Blerina Muqolli

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Blerina Muqolli (e intervistuara)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM=Blerina Muqolli

BG: A po më tregon diçka për veten?

BM: Po. Atëherë, unë jam Blerina Muqolli. Vij prej Pejës, Shkollën e mesme dhe atë fillore e kam përfundu në Pejë, mandej i kam vazhdu studimet në fakultetin “Hasan Prishtina” këtu në Prishtinë, në degën e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik. Kam punu si gazetare në një television dhe një gazetë. Tash qe dy vjet e disa muaj jam në organizatën “TOKA” ku merrem me disa projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me rininë dhe edukimin joformal.

BG: Çka të kujtohet prej luftës?

BM: Atëherë, prej luftës, në fakt unë dhe familja nuk është që e kemi përjetu luftën në Kosovë. Lufta për neve ka qenë prej momentit që kemi marrë vendim me u largu prej Kosovës edhe me kalu në një vend tjetër kun a jemi ndi ma të sigurtë. Familja, d.m.th. që jemi largu, kanë qenë prindërit e mi, unë, dhe motra më e vogël. Edhe i kemi lanë mbrapa gjyshin edhe gjyshen me të cilët kemi jetu dhe të cilët nuk kanë pranu me ardhë me neve për shkak se nuk janë ndi të gatshëm me lanë mbrapa shpinë edhe krejt atë që e kanë ndërtu për krejt vjet sa kanë jetu në Pejë. Për këtë arsye na kanë motivu që unë bashkë me nanën, babin dhe motrën mu largu prej Kosovës për shkak që mu ndi na ma të sigurtë. Mirëpo në fakt na e kemi pas qat mendim që kemi mu ndi ma të sigurtë, por ai udhëtimi që e kemi bo prej Kosovës deri në Zvicër, ku ka qenë edhe qëllimi me mbrri, ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe ka qenë një luftë jo shumë e gjatë por me të vërtetë shumë e vështirë për krejt neve. Edhe ajo që më kujtohet mu është se në momentin që kemi vendos mu largu, jemi largu me autobus, edhe si fëmi, kam pas qef me i pas ni palë kllompe që nuk e di tash a përdoren hala. Me sa di jo. Edhe gjyshja u kan shumë e emocionume edhe nuk ka dashtë mem lanë me shku pa qato kllompe. Edhe e kemi ndalë autobusin ashtu në momentet e fundit, d.m.th autobusi ka qenë linja për Ulqin. Lufta veq sa ka pas fillu në Kosovë por jo ashtu me të madhe, edhe kemi tentu me u largu përpara se me fillu, ashtu qysh e thashë, me motivin e gjyshes edhe gjyshit, për mu ndi sa ma të sigurtë. Edhe mandej qato momentet janë kanë që më kujtohen edh jam kanë shumë e emocionume se si fmi nuk e kam ditë që jam tu i rreziku edhe njerëzit e tjerë për ni palë kllompe. Edhe gjyshja nuk m’ka lon me u largu edhe mi k able, edhe mandej ky është një kujtim që e mbaj shumë në mend. Edhe jemi nis edhe kemi shku në Ulqin. Më kujtohet që gjatë rrugës ka pasë ndalesa të shumta ku më kujtohen prindërit e mi që veç janë kanë shumë të stresum. Unë kam qenë dikun në moshën 5 vjeçare edhe nuk e kam kuptu mirë pse janë të shqetsum, çka janë këta njerëz që po na ndalin edhe pse vishin e na kontrollojshin. Kish raste kur burrat i merrshin e i zhdrypshin prej autobusit e mandej familjarët e tyre veç kajshin e nuk është që mujshin me bo diçka. Fatmirësisht, babi nuk është prej atyre që i është dashtë me dal prej autobusit e me na lanë neve, e edhe sot hala mbetet mrekulli pse nuk e kanë përzgjedh ushtrët serbë të asaj kohe me marrë e me largu prej autobusit. Edhe me sa e di, ata personat që i kan largu, d.m.th, veç i kan ekzekutu. Mandej kemi mbrri në Ulqin, ku kemi qëndru dy muaj. Gjithmonë u kan ai stresi se kemi lanë mbrapa familjarë. Pos gjyshit e gjyshes, ka pasë edhe familjarë të tjerë për të cilët nuk kemi ditë çka është tu ndodhë. Mandej, lufta çdo ditë e ma tepër ka fillu e është rritë e është përhapë në krejt Kosovën. Edhe jemi kanë krejt kohën, më kujtohet babi, nana, në atë stresin tu e dëgju radion, tu munu me ditë kush ka vdekë, tu munu me kuptu cilët prej njerëzve që ata i njohin e dojnë kanë vdekë, edhe u kan ni stres i jashtëzakonshëm. Sado që jemi mundu na me u ndi të sigurtë jashtë Kosovës, nashta u kan edhe ma e keqe kjo për shkak se nuk e kemi ditë çka o tu ndodh me familjarët tanë që i kemi lanë mbrapa. Deri këtu u kan sfidë shumë e madhe. Mirëpo, sfidë edhe më e madhe ka qenë atëherë kur kemi vendosë, për shkak se daja, daja i madh ka jetu në Zvicër edhe ai u kan gjithmonë iniciatori që na me shku në Zvicër. Edhe prej Ulqinit kemi vendosë me shku në Itali, mandej prej Italisë me kalu në Zvicër. Mirëpo, kjo u kanë shumë e vështirë për shkak se mënyra qysh refugjatët e Kosovës kan gjetë mënyrën me shku prej Ulqinit në Itali u kan përmes disa rrjeteve, disa personave të cilët kanë shpreh gatishmëri nashta muj me thonë, që me na ndihmu edhe me na kalu neve edhe shumë të tjerëve në Itali. Na e kemi gjetë një familje, në fakt kanë qenë familje serbe, të cilët kanë shpreh dëshirën me na ndihmu. E kemi kalu një natë me atë familje. Nuk e kam shumë të qartë, mirëpo e di që prindërit e mi nuk kan flejt krejt natën, për shkak që ka qenë një rrjet i rrezikshëm, për shkak që ata kanë kërku... normal ajo ka qenë me pagesë, na me ju jep pagesë atyne.

