Mersie Kameri

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Mersie Kameri (i intervistuari)

Akronimet: BG=Bjeshka Gur

i, MK=Mersie Kameri MK: Unë jam Mersie Kameri. Jam e lindur në 63-tën. I kam 5 fëmijë. Burrin e kam. Na si refugjatë kena jetu 18 vjet. Në Shkup jena kanë.

BG: A më tregon më shumë për situatën kur e keni marrë vesh që duhet me lanë shtëpinë e me shku në Maqedoni?

MK: Kur ja nisi mo qashtu lufta, u tutëm, edhe shkunëm për Shkup. Vallai më kujtohet pak që i pashmi ballanat rashin... bile prej së naltit mo...edhe kur e nijshmi atë zhurmë, s’patëm qare... Vallahi na kena pas nejt... nja dy tre muaj kena nejt qashtu... Unë u tutsha, shkojsha dikund nejsha deri sa ardhke burri. Tani kur ardhke, u kthejsha te shpia... Se u tutsha vallahi, të drejtën me ta kallxue, se luftë... Qashtu kena...

BG: E kur e patët marrë vendimin me u zhvendosë?

MK: Po kur e pamë që krejt po shkojmë, edhe na shkunum se u tutëm.

BG: A të kujtohet najsen rrugës qysh e keni përjetu?

MK: Vallahi na kena shku me ni kombi, s’kena pa gjo. Kurgjo s’kena pa. Veq kur e kena pa veten në Shkup. Jam kanë shumë e smutë atëhere. Jam kanë shumë e smutë. Deri sa kena mrri... ma s’kam mujtë... edhe vetëdijen e kam hupë...Jam kanë e smutë se u tutsha unë në shpi me nejt vet... I kam pas fëmijtë shumë të vogël. Tanaj u dashke me i kap fëminë për dore si e nijshim naj ballanë që rake, a nijshim naj zhurmë naj dicka... edhe veq i kapsha fëmitë për dore, e kisha ni motër qaty pak ma ngat, edhe shkojsha. Na në Ferizaj kena jetue përpara. Po tash me qera, edhe tana s’po kena shpi. Edhe tash ena tu jetu këtu me qera. Jena kthy tanaj. Shumë jam tutë une. Qe barnat me t’i kallxuë. Ma s’di qa me të thanë vallahi.

BG: Këto prej luftës t’kanë met?

MG: Valla prej luftës m’kanë met. Tutna. Beso në Allah tutna sot e atë ditë, se veq qika që m’ka ardhë n’tpane ni ditë, se burri ka shku në punë... se s’po ka punë , ka shku në Shkup me punue, me gjet naj punë. Beso, jam tu nejtë... se une me kanë vet, dal e iki prej shpijes. Se qashtu m’ka met mo ajo tuta. Prej luftës m’ka met tuta edhe mo tutna ditëm-drekë me nejt n’shpi. Edhe qashtu jam e smutë, me barna. Edhe hala nuk mu ka hek... qysh me thanë.. ajo tutë. Tutna me nejt, ka s’më shkon menja ... veq me barna qeshtu, gjithë ditën e gatë barna pi. Edhe barnat s’po kam edhe me cka me i ble. Vallah bilah kush po munet po mi blen. Qeshtu, na edhe me qera. Edhe qiranë s’kam pas qet muaj ... bon puna vaki që edhe më qesin prej shpie...Se qeshtu e kena hup ma me luftë.

BG: Tani qysh keni kalu në Shkup? Cka keni bo?

MK: Edhe atje me qera... amo po du me thanë që atje na e kan pagu qeranë.

BG: Sa keni nejtë në Shkup?

MK: Vallahi na kena ardhë para tri vjetve. Se di cili vit p’i bjen. Po, unë kam lyp ma heret mu kthy. Po thojshna, a di, me ma maru ni shpi thojshna. Se unë moti kam dashtë me u kthy këtu. E kam pa që ma u rahatu e kam dashtë me u kthy. Kam shku e kam dhanë nënshkrim vet te notari për mu kthye. Ma heret kam dashtë. Po jo thojshin... s’dojsha me ardhë këtu në Dubravë se unë e Ferizajit jam. Nuk dojsha mu kthy këtu. Tani vendosën njëherë me na i maru do shpija, tanaj i ranë pishman. Tani i marunën, tani pa shpia qysh... tani apet ra puna, pa shpija u kthym. Edhe qe apet pa shpija jena. Për mu shumë keq u kanë. Kena përjetu keq. Lufta e keqe osht oj bijë. Qeshtu, tash kem mbetë qeshtu. Po shyqyr që tash u rahatue. Puna është mirë këtu në Kosovë. Mirë vallahi, s’po na nguc kush. Po du me thanë që nuk ena bo na sen që me na pengu dikush. Ai qysh thojnë, “tuta o gjysa e trimnisë”. Edhe qashtu, gja s’kena, mirë jena. S’po di ma cka me të thanë... Mirë edhe bash mirë se maj në men, a e din luftën... vallahi se për neve shumë vështirë u kan. Se s’jena kanë në vend tonin. Deri sa jena mësue. Na e folim shqypen, ata folshin gjuhën rome. Për neve shumë keq u kanë. Edhe atje s’u kanë për neve mirë. Po qysh me thanë. E kena qu si me zor qashtu. Po nejse. Apet mirë masi jena kthy në vend tonin.

BG: E a keni ardhë kështu në Kosovë ndërkohë, me pa qysh osht?

MK: Po, burri ka ardhë kur jena kanë në Shkup. Burri ka ardhë. Ka ardhë këtu ka kqyr a o mirë... a osht ma luftë... a o tu pengu dikush a diqka a. Ka ardhë shumë here këtu tanaj ka thanë hajde se po shkojna po vendosmi, se mirë është Kosova, e lirë. Edhe jena ardhë, jena kthye. Lufta s’është e mirë. Ma mirë se mu kanë rahat a ka?.