Dardan Hoti

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Dardan Hoti (i intervistuari)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, DH=Dardan Hoti

BG: A po m’tregon diçka për veten?

DH: Unë jam Dardani, Dardan Hoti, dhe jam një… njerëzit e kanë të qartë tash: gazetar me profesion, po tash për momentin punoj si organizator edhe producent. Të njejtën kohë m’u kanë ba një tetë vjet që merrem me këtë fushë të mediave, por kryesisht duke kombinu mediat me Human Rights, domethanë, Të Drejtat e Njeriut; duke shfrytëzu median edhe me luftu për t’drejtat e njeriut. Punoj në televizonin e Dukagjinit për momentin… ja s’po di tjeter çka për vete. Mjaftueshëm.

BG: Mjaftushëm. Po futemi direkt n’temë. Çka t’kujtohet prej luftës?

DH: Prej luftës? M’kujtohen qysh prej kohës kur kanë nisë ofenzivat edhe neve si familjarë, si familje, si shpi, na kanë lajmëru që brenda disa orëve, ose disa… si dihet saktë n’cilën ditë… veç kanë fillu…. Kanë fillu krismat, kanë fillu gjithçka edhe njerzt ja nisen me u largu prej shpijave edhe n’qat kohë edhe neve na erdh lajmërimi dmth që na duhet me e lëshu shpinë edhe gjysma e familjes, se e di qe jemi dalë në gjysmë, edhe gjysma e familjes jemi nisë për ni fshat, Mamushë që thirret. Pershkak se kemi disa familjarë atje dhe gjysma e familjes tjetër mbetën në shpi për me u largu ma vonë. M’kujtohen krisma, m’kujtohen lotë, m’kujtohen njerëz, m’kujtohen vetura, m’kujtohen bërtima, m’kujtohet mungesa e ushqimit, m’kujtohet rruga e gjatë prej Kosovës n’Shqipëri edhe prej fshatrave nëpër fshatra të tjerë duke u largu dmth prej…

BG: Me çka keni udhëtu?

DH: Prej aty kemi udhëtu me një kamion, i cili ka qenë i ish-kohës së Jogusllavisë, “Tam” se e mbajë mend shumë mirë dhe i gjelbërt ka qenë… kshtu e kam memorien shumë të qartë se ka qenë i mbulum me një ngjyrë hiri diçka, me një far “cerade” ose nuk e di çka ka pasë, po kamioni ka qenë mjet udhëtimi kur ne kemi qenë muj me thanë 30 – 40 veta, brenda në një vend domethanë shumë të ngushtë edhe njani mbi tjetrin të hypun ve\ me u largu prej vendit.

BG: Sa vjet i ke pasë kur ka qenë?

DH: … 10 vjet. Don me thanë 10 vjet të mbushura. 10 vjet i kam pasë kur ka qenë.

BG: E qysh e keni kuptu që duheni me u largu? A keni pasë naj njoftim t’mahershëm prej policisë?

DH: Jo prej policisë, vetëm që prej pjesëtarëve t’familjes, ka qenë anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe shpia jonë ka shërby si vend ku ushtarët e tjerë, kushëri ose çfardo, kushdo që ka qenë që ka kalu, është ndal e ka pa si shpi që kanë pauzu, që kanë pushu, që janë ushqy, edhe ka qenë si pike… jo kufitare por si pikë ndalimi që ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe masnej për me vazhdu domethanë nëpër pikat tjera që i kanë pasë. Dhe tash krejt informacionet që kanë ardhë, janë ardhë ma s’pari në shpinë tonë, pastaj janë shpërnda. Edhe tash, për shkak të sigurisë që neve na paralajmërun edhe na thanë që është mirë që ju me lëshu vendin disa ditë më përpara se pritet që brenda kësaj jave me pasë… se disa fshatra përreth kishin nisë bombardimet, kishin nisë luftra, kishin nisë gjithçka domethanë, largimi i njerzve prej fshatrave, dalja n’mal, ose shkuarja diku te ndonjë familjar tjetër në ndonjë fshat tjetër, ose në ndonjë qytet tjetër, apo edhe kalimi në ndonjë shtet tjetër. Kështu që neve na kanë dhanë k’të informacion që brenda disa ditëve do të ndodhë edhe k’tu, edhe ashtu u bë domethanë mas. Pasi që na gjysma e familjes jemi largu domethanë në Mamushë, në k’të fshatin që e përmenda edhe ma herët, gjysma tjetër ka mbetë mas 5 dite domethanë është ba edhe masakra edhe ofenziva në Krushë të Madhe. Mas asaj domethanë që pa elemente që na jena largu.

