Ibrahim Gashi

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Ibrahim Gashi (i intervistuari)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, IG= Ibrahim Gashi

IG: Unë jom Ibrahim Gashi nga fshati Privodë. Tash mosha 69 vjeçare. Ishte pranverë e ne i thoshim “stina e përgjakur”. Pranvera e vitit ’98 na erdhi me erën e gjakut. Ne në Kosovë stinët na erdhën të përgjakura sikur na i sillnin barbarët. Ato ishin të rënda për ne në Kosovë. Pranverë e plumbit e e barutit ishte ajo e vitit ’99 kur çmenduria barbare na bëritë largohemi nga vatrat e të parëve tanë. Natje herët, n’mëngjes të 28 marsit 1999 u zgjova si në kapërcime ankthesh. Natë e lodhshme ishte ngujuar në minutat e humbura. Një shtegu të ngushtë, të mjegulltë, dukej kolona e gjatë e njerëzve që gjarpëronte rrugëve dredharake të fshatit, rrugëve të ftohta të fshatit tim. Koha na zuri në pisk thash me vete, ku do t’rreshtoheshim ne? Ç’humnerë vrastare na me fmi e me pleq po fikemi tehut të shekullin XX? Si të papërgatitur për më t’keqen që ishte afruar, nuk dinim. Plumbat kishin pushtuar gati çdo skutë. Vdekja kishte zënë gjithçka për fyti. Qefin xhenazeje kishte mbuluar token…Skëtira përmbi gjithçkafen. Kolona e gjatë të shpërngulurish nga Istogu, XX [e pakuptueshme], Gurakoci, Tomosi, Lluga, Llokvc i Begut, Zhevina, kalonin nëpër Privodë, që i përbironte këta të larguar. Atëherë i kishim disa pika këtu t’ushtrisë shqiptare edhe kta e kishin zanë këtë rrugë, që thash në fillim, rrugë dredharake. Unë i kom pa ktu tu u përbiru me kuaj, me qerre, dikush edhe me shta…[3:25] Domethënë kalonin nëpër Brigodë, që përbironin këta të larguar për në Vrellë, Syrenicë apo Kaliçan, duke iu afruar shpatit. Kishin ndërmend me iu afru bjeshkëve për strehë, që në kohë të liga të ngjiten bjeshkës ngase ishte rrezikuar jeta e këtyre njerëzve prej regjimit shovinist e barbar serb. Vëllau i madh – po tpërgjigjem tash n’atë pytjen ty që e bëre – e kishte urdhëruar në ato momente habije që të ndahen n’dy botë, që sa ma pare t’i largoj fmit deri në Vrellë. Se unë kisha mbet ktu, krejt fshati ishte shpërngulë, t’I largoj fmitë deri në Vrellë. “Mua më duhet të rri” – m’tha se ai nuk pranonte të largohej meqë Samiun djalin e tij e kishte kyçur në UÇK. Për 3 muj me radhë, Samiu i kishte shoqëruar ushtarët dhe u kishte bërë strehë atyre, domethënë në shpin e vllaut. Vinin, normal msheftas, pa u diktu. 28 dhe 29 marsin, unë me familjen time: me gruan, 4 fmitë, me babën e dy vëllezërit i kalum të vetëm në tërë fshatin ngase nga Prigoda ishin larguar të gjithë. Ushtarët bënin roje në tri pika. Prej një laperie të rrallë atij regjimi të mykur e barbar, qenja shqiptare, rreth e rreth saj përbirohej në një ngushticë që e linte gjakun, mishin dhe eshtrat. Pyllin e kishte kapluar një heshtje por edhe krrokamë sorrash, ahujt e lopëve, vathët e deleve, kuajt hingëllinin. Ni botë e tërë shtazësh në mëshirën e Zotit. Gardhiqet ishin bashkuar për t’i shpëtuar shtazët nga ndonjë gjujtje e serbëve. I kishin lëshuar se e dishin që duhet me ikë, duhet mu largu prej këtuhit. Unë për atë kohë sa kom nejt n’Privodë këtu diku dy ditë e dy netë s’kom dëgju asnji, se as rrymë s’ka pas, vetëm krrokamë sorrash, lehje të qenve, hingëllima kuajsh. Ka qenë natë shumë e vështirë derisa e mora vendimin t’i bartë fmitë n’Vrellë atje ku strehoheshin, në atë lokalitet, ku ka pas me thon nja 50,000 njerëz. Aty n’Vrellë kom nejt te dajt e babës. [00:07:18 nuk kuptohet] e kishte të zbrazun edhe tash baci m’tha aty strehoj fmitë, plakun, edhe ni vlla ma i vogël se unë, ishim bashkë. Aty kemi nejt diku nja 1 javë ditë edhe pse bombardime ka pasë natë edhe ditën çdo kohë. Nganjëherë strehoheshim në disa shtëpi që i kishin pllaka betoni. Kshtu, u detyrum t’largohemi prej aty edhe t’shkojmë në Liskovikë, t’i ngjitem bjeshkës pak ma nalt. Liskovikë thirret ai vend. Aty i bom çadrat prej najlloni. Kush kish marrë naj rrobë me veti diçka, i prejshim do rrema e i shtrojshim. Aty kemi nejt diku nja 1 javë ditë derisa na kanë gjujt bombardimet edhe aty. Atëherë kemi ikë. Jemi ngjit asaj bjeshke përpjetë. Plaku nuk dojke. “Le tem vrasin qitu po rri, s’du me shku”. E di që i kom lane fmit edhe shoqen me dajë t’babës le t’ecin atij rrugëtimi. Unë jom kthy me e mar babën apet se thojke s’lëvizi prej ktuhit. E binda dikur. Jemi shkue bjeshkës, u bom me turmën edhe pse ka pasë…na kanë gjujt po ishim…

