Nita Zeqiri

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Nita Zeqiri (e intervistuara)

Akronimet: Bjeshka Guri=BG, Nita Zeqiri=NZ

BG: A po m’tregon diçka shkurtimisht për veten?

NZ: Unë jom Nita Zeqiri. Mirrna me art fotografi ma shumë, pak me film. Po në të njëjtën kohë punoj edhe në fuqizimin e rinisë.

BG: A po m’tregon diçka për luftën edhe për situatën që ka mbizotëru n’atë kohë? Memorjet e tua t’para.

NZ: Unë i kom pas 9-10 vjet n’qat periudhë kur ka fillu lufta në Kosovë. Atëherë kom jetu në Mitrovicë Veriore me familjen tem. S’po di. Ka qenë ndoshta ni periudhë për mu që hala nuk e ke kuptu mire se çka është tu ndodhë për shkak t’moshës s’e ke dit që është luftë. Po m’ka ra mu inform shumë se zakonisht kom shku me ble gazetën edhe bukë n’mëngjes edhe rrugës tu shku n’shpi gjith e kom lexu gazetën msheft prindërve edhe i kom marr vesh, i kom kuptu krejt çka po ndodhin, që ndodhke ni vrasje kryesisht n’Drenicë ose n’regjione tjera. Qaty jom inform për shkak se prindt nuk kanë desht me m’ekspozu ndaj lajmeve çka ka ndodh n’vise tjera t’Kosovës. Nifar forme m’ka përcjellë qajo çka po ndodhë në nifar forme t’msheft.

BG: Qysh t’ka bo mu ni si eksperiencë leximi i krejt atyne ngjarjeve? Çka ke menu për luftën?

NZ: Po, po thom që unë nashta nuk e kom kuptu shumë mire. Për mu o kon ni mënyrë se jom tu mrri me pas ni informatë që s’po m’lejohet. N’qatë kohë o fol shumë prapëseprapë se edhe n’shpi edhe n’shkollë. Gjithmonë ka qenë edhe frika kur kemi shku n’shkollë për shkak se Mitrovica e veriut ka qenë e banume ma shumë me serbë dhe unë kom shku n’shkollë … 2:31 që ka qenë afër urës edhe gjithmonë e kemi pas edhe atë ballafaqimin shembull 2:36 – 2:41 sidomos pak para se me fillu periudha e bombardimeve qe me u kthy prej shkolles drejt ne shpi dmth ka qene qajo qe e ke verejt mandej edhe ne lagje nuk ke dale me lujt a din kanë qene do ksi ndalesa te vogla qe I ke bo perdit ke nejt sa ma shum n’shpi mandej je kujdes kaniherë ose mos marr librin e historisë kaniherë librin e gjuhës shqipe mos mi marr n’shkollë për shkak se ka pas shumë raste që fmit policët I kanë nalë fmit edhe ju kanë marrë librat ose i kanë maltretu, ndoshta edhe i kanë rreh a din. E pak ka qenë qajo frika dmth e qasaj moshe që nuk ke ditë shumë çka osht ka ndodh po në t’njëjtën kohë e ke dit, e ke dit luftën po s’e ke dit çka don me thon lufta, çka përfshinë, çka përmban lufta. Nifar frike, nifar misterioziteti i mrenshëm që prapë je munu me gjet kënaqësi n’forma tjera, me lujt Nintendo ose me bo diçka tjetër me vizatu n’shpi po në t’njëjtën kohë edhe mu munu mi ngu lajmet. Qajo për mu o kon shumë ni sen kryesor që kur e kom gjet momentin i kom ngu lajmet n’shpi ose e kom lexu gazetën

BG: Kur e keni marrë vesh që duhet me i lon shpijat?