BG: E n’Mamushë qysh ka qenë atmosfera?

DH: Mamusha ka qenë një vend, një fshat ku jeton shumicë turke, komuniteti turk, edhe si vend domethanë nuk është prek as nuk është ngucë gjatë kohës së luftës. Nuk është bë kurrfarë krimi, as kurrfarë, as djegje, as shkatërrim, as kurgjë tjetër në atë vend, edhe përshkak që ka jetu komuniteti turk edhe kanë qenë pak ma t’sigurtë, edhe na e kemi ndi vetën ma t’sigurtë. Po baba… pas asaj që ka fillu domethanë në çdo fshat tjetër dhe në Krushë, edhe n’Mamushë janë ardhë policia edhe I kanë nxjerrë komplet familjet që janë kanë t’strehune, domethanë refugjatë na ishim brenda asaj jave, komplet familjet që kane qenë t’strehune domethanë n’Mamushë na kanë nxjerrë midis fshati, me një shesh k’shtu shumë t’madh, edhe janë kanë nuk e di sa, nuk m’kujtohen sa kanë qenë, por një numër I madh i njerëzve që kishin ardhë prej fshatrave tjerë, edhe që ishin strehu n’Mamushë, n’qato momentu u gjendeshin domethanë midis fshati. Gjatë krejt qasaj jave…

BG: Edhe çka kanë vepru?

DH: Po.. ma s’pari na kemi qenë t’strehum në ni familje, Morina e ka pasë mbiemrin, dhe kemi qenë rret 40 veta domethanë të strehum aty, plus familjet që kanë jetu domethanë atje, jemi kanë rreth 100 veta n’qato dy-tri shpija t’vogla, qysh kanë jetu ata me vllazën e k’shtu familje e madhe. Edhe ata na kanë nxjerrë neve për me na nisë ose për Shqipëri… në fakt ne nuk e kemi ditë as për ku po na nisin. Prej qatij sheshi na kanë hyp nëpër qeta kamiona, ose nëpër kerre, ose kudo, me çfardo forme t’transportit edhe veç na kanë nxjerrë prej fshatit, por na kurrë nuk e kena ditë se ku po na dërgojnë. Edhe tash informacionet kanë ardhe që jo po ju dërgojnë me një burg, jo po ju dërgojmë me një vend tjetër ku ka me bombardu NATO, jo po ju dërgojmë në different ëay k’shtu kah na kanë çu. Edhe prej qatij vendi… në fakt n’qat shesh domethanë na jemi kanë në mesin e njerëzve ku është ba edhe ni vrasje. Një person i cili ka pasë simbole shqiptare dhe e ka kundërshtu një urdhër që është dhanë prej policëve serb, edhe është vra domethanë midis qatij vendi. Shumica e njerëzve e kanë pa, unë nuk e kam pa fatmirësisht vrasjen, por krismat edhe k’to janë dëgju edhe reagimet e njerëzve përreth. Edhe mas asaj na kanë marrë e na kanë mbledhë nëpër kamiona dhe mjete të ndryshme transporti dhe na kanë nisë n’destinacione të ndryshme që kurrë se kemi ditë po fatmirësisht na kemi përfundu në kufi me Shqipërinë. Edhe domethanë qajo ka qenë ajo koha kur na kemi kalu në Shqipëri edhe na kanë siguru … na kanë depërtu…

BG: A po t’kujtohet eksperienca gjatë rrugës?

