ditë të parë kur jemi kthy në shpi. A din më kujtohet qekjo vendosmëria e krejtve, veç me pastru edhe dyqysh me u ni ma në fund rahat pak në shpi tonë.
Intervistuesja: Okay thanks shumë
Valmira Rashiti: Thanks ty.

]]>
Urtina Hoxha https://museumofrefugees-ks.org/urtina-hoxha/ Mon, 30 Jan 2023 22:56:23 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=2266

Intervistuesja: Faleminderit shumë Urtinë. A po e fillojna pak me më kallëzu qysh e ka marrë vendimin familja për me dal? Ku je kanë? Qysh e mban mend pak atë periudhë kohore?
Urtina Hoxha: Po. Na kemi jetu në Suharekë, me një shtëpi qeshtu dy kat. Ka qenë një shtëpi goxha e madhe. Në vitin 1998, në korrik lufta domethënë, në rajonin tonë ka nis me u bo pak më e ashpër. Edhe në korrik domethënë, në Rahovec ka ndodhë një masakër. Në atë moment familjarët e mi mo nuk janë ndijë të sigurt, nuk janë ndijë rehat me ndejt në Suharekë. Për shkak që ka qenë tepër afër me lokacion Rahoveci. Edhe na e kemi pas ë atë kohë një hallë që ka jetu në Lezhë edhe ajo na ka thënë: unë kam hapësirë, ju mundeni me ardhë te na. Kështu që, mos rrezikoni, mos rrini në Suharekë. Edhe prej korrikut deri në fillim të gushtit, familjarët e mi veç janë marrë me dokumente, i kanë bo gati pasaportat. E di që edhe unë e kam bo pasaportën për herë të parë ndoshta atë herë. Edhe… po dikush prej familjes nuk ka mund me pas, nuk ka mund me e bo pasaportën. Nuk e di, më duket ka qenë shumë e vogël, nuk e di arsyen e saktë por, me rëndësi është që ajo nuk ka pas pasaportë. Edhe… domethënë, na kemi jetu në shtëpi, unë e mami, vëllau, motra. Por, kemi jetu me gjyshin, gjyshen. Kanë jetu edhe tre axhallarët e mi plus dy hallat. Tash, tre axhallarët e mi, po i bjen babi edhe dy të tjerë, kanë qenë të martuar që kanë pas fëmijë. Një axhë ka pas tre djem, axha tjetër domethënë, më duket e ka pas veç një çikë, po. Edhe hallat e mija që kanë qenë të pa martuara në atë kohë, plus edhe axha tjetër që ka qenë i pa martuar. Domethënë, kemi qenë njëfarë familje goxha shumë e madhe edhe shumica prej tyre veç janë pjesë e kësaj historisë që kam me e tregu qetash. Kështu që, në gusht të 98-së, për shkak që s’kanë mund me shku rrugës së drejt…
Intervistuesja: Po, kem tu fol për gushtin.
Urtina Hoxha: Po, edhe tash në gusht të 98-së, për shkak të mungesës të asaj pasaportës që po flas. Nuk ka qenë opsioni me shku kah Prizreni që prej Suharekës është shumë afër një orë e diçka, edhe me tejkalu domethënë, kufirin për Shqipëri. Për shkak se, ka pas probleme domethënë, familjarët e mi tregojnë që nëse s’ka pas dikush pasaportë prej Kosovës në Shqipëri atëherë, i kanë bo goxha shumë probleme. Kështu që, ata e kanë zgjedhë një rrugë alternative që nuk u kanë… nuk u kanë legale, domethënë ilegale. Kështu që, prej Suharekës ata kanë shku në Brezovicë. Mandej, prej Brezovicës kanë shku kanë dal në Mal të Zi në Ulqin dikah, Mandej, në Ulqin kanë ndenjtë një ditë ose dy ditë edhe mami tregon që kanë bo plazh edhe kanë kalu goxha mirë në Ulqin. Mandej, për me shku në Shqipëri prej Malit të Zi, ata është dashtë me tejkalu Bunën. E qetu ka qenë domethënë, qajo pak më rrezik edhe na vet nuk kemi mund me tejkalu. Kështu që, ata kanë pagu njerëz që me bo këtë udhëtim sa më të sigurt që është e mundur. Edhe te Buna është memoria jem. Ndër memoriet e pakta që i kam, se unë kam qenë domethënë, tri vjet e gjysmë kur ka ndodhë kjo histori. Kështu që, te Buna është ndër memoriet e mija të para edhe të pakta që i kam. E mbaj mend që është dashtë me kanë shumë terr për me tejkalu Bunën se ka pas kontrolla, ka pas asi drita për me e kontrollu atë hapësirë, atë zonë. E na kemi hyp me një barkë që u kanë varkë tepër e vogël. E na jemi kanë domethënë, shumë njerëz. Po më duket prej… ka qenë veç axha edhe kanë qenë si me thënë, mami me tre fëmijët edhe unë. Ka qenë gruaja e xhaxhit me tre fëmijët e vet. Domethënë, ka pas shumë fëmijë e gra në atë varkë. Edhe tash, ata tërë kohën na kanë thënë që na nuk duhet me fol, duhet me kanë shumë të qetë. Është dashtë me ecë kështu në nivele tepër të ulta mos me u qu në këmbë se kanë mund ato far dritat me na kap, me na pa. E tash, kur kemi hyp në varkë na jemi… xhaxhi ka qenë njeriu i fundit që ka hyp, ai është i madh me trup, ka qenë më i plot. Edhe kur ka hyp në varkë e di që e ka disbalancë varkën edhe e di që jam tut shumë në atë moment se kena… kam mëndu që kena me u praptu. Edhe qajo e mbajë mend atë farë frikën edhe mamin gjithë kur të folët për këtë storie domethënë, gjithë tregon që… garant e kam përqafë ose diçka që me më bo mu me u ndijë më rehat. Mas kësaj pike domethënë, na e kemi tejkalu Bunën, ok s’di qysh por, gjithçka ka shku ok. Ata njerëzit që na kanë përcjellë domethënë, kanë pas me na dërgu prej Bunës me tejkalu kufirin e Shqipërisë me na qit domethënë, në kufi… në Shqipëri tamam e mandej, ka pas me ardhë dikush tjetër me na prit. Unë prej kësaj pjese nuk kam edhe nuk është që folët për këtë pjesë. Ka shku domethënë, gjithçka ok qysh e kanë paramendu. Por, ka ora dhjetë, njëmbëdhjetë e natës, na veç jemi kanë në mes të Shkodrës edhe Lezhës. Edhe jemi kanë të ndarë në dy makina. Në fakt një… unë, mami, vëllai im Shpendi, halla kemi qenë me një makinë të vogël. Përpara ka qenë një shofer që e kanë pagu familja jem domethënë, me na prit masi që e kemi tejkalu kufirin. Plus ka qenë edhe një përcjellës tjetër. Domethënë, familja jem i kanë marrë masat më të mëdhaja të mundshme që komplet qeky udhëtim me qenë tepër i sigurt. Domethënë, në secilën pikë u kanë dikush që na ka prit. Ka pas me na prit me na qu prej një pike në pikën tjetër. Por, ajo nuk ka ndodhë domethënë, udhëtimi si rezultat nuk ka qenë i sigurt. Mandej, në makinën tjetër, ka qenë kombi, aty ka pas shumë njerëz. Domethënë, kanë qenë motra jem, tre fëmijët e xhaxhit, gruaja e xhaxhit tjetër që e ka pas një fëmijë që më duket asnjë… një vit ndoshta i ka pas domethënë, ka qenë bebe tepër e vogël. Hallat… ka pas domethënë, shumë njerëz, plus ata njerëzit që na kanë përcjellë. Tash, çka ka ndodhë është që në Torovicë me një vend në mes të malit, në mes të Shkodrës edhe Lezhës. Në atë kohë domethënë, Shqipëria ka qenë në njëfarë tranzicioni, njëfarë gjendje të çuditshme. Kështu që, ka pas shumë njerëz që kanë dal me prit domethënë, kanë pas… i kanë ndalë makinat…
Intervistuesja: Plaçkitje.
