Rasim Alija

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Rasim Alija (i intervistuari)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RA= Rasim Alija

RA: I kom mbaru studimet Master në Shkenca politike, shoqëri civile, zhvillim lokal. Punoj n’Prishtinë. Jom me origjinë prej ni fshati t’Gjakovës po jetoj edhe banoj n’Prishtinë. Punoj në Institutin për Demokraci dhe Zhvillim. Kam pozitën e hulumtuesit dhe analist i politikave. Kaq.

BG: Për luftën, cilat jon memorjet tua t’para?

RA: N’fakt, kujtimet e luftës, ose sa here flitet për luftë, jon nja 3-4 momente që shënojnë t’gjitha kujtimet e mia. Tutje është momenti i pare me 4 prill kur kemi vendos me ikë prej fshatit, prej fshatit Bec saktësisht t’komunës t’Gjakovës, ajo pjesa e mobilizimit të t’grave, t’burrave, t’fmive e djemve si fmi asokohe edhe shpejtësia me t’cilën kemi dale, duke lon krejt pjesët tjera t’jetës që me vite ke tentu me ndërtu jetën qaty edhe ke jetu deri n’atë moment. Edhe ideja që kemi me e lshu venin e me dal, me u nisë me ni rrugë që nuk e din ku o destinacioni, nuk e din ku ke me përfundu e mbi t’gjitha nuk e din qysh ka me rrjedhë rruga tutje. Momenti i pare, dhe ndoshta komik, i pjesës ende pa hyp në vetura, pjesa tjetër në traktora, sepse shumica e fshatarëve, e bashkëfshatarëve, e kushërinjve kanë ikë me traktora. Bile m’kujtohen improvizimet e traktorave me ato barakat me cerada që mos me i lag shiu. Ata që kanë mujt shpejt e shpejt. Edhe momenti ka qenë kur baba, ka qenë kategorik, u zhvillu ni debat goxha i ashpër mes babës edhe nanës. Baba thojke nuk po ikim, po dalim – e kemi ni livadh afër shpisë ku shihet rruga, magjistralja Gjakovë-Prishtinë, ku shihet prej rrugës livadhi haptas – edhe thojke po e shënojmë “NDIHMË”. Po e shënojmë me diçka n’livadh edhe po e shënojmë “NDIHMË” e nashta…Ish ajo periudha kur veç kish intervene NATO n’Kosovë edhe ndoshta na ndihmojnë. Debati mes babës e nanës ka zgjat, tjerët kushëritë t’gjithë tu u bo gati me ikë. Ka zgjat rreth gjys ore derisa nana me ni moment t’caktum i ka thon, kshtu shprehimisht “Okay, ti vendos, rri ktu, bon çka t’dush, unë po i marr fmitë edhe po vazhdoj tutje”. Edhe momentet e fundit e di që i kom mshef në oborrin e shpis librat e klasës t’gjashtë. Ky ka qenë shkëputja prej shpisë edhe kujtimet prej asaj pjesës, kur i kom mshef librat e klasës t’gjashtë edhe e kom shënju venin ku i kom mshef me nifar druni edhe kom tentu gjatë gjithë kohës mandej – se kjo o përcjellë gjatë gjithë kohës kur veç kam ikë rrugës edhe pjesës ku jam vendosë mandej. Kom tentu me e kujtu vendin ku i kom mshef librat. Rreth dy muj e gjys qëndrim në Shqipëri, gjithë pjesën e kujtesës e kom vendos tu u munu mos me e harru venin ku i kom mshef librat e klasës 6. Kjo ka qenë pjesa e pare e shkëputjes prej shpisë edhe prej venit ku jom rrit edhe prej venit ku jena rritë t’gjithë. E mandej ikja ka qenë…kolonë. Mandej çka ka qenë shumë e rëndësishme osht momenti kur e kemi bo rrugën, tri ditë rrugë i kemi bo. Kemi ikë kah pjesa, kah rruga Gjakovë-Prizren-Vërmicë. Janë nja 3-4 momente shumë…edhe interesante mirëpo edhe që m’kujtohen shpeshherë kshtu si…osht momenti kur në dalje të Prizrenit pas luftës osht bo pazar i këtyre t’Shqipërisë i thojshin. Ata vishin bojshin pazar. Kanë qenë…Na ka ra me prit nja 3 ose 4 orë në kolonë. Edhe aty edhe asokohe ka qenë ni lloj pazari po pa e ditë ne që osht pazar edhe vendosim t’bohemi ni grup i bashkëmoshatarëve, i fmive me dale prej kolonës edhe me u fut në pazar. M’kujtohet ka pasë me dhjetëra baraka ku ka pas si depo