BG: Familjes serbe?

BM: Po familjes serbe. Mandej familja serbe me na ndihmu përmes disa personave të tjerë, që nuk e kam shumë të qartë, që me kalu në Itali. Edhe, atë natë më kujtohet që nana edhe babi nuk kanë fjetë asni moment, për shkak që ajo familje, me sa e di, plani ka qenë që njëherë me na marrë paret, mandej nuk e di a kan pas plan me na dërgu në Itali apo jo. Veç ka pas raste kur jau kanë marrë paret familjeve kosovare dhe mandej nuk i kanë dërgu jashtë Ulqinit. Domethënë, ka qenë njëfarë lloj mashtrimi. Fatmirësisht, prindërit e mi nuk kanë pranu me jau jep paret, mirëpo kemi vendosë edhe jemi largu, d.m.th. pa i tregu qasaj familjes, se a ka qenë me marrëveshje nuk jam shumë e sigurtë. Veç e di që ka qenë një rrezik i madh për jetën tonë për shkak se ata janë kanë tu na bo neve presion për me jau jep paret, na tu thonë jo i kemi ra pishman e nuk po dojmë me shku në Itali. Edhe ni natë, është ajo natë që e kemi kalu në atë familje, në shtëpinë e tyne, na të katër –familje jeme bashkë me familjarët, ku ata më duket kanë qenë tre vëllezër dhe një motër edh nana e qatyne fëmijëve, ata të rritun po nëse muj me i quajt fëmijë. Edhe ka qenë një sfidë shumë e madhe. E kemi kalu atë natë, mandej i kemi taku disa kushërinjë të babit, djem të moshës 20-21 vjeçare të cilët poashtu janë largu prej Kosovës. Edhe ata mandej kanë pas disa shokë të tjerë të cilët ju kanë ndihmu e na kan ndihmu edhe neve që me kalu në Itali. Kështu që, ka ardh qajo nata e madhe të cilën e kemi pritë, dhe jemi nisë për Itali. Mirëpo, kur jemi nis për Itali, nuk e kemi pasë të qartë mënyrën qysh kemi me shku derisa jemi afru. Kur jemi afru te deti, d.m.th. te deti Adriatik, e kemi pa që është një gomone, d.m.th. nuk është kanë një anije, nuk është kanë diçka e sigurtë, është kan veç një mjet me ajër me të cilin është dashtë na me kalu nëpër detin Adriatik në Itali në formë ilegale kuptohet. Dhe kemi qenë 44 persona në një gomone ekstrem të vogël që nashta normalisht është dashtë me i nxan 15 ose 20 persona. Edhe më kujtohet që gomonja ka qenë pak ma larg edhe është dashtë na me ecë mandej pak me notu, që me mujtë me vazhdu edhe me hyp. Motra jeme, i ka pas dikun 9 muaj, as 1 vjet, d.m.th ka qenë bebe, edhe e di që ka fillu me qajtë. Edhe, kur jemi nis, babi mu edhe motrën n aka pasë në krahë ndërkaq nana i ka pasë qantat. Edhe unë bashkë me babin edhe motrën, më kujtohet që kemi ecë, d.m.th. babi ka ecë e ka ecë dhe me ni moment të caktum osht ndalë me kqyrë ku osht nana. Nana ka qenë në breg, veç pak nashta i ka bo dy-tre hapa brenda në ujë, edhe ka qenë absolut e shokume, për shkak se ajo ka qenë sikur me shku e me nënshkru vetëvrasjen sepse u kanë shumë e pamundur me paramendu që ti me shku bashkë me 40 veta të tjerë e me hyp në qat gomonen, anijen e vogël prej ajri, edhe me kalu përmes detit Adriatik, natën, në formë ilegale, edhe ki me pshtu. Kështu që, ajo ka pas një moment panike ku thjeshtë i ka humbë vetëdija, edhe veç është koqit ashtu edhe s’ka mujtë me lëvizë as kurgjo. Mandej është dashtë me u kthy. Të tjerët veç janë kanë tç vendosun në qat gomone. Është dashtë me u kthy babi bashkë me mu edhe me motrën në krahë, edhe me u mundu me e kfjellë nanen, që me zgju prej qasaj panikës, prej qatij transit ku ka ra, edhe mi thanë hajde vazhdo se jem tu dasht me shku, se janë tu na prit edhe 40 veta tjerë, nëse nuk shkojmë nisen pa neve edhe mandej mbesim në Ulqin.