NZ: Domethonë ka qenë data 22 mars kur kanë fillu bombardimet nëse s’gaboj, po 22 mars. Qat ditë, dmth, n’shpinë ku kemi jetu, ka qenë ni shpi me qira, edhe kanë ardh gjyshja edhe gjyshi me axhën, grun e vet edhe djalin e tyre tvogël, për shkak se banesa ku kanë jetu ata kanë qenë shumë serbë edhe ka qenë pak rrezik. Kemi qëndru qaty dy ditë edhe mandej veç e kemi pa se edhe prindt e mi kanë qenë aktivista. Kanë nuhatë situatën që kanë mi kërku mi arrest ose mi vra. Edhe, nuk e di, me siguri ata kanë kontaktu me aktivista tjerë që ju kanë propozu mu largu prej shpisë edhe kemi shku mandej në lagjen Tavnik në Mitrovicë që ka qenë e popullume ma shumë me shqiptarë, ka qenë ma e sigurtë sesa pjesa ku kemi jetu na n’shpi. Dmth qajo ka qenë lëvizja e pare që…s’di, ka qenë kshtu goxha kaos edhe kena pas shumë njerëz n’shpi se s’jena msu zakonisht mi pas përveç na familja e ngushtë edhe në t’njëjtën kohë qato ditë ka ndodh ni vrasje n’Mitrovicë që është vra ni aktivist edhe djali i tij edhe ai ka qenë shoku i ngushtë i vllaut edhe unë, prapë normal, prindërit, me gjyshërit edhe me axhën nuk dojshin që na me kuptu po nuk e di unë e kuptova se ashtu shumë tu dasht mi kuptu senet. Edhe e di që o kon shumë ni situate, mu dhimke vllau jem, n’anën tjetër e majsha edhe unë msheft. O kon nifar momenti i rritjes ma t’madhe që e kom konsideru veten për shkak me e mbrojt nashta vllaun. O kon shumë kaotike. Jon munu kta t’shpis mi majt do sene bazë edhe që kanë pasë vlerë për ta metale edhe dokumenta. Kemi shku në Tavnik po qat ditë m’pat ardh cikli menstrual edhe për shkak t’stresit me gjasë masi i kom kuptu lajmet edhe i kom ni qat mërzinë, edhe mandej m’ka përcjellë n’krejt rrugëtimin sa kena qenë jashtë shpisë, që ka zgjat diku nja 3 javë. Kemi shku në Tavnik, kemi qëndru aty disa ditë me ni shpi të disa personave që i kemi njoft. Mandej edhe aty ka qenë rrezik ku kemi qëndru për shkak të ndoshta edhe prindërve që kanë qenë aktivista. Ka pas edhe shumë njerëz që kanë lajmëru kush ku o ka rrin edhe kemi shku me ni fshat afër Mitrovicës që thirret Shabar dhe disa persona që kanë qenë, nji person ka qenë shok i gjyshit. Mandej n’atë shpinë kemi qëndru, nuk jom e sigurtë, po nashta nja 5 ditë, nëse s’gaboj. Po ajo shpia ka pasë shumë njerëz; ka pasë fmi, gra, burra. Po ka pas ndarje: burrat ni vend, grate ni vend. Edhe na s’kemi pas ksi ndarje n’familje kurrë, për here t’parë nashta jom ballafaqu me qet ndarje gjinore qaty që shumë m’ka pengu edhe tani unë gjith shkojsha te burrat aty mi ngu lajmet. Qaty e kom pas poget lirinë e plotë se s’kish kush me m’nalë. Edhe mami vike aty. Nejse ajo ka qenë ma e përfshime n’sene tjera për mi përcjellë lajmet. Qaty kena nejt me fmi tjerë. S’po di, aty o kon nifar atmosfere shumë e ftoftë se here pas here vishin ushtarë. Me ni moment paten ardh te muri aty edhe i kena pa kshtu prej s’afërmi. Po unë s’po di nuk e kom konsideru rrezik qat situate. Nashta është çështja e moshës që nuk mrrin mi kuptu shumë senet. Veç tanë kohën jom mërzit për gjyshen, dmth nanën e nanës që edhe ajo ka jetu n’veri veç vet edhe tan kohën kom desht ashtu me shku me pa me marr, ajo o kon brenga jem kryesore gjatë krejt luftës që o zhvillu n’Kosovë që me shku me taku atë, me marr edhe atë, mos me lon vet, qaj o kon qëllimi jem kryesor. Prej aty nuk m’kujtohet shumë, nuk e di pse qet pjesë e kom pak t’fshime prej memorjes. Sem kujtohet qysh kena vendos me shku po e di që ka qenë ni situate ku kanë desht…po menoj kish njerëz që jepshin mendime t’ndryshme edhe ashtu mu nda burrat dhe grate edhe prindt e mi vendosën mos me bo qet sen edhe mandej u nalën krejt ata që jetojshin aty, diku nja 30-40 persona. Edhe mandej paten shpëtu se o kon nifar manipulimi…

BG: E për çfarë arsye me u nda?