çokollata, bombona, në nji pjesë t’pazarit. Bile m’kujtohet ka qenë hera e pare ku e kemi marrë ni paketë sakëza ose ekmeka nuk e di qysh [u thojnë] mentë, që i kanë pas ato fotografitë. Edhe ka qenë fantastike edhe si përjetim megjithëse e dishim se kemi bo diçka edhe i thym ato që ishin pjesë te pazari dhe ja nisëm me u tut me vetë faktin që je n’kolonë e pa e ditë ende ku kemi me shku, ku kemi me përfundu. Mandej kjo pjesa kur kemi ardhë, jemi kthy me gjanat që i kishim marrë ka qenë goxha traumatike sepse t’gjithë familjarët u traumatizun me faktin se na kemi thy diçka edhe o kon ajo shprehja “A din çka ka me na gjet tash?” E ajo shprehja e familjarit “a din çka ka me na gjet” ta bojke edhe ma tronditëse ketë fare përjetimin që ke bo diçka edhe pse si 11 vjeçar 12 vjeçar ka pas ma t’vegjël, nuk, s’menojshim që kemi bo diçka t’madhe. Thjeshtë kemi qenë tu tentu me bo diçka që me e përjetu edhe qato si fmi. Mbaj mend skenat deri në katër ditë kolonë deri në Morinë, Vërmicë, te kufiri shqiptar. Ka pasë gjatë rrugës gjana me vlerë t’gjujtuna prej tjerëve që e kanë bo rrugën e njëjtë që kanë ikë. Ke mujt me pa prej frigoriferit, televizionave, bizhuterive, armëve…gjana prej ma t’ndryshmeve që i kanë gjujt n’dy anët e rrugës gjatë kolonës që kanë shku. Ni moment tjetër i ranë osht n’prag të hyrjes n’kolonë, n’fakt n’kufi, n’kufirin Shqipëri-Kosovë, në Morinë. Rastësisht ka ardh ni ushtar serb edhe ka lypë cigare. Ne, familja ime e ngushtë, kemi qenë 5 vetë në veturë, veturën e kemi pas Jugo, plus halla, gjashtë. Imagjinojeni ni veturë si Jugo me shumë pak hapësirë, kemi qenë 6 vetë edhe ka ardh ushtari ka lypë cigare. Nuk kemi pas mi dhan cigare edhe n’sekond – ka mujt me kon edhe ma gjatë po unë e kom përshtypjen që ka qenë punë sekondBG: mas 2 ose 3 metra e kemi pa t’rrzum për toke ushtarin. N’atë moment, mas 3 ose 4 minutave, ka ndodh që fshtrat përreth, saktësisht Vërmica, osht kon hera e pare ose qaty e kemi pa ku ju ka hi flaka shpijave. Mandej e kemi kuptu, mas nja 10 minutave tjerë ose 15 minutave tjerë, ushtarin e kanë vra. E ka vra dikush prej majës t’Pashtrikut, me gjasë kjo pjesa e luftës guerile osht vra. Mirëpo çka ka qenë rasti që ka ndërlidhje me gjithë kta osht kur kanë ardhë ushtarët saktësisht te Jugo jonë edhe me na nxjerr prej kerrit. Ka qenë ni ushtar tjetër që ka ndërhy, ni ushtar serb që ka ndërhy edhe i ka hek ushtarët që kanë dashtë me na qit prej veturës edhe me dale jashtë. Nuk e di n’gjuhën serbe çka kanë folë. Na kemi vazhdu me hy n’kerr. Babi veç pat dale, mamin veç e paten qitë jashtë. Ai ka qenë momenti ma traumatic gjatë pjesës t’kolonës deri sa kemi arritë prej Gjakovës deri në…Shpeshherë n’biseda me t’shpisë e falenderojmë ushtarin sepse ka mujt mas kërkesës t’pjesës tjetër t’ushtarëve që me dal na prej veturës, nuk e kishim pas t’qartë çka kish ndodh me neve tutje. Ni milion opsione kanë mujt me kanë si t’tillë edhe i ndihemi falenderus ushtarit që na ka rikthy sërish në veturë. Momentin tjetër që e kam kshtu si vizion gjithherë osht kur kemi vazhdu në kufi, në pjesën e kufirit, në pjesën doganore që quhet, ku osht edhe tash mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe dorëzimi i t’gjithë letërnjoftimave, heqja e tabelave, edhe momenti kur kemi kalu, e kemi kry qat pjesë. Për ni moment, kanë qenë bashkë me neve n’kolonë ose që kemi ikë kanë qenë edhe dajtë. Edhe m’kujtohet ni moment kom zbrit prej veturës me nanën edhe ka shku mi pa t’vet që e kishin kalu kufinin edhe ne e kishim kalu kufinin. Ata ishin me traktor. Ni familje 40 anëtarëshe