Zoran Maksimović

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Zoran Maksimović (i intervistuari)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ZM= Zoran Maksimović

ZM: Unë jam Zoran Maksimović, i lindur me 31 dhjetor, të muajit të 12 të vitit 1972 në Ferizaj.

Në kohën e para luftës kemi jetuar shumë mirë me fqinjët shqiptar, nuk kishte asnjë problem.

Në ndërkohë lufta që u bë u detyruam të braktisim shtëpitë tona, sepse situata ishte e tillë dhe fqinjëve u kemi thënë se ndoshta nuk do të mund të mbijetoni më tutje, dhe ashtu në qershor të vitit ’99 ne e kemi braktisur Kosovën, pra ishim me vëllezërit dhe motrat dhe shkuam në Bujanoc në Serbi.

Në Ndërkohë nëna më ka mbetur në Ferizaj me nënën e saj pra me gjyshen, kështu ne qëndruam në Bujanoc pra dy muaj.

Unë në tetor kam shkuar lartë në Shtërpcë sepse ishte situata diçka më e mirë, kështu që ne në vitin ’99 jemi kthyer në Shtërpcë.

Në ndërkohë, në nëntor jemi kthyer në Ferizaj sepse përkohësisht ishte KFOR-i amerikan i cili i siguronte shtëpitë, kështu që unë me bashkëshorten, nënën dhe gjyshen kemi jetuar në Ferizaj deri më sot, ndërsa vëllezërit e mi janë persona të zhvendosur në Bujanoc.

Gjatë kohës së luftës nuk kishim probleme por ndërkohë është ndier frika, pra frika ka ekzistuar, pra nuk ishte njëjtë.

Por unë ia kam dëgjuar fqinjët mi, nga ata kam dëgjuar se do të ishte më mirë që ne të largoheshim për një kohë se sa të qëndronim, sepse lufta askujt nuk i ka ofruar siguri që të mund të mbijetoj por ne i kemi dëgjuar fqinjët kështu që ne jemi braktisur nga aty, por frikë kishte.

Ne kemi shkuar, pra kemi udhëtuar në drejtim të Gjilanit, do të thotë Ferizaj – Gjilan – Bujanoc.

Por ne kemi udhëtuar dhe të themi ekzistonte edhe frika sepse kishim fëmijë të vegjël, pra frika ekzistonte por të them ky ishte një fat pasi që nuk kishim asnjë konflikt me UÇK-në apo me formacionet ushtarake.

Pra kështu që kishim fat që nuk kemi hasur në ata.

E kjo është e vetmja që ...

Në ditën e sotme është se tragjedia ka mbetur sepse ne në Kosovë nuk jemi më familje e kompletuar, do të thotë unë me bashkëshorten, nëna më ka vdekur para gjysmë viti, unë me vajzën jam këtu por të them se kjo nuk është jetë, por kështu ne kemi mbetur.

Dhe ndihemi se nuk jemi në situatë aq të mirë që të jetojmë më tutje sepse nuk ka popullatë serbe, pra vetëm një familje, ne jemi këtu dhe kjo është e gjitha.

Pra ende ka si të them, gjatë kohës së luftës ka mbetur e boshatisur, do të thotë nuk ka serb dhe ndjejmë një llojë krize, përmirësim të jetës nuk ka, kjo është kështu.

Por të themi se ne kemi kaluar mirë pasi që kishim atë fat por disa kanë përjetuar problem më të mëdha sepse kishin probleme që ishin në fshatra tjera ndërsa ne këtu në Ferizaj nuk kishim aq probleme sikurse në vendet tjera.

Tek ne ishte ashtu që KFOR-i na mbronte, pra 24 orë e kishim KFOR-in në oborr i cili na kishte ruajtur deri në vitin 2008.

Me ndihmën e këtyre ne kemi mbetur që të jetojmë, sepse po të mos ishte KFOR-i ne nuk do të mund të mbijetonim.

Për shembull, kishte shumë njerëz që ishin strehuar në Shtërpcë sepse Shtërpce ishte i vetmi fshat etnikisht i pastër, një vend turistik që ka ski qendrën por që kufizohet me 12 fshatra, kështu që ata janë ndier sikur të ishin në mëlçi sepse ishin të bllokuar nga të gjitha anët.

Domethënë nuk kanë mundur të furnizohen me ushqim, me gjëra normale kështu bashkësitë ndërkombëtare, Kryqi i Kuq i Zvicrës e kanë furnizuar Shtërpcën me gjëra humanitare, pra me ushqim, ilaçe deri në vitin 2000.

Në vitin 2000 ka filluar nga pak të bëhet tregti mes Serbisë dhe Shtërpcës kështu që kanë mbetur disa familje.

Atje është një numër i madhë, ka diku rreth 15 000 banorë, por në ndërkohë edhe ata kanë ndier krizën kështu që e kanë braktisur të vend.

Por ndërkohë, sipas kohës së sotme të gjithë janë kthyer në shtëpitë e veta por në Ferizaj nuk ka mundur të kthehet askush.

Kush është braktisur - është braktisur, kush ka mbetur - ka mbetur, disa persona të moshuar kanë vdekur, kështu pra Ferizaji ka mbetur i pastër, një qytet i cili nuk ka asnjë serb.

Situata e luftës atje te ne ka bërë që të kemi një jetë të shpërndarë, pra nuk jemi më familje e kompletuar.

Pra deri sa kemi jetuar si një familje e kompletuar, pra dajat, tezet, të gjithë kemi jetuar në një qytet ndërsa tash të gjithë jemi të shpërndarë.

Disa janë nëpër Serbi, disa në Shtërpce, pra të gjithë jemi të shpërndarë.

Ka ndoshta që nga para lufta, ka 20 vite që nuk jemi takuar me disa nga familjet. Kështu që kjo luftë na e ka shkatërruar mjaft jetën.