NZ: Nuk e di shumë saktë po demek burrat me shpëtu, grate nuk i ngucin edhe se ktu burrat nuk po jon t’sigurtë. Mandej nuk o bo kjo edhe mas ksaj kena vazhdu rrugëtimin për me dal në Maqedoni. Jemi kthy prapë në Mitrovicë nëse nuk gaboj. Po, dmth n’qat shpin qaty kemi nejt, qashtu kemi flejt ka sdisa persona me ni dhomë. Mandej na kena vendos, na familja e ngushtë me gjyshin gjyshen, axhën edhe grun e axhës e djalin e tyne me shku në Shkup. Mandej kemi hyp n’autobus. Unë e di që kom qajt krejt rrugën për shkak se ka mbet veç gjyshja veç vet n’Mitrovicë. Dmth nana e nanës. Unë e kom pas ni relacion tepër të afërt me të. E di që krejt jena frigu, krejt autobusi. O kon nifar frike që e ke ni prej krejt njerzve për shkak se gjatë rrugës ka pas shumë paramilitarë, shumë shpija që po kallen edhe unë e kom pak n’memorje që mkujtohen po nashta mire që kom qajt qaq shumë edhe nuk kom mrri me pa shumë sene tjera t’kqija që kanë ndodhë rrugës për shkak se kom qenë fmi. Edhe ka qenë qajo frika që prapë kryesisht burrat mos po i nalin. E di që axha edhe babi jon shumë t’gjatë me trup edhe asi këshilla “ulu pak ma poshtë se mos t’shihesh që je qikaq i gjatë me ju ra n’sy edhe me t’kthy qysh ka ndodh “Hajde ti dil jashtë” edhe mo s’jon kthy kurrë. Kur kena mrri te kufini mandej te Hani i Elezit, ka qenë kolona shumë e gjatë e kerreve që kanë prit me kry kufinin. Edhe qaty na ka lon autobusi. Mandej kena fillu me ecë me mrri. Prapë o kon shumë stresuse po ashtu krejt na fmi edhe nuk e kemi marrë shumë – kaniherë kur menon, shumë ndryshe ish përjetu qajo situate nëse kishe qenë i rritun. Mandej jemi afru. Kemi pa shumë kerre që kanë qenë t’zbrazëta. Thojnë njerëzt i kanë lon kerret e tyne edhe e kanë kalu kufinin kambë. Mandej aty e kena pa ni kerr që osht i zbrazët. Plot kerre tjera ka pas. Jena hi me ni kerr. Jena nda, sa na ka zon edhe o kon përvoja e pare me jetu me pas kerrin shpi për nja 2-3 ditë nëse s’gaboj. Kena nejt aty, kena flejt n’kerr, unë me mamin, babin edhe vllaun. Herëpashere kanë ardhë ndihmat humanitare me shpërnda bukë, ushqim, që ka qenë shumë i vogël edhe mandej ka qenë shumë afër…niher qaty babi hupi për momentin. Erdh ni kombi që ka qenë mes Maqedonisë edhe Kosovës, patëm shku nëse s’gaboj deri aty afër. Aty ka qenë përnime gjendje shumë e tmerrshme. S’ka pas kurgjo, thjeshtë kurgjo edhe ka qenë koha shumë e ftoftë, ka ra shi tan kohën, mjegull. Patëm nejt nja 2-3 ditë qaty mandej vendosëm me provu me kalu kufinin. E di që jena afru deri aty, ka pas shumë police, tepër shumë police edhe mami ke ajo që pat shku me fol me police me ju thon që po dojna me kalu kufinin, që po dojna me shku n’Maqedoni. Qaty o kon ni frikë shumë e madhe se e dishim që nëse afrohesh fol me ta edhe mos mu kthy mo, munen me t’vra. Qaty kom qenë nashta ma…e kom nuhatë situatën, e kom ndje thjeshtë që osht qajo. Po mandej mami u kthy edhe e shihsha shumë ashtu si heroine që “Wow! Na pshtoi krejtve”. Edhe na lane me kalu. S’di ajo o kon shumë shumë shumë e çuditshme qysh na kanë leju me kalu, se mandej erdhen edhe nja dy familje: “hajdeni edhe ju” a din, poget jon kon ata n’disponim shumë t’mirë edhe s’jau ka ni. Edhe na paten lon dmth na krejt komplet çka ishim edhe nja dy familje tjera edhe e kemi kalu kufinin edhe aty o kon ni moment shume… Mu nuk m’kujtohet shumë, e kom kshtu “black out”, sem kujtohen kto detaje po…Mandej aty kanë qenë kta që jon përkujdes për kampet. Na kanë qu n’kampin Stankovac. Aty kemi nejt 2 ose 3 ditë në një tendë. Prej aty mandej organizatat e ndryshme i kanë qu nëpër shtete t’ndryshme. Kanë pyt n’cilin shtet, a e ki dikon t’afërm, n’cilat vende i ki që t’paktën me pas mbështetje familjare edhe emocionale prej familjarëve të tjerë. Edhe na vendosëm me shku në Gjermani edhe n’Angli. Dmth, e kishim axhën aty edhe dajën. Qaty o kon nifar çlirimi ashtu, me vllaun dilshim, shëtitshim, lujshim. Po prapë kena nejt me ni tendë kshtu komplet – sa po bjen – 8-9 veta qashtu