me beba t’vogla. M’kujtohet ni moment që asniherë nuk e harroj. Gjyshi, baba i nanës n’këtë rast, gjyshi ni person shumë autoritar, tip i rreptë me musteqe, i cili n’familje 40 anëtarëshe gjithmonë n’sistemin e atëherëshëm me kulla e me gjana të tilla osht mundu osht mundu me e mbajt, familja ka qenë për to shtylla kryesore edhe me e pas pa dikush tu kajt ose tu u ligshtu nuk ish kon burrni. Unë për here t’parë gjyshin e kom pa tu i pike lotët edhe tu thon që kurrë mo s’kemi mu kthy. Për mu qajo ka qenë, nashta tu u msu mo me autoritetin e gjyshit dhe me figurën e tij prej personi t’rreptë, ka qenë nashta sinjali ose qajo m’ka mbet n’kujtesë edhe gjithë që kurrë mo s’kemi me u kthy n’Kosovë. Qajo ka qenë pjesa që për mu gjithë kohën m’ka përcjellë qajo pjesa ose lotët e gjyshit edhe ajo pjesa që “kurrë mo s’kemi mu kthy”. M’kujtohet, vazhoj me e kujtu shpeshherë pamjen e tij prej burri me mustaqe, autoritativ, tu i pike lotët. Kjo pjesa mandej është…Dy ditë kemi nejt në Kukës, për me e marrë ni rrugë shumë interesante edhe për me shku në ni vend që quhet Shëngjin. Jemi prej t’rrallëve që s’bashku me nja 40 familije tjera kemi marrë udhë me shku në Shëngjin. Pse kemi shku n’Shëngjin? Ka qenë s’bashku me ne prej fshatit, si fshat bashkëjetojmë me pjesën katolike, e ndajmë oborrin me ta. Si fshat ka pas edhe katolikë edhe musliman edhe tyrbe ka. Shumë konfesione edhe nifar bashkëjetese goxha e mire edhe para luftës edhe mas luftës. Dikush prej katunit ka marrë vesh që ekziston ni kishë në Shëngjin, mision italian edhe që jon t’gatshëm me na pranu si persona atje. Vazhdojmë me shku në Shëngjin mirëpo ajo që ndodh rrugës është e tmerrshme. S’bashku me ne n’kolonë ka qenë axha i babës i cili ka udhëtu me ni Golf 2, t’cilin e ka rujt me shumë fanatizëm edhe gjatë kohës t’luftës, ja ka qu djali prej jashtit. Ai ka qenë në veturë me dy vajzat e veta, me grun edhe me mesën. Ajo që ka ndodh para se me mrri në pjesën e Shëngjinit, dalin tre persona me maska, dojnë me e grabit, me ja grabit veturën. Tentojnë me i prek fillimisht vajzat e mandej pas pjesës t’rezistimit, tentojnë me ja grabit kerrin Golfin 2. Si person është shumë marakli në vetura edhe masi vetura o kon shenjë e djalit t’tij t’vetëm që e ka pasë n’Suedi nuk pranon kurrqysh me jau lshu veturën edhe e vrasin. E vrasin axhën e babës. Edhe aty fillon nifar sage komplet tjetër, nifar përjetimi, ngatërrim i ndjenjave edhe pse gjatë gjithë kohës m’kujtohet si fmi nashta tu qenë n’zonë kufitare me Shqipërinë, tu e kap sinjalin e RTSH-së, jemi rrit tu i pa programet e RTSH-së e mbi t’gjitha trazirat e ‘97ës, përshtypja që o kon për shqiptarët e Shqipërisë në rajonin tone ose shprehja që unë e kom ni shumë shpesh si fmi ka qenë “rebela”. Edhe imagjinoni konfrontimin, ballafaqimin e pare me pjesën e Shqipërisë ka qenë pikërisht dëshmi e asaj që është thane për ta. Ish e paimagjinushme qysh kishim tentu me ju pshtu gjithë atyre sakrificave katër ditë rrugë, tu pa tmerre t’ndryshme, madje tu pa bombardime te ura e Bishtazhinjëve në dalje të Gjakovës, kom harru me e përmend. Nuk i ka pas as gjysë ditë që o bo, pikërisht kemi kalu andej ku osht bo bombardimi prej forcave serbe. Ishin kry edhe vrasje në urën e Bishtazhinjëve. Kishim tentu me ju ikë gjithë atyre gjanave. Madje në kufi ke edhe ai rasti ku ni ushtar serb na kish bo t’mundshme mu rikthy apet në veturë edhe me vazhdu tutje tutje, me ardh n’Shqipni edhe me u grabit e me u vra për ni veturë. Kjo ka qenë pjesa tronditëse. Mandej m’kujtohet ajo pjesa e hapjes t’lajmit, pjesa e