BG: Edhe gjatë rrugëtimit ju kanë gjujt?

IG: Po, po. Kanë gjujt se aty ku i kishim çadrat prej najlloni t’marume ata arriten deri aty. Edhe tash na ikëm bjeshkës përpjetë. E di që kemi pshtu, gjatë atij rrugëtimi nuk ka pasë të vdekur por ka pasë pleq e njerëz që o dasht me ju ndihmue, fmi t’vegjël e kshtu. E me shku krejt në nji bjeshkë, Paja i thojnë, ai vend quhet Paja,

BG: Këto shënime i ke majtë gjatë rrugës.

IG: Gjatë rrugës. N’momentin që kemi shku me ni bjeshkë ku e kemi bo pushimin pak. U largum nga plumbat e atje ishte ni fërfllazë e forte, erë frynte, binte breshër, bore kishte se ishte koha për mu shkri bora atëherë, n’mars. E di që gjatë atij rrugëtimi kanë lajmëru për fmi që kanë vdekë, rrugës, dy fmi. Sigurisht të ftohtit nashta edhe moskujdesi. Shumë vshtirë o kon. Nuk e di…N’atë bjeshkë ku kemi shkue nalt jemi dale atje, s’po di qysh thirret ai vend, kom harrue tash s’po di. Jo, Leskovikun e kalum na. N’maje të Bjeshkve t’Nemuma që ju thojnë. Atje u ulëm me pushue për pak momente si ma t’sigurtë. Aty e takum ni Ramiz Emgranti, ka qenë emigrant i Shqipërisë. Djalin ja paskan pas vra kur do meshkuj ktu n’Lubozhdë kanë luftu me police edhe i kanë vra nja 2 policë. Ai tu e kërku djalin najkun mos po e gjon, u takum me to atje. Tha qe ni javë ditë jom ksaj bjeshke kshtu. Na kishim pak diçka që kishim marrë bukë me veti e sene se kishin gatu aty sa ishin n’Leskovikë grate kur e dishin që po dojm me ikë, do bukë n’dorë e për mi marr me veti ktu. E di që i kom thane shoqes “Nxirrja bre do bukë me ja dhon se tha qe 1 javë ditë unë skom hongër”. Tha “s’muj e përbi” se goja gjak i qitke edhe met kshtu. Edhe djalin se ka gjet, atë ditë e sot nuk dihet ku osht.

BG: E çka ke shpresu që ka me u bo me kto shënime që i ke marrë gjatë rrugëtimit ton n’mal?

IG: Po unë e kom ditë edhe e kom pas thon edhe atëherë. Kom qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kom qenë në kryesi t’nëndegës. E di që thoshin po majmë mbledhje po ishte rrezik çfarë do t’bahet me neve. U kom thon ma mire do t’kalojmë me Rugovën sesa me Millosheviqin. Atë e pret e keqja, neve na pret fitorja. Edhe kshtu ndodhi. Ashtu ndodhi.