Urtina Hoxha: … i kanë grabit, i kanë plaçkitë domethënë, e qeky send na ka ndodhë edhe neve veçse dallimi u kanë që para se me mbërri na, ata veç e kanë ndalë një autobus edhe e kanë plaçkit atë autobus domethënë. Po, nuk e di saktë qekjo pjesë, as prindtë e mi nuk e… ndoshta e dinë po qysh ma kanë tregu mu nuk është shumë e qartë. Ose ata e kanë ditë që po vjen policia ose janë kanë… me një farë mënyre janë ndje në rrezik për veten domethënë, se e kanë ditë që dikush i ka lajmëru edhe policia u kanë tu ardhë. Kështu që, kur i kanë ndalë makinat e familjes tem ata domethënë, nuk i kanë grabit, nuk i kanë plaçkit po mendoj por, veç kanë gjujt me armë drejt makinave tona. Kanë pas kësi armë pak më të mëdhaja, automatë ose diçka edhe veç kanë gjuajt pa u ndalë. Por, shoferat edhe një herë që janë kanë tu i vozitë makinat nuk janë ndalë veç kanë ecë edhe pse ata veç kanë vazhdu me gjujt. Por, mandej me një pikë kur janë kanë “safe” domethënë, ku janë ndje të sigurt janë dal edhe e kanë kuptu në atë… domethënë, çka ka ndodhë përnime. Te vetura ku jam kanë unë, te makina ku jam kanë unë, jam unë e plagosur. Jam e plagosur në këmbën e majtë… jo në këmbën e djathë. Ndoshta, në veturën tjetër është djali i xhaxhit që ka pas tetë vjet e gjysmë ose nëntë, ai ka mbet i vdekur. Është i vramë domethënë, në vend. E di që ai është i vrarë, ka pas plumba në kokë kështu që, kur u ndalë makina ai veç ka qenë i vdekur. Edhe nana e të njëjtit domethënë e atij djalit, gruaja e xhaxhit tem është e plagosur në anën e majtë afër domethënë, afër gjoksit, afër shumë zemrës. Domethënë, kanë qenë tre viktima prej këtij incidenti. Por, unë jam rasti më i lehtë i këtyre tri viktimave. Edhe bile në fillim as nuk e kanë vërejt që unë jam e plagosur. Se jam kanë e veshur me çka po di, do pantolla të kuqe ose do hallehopke të kuqe edhe nuk e kanë pa as që është tu më dal gjak ose kurgjo. E di që mami e ka pas vëllaun në gjoks kështu në trup, edhe e ka pa që ka pas… është… u kanë i premë, i qamë se kur kanë gjujt…
Intervistuesja: I kanë thy xhamat.
Urtina Hoxha: … i kanë thy xhamat edhe xhamat na kanë ra neve përmbi trup edhe tani janë pre. Mandej, me një moment… më fal, se mu ka tha pak fyti.
Intervistuesja: Mandej, keni vazhdu në spital?
Urtina Hoxha: Po, veç me një moment unë i kam thënë mamit që po më dhemb këmba. Edhe e kanë pa që unë jam… kam plagë në këmbë. E mandej, kemi vazhdu në spitalin e Lezhës por, për shkak që ka qenë vonë domethënë, garant u kanë ora 11 e diçka, edhe spitali ka pas shumë pak njerëz, ka pas shumë pak mjek, ka pas shumë pak mjete. Kështu që, ka qenë gjendja jo shumë e mirë. Pjesa tjetër e familjes kanë vazhdu në Lezhë, njerëzit që nuk kanë qenë fizikisht të lënduar, kanë vazhdu në Lezhë te halla. Ndërsa, na që kemi qenë të lënduar fizikisht, plus mami im që nuk ka dashtë me na lënë vet, kena vazhdu domethënë në spitalin e Lezhës. Ata fillimisht nuk janë marr me mu për shkak që unë jam kanë prej lëndimeve më të lehta. Gruaja e xhaxhit domethënë, ka lëndime shumë të mëdhaja edhe ka humbë shumë gjak prej vendit ku ka ndodhë derisa ka shku në spital. Kështu që, ata janë marr më shumë me të e tek mandej, janë marr me mu. Po ka qenë një moment që e mbaj mend unë, ku është një moment pak më i vështirë. Se e mbaj mend, nuk e di ndoshta… masi që ka ndodhë…
Intervistuesja: Gjuajtja.