përjetimit emocional t’babës n’veturë derisa kemi mrri n’Shëngjin. Ka qenë risi edhe për ne edhe për vllaun e motrën mirëpo ata kanë qenë ma t’vegjël mirëpo unë kam kujtime goxha t’kqija prej atyre momenteve, n’kuptimin njerëzve ju hup shpirti n’raste t’tilla, kur ke një humbje t’tillë e sidomos pas ni triumfi kur ti ke arrit mi kalu gjithë ato gjana edhe e ki ndjenjën e sigurisë e t’lirisë edhe arrin me e pa dikon tu tu vra në një shtet që supozohet që do të thotë siguri e liri. Ktu përfundon pjesa e sagës, me ato që maj n’men deri në Shëngjin. Pastaj pjesa e Shëngjinit është pjesa ma e mire e kujtimeve t’luftës n’kuptimin që me përjashtim t’nesh si familje për here t’parë njerëzve tjerë ju bike mu ballafaqu me detin. Edhe imagjinoni e kishin lane ni pjesë, ni zone rurale, ni gjendje lufte edhe kishin shku me ni pjesë n’Shëngjin që ishim, n’fakt ndërtesat ku janë sot buzë plazhës t’Shëngjinit kanë qenë komplet jo ndërtim i lartë, kanë qenë ndërtesa thjeshtë t’sistemit komunist, hotele. E aty jemi vendosë. Ni pjesë është vendos aty. Ni pjesë, ajo pjesë ekziston edhe sot, ajo kishë sa here t’shkoj n’Shëngjin e vizitoj kishën. Jemi vendosë n’oborr t’kishës. Distanca prej oborrit t’kishës deri në plazh ose pamjen me deti, ka qenë 150-200 metra. Edhe kjo ka qenë goxha interesante, me e pa reagimin e tjerëve kur kemi shku n’Shëngjin. Ajo që ka ndodh n’Shëngjin, kemi vazhdu me qëndru, 6 ose 7 prill kemi mbërri në Shëngjin pastaj jemi kthy me 14 qershor, me 16 ose 17 qershor në Gjakovë, që i bie afërsisht diku rreth 2 muj 3 muj e diçka kemi pas qëndru në Shëngjin. Trajtimi ka qenë fenomenal, n’kuptimin që me ndihmën e Kishës dhe me ndihmën e motrave të Kishës fillum me ndërtu jetë t’re. kur them jetë t’re e thom në plotë kuptimin e fjalës jetë t’re. M’kujtohet secila familje – u ndanë familjet – çka ka ndodh ni ngjarje shumë intersante osht se familjet që kanë qenë të bashkume sa kanë jetu në Kosovë, kur dulëm atje filloi ni ndarje. Shumë familje me ka 30 anëtarë edhe prej kushteve ndoshta, mirëpo ka ndiku indirekt me e pa familjet që nuk jetohet në atë sistemin ku ka 30. M’kujtohet si pjesë mandej kur e kom menu tutje. E kom pa ndikimin që e ka pasë. Fillun me u nda familjet, me u bo në familje t’ngushta: burri, gruja, edhe fmija. Jo mo me axhë, edhe na vendosën në baraka. Trajtimi ka qenë fenomenal, fillum me e bo ni jetë t’re, mu angazhu. Madje madje kemi fillu me e ndjek edhe shkollë. Unë e kam ndjek shkollën në shkollë n’Shëngjin. Ndoshta ni muj, ni muj e gjys kom ndjek shkollë edhe vazhdimisht kisha ka organize kurse anglisht. Mandej për piano gitarë. Për ne ka qenë ni lloj ballafaqimi komplet tjetër me sistemin aty. Kjo osht pjesa e pare. Pjesa e dytë osht volumi i ndihmave që na i ka pru kampi ku kemi qenë në Shëngjin. E mbaj mend se qaq shumë ka pasë ndihma edhe llojshmëri t’gjanave që i kemi konsumu sa ka ardhë ni moment kur qaq shumë kemi bo qef me…për mu ka qenë ballafaqimi i pare me markën e qokollatës Todlorone, edhe qaq shumë ka pas Todlorone si ndihmë sa patëm fillu me u gjujt me to edhe me i shkel në nifar mnyre se sasia ka qenë shumë e madhe. Mbaj mend se përpos, çka ka qenë interesant se shumica e ndihmave kanë ardh ndihma t’tilla edhe të konservume po nuk ka pasë perime edhe pemë. Çka ndodhi tutje është familjarët edhe tjerët ja nisën me i marrë me i shkëmby me ata t’Shëngjinit konservat dhe pjesën tjetër e ata me na kthy ose mi konvertu në fruta në perime dhe pemë që ish nifar lloj tregtie goxha interesante. Kto jon kujtimet e pjesës komplet të përjetimit në Shëngjin.