DH: Po po m’kujtohet eksperienca gjatë rrugës. Po m’kujtohet që t’vetmin send që e kemi pasë ushqim kanë qenë do keksa edhe do kek t’vogël me çokollatë që janë shërby krejt njerzt, por jemi kanë 30-40 veta n’qat kamion që është kanë shumë hapësira e vogël. Edhe mbaj n’mend që na kanë ndal disa herë gjatë rrugës, por na kurrë nuk e kena ditë kur kena me pshtu ose kur kena me vdekë, ose çka ka me ndodhë me neve, edhe plus ishim vetëm gjysma e familjes. Edhe mbaj n’mend që disa djem t’ri që kanë qenë mbi 20 vjet, përshkak që kane kcy domethanë gjatë rrugës andej me shku, kanë zbrit prej kamionit nëpër mal e nëpër mal e vetëm me ik prej qasajna se neve na thojshin qe kanë me ju çu me ju vra me ni vend që kurrë s’e dijshim. Sidomos djemt mbi 20 vjeç që i klasifikojshin edhe i ndajshin domethanë prej secilës…varet tash… prej neve nuk ka ndodhë përshkak se kanë zbritë ma herët prej kamionit ku unë kam qenë. Por kemi dëgju që prej rasteve tjera, prej vendeve tjera, prej mjeteve transporti tjera i kanë selektu djemt edhe i kanë marrë djemt e ri që kanë qenë 18-20 vjet. Edhe tash ndalemi pas, dy prej familjarëve tanë domethanë kanë zbrit gjatë rrugës.

BG: I kanë zbritë policia?

00:09:23 - 00:09:28 – D: Jo kanë zbritë vetë k’ta, edhe kur janë largu prej kamionit prej k’tij vendit që na shkojshim…

BG: Pa e ditë policia?

DH: Pa e ditë policia ata janë largu edhe nuk e kemi ditë masnej çka ka ndodhë me ta, ndoshta për nja dy javë ose ma shumë. Domethanë veç kanë zbritë edhe kurgjo… krejt kohën ka pasë veç qamje qamje qamje. Kajshin njerzt se dijshin çka po ndodhë. Bijke shi, edhe tash krejt shiu që na ndajke domethanë nëpër birat e asaj “caradës” të shkyme që ka qenë i mbulum kamioni, edhe komplet rruga, spo di sa ka bo tash prej Mamushës deri në kufi, në Morina domethanë në Shqipëri. Ka pasë ndërprerje, konfiskime të sendeve që kanë marrë policia prej njerzve, kanë marrë ari (dukat), kanë marrë sende t’vlefshme, edhe domethanë na kanë konfisku.

BG: E shoferi?

DH: Shoferi ka qenë prej Mamushës domethanë i cili na ka çu deri atje dhe është kthy mbrapa. Tash nuk e di a është kthy a çka ka ndodhe me ta, por neve na ka dërgu deri në kufi.

BG: Domethanë i ka ndjekë urdhërat e policisë?

DH: I ka ndjekë urdhërat e policisë çka do qe është thanë prej tyne edhe ky ka vepru. Edhe e mbaj mend si sot që krejt njerzt i bërtitshin edhe mundoheshin me komuniku me ta. Por ai ka qenë aq i stresum, aq i panikum që nuk e dijke çka ka me ndodh me ta, as me neve. Normal kur e ki ni kamion njerz kah 30 – 40 veta mrena është shumë përgjegjësi edhe normal që ka pasë raste kur u kanë tu aksidentu me kerre tjera ose me naj vend tjetër përshkak të shpejtësisë dhe panikës që e ka pasë domethanë krejt kohës, edhe u mundu me na largu sa ma shpejt me na dërgu në kufi.

BG: E qysh e keni pritë lajmin e mbërritjes në kufi me Shqipërinë?