me ni tendë kena flejt. Edhe i nishe tu gërhat pak, si fmi t’shkojshin nerva. Po prapë ka qenë mire. Mandej me vllaun tu shëtit e kena taku profesoreshën tone t’pianos që e kemi pasë n’shkollë t’muzikës edhe ajo u çudit. Tha “Çka po boni ju ktu?” Edhe pi thojna edhe na njëjtë si krejt refugjatë. Mandej ajo ka qenë tu punu n’atë kohë me OSBE-në ose UN diçka qishtu që jon marrë me refugjatë edhe na pat ndihmu me procesu ma shpejtë atë kërkesën tone edhe mandej nejtem veç tri ditë aty. Edhe patëm hy mandej me ni autobus. Ajo ka qenë ni përvojë që kurrë kshtu nuk e harroj. Prapë po menoj kaloi qajo kënaqësia shumë e shkurtë. Prapë gjyshja o kon krejt që m’ka përcjellë tan kohën tu u mërzit që nuk osht ajo edhe patëm hyp n’autobus. Patëm prit goxha gjatë derisa jon bo gati krejt udhëtarët për me u nisë. E aty pat qenë ni fotografe që ka desht me m’fotografu shumë edhe m’ka shku shumë nerva. Shumë keq se unë jom vet fotografe. Edhe shumë shpesh kur fotografoj m’bjen nmend qajo, sidomos njerëzit qysh i bon mu ni se osht, po menoj ka qenë shumë me rëndsi me dokumentu qat moment po për mu ka qenë ni moment që nuk e kom pa shumë t’rëndsishme mu dokumentu se ka qenë ma e rëndësishme gjendja jeme, me m’lon n’qat ndjenjë. Ajo pat tentu disa here. Kom qenë n’shkallë ulun. Pat desht me m’fotografu, e kom vrejt, jom shku jom ul n’karrikë. Prapë te karrika ka ardh. Shumë kisha pas qef me pas shanca me e taku edhe veç me bo muhabet po s’e di kush osht. Mandej kemi shku prej aty, na kanë qu n’aeroport. Kemi shku në Frankfurt, kemi zbritë edhe ka qenë shumë interesant se aty ka qenë tu shku CNN-i live tu tregu lajme. Shumë edhe shumë familjarë tanë që nuk e kanë ditë ku jena se s’kishim qysh mi lajmëru. Jon kon tu i kqyr lajmet edhe e kanë kuptu që kena pshtu. Qajo ka qenë mandej “funny story” që na ka përcjellë gjatë kohës. Mandej kemi shku me ni qytet, qytezë, që nuk m’kujtohet emri po ato kanë qenë si hajme, kampe ku kanë nejt refugjatë. Aty kemi qëndru ni ditë dy. E di që ata popullata e atij qytetit na paten organizu nifar si “welcome party”, kanë përgatit ushqime, pata hongër amëlsina ma t’mirën, se di a veç e kom hongër a s’di çka veç hala m’pëlqen qajo shije. Edhe mandej na kanë qu me bo shopping, tesha se i kena pas qato tesha për dy javë ditë vesh edhe nuk kena pas ku mu la. Unë jom kon me cikël tan kohën edhe kur kena shku te qaj veni që pak m’doket kena pushu mu ka nal cikli. Mandej na kanë dërgu me ni qytezë t’vogël që ka qenë afër Frankfurtit prapë edhe prapë jena vendos me ni hajm, shpi kolektive me thon që kanë banu kryesisht refugjatë. Aty kena taku mandej refugjatë të ndryshëm prej Bosnjës, prej Afrikës, prej shteteve tjera, kontinenteve. Po nuk osht që kena mrri shumë me fol, unë kom dit shumë pak anglisht sa mu kuptu, mu marr vesh, do basic. Kena taku edhe shqiptarë që kishin shku atje edhe që s’bojshin kurgjo veq vazhdojshin me jetu qaty. Ajo ka qenë ni sistem tjetër mandej ndryshe. Kemi pas ni banesë tonën ku kena nejt. O kon ni sistem tjetër i jetesës prej asaj individuale veç me 4 prej kur kemi jetu me shumë njerëz. Aty ka qenë mire, muj me thon, shumë ma mire. Mas ni kohe shumë t’shkurtë, nuk m’kujtohet sa, na kanë dërgu n’shkollë mami edhe babi. Po menoj veç mu socializu mandej drejtori i shkollës ka qenë shumë i mire, shumë pozitiv edhe meniherë na ka ardhë n’shkollë edhe pse na se kemi ditë gjuhën po veq t’paktën mu socializu, me nejt me bashkëmoshatarë. Mu m’ka ra n’klasën e 7 me qenë edhe vllau jem 2 vjet ma i vogël edhe ai pat ardh n’klasë me mu, edhe kena shku dytë n’klasën e 7. Edhe kanë qenë fmija krejt gjermanë, shumë t’mire. Kujdestaren e klasës e kena pas goxha naziste. Ajo nifar forme veq s’ka pas qare pa na pranu se s’na ka desht hiq. Po përndryshe arsimtarët tjerë kanë qenë shumë t’mirë, kishin qef me qenë t’shpisë, na msojshin neve gjermanisht, merrshim pjesë n’klasë të teatrit, sportit, a din që jon ma që duhet me qenë patjetër e përfshime gjuha.