Urtina Hoxha: … po masi që ka ndodhë gjuajtja, pjesë… pjesëtarët e familjes tem që nuk kanë qenë të lënduar fizikisht kanë vazhdu kanë shku në Lezhë te halla jem. E na që kemi qenë të lënduar fizikisht kena shku te spitali i Lezhës. Mami jem ka qenë me neve, edhe në spital e kam memorien domethënë, ndër memoriet e mija të para, për shkak që unë kam qenë më lehtë e lënduar. Ata nuk janë marrë fillimisht me mu. Kanë shku domethënë, komplet stafi i paktë në numër që u kanë, janë marr më shumë me gruan e xhaxhit tem mandej, kanë ardhë tek unë. Edhe e di, e mbaj mend që ka qenë një dhomë e bardhë, ka qenë një kënd se… po mendoj, kam qenë tu e pa tavanin kështu që, e mbaj mend atë kënd që ka qenë. Edhe po më duket, po get në atë moment mu ma kanë dhënë anestezionin që unë me fjet edhe mandej me më shti në operim. Po e di, që masi ka ndodhë domethënë, masi që ma kanë dhënë gjilpërën unë kam fillu me humbë vetëdijen por, e di që mami më ka lënë domethënë, ka shku me pa gruan e xhaxhit. Po e di që jam ndje tepër vet. Edhe kjo është një memorie shumë e keqe që unë e mbajë mend. Jo veç për këtë kohë por, diqysh është ndër memoriet më të këqija që unë i kam. Edhe nuk e di a kam bërtit por, unë e kam njëfarë asi memorie ose një asi ndjenje që kam bërtit ose kam dashtë me bërtit po s’kam mund. Po e mbajë mend domethënë, që mami më ka lënë vet edhe jam ndje shumë e pa sigurt edhe jam ndijë tepër keq edhe mandej e kam humbë vetëdijen. Mbas asaj, gjatë natës nuk e di kur ata më kanë operu. E kanë hjek plumbin prej këmbës. Por, për shkak që kam qenë tepër e vogël, plumbi nuk më ka bo dëme shumë të mëdhaja, nuk mi ka lëndu domethënë, eshtrat për shkak që eshtrat janë kanë shumë të butë edhe janë largu prej distancës, prej shpejtësisë të plumbit. Plus, që plumbi ka kalu nëpër derë të makinës para se me ardhë te unë kështu që, nuk ka qenë me shpejtësinë plotë. Dera e ka ndalë një shpejtësi goxha … një pjesë shumë të madhe. Kështu që, kur ka ardhë te këmba jem ajo ka mbet brenda edhe nuk e ka shpërthy, nuk e ka kalu tejpërtej këmbës. Kështu që, qeky ka qenë një send i mirë që ka ndodhë. Masandej, nuk e di sa kam ndejt në spital. Po më duket s’kena ndejt shumë. Unë të paktën jo. Për gruan e xhaxhit e di që ajo ka ndejt pak më gjatë në spital. Unë jam kthy në shtëpi… në shtëpi jo, te banesa që e kanë marrë me qera që ka qenë në Lezhë. Jam kthy, e di që çdo ditë është dashtë me ardhë një doktoreshë edhe një doktor me ma pastru plagën, me ma lidh me… mos me e lënë me u infektu që me u shëru pak më shpejt. Edhe po më duket qeky send ka zgjatë nja tre, katër muaj. Domethënë, janë marr derisa u shëru pak më mirë. Mami tregon që e kam pas këmbën kështu komplet të zezë domethënë, për shkak të plagës. Këto nuk… unë këto nuk janë sende që i mbajë mend unë vet por, kur të folët për këtë histori gjithë tregohet që unë kam qenë shumë kokëfortë edhe nuk kam pas qejf kerkush me e prek plagën. Kam qenë shumë e pavarur në atë moshë. Edhe e di që tregojnë që unë kam lidhë këmbën vet, e kam zgjidhë vet, s’kam pas qejf kerkush. Ndoshta edhe jam tut se garant më ka dhimtë. Por, mami tregon që për shembull, kur unë kam fjet është dashtë me ma drejtu këmbën për shkak që janë tut që ka me më mbet këmba se unë jam kanë mandej paranojake nëse… ose me e lëvizë ose çkado qoftë që ka pas të bëj me këmbë. E tash domethënë, na kemi qëndru në Lezhë goxha do kohë. Unë e di që situata u kanë shumë e rëndë domethënë, përveç neve që kena pas. Unë jam i vetmi fëmijë që kam pas, përveç të djalit të xhaxhit që ka vdek. Të tjerë s’kanë pas ndonjë farë lëndimi fizik por, kanë qenë shumë në gjendje të keqe emocionale. E di motra jem ka pas probleme me… është tut shumë, nuk ka mund me ndenjtë vet domethënë, janë kanë fëmijët jashtëzakonisht shumë të terrorizum. Edhe të mëdhajt domethënë, “of course” njerëzit e rritur që…
Intervistuesja: E kanë përjetu krejt.
Urtina Hoxha: … e kanë përjetu krejt, e kanë humb një nip, djalë. Edhe gruaja e xhaxhit domethënë, ka qenë në një gjendje goxha kritike. Ka qenë në gjendje të rëndë. Që domethënë, situata ka qenë shumë, shumë e keqe në shtëpi. Por, unë jam kanë e vogël edhe nuk e kam ditë këtë send por, mu krejt çka më ka interesu u kanë që unë s’kam mund me dal me lujt. Edhe jam kanë domethënë, ata krejt kanë dal me lujt para banesës, kanë lujt me top, çka po di çka kanë lujt, e unë s’kam mund me dal se s’kam mund me ecë për do muaj. E ajo u kanë brenga më e madhe edhe tregojnë që kam qajtë aq shumë edhe veç kam dashtë me dal me lujt, s’ma ka ndijë a jam kanë e plagosur a jo por, kam dashtë me kanë një…
Intervistuesja: A të kanë pa… a ke pas probleme ndonjëherë mo me këmbë prej asaj kohe. Domethënë, mbas shërimit deri sot?
