Albert Lekaj

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Albert Lekaj (e intervistuara)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, AL= Albert Lekaj

AL: Unë jam Albert Lekaj. Punoj si dizajner. Jam prej komunës së Klinës. Djali i Anës dhe i Lekës (qesh).

BG: A të kujtohet diçka prej luftës?

AL: Po. Edhe pse i kam pasë 7 vjet, pra, kam kështu memorje... edhe që vet pak a shumë i kam përjetu, por, edhe pak tu i dëgju prej familjarëve. Bile e mbaj mend kur ka ardhë ni shok i babit edhe i ka tregu babit që lufta është nis në Drenicë. Unë nuk e kam ditë çka është lufta në atë vakt. Veç e kam vërejtë që është diçka një sen i keq tu ndodhë. Edhe e kam vërejtë një energji negative në bisedën e tyne, që është shfaqë prej njerëzve që janë taku në qat vend. Edhe unë e kam ndje qat energji edhe thjeshtë kam nga te mami. 6 vjet i kam pasë. Mandej ka rrjedhë lufta. Kem ikë.

BG: E kur e keni marrë vesh që duheni me ikë?

AL: Bajagi vonë. Po mendoj, kur kanë ardhë do ofenziva të ushtrisë, edhe e kemi pa të arsyeshme me u mobilizu edhe me ikë. Kemi ikë së bashku me disa familje, do kushëri që janë kanë. Kemi ikë edhe kemi shku në Mitrovicë. Qëllimi fillimisht u kanë për me ardhë në Prishtinë se Prishtina nuk u kanë zonë e luftës. U kanë zonë ku njerëzit kanë mujtë pak ma lirshëm me lëvizë. Edhe nuk u kanë tamon “ëar zone”. Po masi që u kanë magjistralja Pejë-Prishtinë e bllokume, ke mujt teknikisht me ardhë në Prishtinë. Kemi shku në Mitrovicë. E kemi bo një natë tek një familje në Mitrovicë. Të nesërmen kemi dalë në stacion të autobusave edhe me shku ku ka autobus për Mal të Zi. Ajo u kan pika e vetme në qat moment me mujtë me vendos ku me shku. Në Shqipëri s’kem mujtë, në Maqedoni jo, edhe Mali i Zi u kanë opsioni i vetëm. Edhe ka pasë fatmirësisht autobus për Ulqin. Kemi hypë në autobus për Ulqin edhe kemi shku në Mal të Zi. Kemi shku në komunën e Tuzit. Edhe është interesant se kemi nejt në një katund që e ka emrin Lekaj, tamon si mbiemri jem. Edhe, kemi nejtë në shtëpinë e Shtjefën Ibezajt që tash është shtëpi-muze. E ka bo ai si muze të vetin personal, me kujtime të luftës edhe me kujtime të jetës së vet. Vetëm një dhomë e ka ku mundet me nejtë dhe gjithë shtëpia është muze, për me vizitu. Prej aty jemi detyru me lanë Malin e Zi... dy muaj verë i kemi bo në 98-tën... edhe me lanë Malin e Zi se atëherë është quajt Jugosllavi hala. Edhe, babi, duke qenë pjesë aktive e partisë, me kundërshtimin e luftës edhe çdo gjëje që është ba në atë vakt në Kosovë, ka qenë i kërkuem prej forcave serbe, dhe jemi dashtë me ikë se as aty s’kemi qenë të sigurtë, d.m.th. as në Mal të Zi. Mas Malit të Zi kemi shku në Bosnje. Nëpër Republika Srpska, në Sarajevë. Prej Sarajevës në Hercegovinë, që është pjesë e kroatëve, e Bosnjës. Aty kemi nejtë një natë në qytezën Çaplin. Mbas Çaplinit e kemi marrë një autobus që çon për Zagreb. Prej Zagrebit e kemi bo një natë tek një familjar. E kam hallën atje. Edhe masnej kemi shku në një kamp në qytezën Gjakova, e ka emrin si Gjakova jonë, pra në Kroaci. Edhe aty në periferi të qytezës aty në ni pjesë që është quajtë Gashinc, kemi nejt në një kamp, ku kanë qenë refugjatë prej Kosovës. Aty kemi nejt një muaj ose dy. Edhe aty e kemi marrë vesh që Nato i ka fillu bombardimet në Kosovë. Prej aty kemi shku te një axhë i babit i cili ka jetu në një fshat të Zagrebit. Fshati është quajt Precno, i qytezës së Ivanicgradit. Aty kam shku në shkollë. Ja kam nis klasës së parë. Edhe kur ka përfundu lufta totalisht në qershor të 99-tës, jemi kthy në Kosovë.

BG: A po më tregon për atmosferën që ka mbizotëru gjatë rrugëtimit, në ato vende?

AL: Nuk është që unë e kam ndi shumë, se unë si 6 vjeçar-7 vjeçar. Përveç asaj energjisë negative që është shfaqë te krejt, prindërit janë mundu me majt ni energji të mirë në familje, që mos me reflektu edhe te na si fëmi, që mos me pasë pasoja masanej. Por prapëseprapë ka qenë përvojë interesante, por, në të njëjtën kohë edhe jo shumë e mirë se ka qenë luftë se edhe qajo shpërngulja ka qenë njëfarë mundi, njëfarë rrugëtimi i gjatë. Ajo çka unë e shoh si pozitive prej qetij udhëtimi është që kemi pa vende, kemi pa kultura. Unë mundohem që me nxjerrë diçka pozitive prej seneve. I kemi vizitu do vende, p.sh., na gjithë Kroacinë e kemi vizitu me shkollë në ekskursion, në Vukovar që ka qenë qyteti i fundit i Kroacisë në kufi me Serbinë, aty është ba beteja ma e madhe e Jugosllavisë, në Serbi. Prapë se prapë unë kam nejtë me do njerëz që ma kanë largu qat ndjenjën e luftës. Jemi socializu me kroatët në Kroaci. Edhe pse ka pasë raste kur kemi qenë jo të diskriminum, por kanë bo me gisht kah na, na kanë thanë refugjatë, siptari, albanci. Po në përgjithësi kemi qenë të trajtum mirë prej popullatës në Kroaci.

BG: E tu menu për luftën, çfarë efekti ka pasë në ty?

AL: Në mu, nashta nuk osht që kisha thanë që ka ndiku direkt. Nashta ka ndiku në njerëzit që i kam pasë përreth, e tani nashta ata ma kanë pasu mu. Kur i mbijeton një seni të tillë, pavarësisht që s’je tu e ditë qa o tu ndodh, besoj që prapë ndikon te ti. Edhe m’ka bo që me hi me bo ni self-study të krejt luftave në Jugosllavi. E kam bo ni dokumentar, me libra me sene, edhe qajo m’ka bo që... Me ni mënyrë, jemi fëmijë të luftës, edhe qajo s’ka mu hjek prej neve kurrë. Edhe m’ka interesu mandej çka ka ndodhë në vendet tjera përveç Kosovës. Edhe interesin ma të madh e kam pas në luftën e Bosnjës që ka qenë ma e përgjakshmja, edhe qajo m’ka bo me hi shumë ma fell në luftat në Jugosllavi. Po kështu ndikim direkt kisha thanë që s’ka pasë n’mu.