BG: E lajme a keni dëgju për Kosovën?

RA: Po. N’fakt s’bashku me dajtë që kemi qenë, dy prej dajve t’mëdhej e kanë pas komplet familjen s’bashku n’kolonë me neve po ata kanë mbetë për arsye t’caktume n’Kosovë. Edhe me ni periudhë prej dy mujve ne nuk kemi pas lajm për ta. Nuk kemi ditë a janë gjallë ose jo, çka ka ndodh me ta. Madje mbaj mend kshtu përpjekje që me shku prej ni qyteti n’qytet tjetër n’Shqipëri ku kanë qenë t’vendosun persona tjerë që është marrë vesh se kanë ardhë prej zones t’njëjtë që mi pytë mos i keni pa ose mos i keni taku. Ka pasë ksi përpjekje të familjarëve e kujtimi…Tash është mire me e kujtu edhe ni gja tjetër që…N’fakt patëm bo, nxansat patëm përgatit ni shfaqje për kampin ku u këndojke, u recitojke pjesë tjera edhe mbaj mend që pat ardh – nuk e di a është gjallë – ni valltar Çeliku mbiemrin, me mustaqe, o kon ikonë e baletit të Shqipërisë. Edhe vajza e dajës ish ajo që e kish babën…nuk u dike për fatin e tij ku o. ka qenë ni moment kur e ka ngatërru me valltarin me babe t’vetin. Edhe e mbaj mend se ka ikë prej pjesës ku ka qenë me familjarë edhe ka hype në binë edhe ju ka drejtu me fjalën “Babë” derisa e kemi pa na. Ka mendu që baba i saj. Ajo ka qenë kur e përmendte këtë. Ajo ka qenë një prej skenave ku…mu kujtu edhe kjo. Ka qenë edhe ai emocioni, shprehja n’vaj e familjarëve edhe krejt n’fund, nashta dy jave ose tri javë para se me u rikthy n’Kosovë e saktësisht n’Gjakovë e marrim vesh që o gjallë, dy dajët. Kjo ka qenë pjesa…mirëpo, tash po m’kujtohet që ka pasë plot njerëz tjerë që nuk e kanë pasë gjysën e familjes, që ju ka mbet në Kosovë.

BG: Tu menu për t’kalumen, çka menon, çfarë ndikimi ka pasë lufta te ti personalisht?