Urtina Hoxha: Po, po hala kam po mendoj. Sidomos kur kam qenë tu u rritë, kur të zgjaten eshtrat. Atëherë kam pas shumë probleme. Dimri është goxha i vështirë për mu. Gjithë ka qenë, ka pas momente domethënë, kam pas dhimbje shumë të mëdhaja edhe s’kam mund me shku as në shkollë. Mandej, as profesorat nuk janë kanë tepër të kuptueshëm për faktin që unë s’kam mund me shku në shkollë. E di njëherë e patën thirr mamin edhe ja kanë bo: nëse çikës i dhemb pak këmba pse ki nevojë me e ndalë prej shkollës. Po unë eci mirë domethënë, s’është që e kam… mu nuk është që më vërehet që kam plagë në këmbë. E kam këmben goxha normal. Po kam probleme domethënë, kam dhimbje sidomos kur ndryshon koha, kur të bëhet ftoftë. Nuk mundem me i bo do sene për shembull, nuk mundem me vrapu se është shumë “painful” është… kam dhimbje të mëdhaja për shembull, kur të vrapoj ose kur t’i bëj disa aktivitete fizike. Por, jam mësu, nuk… a po e din, unë prej e maj… unë prej që e mbaj mend vetën e mbaj mend me këtë send. Kështu që, është një send shumë normal për mu. Unë gjithë e di që kur të vjen janari, shkurti unë gjithmonë kam me pas dhimbje në këmbë. Është jashtëzakonisht shumë e normalizume për mu. Ndoshta nuk duhet me qenë por, është shumë e normalizume.
Intervistuesja: Faleminderit shumë.

]]>
Rexhep Berisha https://museumofrefugees-ks.org/rexhep-berisha/ Mon, 30 Jan 2023 22:53:45 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=2258

Intervistuesja: Përshëndetje. A po ja nisim pak, ku je kanë tu jetu kur u prishë situata? Me kend je kanë? Sa vjet i ke pas? Gruan më kallëzove e ke pas shtatzënë. Qysh e mbanë mënd atë periudhë kohore hala në katund?
Rexhep Berisha: Mirëmbrëma! Përndryshe unë jam Rexhep Berisha nga fshati Godishnjak. Po kam qenë 34 vjeç, gruan e kam pas shtatzënë, 14 anëtarë jemi kanë krejt me babë, nënë, babëgjysh e…
Intervistuesja: Qysh i keni pas kushtet në katund?
Rexhep Berisha: Kemi vendos me… vendosëm me dal në Prishtinë, se e kisha edhe gruan shtatzënë. E dolëm në Prishtinë. E kemi marrë një shtëpi me qira.
Intervistuesja: Sa u kanë e madhe ajo shtëpia?
Rexhep Berisha: Ajo u kanë dy dhomëshe edhe një banjo e ka pas. Aty e kam lënë familjen. Unë…
Intervistuesja: Vet je kanë në punë?
Rexhep Berisha: Unë jam kanë në punë.
Intervistuesja: Çka ke punu?
Rexhep Berisha: Kam udhëtu. Mishtore kam pas. Kam udhëtu. Çdo ditë shkojsha në katund, në Godishnjak. Se erdhën ushtria, UÇK-ja. U vendosën në shtëpinë tonë. Edhe më ngarkuan, thanë a bën me na e bajt bukën. Thashë sa të kam mundësi kam me ua bajt çdo ditë.
Intervistuesja: Edhe ti çdo ditë ke bajt bukë ë?
Rexhep Berisha: Çdo ditë deri sa i ka ra NATO-ja. Atë ditë që i ka ra NATO-ja unë s’kam pas mundësi më me shku andej.
Intervistuesja: A mundesh me mi tregu do përvoja tu e bajt bukën? Ku kanë ndenjtë policia ose ushtria, postblloqet?
Rexhep Berisha: Kanë ndenjtë më së shumti në Lebanë, në Lupç edhe në Lluzhan. Në këto tre vende. Po kur kisha bukë, iksha e hysha nëpër katunde për mos me u ra në sy të tyre. Me u ditë që jam tu i bajt UÇK-së bukë. Në këta tre vende kanë ndenjtë më së shumti.
Intervistuesja: Një herë të kanë ndalë?
Rexhep Berisha: Një herë më kanë ndalë edhe më kanë kthy.
Intervistuesja: Qysh u kanë biseda?
Rexhep Berisha: Fati, fati im që ish kanë një shka i Prishtinës e njohsha edhe ai ke sebep e më lëshuan. Se mund të ndodhë që nuk më kishin lëshu.
Intervistuesja: Çka të thanë ata? Qysh ke biseda mes juve?
Rexhep Berisha: Biseda, veç e kom pa atë shkaun thashë më falni thashë, a bën qe veç ai e din kush jam unë. Edhe e kanë thirrë ata Draganin edhe si më ka pa Dragani tha, çka u bë Rexhep? Thashë qeshtu, pata me shku në shtëpi, thashë. Ti e din ku jetoj. Tha po e di tha veç nëse më ngon mu kthehesh edhe shkon i merr fëminë ku i ki të vendostë edhe shko për Maqedoni se ka turli far njeri këtu, shkon sikur qeni në rrush që thonë.
Intervistuesja: Po. Edhe ti u ktheve për Prishtinë?
Rexhep Berisha: Unë, mu deshtë me u kthy atë natë në Prishtinë edhe mo s’kam mund me shku andej për katund. Pas… me 21 maj janë ardhë policia në banesë ku jena kanë tu ndenjtë këtu te Xhambazët, e kam pas me qera. Na kanë marrë mu, babën, një vëlla edhe një djalë i dajës u kanë me neve. Na kanë marrë, na kanë shti në kamiona. Na kanë qu në stacion të policisë, na kanë mbajt 12 orë aty në Mëhallë të Muhaxherëve në stacion ishim të policisë. Mua më kanë marrë edhe më kanë shti në tjetër dhomë. Veç më kanë vet thanë ku e ke lanë armën. Thashë s’kam pas armë, s’kam armë. Edhe më kanë lidh, më kanë rreh aty ma s’kam ditë ku jam nja tri-katër orë. Mandej, më kanë marrë më kanë qu në të dytin kat, mi kanë marrë shenjat, më kanë kontrollu a e kam pas armën në dorë, në qafë.
Intervistuesja: E qysh e bënin atë kontroll?
Rexhep Berisha: Me një fllaster, si llastik, si s’di qysh ish ai.
Intervistuesja: Po, edhe të prekke te qafa?
Rexhep Berisha: Po a kam prek ndonjë send, ku me ditë ata tash qysh i kanë ato. Edhe aty e kam zatet atë shkaun apet që më ka lëshu në Lebanë. Më ka thënë, merri fëmijët edhe shko për Shkup se nuk bën me ndenjtë këtu. Të nesërmen në sabah i kam marrë fëmijët, jam dal në autobus te Shtëpia e Mallrave jam hip. Unë me fëmijët të mi, baba u dal me të tjerët në tren. Kena mbërri në Shkup. Kah jena shku na kanë ndalë rrugës, na i kanë marrë ka dhjetë markë.
