Muzeu Virtual i Refugjatëve

Ndaje tregimin tënd

"E ardhmja nisë t’u e njoftë të kalumen."

Eksodi i refugjatëve gjatë luftës së fundit në Kosovë është pjesë thelbësore e së kaluarës dhe e së tashmës sonë, duke marrë parasysh se rreth 1 milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Megjithatë, ende mungon memorializimi dhe dokumentimi i pervojave të refugjatëve duke i dhënë rëndësi vetëm rrëfimeve të heronjve e martirëve. Rrefimet e njerëzve vazhdojnë të mbesin të heshtura në mungesë të hapësirës për t’u dëgjuar.

Youth Initiative for Human Rights - Kosovë, si organizatë e përkushtuar në procesin e ballafaqimit me të kaluarën në rajon, ka krijuar Muzeun Virtual të Refugjatëve. Ky Muze do të kontribuojë në njohjen simbolike të vuajtjeve të civilëve nga të gjitha grupe etnike, gjatë luftës në Kosovë. Gjithashtu, përmes kësaj nisme synojmë të nxisim debat publik dhe gjithëpërfshirës për të kaluarën dhe të rrisim empatinë sociale duke shpërfaqur rrëfime të ndryshme.

A të ka pelqyer muzeu?
Ndaj përshtypjet tua me neve

Na kontaktoni