RA: Unë i kam dy kujtime: kjo pjesa e pare ku unë kam ikë prej fshatit tim. Ka qenë edhe ni pjesë tjetër që osht shumë e randë e që osht ofensiva e pare në rajonin e Dukagjinit. E ka përfshi katunin e dajve, jo katunin tem. E ka përfshi katunin e dajve. Katuni i dajve edhe katuni jem kanë distance 6 kilometra. Ne kemi qëllu si familje komplet, duke përfshi edhe babën, kemi qëllu te dajtë. Arsyeja pse kemi qëllu te dajtë ka qenë që atë ditë kur është bo ofensiva, motra e nanës, tezja, ka pas me shku nuse. Edhe ne kemi shku me e përcjellë. Nuk e kemi ditë që ka me ardhë ofensiva, neve na ka zanë ofensiva…osht ballafaqimi i jem i pare ose i familjes teme i pare, përkundër mosballafaqimit me pjesën e katunit ose me pjesën e familjes t’babës sepse përpos shpisë që osht djeg masi kemi dal n’Shqipëri nuk ka pasë gjana t’tilla qysh kom përjetu te dajtë, e te dajtë kom pa edhe…ka qenë ofensive…kam pa pluma, osht bombard ni pjesë që quhet Suka, e kemi ni kur i kanë ra Sukës, e kemi pa tu e bombardu. Distanca ajrore ka qenë nashta as 1km e gjysë prej asaj që kemi pa. e mbi t’gjitha kom pa vrasjen e dajës n’veturë, tu tentu me…ni pjesë osht…Ai e ka marrë nanën, grun, i sapomartum ka qenë, edhe djalin e dajës. Edhe, sigurisht thuhet që serbët kanë mendu që osht dikush prej pjesës guerile ose prej pjesës t’UÇK-së edhe kanë shku mi sulmu edhe kanë shkrepë në veturën e tij n’lëvizje. Edhe osht vra, osht vra daja. Fatmirësisht asnjë prej tjerëve që kanë qenë në veturë nuk jon vra. Ni javë e gjysë, dy mkujtohet ka qenë prej kohës kur osht vra edhe distanca prej kohës kur osht vra edhe kur osht martu. Ni javë e gjysë përpara osht martu. Edhe m’kujtohet debatet që u bojshin aso kohe a me vazhdu me nejt gruja e tij pjesë e familjes e mbi t’gjitha mi rikthy për vlla, ka pas edhe tendenca t’tilla. E mbaj mend që ka pas gjana t’tilla, fjalë t’tilla. Për mu ka qenë traumatike qikjo pjesë. Edhe pjesa ku dajën e kom pa me ni moment ku e ka pas vllaun tem t’vogël përpara ndurë edhe me u mbrojt prej plumave që vishin kodrës nalt, edhe pse jo n’mnyrë direkte ishin drejtu kah na mirepo plumbat edhe krismat. Madje pata pa skena që lisa t’caktum ju paten hek edhe degët edhe e mbaj mend dajën t’krrusun edhe nifar mbrojtje t’vllaut edhe ni lloj sacrifice që mos me e kap vllaun tem t’vogël mirëpo ish n’gjendje me e bo qata. Pastaj rikthimi…unë jom rikthy, kemi dal me ni pjesë t’Deçanit, katuneve të Deçanit, edhe jom rikthy me katër anëtarët e familjes, vetë i pesti, me nanën, babën, vllaun dhe motrën me kerr e me kali diku 40 km, prej fshatit në fshat, “trup” na i thojshim. Edhe e mbaj mend gjatë rrugës që zona e katuneve të Deçanit derisa kemi dal në katune të Gjakovës, kemi pa skena prej ma t’ndryshmeve, sidomos krisma dhe bombardime. Unë vazhdoj…unë pak ma pak, motra ende vazhdon me pas, edhe pse osht 29 vjeçe tash, ende vazhdon që…nuk i duron mo krismat, nuk duron ngritje t’zanit ose tronditje. E di se çdo here që osht gjujt ni bombë ajo ka ra prej kerr e kalit prej tronditjes ose prej frikës e prej gjanave tjera. Mirëpo, menoj që dasht e pa dasht ka qenë traumatike edhe pjesa e asaj që e kemi pa ose e kemi përjetu. Kaniherë nuk e dime efektin e qasaj që e ke pa edhe që e ke përjetu, derisa tu u rrit ja nisin me tu shfaq gjana t’caktume që munen potencialisht mu lidh me pjesën ose me traumat e luftës që i ke marrë si fmi asokohe. Mbi t’gjitha, kam qenë i vetëdijshëm pasi kemi mrri prej asaj pjesës ku jemi rikthy n’shpi edhe familjarët kemi ardhë në vendin e lindjes, në fshatin e babës prej asaj ikjes me kerr e me kali. Edhe i mbaj mend familjarët e babës t’gjithë tu qajt, kjo ka qenë ende pa ikë për Shqipëri. Qaty e kom kuptu sa tronditëse edhe sa e randë o kon ajo pjesa. Mirëpo shumë interesant ka qenë diferenca mes katuneve, jo ma shumë se 5km-4km. knej ka qenë komplet katuni i babës gjendje normale; katuni tjetër i dajve ka qenë veq i rrafshum me tokë. Kjo osht arsyeja edhe pse kemi ikë mandej me dajtë se kanë qenë mandej si shpijat e kallne kanë ardhë në katunin e babës, saktësisht te nana jeme n’këtë rast.