BG: Cila ka qenë arsyeja që s’keni dashtë me nejt mo në Ulqin?

BM: Po. Atëherë, kjo për shkak se familjarët e nanës s’jon kanë në Ulqin. Na d.m.th. nuk kemi pasë as mjete, as pare që me qëndru në Ulqin për shkak se u dashke me pagu si në formë qiraje. Edhe na i kemi kalu 2 muaj qaty edhe na s’kishim mo qa me jep. S’kishim ku me nejt, s’kishim ku me kalu natën, edhe as me qka me u ushqy. Prandaj, u dashke me shku në Zvicër, te daja, q ëish vendi ma i afërt kun a e kishim dikënd edhe s’kishim nevojë me pagu, edhe thjeshtë s’kishim as me çka mo me pagu. Prindërit e mi s’kan pas mo asni sen me jep. Krejt çka i kanë pasë, i kan rujt në mënyrë që me ja jep dikujt me na ndihmu me kalu në Zvicër, që mos me pas mo nevojë me pagu, të paktën për fjetje. D.m.th. kjo u kanë ajo çka na ka shty që mos me nejt mo në Ulqin. Edhe normalisht, jetesa në Ulqinë s’ka qenë aspak e lehtë. Ushqimi s’ka qenë aspak i lehtë, për shkak se s’e kemi njoftë kërkon. Na e dimë që nëse veç shkojmç dikun me nejt një javë mysafirë ose kudo tjetër, është shumë e vështirë me u adaptu, e leje mo me nejt 2 muaj t’u e ditë që familjarët i ki krejt në luftë. Kështu që ka qenë shumë e vështirë, prandaj, e kemi pasë edhe nevojën emocionale me shku te familjarët e tonë që kanë qenë më së afërmi në Zvicër. Kështu që kjo ka qenë arsyeja kryesore që prindërit e mi në atë kohë kanë vendosë me u largu prej Ulqinit. Edhe, për me vazhdu storjen, masi jemi kthy, d.m.th masi është kthy babi, është mundu me kfjell nanen. Nana, është ni problem tjetër, që nuk ka ditë shumë mirë not, edhe mandej u kanë sfidë deri sa jemi hyp te ajo gomone, edhe për shkak që kemi qenë të fundit, na ka ra në fund, me u ul në fund të gomones. Tash, motra jem 9-muajshe, unë dikund 5 vjet, nana, babi, plus çantat, plus në fund, edhe 40 veta të tjerë të ulur në qat gomone. Edhe momentin që gomonja u nis, presioni i ajrit u shku nalt, d.m.th. pjesa përpara ma nalt, edhe pjesa mbrapa, ku ishim na në fund, ka shku ma poshtë, të hike edhe uji, për shkak që ish edhe pesha e madhe e njerëzve... të hike edhe uji përderisa ishim tu i ra përmes detit Adriatik natën, me 40 veta të tjerë. Edhe jemi nisë. Mu çka më kujtohet edhe e kom shumë në mendje, nuk e di pse e kom bo se jom kanë shumë e vogël, u kanë fakti që unë jam lutë. Edhe nuk e di kush ma ka kallxu lutjen, nuk e di kush më ka kallxu që ekziston një Zot që ndoshta mundet me na ndihmu, veç e di që jam lutë gjatë krejt kohës me të madhe: “O Zot, shpëtomë mu, nanen, babin, motrën