BG:E lajme për Kosovën a keni ni?

NZ: Po, çdo ditë e kena ble gazetën, kena përcjellë television nuk kena pas, po Kohën Ditore kena mujt me ble tan kohën atje edhe, nuk po jom e sigurtë, Bota Sot, nëse s’gaboj. Qajo ka qenë për çdo ditë që t’ka përcjellë. T’ka përcjellë qikjo ndjenja me dit cka po ndodh me njerëzit, çka osht tu ndodh me gjyshen teme se kena pas shumë kontakt t’vogël se linjat telefonike s’osht që kanë punu qaq mire edhe që kanë funksionu ose edhe i kanë ndërpre n’shumë zona. E di që prapë me ni rast ka qenë kur e kanë përkujtu shokun e vllaut n’gazetë. E kanë vrejt gjyshja gjyshi që kena qenë bashkë, mami babi, edhe e paten pre që mu munu me izolu pak vllaun, jena munu me zhduk prej vllaut. Kanë ardhë shumë njerëz me na vizitu t’afërm tjerë po gjithmonë ka qenë qajo ndjenja se çka po ndodh me familjarët tjerë, çka po ndodhë me Kosovën, kur kena pas mundësi me pa ntelevizor e kemi përcjellë përndryshe gazeta o kon qajo që e kena përcjellë mas shumti gjatë tan kohës. Mandej patëm shku me vizitu dajët, edhe kjo o kon mundsi ma e madhe me percjellë lajmet dhe me kuptu situatën.

BG: Kur keni vendos mu kthy? A keni nejt gjatë?