Intervistuesja: Për person?
Rexhep Berisha: Për person, shkiet edhe drejt në Maqedoni. Prej aty na kanë marrë me autobus…
Intervistuesja: Edhe ju kanë qu?
Rexhep Berisha: … Na kanë qu në Bojan mua. Na jena vendos në shatorre.
Intervistuesja: Sa ke ndenjtë në Bojan?
Rexhep Berisha: Kam ndenjtë tri javë ditë.
Intervistuesja: A janë kanë kushtet e mira në Bojan? Ushqimi, gjumi?
Rexhep Berisha: Paj kushtet, dihen kushtet në shatorr qysh janë. Pak a shumë ushqimi u kanë por, me u pastru kerkund jo, me… veç nom dha Zoti tri javë ndenjtëm. Prej aty erdhën mjekët…
Intervistuesja: Maqedon a?
Rexhep Berisha: … Jo s’po më kujtohet tash a janë kanë maqedon, a janë kanë… veç jo të huaj janë kanë, se anglisht folshin. Këta… edhe jena ardhë. Shkuam… u shku gruaja, e kisha shtatzënë, jena hi aty e kena kontrollu. Tha qeshtu, tha po i ka marrë shënimet sa anëtarë jemi. I kemi kallëzu 14. Prej aty na kanë marrë na kanë qu për në Angli.
Intervistuesja: E ju, a bonët kërkesë me shku në Angli a ata e ofrun Anglinë?
Rexhep Berisha: Jo ata na prunën kërkesën. Ata e kishin pas… tash, kanë pas zare qashtu çka po di unë. Ka pas edhe që marrshin me i qu edhe në Itali edhe në Francë, edhe në Gjermani. Por, neve na prini fati e shkuam për në Angli.
Intervistuesja: Po ama ti babën edhe një pjesë të familjes nuk e ke pas në Bojan?!
Rexhep Berisha: Jo… nuk jen kanë ata…
Intervistuesja: Se jeni dal ndamas?
Rexhep Berisha: Po, se ata janë kanë në Stankovec. Prej aty…
Intervistuesja: E qysh u bonët bashkë?
Rexhep Berisha: Jam shku i kam marrë. Thashë qeshtu, qeshtu është… jemi tu marrë udhë për me shku për në Angli duhet me ardhë edhe ju me mu. E i kam marrë me një taksi e i kam qu në Bojan, prej aty drejt për në Angli, me 3 qershor. Me 5 ka lindë gruaja.
Intervistuesja: Në Angli?
Rexhep Berisha: Në Angli, po. Kena nejt…
Intervistuesja: Ku keni nejt gjatë asaj kohe që jeni kanë në Angli? Qysh u kanë ai vendi, hapësira?
Rexhep Berisha: Po tash, hapësira u kanë si një lloj hoteli, tash s’po di qysh me të thënë. Dom i pleqve (Shtëpi e pleqve) ish kanë përpara aty më doket. Na kanë marrë aty na kanë strehu nja 130-40 vetë jena kanë në atë vend.
Intervistuesja: A janë kanë krejt refugjatë të Kosovës, a ka pas…?
Rexhep Berisha: Krejt, jo krejt të Kosovës. Krejt të Bojanës aty janë kanë. Çka jena kanë aty, krejt të atyhit janë kanë. Gjithkush u kanë me familje të vet. Gjithkush i ka pas dhomat e veçanta.
Intervistuesja: A kishit ushqim, ndihma?
Rexhep Berisha: Po, ushqimi u kanë i mirë aty. Me u pastru sa herë të duash.
Intervistuesja: Banjon, a e keni nda krejt kati, a qysh u kanë?
Rexhep Berisha: Jo, e kena pas na të familjes tonë e kena pas tonën, açik e kena pas. Tjerët qeshtu.
Intervistuesja: Edhe në Angli ke ndenjtë një vjet. Qysh u kanë përditshmëria e juaj në Angli?
Rexhep Berisha: Mirë u kanë, nuk u kanë keq. Por, pas një viti pa i bo një vjet nana u sëmurë, e quam te mjeku atje e kontrolluam, thanë kjo jetë të gjatë s’ka. Nëse doni me e kthy sa është gjallë në Kosovë, kthene. Jena kthy tani me to. Pas mot-moti gati. Si kemi mbërrijë në Kosovë, në krye dy muaj ditë ka vdekë nana edhe sot e asaj ditë jena tash në Kosovë.
Intervistuesja: Njëri vëlla ka pas me u nisë një ditë pas teje?
Rexhep Berisha: Po, prej Anglie po ata… i thashë mos hajde se s’kemi ku rrimë se s’kena shtëpi, as s’kena të gjallë, s’kemi ku rrimë njëherë. Vendosim ndonjëherë atje qysh… mujshim me bo diçka por…
Intervistuesja: Qysh u dok Godishnjaku? Qysh e mbanë mend kur je ardhë prej luftës?
Rexhep Berisha: Kur jam ardhë prej Anglie a?
Intervistuesja: Po.
Rexhep Berisha: Qysh me u dok. Send të gjallë s’kish pas. Veç themelet e shtëpisë ishin kanë pas mbet. Nuk u dike bile… një shtëpi e kena pas, nuk u dike as themeli i saj, që i kishin pas hy me bagera, me tenka me… rrafsh e kishin pas bo.
Intervistuesja: E ku keni ndenjtë në fillim menjëherë pas luftës, pasi shtëpia u kanë e djegne?
Rexhep Berisha: Kena ndenjtë në një dhomë aty e kena… pos ja kena ngjitë një derë, edhe deri e kena montu. E kryjtëm për nja tri-katër ditë e kryjtëm me dy dhoma qashtu pak a shumë. Tani kadalë-kadale, i bonëm meremet edhe…
Intervistuesja: Kadal-kadale deri e maruat tjetrën?
Rexhep Berisha: Po. Jeta po shkon.
Intervistuesja: Faleminderit shumë.