teme, edhe krejt këta njerëz çka jonë në këtë gomonë”. D.m.th. jom lutë me të madhe prej momentit që jemi nis, derisa kemi mbërri në Bari, në Itali. Edhe krejt njerëzit e di mandej... kjo s’më kujtohet në fakt... por e di që nana më tregon që kanë thanë se lutjet e qatij fëmije, që jom kan une e që prapë s’e di qysh më ka ardhë me u lut, na kan shpëtu, se unë jam lutë shumë me zemër, se fëmi amo e kom kuptu rrezikun që është duke na përcjellë gjatë kohës sa jemi në deti, në një vend shumë të ngushtë, shumë të vogël, ku uji veç filloi me depërtu. Mandej më kujtohet që ka qenë natën, në mënyrë ilegale, edhe kalimi Ulqin-Itali. Por, çka më kujtohet tjetër është se ka ardhë një helicopter edhe kanë qenë italianë ... nuk e di... çfarëdo qoftë... të cilët na kan lshu dritën edhe na kanë përcjellë gomonen kado që kemi lëvizë. Më kujtohet ai personi i cili e drejtojke atë gomone, na thojke që uleni kokën, mos kqyrni, bonuni që s’jeni aty, d.m.th u mundojshim në njëfarë forme me u mshefë. Nuk jam e sigurtë pse edhe kush janë kanë qata njerëz, veç e di që helikopteri mandej është largu edhe na e kemi vazhdu rrugen. Prapë po them, arsyeja qysh na kemi arritë deri në Itali, përmes krejt qasaj sfide edhe tu i ra detit mespërmes, është një mrekulli të cilën hala nuk e kemi shumë të qartë qysh kemi mujt me e kalu. Mandej kur kemi mbërri në Itali na në fakt e kemi kalu veç gjysmën e udhëtimit, se ka pas tash Itali-Zvicër. Mandej kemi shku në Romë. Mandej prej Romës, përmes maleve, s’jam e sigurtë kah, veç e di që përmes maleve kemi kalu në Zvicër.

BG: A ka qenë edhe kjo në formë ilegale?

BM: Patjetër. Gjithçka, këto udhëtime jonë kanë në formë ilegale. Mandej edhe në Romë kur kemi shku më kujtohet, jemi kanë me ni autobus ku unë jam kanë shumë e smutë prej barkut, jam kanë 5 vjet, pa hanger e pa pi, jam kanë zbathur, edhe s’kemi pas as ushqim. Më kujtohet që jam helmu edhe kam pasë diarre. Edhe ka qenë ekstremisht e vështirë edhe për prindërit e mi se nuk kishim asnjë vend ku me u ndalë e me u pastru ose me hanger, me pusho apo çkado qoftë. E krejt çka di është se babi e ka pasë edhe një person që është supozu me na ndihmu që me kalu prej Romës në Zvicër. Edhe ai personi ka qenë taksist ... edhe qekjo më kujtohet... edhe kemi kalu përmes malit. Përmes malit dikun kemi bo dy ditë, dy netë, edhe e di që krejt jemi kanë jashtzakonisht të lodhun, t’rraskapitun, t’paushqyem, jemi kanë t’u mos e ditë as kah po shkojmë, edhe ka qenë jashtëzakonisht e vështirë.

BG: A keni ecë?