DH: Po na nuk e dijshim praktikisht çka është tu ndodhë me neve, hala nuk e dijshim domethanë. Dolem prejt kamionit, prej asaj, se na të mbyllun jena kanë domethanë ka pasë hapësira që nuk kemi mujt me marrë frymë me mbijetu. Normal se kemi pasë edhe ujë edhe disa gjësende tjera. Kur kemi zbrit tash… kurgjo…. Na kemi qenë faktikisht me dy njerëz mangu që na kishin zbritë gjatë rrugës. Tash domethanë ty ndjenjat s’dihet çka është t’u ndodhë me ty, edhe plus unë kam qenë i vogël, 10 vjeç. Une veç e di që tërë kohën kam qajtë edhe që kam qenë n’krahë t’babit tim edhe krahë t’grues të agjit tim, qysh na kanë kapë gjysma e familjes domethanë që jemi largu, se mami edhe motra jem kanë mbetë n’Krushë, unë edhe babi me tri gra të agjës edhe fmijë tjerë domethanë jemi nisë, edhe dy djemë të agjës që kanë qenë ma t’rritun jemi nisë domethanë prej Mamushë edhe pastaj kemi përfundu në kufi. Edhe masi kemi zbritë, kur i kemi dëgju, se tash familje Kuksiane, familje të ndryshme të Shqipërisë anash kufnit, kanë qenë duke prit t’u i pranu familjet tjera prej Kosovës. Edhe … po ky moment kur kena zbritë na kemi pa hala policë serb edhe të cilët na shtyjshin me armë, na bojshin me ni farë rrethi edhe na shtyjshin drejtë kufinit domethanë. Na normal që se kemi ditë as ku jena as ku po na çojne, kurgjo nuk kishim, kurrfarë emocione. Edhe mbaj mend shumë mirë që njëri prej ushtarëve ja ka ba babit tem k’shtu “hajde”, se s’po m’kujtohet serbisht por e di kuptimin qysh e ka “hajde, keni dashtë Amerikë, hajde Amerikë”, edhe veç me armë ju ka mshu njerzve ashtu që kaloni demek, e nuk kanë ba as vrasjë as kurgjo, por thjeshtë ashtu depërtim përtej kufinit.

BG: Domethanë mamin edhe motrën i ke pasë n’Krushë?

DH: I kam pasë n’Krushë. Edhe pjesën tjetër trë agjët e mi, çikën e agjës tjetër, ni pjesë…. Komplet gjithë familja qysh jena nda, gjysa e familjes janë kanë atje, gjysa familjes jemi shku. Se përshkak që gjatë kohës t’luftës babi jem ka jetu me tre vëllezërit e vet, domethanë 4 vllaznit kanë jetu në një shpi. Të katërtit kanë qenë t’martum, t’katërtit kanë pasë fmijë, edhe t’katërtit domethanë… po gratë, fmijtë, komplet familja k’shtu, njerëzit e s’disa anëtarëshe.

BG: Edhe qysh keni kalu…?

DH: Pastaj jemi shku na… familja e parë që na ka dalë përpara, domethanë që tash e 20 vjet hala kemi shoqni me ta edhe mbajmë kontakte. Ka qenë një burrë, Hysen e ka emrin edhe tashmë ka vdek para ni vjete, por familja e tij na ka pritë, na ka strehu komplet grupin, gjysma e familjes që kemi qenë na ka marrë n’shpi të tij. E mbaj n’mend që ka qenë një xhip shumë i madh edhe mbrapa kemi hip me tesha, me njerëz, e sene. Veç aty domethanë prej kamionit kur jemi dalë jemi nda familjet qysh kemi qenë rrethet ma t’ngushta edhe kemi vazhdu në Kukës. Na ka strehu kjo familje, na ka marrë në shpi t’vetë, jemi rehatu aty edhe masnej kemi nisë njoftimet nëpër radio, nëpër televizione për me tregu gjysmës tjetër që na jemi mirë, kemi kalu në Shqipëri, edhe si kontakt i vetëm ka qenë mes radios edhe kurgjo tjetër domethanë për me marrë vesh kush është gjallë edhe qysh me ba njoftim. Edhe fatmirësisht qat njoftimin që e kena ban a si familje e ka dëgju mami jem, ose motra, nuk m’kujtohet bash mirë, t’cilët non-stop kanë kqyr qysh me marrë informacion e me pytë njerëz. Po n’mesin e k’tyne rreth dy javë tjera nuk jemi taku me gjysmën e familjes tjetër, as nuk e kemi ditë a janë të gjalle a janë të vdekur. N’mesin e këtyre dy jave ka pasë domethanë informacione nga më të ndryshmet. Ja është vdekë, ja një person… tash vijshin shpjegimet për shembull nga një person dhe i shkojke shpjegimi komplet mamit tem. Edhe thojke një person pak e plotë… e ka kapë kamën k’shtu një bombardim, njanën kamë e ka njanën kamë s’e ka, njana ka vdekë, njana… a din ti je mushë me informacione të lloj-llojshme, domethanë gjatë këtyre dy jave që unë prapë i kam kalu tu kajtë edhe qeto dy javë. As s’mu hajke buka as kurgjo domethanë s’kam ba gjatë këtyre dy jave, derisa ata e kanë marrë njoftimin tone prej Kuksin që na jemi rehat, jena gjallë, personat që jemi shku domethanë. Edhe ata tani e kanë ndjekë qat njoftim. Janë kanë normale, kanë përjetu domethanë gjithçka brenda dy jave.