]]>
Fioralba Kurti https://museumofrefugees-ks.org/fioralba-kurti/ Mon, 30 Jan 2023 22:50:54 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=2236

Intervistuesja: Përshendetje. Po ja nisim pak kur u përkeqëu situata me qato që i man në mend, ku je kanë, me kon je kanë, çka u kanë tu ndodhë përreth teje…
Fioralba Kurti: Unë jom kanë në moshën 4 vjeçare, 4 vjet e pak. I mbaj disa gjana në mend edhe disa normalisht që s’i maj krejt storjet. Po i kom disa storje që hala jonë të freskëta. Na jena kanë 9 anëtarë të familjes, dy prind e mi, gjyshja edhe 6 motrat e mia. Unë kom qenë 4 vjeç ku i kom dëgju dmth gjatë kohës kur u bo lufta, ni mahallë ma nalt veç kanë fillu bombardimet edhe prej qatëherëshit më kujtohet ma mirë krismat edhe më kujtohet tamon çka është tu ndodhë realisht. Jonë kanë ni familje të cilën e kanë pasë djegë komplet me shpi e me familjarë e sene edhe e kena marrë vesh që veç është ka vjet afër neve. Edhe na krejt natën na kanë qit pabuma në vesh prind që mos i i dëgju krismat, bombardimet e… luftën dmth mos me ditë çka po ndodhë saktë. Më kujtohet ni natë para se me ikë jena mbledhë disa familje të mahallës që kena qenë në Gjakovë. Jena mbledhë disa familje edhe jena bo bashkë dmth edhe secili tu i nda rrugët kah kena me shku kështu. Qat natë ka pasë shume bombardimet edhe kryesisht krejt s’kena mujt me flejt përshkak që kena qenë shumë njerëz edhe shumë ka pasë krisma gjatë luftës dmth gjatq qatyne ditëve. Mandej, para se me ikë kena qenë dmth afër neve ka pasë edhe serbë, familje serbe të cilët neve na u ka pamundësu me…
*****
Intervistuesja: Qysh jeni bo shumë familje bashkë…
Fioralba Kurti: A… na u ka pamundësu me dalë me lujt e sene mos me i ngucë ose nëse na ka ra ka pasë raste kur neve na ka ra topi në oborr të tyne nuk kena guxu për shkak të prindërve që me shku me i nxerr se u dok që po inicon naj problem ose diçka edhe u dasht veç me u tërhje ose mos me lujt ose mos me dal. Na kena pasë edhe kërcënime prej prindërve që mos me dal ose me i ngacmu ose diçka. Edhe pse ishim fmi edhe nuk e kuptojshim shumë mirë. Dmth na ka pamundësu edhe lumturia e fëminisë tonë. Në momentin kur jena ikë, na si qysh të thash jena kanë 9 anëtarë deri në gjysë të rrugës na e kena marrë rrugën për Durrës. Prej gjysë të rrugës neve vetëm na ka përcjellë daja i cili tash është dëshmor, po ashtu edhe me prind jena largu.
Intervistuesja: Jeni kanë 9 vetë me ni kerr a?
Fioralba Kurti: Nëse nuk gaboj kemi qenë të ndamë në dy kerre. Disa me dajë edhe disa na. mandej u ardhë ni moment i cili e kom pak të paqartë që jena ndalë si familje, babi edhe motra e madhe kanë qenë të ndalun prej Forcave Serbe ku ja kanë drejtu armën edhe ja kanë lyp të gjitha dokumentet e sene derisa motra e madhe ja ka nisë në mbrojtje ta babit tu i thanë mos e vraj e babi jem e kështu e ashtu edhe me ni moment veç ja kanë dhanë dokumentat edhe i kanë thanë ik meniherë sa su bo ma shumë. Edhe mandej krejt ma vonë jena bashkë me babin edhe na nëse nuk gaboj kena pasë me ecë, para kufinit u dasht me u nalë të gjitha kerrët edhe me ecë në kamë me vazhdu rrugën për Durrës në kamë. Më kujtohet gjatë qasaj periudhe, unë i kom pasë dy motra ma të vogla edhe njana ka qenë shumë e vogël që i ka pasë 1 vjet ose pak para se me i bo 1 vjet edhe pampersat e saj u dasht me u majt herë unë e herë motra që kena qenë ma e madhe edhe disa rroba e sene që i kena marrë me veti. Gjatë rrugës tu ecë ka pasë shi, u kanë kohë e keqe që hala e kom në mendje edhe prej atij momenti mu ka kriju si fobi në kohë me shi mos me vesh ma kpuca që të hin uji ose diçka. Aq shumë që ka pasë unë i kom pasë kamt krejt qull të lagëta, a din shumë shumë tu e ni veten keq, plus që bon kama shklup-shklup kur të ecësh. Edhe jena nalë në mramje me ni xhami ose kish nuk po më kujtohet saktë, ka qenë edhe jonë kanë plot familje të cilat jonë strehu se kanë flejt ni natë aty. Më kujtohet momenti që i kom hjek patikat që i kom pas veshë u kanë momenti ma i mirë i krejt ditës që e kom përjetu për shkak se jonë kanë kamt shumë shumë të lagëta. Prej aty ka ardhë… jena bashku me ni familje të Shqipnisë e cila na ka strehu neve edhe jena shku te ta edhe dmth kur jena shku te ta mandej seni i parë që e kanë bo përpos strehimit u kanë me hi me u la të gjithë. Edhe në momentin kur kena pasë me hi me u la u kanë ni bojler me harxhu për 9 anëtarë të familjes, dmth me u la secili për ni kohë të shkurtë që me pasë mundësinë me u la edhe tjerët. Kena qëndru disa ditë aty edhe mandej kena shku në kampin e refugjatëve ku aty kanë qenë me shatora, jonë strehu familje familje. Më kujtohet pak ushqimi që e kena hangër në kamp të refugjatëve. E di që ka pasë ma së shumti makarona në tavë. Dmth qeky u kanë kryesisht ushqimi, mandej më kujtohet ilaqet, shamponat, shampona kundër morrave e gjithçka që i kanë pru ata ndihmat. Më kujtohet momenti kur jena hi me u la po ashtu që i kanë pru me kamiona të mdhaj tushat edhe e ke pasë kohën e caktune kur ke me pasë mundësi me hi me u la, ku ke pasë mundësinë me ndejt me u la si familje. Ka qenë mandej më kujtohet momenti kur jena shku te nuk e di saktë ku jena kanë, veç më kujtohet që e kena pasë afër dikon që ka pasë telefon. Edhe e kanë lajmëru nanën tem që daja ka dekë, ka ra dëshmor në Koshare edhe ka qenë tezja e madhe afër neve. Edhe vjen mami me marrë me shku dikun tjetër me fol në telefon me gjyshin edhe tezet tjera të cilat kanë qenë tu nejt në Gjakovë. Edhe mandej u kanë a din ni moment të cilin nuk e dijsha saktë se çka qysh tek është tu ndodhë, çka po ndodhë saktë veç e di që e kom pa nanën edhe tezen shumë të mërzitne, nuk e kom ditë çka po ndodhë…
Intervistuesja: A bojshe pytje?