IG: Quhet Qafa e Belegut, edhe qaty e mur jetën e dy fmive. Kemi pa shtazë t’egra t’ngordhuna nga t’ftoftit, nga era rrugës, domethanë, qaty jau mur jetën edhe dy fmive tjerë. T’kujt kanë qenë nuk e di veq e di që shumica që ishin n’kolonë ishin krejt t’atij bregi që jemi kon tu ikë. 24 marsi i vitit ’99, n’shekullin tone. Shurje hiri e mbuloi Kosovën. Këtë e dëshmojnë vorret masive, djegiet. Ditët e fundit të shekullit 20 sikur i sillnin barbarët për rrafshin ’98-‘99. Diçka e mrenshme nuk na linte t’qetë. I kishim lon vatrat edhe tash n’momentin kur ishim n’Leskovikë na i shihshim shpijat tu u djegë edhe e dishim prej naltësie atje I dishim vendet.

BG: E prej asaj bjeshkës ku keni vazhdu?

IG: Prej asaj bjeshke kemi kalue në Rozhajë. Na kanë prit mire. Edhe boshnjakët po edhe malazezët, nuk jon sillë keq me neve. Boshnjakët po se po, na kanë bo strehë, na kanë ndihmu. Po na u vendosëm në një fabrikë, 2 netë kemi nejt në një fabrikë dhe ton tash – çka ka pas mrena se di veq – sikur ishte për t’i vendosë kta t’ikurit. Aty u tubum me fmitë me babën. Plot njerëz ka pasë. E di që beton o kon. E di atë natë që kemi fjet na i dhanë…na kemi nejt qashtu po fmija o dasht me fjet. E di që i kemi shtre komt edhe fmit i kemi qit nëpër gjujt tone. Se kta i merke gjumi. Aty, mas dy dite, nji i Istogut ka qenë, i Ram Alihajdarve. Po m’duket ai m’ka njoft mue. Mësus o kon në shkollën tri-vjeçare. Ai kish kalu ma herët atje edhe tash u vendosshin në nji hotel edhe ni ditë u takova me të. Pi thom “Ku je tu nejt?” Tha jom tu nejt me ni hotel që na kanë siguru kta t’hujt edhe tash po i thom “Unë i kom katër fmi t’vegjël, plakun. Jemi shumë keq”. Ma kanë bo ni strehë aty jom shku po krejt dy netë kemi nejt aty. Na u desht tani me shku për Shqipëri. U nisëm për Shqipëri. E kalum kufirin. Ka pas problem gjatë rrugës. E di… tash sa njerëz i kanë vra policia serbe nuk e di për n’Shqipni prej Rozhaje se…atë unë nuk e di sa. E di që kanë thon që ka t’humbur, që e kanë humbë jetën.

BG: Gjatë rrugës prej Rozhajës n’Shqipëri?

IG: Po, gjatë asaj rruge.

BG: Policia serbe?

IG: Policia serbe. Atje n’Shqipëri ishim t’lagun nga shiu, nga bora, t’lodhur. Na ra me prit shumë. Domethonë, kemi prit aty – thojshin do t’Shqipërisë derisa t’vijnë furgonat me na marrë edhe tash na çojnë. Vonë. Diku nja tri orë kemi nejt qaty, afër liqenit t’Shkodrës. Dikur na kanë marrë edhe na kanë n’fabrikën e duhan cigareve. Aty ishim t’lagur edhe tash aty, n’ato paleta ku ka qenë duhoni i varun, plot pluhur e sene, i shtrum ato paleta poshtë n’tokë për me ra. Aty u bom sikur mu përbiru nëpër pluhurin…shumë vështirë ka qenë…Unë kom ngreh gjithçka mrena asaj fabrike t’duhon cigareve edhe nuk e di si m’ka ardhë po e kom pas ni arrest t’zemrës. Ni shok m’ka mar edhe m’ka çue te mjekët n’shkodër. Atë natë e kom bo aty. Ni gazetar i radio televizionit – po m’doket i Prizrenit ka qenë – vjen me vizitue aty mrena n’fabrikë t’duhon cigareve. Tash i gjon shoqen e fmit tu qajt se unë isha smu edhe i pyt “Po ju çka keni?” Kta i tregojnë. Thotë, “Kur t’vjen Ibrahimi ktu le t’më lajmërohet mu te fabrika – prej fabrike – por le t’më lajmërohet në Kampin Austriak. Edhe jom lajmru në Kampin Austriak. E di ni intervistë e kom dhanë për Radio Tirana, rastësisht. Problem ma i madh për mu osht kon – tu e falenderu token mamë që na u strehum aty – po tash ushtarët e kampit që erdhën me na rujt neve, se ishin edhe kampi gjerman afër diku aty. Tash shqiptarët t’armatosun n’atë rrëmujë gjujshin te kampi gjerman që e kishin ma afër na aty.