BG: N’Krushë?

DH: N’Krushë, e tu ikë nëpër fshatra tjerë për derisa kanë arritë edhe me kalu edhe ata n’Shqipëri si krejt, shumica, një përqindje e madhe e njerëzve n’Kosovë. Na prej Kukësit, ditën e fundit… ni javë kemi nejtë n’Kukës. Familja jonë e ka pasë një kushëri në Tiranë edhe ai është interesu për neve me na gjetë një vend pak ma t’mirë, me qenë ma rehat edhe ma komodë. Edhe jemi nisë prej Kukësit në Tiranë, po ditën e fundit që jemi nisë, gjysma e familjes tjetër masnej kanë ardhë në Kukës. Na s’jena taku prapë. Na jena nisë për Tiranë, jena shku n’Tiranë, jena vendosë në ni objekt t’përgjithshëm ku kena qenë 250 njerëz brenda. Është thirrë Medreseja, ka qenë Medrese ku është mbajtë edukatë… ka qenë shkollë… po menoj jo shkollë, po ka qenë si lloj Medreseje, okay Medrese… e kuptove çka është s’po e shpjegoj. Edhe jemi vendosë familje të ndryshme prej Kosove që janë shku n’Shqipëri, edhe jemi vendosë në atë Medrese. Kemi qenë rreth 25 familje ndoshta, ose edhe ma shumë, nuk e mbaj mend sakte, por e di që kemi qenë mbi 200 persona. Edhe secila familje ka pasë t’vendost domethanë si një dhomë super t’madhe me shtretër, me kuzhinë t’përbashkët me krejt njerzt, edhe aty kemi qëndru 3 muj gjatë krejt kohës që kemi qenë refugjatë në Shqipëri. Mas ni jave e kemi marrë… veç kur kemi pa që edhe pjesa tjetër e familjes pa dy agjallarë ose dy vllezërit e babës janë të vdekur domethanë gjatë luftës, pa ata dy domethanë janë ardhë. Por që jemi bashku në Mars në… s’po m’kujtohet data… s’ka lidhje në Mars jemi taku, janë ardhë ata, jemi ba bashkë, edhe masnej kemi vazhdu qëndrimin në qat Medrese. Na kemi fillu shkollën, kemi nisë… përshkak që ka qenë Medrese një farë forme e kemi pasë të obligum edhe me msu edhe pak k’si landë fetare. Por që mas ni kohe, mas dy jave unë jam tërhjek prej asajne edhe jam shku me ni shkollë normale, fillore që e kemi pasë anash, veç anash Medresesë ka qenë rrugës… me e kalu rrugën, përshkak që s’m’ka pëlqy kjo fetarja edhe një muj e gjysë-dy, po dy muj kam kry klasën e katërt, veç e kam vazhdu qashtu qysh kam qenë në Kosovë edhe veç e kam vazhdu shkollën atje. Gjithçka muj me të tregu masnej për peridhën sa kemi kalu atje brenda atyre 3 mujve. S’po di çka me theksu edhe çka me specifiku, përshkak se ka pasë shumë ngjarje dhe zhvillime brenda atij vendi.

BG: A keni marrë lajme prej Kosovës gjatë asaj kohe?