Fioralba Kurti: Bojsha pytje, lypsha me shku me to, ku po shkojnë e po vijë edhe unë. Nashta u kanë edhe ai momenti që ke pasë nevojë me dalë dikun tjetër se nuk ka diçka tjetër edhe kom dasht shumë me shku me to. Po, thjesht nuk e kom ditë skatë çka është tu ndodhë. Mandej, më kujtohet në kampin e refugjatëve sa kemi qenë ka qenë një ambulantë ose shtëpi shëndeti diçka e tillë ku tu lujt motra jem ma e madhe e ka thy krahun më kujtohet edhe pat shku aty me e vnu ne gips.
Intervistuesja: A u kanë e improvizune?
Fioralba Kurti: Po, ka qenë e improvizune. Ka qenë e improvizune po më kujtohet mandej që shkojshim me i marrë do ndihma…
Intervistuesja: Ushqimin a?
Fioralba Kurti: Po ushqimin që me pasë jetën pak ma të lehtë. Më kujtohet prej ushqimeve përpos makaronave, supat, ketuchup-o, majonezi, e do qesi sene që kanë qenë me afat të gjatë ose ma të konzervume që me mujt me u ushqy.
Intervistuesja: A e man në mend sa keni nejt në kamp?
Fioralba Kurti: Nuk e maj në mend saktë.
Intervistuesja: E prej kampit a jeni kthy në Kosovë a jeni strehu najkun tjetër?
Fioralba Kurti: Mandej jena kthy në Kosovë, masi veç ka përfundu lufta. Jena kthy në Kosovë edhe më kujtohet me ni shpi komplet tjetër edhe jena shku aty…
Intervistuesja: A e man në mend qysh u dok Gjakova kur jeni kthy?
Fioralba Kurti: Nuk e mbaj në mend. E mbaj në mend vetëm pak qat mahallën që kom qenë po kryesisht kanë qenë me ni shpi disa persona, a din nuk kanë qenë për shembull si qetash qysh jetojnë veç familja jonë, po kanë qenë disa persona të njofshëm ose të panjofshëm kanë qenë bashkë.
Intervistuesja: A keni pasë dëme materiale, a ka qenë fshati i djegun?
Fioralba Kurti: Qyteti? Jo na e kena pasë edhe ni banesë në Deçan, aty më kujtohet që ka pasë dëme materiale. Kursë këtu, po kanë qenë të prishne, kanë qenë gjysma të bombardume të thyme po nuk kanë… si me thanë e kena gjetë ni strehim tjetër u dasht me gjetë masi jena kthy prej luftës.
Intervistuesja: Dmth kanë qenë të prishtuna prej luftës?
Fioralba Kurti: Po kanë qenë të prishtuna. Nuk po më kujtohet diçka…
Intervistuesja: Falemnderit shumë.
Fioralba Kurti: Hiç kurgjo.

]]>
Driton https://museumofrefugees-ks.org/driton/ Mon, 30 Jan 2023 22:46:49 +0000 https://museumofrefugees-ks.org/?p=2223

Intervistuesja: A po ja nisim prej kur ka bombardu NATO?
Driton: Prej kur ja bombardu NATO po ja nisim. Me 2 mars të vitit ’98 – ’99-’98. Në ’99 ka qenë dikun ora rreth 8, 8 e 15 kur e kanë dhanë lajmin këto radio Televizioni Shqiptar i Shqpiërsië që kanë fillu bombardimet. Ka qenë ni huti në familjen tonë, se kena besu. Edhe pak pak minutash u nal rryma. Mandej kur e kanë ndërpre rrymën kena dalë në teras, ne ballkon po nuk kena pa. Edhe jena kthy mrena në dhomë, kena mendu që është veç lajm jo i rrejshëm po i vonum. Mandej, kena ndëgju disa bombardime, kena dalë në teras, kena shiqu aeroplanat. Po nuk i kena pa aeroplanat se kanë gjujt me raketa. Mandej, kur kena dalë në terasë kom qenë unë, babgjyshi, edhe dy motrat e mija. Gjyshja ka qenë invalide edhe ka metë në kuzhinë. Po ajo prej stresit që na kena ikë ka dalë nuk ka mujt me ecë ka dalë zhagaz për me mujt me na pa neve në teras. Kur na ka pa në teras atëherë u qetësu edhe u kthy ka hi mrena me fjalën që kom mendu që keni ikë e më keni lanë vete. Gjyshja e ka thanë këtë fjalë. Jo thash pa ikë edhe unë as ti nuk ikë, kur të ikim kena me ikë bashkë. Mandej kanë fillu bombardimet, jena struk nëpër shpija, kena pasë edhe babgjyshin. Babgjyshi dilke u organizojke mahalla ni lagje ma poshtë, dilke, i nalke njerzt, ku po doni me ikë, për kon po luftojnë këta ushtarë, si mos t’ju nimojmë na kush ka mi përkrahë edhe kështu dy-tri herë i ka ndalë, herën e katërt ma s’ka mujt kanë ikë njerzt individualisht. Kështuqë me 5 prill kena vendosë edhe na me dalë prej shpisë.
Intervistuesja: A u kanë krejt lagjja a veç ju?