BG: Shqiptarët a?

IG: Po, po shqiptarët e shqipërisë. Kishin automata, kishin…si t’egër ishin ba edhe aq palidhje…Mu qajo m’ka brejt mas forti. Pse tash na n’tokën e shtetit amë ushtarët austriakë me na rujt neve. Kta e kom deklaru edhe…

BG: Domethënë i kanë gjujt edhe shqiptarët e Kosovës?

IG: Po, nashta ata për me grabitë diçka, çka di une tash. Veç qajo m’ka brejt ma s’forti që mos me mujt mu bo rahat aty. Megjithëse kampi na ka përcjellë shumë mire kampi austriak, edhe mjekësinë aty, normal i kanë pas të gjitha mjetet. Gërmun edhe për ujë se ai ven aty ishte thatësi e madhe, e kanë siguru edhe ujt. Po tash për femrat tona, qikat shkojshin me marrë ujë atje diku afër telave, ata

t’Shqipnisë u afrojshin edhe tash, sjellje t’kqija kanë ba. Sjellje t’kqija kan ba. E qajo m’ka brejt, a din. E di që n’intervistë kom thon, “Na Kosovën e lam n’shkrum e n’hi, arritëm deri n’tokën nanë e tash me na mbrojtë ushtarët austriakë t’kampit”.

BG: E për Kosovë a keni dëgju lajme gjatë qëndrimit n’Shqipëri?

IG: Paj, kemi dëgjue, kemi dëgjue. Shkojshim aty-këtu te ndonjë shpi, e përcillshim televizorin. Po edhe ata vena t’paktë jon kon ku kemi mujt me shkue. E di që jon sjellë keq, po thom, edhe pse unë i kom falenderue. Unë ton me ni pedagog që ka qenë ktu n’gjimnaz se kur jemi largu prej këtuhit unë jom kon punëtor i gjimnazit se e lshum Rilindjen e Sekretari na tha “Gjoni punë diku, strehohuni” a din, “vazhdoni me punu ku t’gjoni punë.” Nejse unë isha profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Me ni pedagog që e kemi pas, Ramiz Zeqiri o qujt, organizum atje me mbajt msimin e fmive shqiptarë çka ishin, bile t’nxajnë diçka mos ta hupin krejt kohën edhe austriakët na sigurun ni çadër t’madhe, banka e karrika e ato aty. Ndërkohë mu m’caktun mësimdhënës…A e din si quhej ai vend? Shkodër. Shkollë o kon ajo. Grudë. T’njofshëm e kom pas edhe ni Binak Gërguri. Edhe ai me mu aty u caktu. Edhe kta e kom përjetu randë. Na u dashke mi përcjellë posaqërisht vajzat shqiptare mi pru deri n’kamp. Edhe aty jetën n’rrezik e kemi pasë disa herë. E di që i kom thon niher Binakut “Qito qika unë vetëm nuk i lo ktu” se vishin “qe furgoni ku o ktu, hajde hyni ktu” se e disha ku dojshin me na qu ata idiota. I thash “Binak unë për veti dekën e boj, qito qika nuk i lo” thash. Keq. Tha, “Edhe une jom me ty”. Edhe kjo m’ka brejt shumë, m’ka munu shumë, a din. Mos me kon t’lira vajzat tona për shembull n’tokën amë. Po ata huliganë, ata…

BG: Domethonë keni majtë mësim paralel n’kamp me refugjatët e tjerë?