BM: Po, kemi ecë malit. Krejt çka kemi bo është: Kemi hyp me ni taksi, unë, prindërit e mi, motra, edhe nëse nuk gaboj edhe ni person ose dy persona të tjerë. Taksisti kemi mendu që ka me na qu me kerr. Mirëpo u ardhë një moment, na ka qu në një rrugë ku u kanë mal edhe ka thonë:”qetu tash vazhdojmë në kamë”. Edhe kemi zbrit e kemi vazhdu në kamë. D.m.th prej qaty kemi fillu me ecë, me vrapu, u dasht mos me bo zhurmë. Edhe një gjë çka e di është që edhe motra jeme e cila ka qenë bebe, shumë e vogël, foshnje 9-muajshe, fatmirësisht siç tregon edhe nana nuk e dimë pse Anda nuk ka kajtë si fmi. Se nëse kish kajtë, ishim ndëgju, edhe mandej kishin mujt me na zbulu ose policia italiane apo kushdo tjetër, për shkak se jemi kanë në mënyrë ilegale tu depërtu përmes maleve, atëherë kishin mujtë me na kthy se kemi qenë refugjatë. Mirëpo edhe aty kemi pasë shumë fat që motra edhe pse si fëmi nuk është që ka qenë shumë e urtë, por gjatë qasaj periudhe ka qenë shumë e heshtur. Edhe ka pas raste kur babi osht nalë edhe e ka kqyr a osht tu marrë frymë, për shkak që e ka shtyp qaq shumë prej tutës se mos po kanë për mos me bo zhurmë, sa që ka pas raste kur ka menu që e ka mytë e ja ka ndalë frymën, e u dashtë me kqyr a osht tu marrë frymë a jo. Edhe d.m.th. qasi realiteti kemi kalu, qasi ngjarje, ku veq është dashtë me u ndalë me kqyrë njani-tjetrin a jemi gjallë a jo, a jemi tu mujtë me ecë a jo. Një rast tjetër që e di është se babi u kanë qaq jashtë vetes sa që tojat e patikave i ka pasë në qafë, edhe krejt malin e ka kalu me patika në qafë se ska pasë as kohë mu nalë e me i lidhë, e me i mbathë patikat. Edhe kjo ka qenë një send tjetëe shumë prekës për ne kur e mendojmë qysh e kemi kalu ni mal pa e ditë a kemi këpuca veshë a s’kemi. Domethënë kaq i vështirë ka qenë ky realitet. Koha sa jemi kanë tu kalu në mal, kur kemi fjet në mal, dy ditë pa hanger e pa pi, ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Edhe, d.m.th. kemi fjet në mal, kemi kalu kohën në mal. Mandej, kemi kalu në Zvicër. Në Zvicër ka qenë një kushëri i babit i cili ka dalë e na ka marrë. Kemi kontaktu me to paraprakisht, ka dalë na ka marrë. Edhe mandej kemi kontaktu me dajën, ka ardhë daja, edhe qaty e di që ka qenë njëfarë lehtësimi tepër i madh, e s’mujshim me besu që e kemi kalu krejt këtë periudhë. Kur ka ardhë daja me na marrë, mandej kemi shku në shpi të dajës, edhe normal, ata janë kanë tu e pasë jetën normale. Edhe për mu si fëmi u kan shumë e çuditshme, se kisha muaj që s’kisha jetu normal, që s’kisha jetu pa stress, që nuk i shihsha prindët e mi me radio në dorë, që nuk i thirrke babi prindërit e vet non-stop, ose nana familjen e vet me kqyr a janë gjallë, me kqyr a kanë shpëtu, a kanë kalu prej ni ditës në nji ditë tjetër, apo prej nji momenti në një moment tjetër. Edhe atje, njerëzit janë kanë tu jetu normal, njerëz të qetë. Edhe ish shumë çudi, me i pa njerëzit ashtu pa stres edhe më kujtohet që u kanë njëfarë lehtësimi që kur je ekstrem e lodhne mandej në një gjendje që veç qetësohesh. Qajo u kanë një ndjenjë që mu si fëmi më kujtohet shumë, që kur kam mbërri në shpinë e dajës jom la, kom hanger edhe kom flejt. Edhe veç thojsha a ka njerëz që jetojnë normal edhe nuk ikin prej shpisë së vet për shkak se nuk e disha as pse kom ik, as nuk e kom kuptu pse osht dashtë me ik atëherë si fëmi