Driton: Jo na kena dalë mandej me krejt lagjen. Ajo dalje nuk më kujtohet saktë; a jena organizu a s’jena organizu nuk e di ma se kom harru. Veç nji si ka dalë prej shpisë është dëgju ka thanë më duket që këta po dalin edhe na jena organizu edhe kena dalë me 5 prill. Me 5 prill unë e kom pasë gjyshen në karroc. Kena dalë me karroc të invalidëve, babgjyshi edhe 2 motrat jena lëshu te poshtë edhe kena shku deri në stacion të trenit. Rrugës kem pa shumë refugjatë tu ikë prej banesave po rrugës nuk kena ma… te stacioni i trenit nuk kena pasë maltretime vetëm kena hyp në tren edhe qashtu na kanë dërgu në Kaçanik. Në Kaçanik ka qenë diskutabile a po na lëshojnë a nuk po na lëshojnë, mandej e kanë lëshu trenin deri për Bllacë. Në tren ka pasë policë po nuk kanë maltretu. Mandej, kur kena zbritë prej trenit policët na kanë thanë keni kujdesë vetëm nëpër hekurudhë duhet me ecë se pjesa jashtë hekurudhës është e minuar. Në atë pjesë që kena ecë unë e kom zbritë gjyshen me ni kojshike edhe me babgjyshin nëpër hekurudha kem ecë. Mas ni kohe të hekurudhës jonë dëmtu edhe rrotat e karrocës po me rrota të prishta kena mrri deri në Bllacë. Në Bllacë atje ka qenë tmerr. Në fillim të Bllacës kom qenë e mirëpo masi kena hi me nifar sigurie se ishte si zonë neutrale edhe bojshim se nuk gjujnë serbt ose nuk vijnë. Kur kena hi në atë pjesën tjetër të Maqedonisë i kom pa njerëzit për mjerim. Me vrapu njeri për ni bukë sikur i trent aty kom pa. Mu smë ka ra me nejt shumë, kom nejt dikun prej mëngjesit deri kah ora 9 – 10 në mramje e kom pas ni fat tillë për shkak se gjyshja invalide. Na kanë marrë ekipi francez i mjekve na kanë qit bashkë me do shqiptare, e kanë qit në traktor. Ata e kanë qitë në traktor, maqedont e kanë kundërshtu s’kanë dasht më lanë, po ata kanë insistu shqiptart e maqedonisë edhe e kanë shti mrena. Mandej edhe unë në krah të sajna edhe kena hyp në autobus. Në autobus na kanë çu në Stenkovac 1shi dikur kah ora 10 a 11 të natës. Aty na ka prit KFOR-i anglez, na ka marrë me mjetet e tyne edhe me xhipa edhe na kanë dorëzu në kamp. Na kanë dhanë shatorin, aty jena rahatu.
Intervistuesja: Qysh jonë kanë kushtet e shatorit?
Driton: Jonë kanë kushtet si shator ma.
Intervistuesja: A ish ftohte?
Driton: Po ftohtë ka qenë se ka qenë prilli. Na kanë dhanë do qebe, me thanë qebe, po me majt nxehtë nuk kanë majt. Ka qenë ni shator i madh, pa nxemje pa kurgjo, mjerim, nuk ke mujt me flejt prej ftohtit, po sigurinë e kena pasë. Mas dy ditëve na kanë pru shatorin edhe mas shatorit na kanë pru prap qato qebe po ka qenë… filloj me u nxe koha edhe ma nuk kena pasë të ftohtë. Na kanë pru ushqim të mjaftushëm, qumësht, bukë, të gjitha i kena pasë pa problem, edhe ujë edhe tonat.
Intervistuesja: E për pastrim qysh ka funksionu?
Driton: Për pastrim gjatë kohës kur jom kanë unë nuk e di, për VCe i kanë maru, për pastrim nuk kom pasë rast me pa se nuk më ka ra me nejt ma shumë veç 10 ditë. Mas 10 ditëve u kanë ato organizimi i shteteve që pranojshin refugjatë. U duhke me shku me pritë me nënshkru. 2- herë kom shku po s’kom pasë fat. Mandej u smu gjyshja e kom çu në spitalin e Izraelitëve, ata ja kanë dhanë ni letër që kjo duhet me nejt këtu. E kom dorëzu te stafi gjerman. Stafi gjerman si e ka pa meniherë na kanë dhanë ftesat për me dalë në Gjermani. Na kanë përgatitë dokumentacionin. 1 ditë përpara më kanë lajmëru që nesër në ora 7 me qenë te dera e kampit. I kanë pasë listat. Gjyshen tem kur e kanë pa me karrocë të invalidëve ka ardhë ndihma e shpejt e ushtrisë Gjermana e ata jonë marrë me to, ata e kanë ngarku në transport. Unë me ta kom qenë në transport. Ata jonë kujdesë deri në aeroport të Shkupit. Prap ata jonë kujdesë prej aeroportit të Shkupit vetë e kanë ngarku në aeroplan. Na kanë hyp jena shku në Berlin. Prej Berlinit kena shku njo 100 kilometra mes Berlinit edhe Dresdenit – ni qytet i vogel, ni fshat Parndorf u qujke. Aty na kanë shti paraprakisht gjatë rrugës ni natë e kanë nal gjyshen tem në atë kampin aty, në hajm të Gjermanisë. Prej aty kanë ardh e ka marrë spitali gjerman për me u kujdesë 2 javë ditë, aty në spital ka qëndru për ekzaminimet mjekësore. Pas ekzaminimeve e kanë kthy në kamp. Kena pasë kushtet e mira, dmth ushqimin e kena ble vetë na kanë dhanë të hollat. Zakonisht…
Intervistuesja: A u kanë shpi?
Driton: Jo hajm, muj me qujt si kazermë e madhë që kanë qëndru ish ushtria gjermane, po të ndame me dhoma. Kah dy dhoma, shporeta për përgatitje, banjo e të gjitha i kena pasë. Aty kena qëndru deri me 4 gusht. Edhe kur kom lyp vullnetarë për me u kthy për Kosovë. E kena organizu mandej kthimin edhe na kanë përcjellë prej Berlinit deri në Maqedoni, në aeroport të Maqedonisë. Prej Maqedonisë mandej kur kena hi, nuk e kom vërejt Prishtinën kaq shumë që ka pasë shkatërrime, stacioni i autobusave po, shpitë jo aq shumë sa kanë qenë qytetet e tjera. Ka qenë ni ndjenjë e mirë kur jena kthy.
Intervistuesja: A u gëzove që je kthy a?
Driton: Po, gjithësesi. Mandej e kishim edhe ni pjesë të familjes këtu nuk e dijshim çka ka ndodhë as sa u shkatërru. Po fatbardhësisht lagjja jonë u kanë e paprekne, pjesa dërrmuese e Prishtinës ka qenë e paprekne.
Intervistuesja: Falemnderit!
Driton: Qofsh me nderë!

]]>