IG: N’fillim e kemi majt n’kamp po tani n’kamp meten kta tvogjlit që ishin, nxanës deri n’klasë 8. E n’shkollë t’mesme neve na qun tani n’Grudë. Ata mujshin me udhëtu, nxansat. Nuk ka qenë larg prej atyhit. Mujshin me udhëtu, me shku n’Grudë. Edhe aty ni kohë e kemi majt mësimin, n’Grudë. Po, për si nin që kur jem dal n’tokën shqiptare, se unë s’kom mujt me kalu andej asniherë se jom kon i dënum politik, s’kom pas…m’pat hup pasaporta as…s’kom mujt. E di si apsolvent jemi kon pas shkrue për me shku atje. Fehmi Agani po thot, ka qenë dekan i fakultetit, than a prej fjalëve n’vepra s’mund t’shkojmë, s’po mujm me shkue. E nuk shkum. Edhe pse pata mundësi diqysh mu përbirue me studentë. E hera e pare kur kom dal n’tokën e shtetit amë jom ra dhe e kom puth atë tokë, jom nda i zhgënjym shumë ndaj tyne edhe pse ata shkondranët n’traditë e kanë – jo institucionale po t’rujtun kshtu – ka pas njerëz fort t’mirë, ka pas njerëz si kur ju kom tregue hallin e dertin kanë qajt bashkë me mu. Po, edhe ka pas gjithçka. Ka pas…ka pas aty si e kemi kalu kufirin ja ka sha nonen Sllobodan Millosheviqit tu thon “pse s’ju ka vra, pse s’ju ka myt?” I kom pas do sene si tash t’cilës parti jon kon ata e çfarë burrash jon kon ata unë nuk e di veq m’ka brejt kjo shumë. Kjo m’ka mundue shumë, ma tepër se ikja, se lufta, se tana, qajo m’ka brejt. Nji i vram i katunit, Naim Dreshaj, o vra n’kufi me Shqipëri tu sjell armë për ktu. Ni gru tjetër e fshatit nuk dihet ka humbë, s’din kush për to. Ashtu edhe djali i vëllaut, Samiu. Rastin që ta përmena t’dajës atje n’Xërxë, domethënë dy t’djegun, ni i vram edhe i gjymtum n’mal si e kanë gjet. N’pika t’shkurta, unë jom takue n’Beleg, djemtë e atyne bash që jon djegë. Tash njoni prej tyne bile osht kryetar i Kuvendit Komunal të Istogut. Tha na i qitem robt e fmitë deri n’Rozhajë edhe tash po kthehem bashkë me vlla t’vetin po kthehem me i marr babe e nanë. Po kur jon kthye i kanë gjet shpit e krejt t’djegun. Ashtu edhe për dajën tjetër, Kadrinë. I copëtum n’mal e kanë gjetë. N’Vrellë ka pasë që jon vra. Bile nifar Muharrem…[00:30:53 nuk po kuptohet] disa ditë ai ka nejt qashtu i varrum. Kom dëgju prej njerëzve që kanë thon menzi e kanë nxon ni pulë t’gjallë qashtu me e hongër se s’ka pas çka me hongër. Kshtu kom dëgju se ni letër e paska pa lon në ni birë që e ka shti diku n’zit t’oborrit. Edhe e kanë gjet. Ai luftëtar ka qenë. Po kur u thyn pikat s’ka pas secili tveten se tashti ktu 3 pika kanë qenë: një n’Lluga, një Prigovc, një te Januzajt, n’kufi me Lubozhdën. Kur jon thy kto tri pika s’ka pas aty mo edhe ushtart o dasht me marrë…ikjen.

BG: A mundesh mu nal me reflektu efektin e luftës n’jetën e përditshme?

IG: Po, kto trauma kom bindjen që lane shenjë, gjurmë edhe sot e kësaj dite. Njerëzve ju ka ra me përjetu gjithçka. Kur jem kthye jom njoftu me rastin t’Syrenicës, ni katun ktu që i kanë vra dy nxanëse, njona ka qenë n’shkollë t’mesme m’doket n’vit t’parë qe e kanë kry 8 vjeçaren. E, Lipaj jonë, t’Syrenicës edhe i kanë gjet n’bunar. Ni plak tjetër i Syrenicës, aty n’bunar i qitun. Edhe ni gru plakë, edhe atë. Tash, anëtarët e familjes tyne kanë përjetu rond. Tash unë i kom thon një si punonte n’bilbotekë, e kisha n’shkollë, Lipaj ka qenë. Po i thom, “A din me kallxu për qato vajza?” Meniherë ka fillu me qajtë. N’bibliotekë t’shkollës ka punu, tash profesoreshë n’gjimnaz. Po thot, “Ibrahim ton verën kanë nejt kpucat e qikave nëpër tërrfojë, s’ka mujt kush me dal mi mar”. Tan verën. Edhe pse jon kthy toni. Në nji livadh kshtu a din. S’ka mujt kush me shku mi marrë.