DH: Lajme kemi marrë nga më të ndryshmet, sa që ma për ni person t’caktum merrshim 4-5 informacione të ndryshme domethanë. Edhe erdh ni moment kur ti ma çka me besu, nuk ke ditë ma se nuk ke pasë fotografi, nuk ke pasë video të personave t’caktum. Normal që interesimi jonë ka qenë për dy vllaznit e babës të cilët kanë vdekë edhe na nuk e kemi ditë a i kanë vra, a i kanë zhdukë, a çka ka ndodhë me ta, domethanë a kanë mu kthy a janë diku të gjallë, edhe këtë informacion nuk e kemi pasë deri në vitin 2004-2005 kur i kemi të zhdukurit domethanë, kur i kemi një pjesë t’kufomave edhe kur janë identifiku. Po informacione kemi pasë ngamë të ndryshmet. Domethanë çdo ditë ka ardhë një informacion tjetër, çdo ditë ka ardhë nji… ndoshta për t’njejtin person çdo ditë ka pasë informacione të ndryshme.

BG: E për masakrën e Krushës?

DH: Po kemi dëgju. Një pjesë të masakrave vetëm se i kam pa. e kanë ditë gjysma e familjes tem që kane qenë n’Krushë që ato masakra kanë ndodhë. Po tash kërkush nuk dijke me besu që qata dy persona janë n’mesin e qasaj masakre, ose dikush thojke, përshkak që n’Krushë ka pasë edhe refugjatë tjerë që kane ardhë prej fshatrave tjerë, edhe informacionet kanë qenë të ndryshme, nuk ke mujt me besu a din se çfarë informacione kanë ardhë se janë kanë edhe t’pakuptushme edhe janë kanë… për shembull kanë thanë që n’Krushë që i kanë vra krejt njerzt kanë qenë refugjatë. Asnjana s’ka qenë e vërtetë, do të thotë kanë qenë banorët e Krushës. Tash kanë ardhë informacione që një kamionë shumë i madh me 50, 100 viktima, ose sa do që kanë qëllu brenda kanë përfundu të djegur në një lumë. Edhe ti ke pasë të ndryshme tash ti kurrë nuk e ke ditë në cilin prej vendeve kanë qenë familjarët e tu, ose familjarët normal e tjerave familje që kena jetu bashke.

BG: E qysh i përjetojshe këto informata ti si fmijë?

DH: Mu m’kujtohet shumë mirë që unë u pata nisë me u marrë me aktivitete shumë përshkak që neve na merrshin non-stop. Ka pasë aktivitete non-stop, ka pasë lojna, ka pasë si me thanë ekskurizione ka pasë.. Përshkak që… ka pasë edhe aktivitete t’veçanta sidomos… nejse tash kur t’jemi në një komunitet arab edhe komunitet musiman, normal t’kanë nda prej çikave, çikat veç djemt veç. Gjithmonë ka qenë edhe kur jena shku me ba naj klasë mësimore brenda objektit domethanë kemi qenë të ndamë. Po e di që kemi pasë gara, kemi pasë lojna, edhe na si 10 vjeçarë na ka humbë vëmendja në qato pika. Por prapë kur je kanë në mesin e familjeve, kur i ke pa njerzt që kanë pasë mërzi edhe tu kajtë edhe, ti ose je mbështetë diku ose… Mami jem zakonisht, masi ka ardh masnej është kujdesë aq shumë për mu sa që nuk m’ka ra me përjetu qato mërzia. M’ka marrë shumë me veti, ajo ka dalë ka punu, ka punu n’kuzhinë për refugjatë të tjerë ka ba ushqim për refugjatë të tjerë edhe m’ka marrë non-stop me veti. Edhe i kam ikë pak kësaj pjese ku është kajtë e kur është fol. Non-stop gati thuajse janë kujdesë që fmijtë mos me qenë t’pranishëm. Edhe pse natën kur ke flejt, se ti ke flejt me ni dhomë, domethanë me një ambientme krejt njerëzit, 15 veta…14-15 veta kemi qenë me një dhomë edhe normal që ke pasë me ni prej grave të agjës që nuk I kanë pasë burrat e tyne, që kanë pasë diskutime non-stop, edhe që kane kajtë non-stop, kanë përmend. Po e di që edhe shkolla, edhe aktivitetet, edhe plus kam punu faktikisht, si 10 vjeçar kam punu me një gru. Ndërtesa ku kemi banu, anash u kanë një treg, tregu po… edhe ka qenë një gru me tri vajza edhe m’ka punësu, m’kanë dhanë ushqim edhe pare brenda ditës që une me mbajtë plastika, me mbajtë sene gjatë asaj kohe sa kam qenë në qat periudhë një muj ditë.