NZ : Atje n’Gjermani kena nejt 3 muj. Me thon kryesisht nashta 2 muj e gjys. Kemi qenë n’shkollë, ka qenë ni periudhë që t’ka majt jashtë. E pata bo ni simpati n’klasë. Qata jon faktorë pak që tregojnë që je tu u socializu, nashta pe ndaj qita. Ka qenë nashta ballafaqimi i pare me vetvrasjen edhe për shkak që ka qenë ni…afër ku kemi banu na stacion i trenit ku ka pas trena edhe e kom pas ni moment kshtu t’eksplodimit emocional që pata vendos me shku, e pata prezantu te prindërit që po du mi hyp trenit me shku n’Kosovë edhe me pshtu gjyshen po nifar forme ka qenë edhe mu largu prej qasaj ndjenjës që t’ka përcjellë sado që ti je knaq, me simpati ose je socializu, t’ka përcjellë ajo ndjenja e… s’po di qysh me thon…ke qenë e…qysh me spjegu…”hanging”, e varun ndaj situatës çka po ndodhë me njerëz tjerë tu. Mandej, mas 3 muj ditë kur ka përfundu lufta qashtu që ka ardhë NATO n’Kosovë. Babi ka ardhë i pari me kqyr qysh osht situata. Seni i pare që ka bo ka shku te gjyshja edhe na ka lajmëru e qajo o kon ni gëzim shumë i madh, tepër. Mandej na është desht mi bo këto procedurat administrative mu lajmëru që po dojm me ardhë n’Kosovë, mu kthy edhe aeroplani i pare që ka qenë që o kthy me refugjatë n’Kosovë, kena qenë edhe na. shumë t’guximshëm, deri n’skejt. I patëm ble do gazeta mi lexu n’aeroplan me ardh ashtu a din, tani menojshim që gjithçka ka me qenë super mire. Nuk e menojshe se, normal fmi, nuk i menojshe krejt senet e kqija që kanë ndodhë po veç e menojshe që tash osht gjithçka mirë. Edhe jemi kthy mas periudhës 3 muj ditë, n’Sllatinë mandej kemi shku n’Mitrovicë e ajo ka qenë ni prishje e “andrrës” që gjithçka o mire po kemi pa shumë shpija t’kallne krejt. M’kujtohet ni sen n’autobus se plot njerëz ndajshin përvojat e tyne edhe ka pas shumë shpija të djeguna po oxhakat nuk i kanë pas të djegun edhe shumë m’kujtohet qiky sen nuk e di pse. Edhe thojshin që momentin kur nuk ndjeket oxhaku osht simbol i fitores. Na kena fitu, a po sheh, krejt shpijat i kanë oxhakat – shpijat jon djegë po oxhakat jo. Interesant. Edhe mandej kemi shku n’Mitrovicë. Normal që s’kemi mujt me shku n’pjesën veriore për shkak t’situatës që ka vazhdu. Kemi nejt n’jug me ni banesë edhe kshtu ka vazhdu për mu mandej kush ka jetu n’Mitrovicë ka qenë si vazhdim i luftës. Ka pas protesta, prindt shkojshin n’punë n’veri për shkak që jon mjekë, shkojshin n’spital edhe prapë ka vazhdu ajo ndjenja mos po ju ndodh diçka se shumë shpesh edhe i kanë sulmu e ka vazhdu edhe pak qajo ndjenja që nuk je në liri të plotë e probleme që ka pas tjera.

BG: Emocionalisht qysh t’ka ndiku mu përballë me situate t’ndryshme që e ke vrejt që osht shkaku i krejt atyne traumave?

NZ: S’po di, nashta po thom edhe që kom qenë fmi nashta edhe kanë lon po unë edhe nuk jom hala e vetëdijshme për gjurmët që i kanë lon n’jetë po mendoj që kanë kontribu goxha shumë krejt qato përjetime sado që nashta dikush i qun t’mdhaja dikush t’vogla varësisht prej përjetimeve po për mu mendoj që ka kontribu goxha n’gjendjen emocionale po, definitivisht, se kshtu menoj që na krejt si popull ja kena shtyp vetit me diskutu për luftë edhe ka qenë qajo euforia, nëse muj me thon eufori, mos me fol shumë. Kena nda tregime po gradualisht njerëzit, shumë shpesh kom qenë n’ambiente ku nashta osht qelë tema e luftës edhe nuk kanë deshtë me vazhdu me fol se i k abo mu ni shumë keq edhe qajo forma e shtypjes ka qenë ma e mira me e rujt veten edhe qitash m’ra, nashta e gjej dikon tu bisedu për luftën shumë rrallë përveç nëse je me naj shfaqje teatrale, ekspozitë, film që okay gjithmonë ka me nxit çështjen e debatit të luftës nëse është tema e tillë.